Ali Agjah bej Biçakçiu
Ali Agjahu ose Ali Agjah bej Biçakçiu (Elbasan, 1870 - Vlorë, 30 dhjetor 1918) ka qenë veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare dhe bamirës shqiptar.[1]
Patriot i madh, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Elbasanit më 25 nëntor 1912, Filantrop, dha gjithë pasurinë e tij për arsimimin në qytetin e Elbasanit. Në qytet ka ndërtuar godinën e shkollës e cila sot mban emrin e tij. Gjatë kryengritjes antiosmane të vitit 1912 shtëpia e tij u bë një strehë e rëndësishme e kryengritësve elbasanas, të cilët kanë morën vendimin për të dalë maleve në luftë kundër zgjedhës turke.
Ka qenë gjithashtu përfaqësues i Elbasanit në mbledhjen e Sinjës në Berat ku edhe u firmos një memorandum drejtuar Sulltanit me kërkesa që lidheshin me autonominë e Shqipërisë. Në 10 gusht të 1912, Agjahu kryesoi mbledhjen e rreth 1 mijë kryengritësve e zhvilluar në Kryezjarr, mbledhje në të cilën u formulua edhe deklarata e miratimit të kërkesave të njohura të Hasan Prishtinës. Në vitit 1914 ai arrestohet nga forcat rebele të kryengritjes së Shqipërisë së mesme dhe u mbajt disa muaj në burg, më pas transferohet në burgun e Durrësit pas të cilit Esat Pashë Toptani e mërgon me dhunë në Itali.[2]
Lidhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Iljas, Goga. "1908, Manastir, Ali Agjah bej Biçakçiu (1870 - 1918), atdhetar, bamirës që dhuroi gjithë pasurinë për arsimin elbasanas". adsh.al. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2023. Marrë më 3 prill 2023.
- ^ Gazeta Metropol - Ali Agjahu, njeriu që pasurinë e tij ia fali arsimit shqiptar
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |