Algat blu të gjelbra - Cianophyta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Algat blu-të gjelbra janë organizma bimorë me ndërtim të thjeshtë.Konsiderohen si bimët më të vjetra në Tokë, të cilat ushqehen në mënyrë autotrofe , do të thotë që kryejnë procesin e Fotosintezës .[1]

Ndërtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muri qelizor i këtyre algave është shumështresorë , i ndërtuar nga pektina , kemiceluloza , celuloza si dhe mureini (substanca themelore e murit qelizor gjendet vetëm tek bakteret. Muri qelizor mbështjell protoplazmën.Protoplazma e tyre , sipas strukturës , ndahet në dy pjesë : Protoplazma Periferike dhe Qëndrore.

Protoplazma Periferike është e ngjysor nga pigmente të shumta (Klorofil A dhe B , Beta Karotin , Fikocioni i kaltër dhe fikoeritrinin i kuq) prandaj edhe quhen Kromatoplazme.

Protoplazma Qëndrore njihet edhe si qendroplazmë dhe përmban , ADN , ARN dhe Ribozome

Shumëzimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Algat Blu të Gjelbra shumëzohen në mënyrë vegjetative(me ndarje) dhe joseksuale (me spore) . Shumëzimi vegjetativ tek format njëqelizore bëhet me ndarje të thjeshtë , kurse te format shumëqelizore , bëhet ndarja e trupit në segmente , ku segmentet rigjenerohen në bimën e re.

Aftësitë kuruese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Favorizon koncentrimin, përmirëson memorien, forcon sistemin imunitar dhe ngadalëson plakjen.

Lufton dhe fiton kundër "Candida Albicans", depresionit, melcine e mbingarkuar, helmimit nga metalet e rende, Plakjes, Anemisë, Sëmundjeve te lëkurës dhe humbjes pjesore te memories ose te koncentrimit.

Tek meshkujt mbas marrjes se kësaj alge ka një rritje te masës se spermatozoideve dhe përmirëson dukshëm prestacionet seksuale.

Duke qene se kane në përbërje një ushqim te kompletuar dhe një asimilim shume te shpejte në organizëm (90 sekonda) mund te përdorën kundër sëmundjes se Anoreksisë, por kujdes me dosazhin që do ta jap me poshtë.[2]

Doza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dosazhi mund te shkoje nga 2 - 10 g në dite sipas kushteve fizike dhe nevojave te çdo individi që përcaktohen nga nutricionisti pas një vizite te shkurtër.

Si rregull përgjithësues është që te fillohet gjithmonë me dosa te vogla 1/2 g derisa te arrish në 10 g.

Në fillim mund te ndihesh pak keq si p.sh. dhimbje te lehte koke ballore, disanteri, etj, që do te thotë se ajo po vepron me vrull dhe duhet ulur dosazhi për pak kohe dhe te ngrihet me vone.

Luga e kafesë përmban rreth 1 g prandaj është mire që për 2-3 javët e para te merret vetëm nga një gjysme luge me alga dhe pastaj çdo jave te rritet nga gjysme luge derisa te arrije 10 g.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Berisha, Ahmet. Biologjia 10 , gjimnazi i shkencave të natyrës. Shtëpia botuese "Libri shkollor". f. 68.  978-9951-07-899-3. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Cianophyta - Algas VerdeAzuladas". Blogger. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)