Alexandria Ocasio-Cortez
Alexandria Ocasio-Cortez, e njohur ndryshe si AOC prej inicialeve të emrit të saj, është një aktiviste, organizuese komuniteti dhe politikane e Shteteve të Bashkuara, e cila u zgjodh si anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të nëntorit 2018 në SHBA.[1]
Përfaqësuese e Partisë Demokratike në Kongres, ajo përfaqëson distriktin e 14-të elektoral të qytetit të Nju Jorkut që prej 3 Janarit 2019.
Me prejardhje nga Porto Riko dhe pjesëtare e grupimit të social demokratëve të Shteteve të Bashkuara, Ocasio-Cortez ndjek një politikë progresive jo-tradicionale që synon të arrijë mbulim shëndetësor për të gjithë amerikanët, leje lindjeje dhe familjare të garantuar dhe të paguar, tarifa zero për studentët e universiteteve publike dhe projekte infrastrukturore për energjinë e rinovueshme. Një nga propozimet e saj më të bujshme në Kongres, synonte rritjen e taksës progresive deri në 70% të fitimit për individët me të ardhura mbi 10 milionë dollarë.[2]
Ajo ka përfunduar studimet për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ekonomi në Universitetin e Bostonit, duke u diplomuar me merita në vitin 2011. Pas diplomimit ka punuar si kameriere dhe pastruese.
AOC ka deklaruar se angazhimin e saj politik e ka nxitur zgjedhja e Donald Trump-it për president të SHBA. Në vitin 2016 ajo ishte pjesë e fushatës së Bernie Sanders në Nju Jork.[3]
Sipas një artikulli të revistës presitigjioze Time në Mars të 2019-ës, Ocasio-Cortez nga shumë analistë si vizioni i së ardhmes së Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara. Në shkrim AOC cilësohet si një fenomen politik e si politikanja më e ndjekur në parti, që nga prezntimi i figurës së Barack Obamës.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://ocasio-cortez.house.gov/
- ^ https://www.kultplus.com/tag/alexandria-ocasio-cortez/
- ^ https://hashtag.al/index.php/2018/11/07/nga-kamariere-ne-anetare-e-kongresit-te-uashingtonit-kush-eshte-alexandria-ocasio-cortez/
- ^ "Fenomeni Alexandria Ocasio-Cortez në kopertinën e Time: Një vit më parë isha kameriere!". Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2019. Marrë më 11 prill 2019.