Akrepi (yjësia)
Akrepi është njëra nga yjësitë e horoskopit.
Emri latin është Scorpius dhe simboli është (♏).
Akrepi është një nga 48 yjësitë e dhëna nga astronomi grek Ptolemeu. Shtrihet mes Peshores në përëndim dhe Shigjetarit në lindje.
Është një yjësi mjaft e madhe që gjendet në hemisferën jugore afër qendrës së galaktikës Rruga e Qumështit.
