Jump to content

Albanian Screen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Alsat)
Albanian Screen
LlojiGjeneralist
ShtetiShqipëri
SelitëTiranë, Shqipëri
Programimi
Gjuha/ëtShqip
Përmasa e figurës4:3
Pronësia
PronariRezart Taçi
Historia
Mbyllur5 qershor 2015
Emrat e dikurshëmAlsat

Albanian Screen (i themeluar Alsat) ishte një televizion kombëtar satelitor shqiptar, i bazuar në Tiranë, Shqipëri. Ai u themelua në vitin 2000 si televizioni i katërt privat në tregun shqiptar, dhe i pari televizion shqiptar i qasshëm përmes sinjalit satelitor, nën drejtimin e Vebi Velijës. Televizioni me përmbajtje ishte gjeneralist.

AS mbuloi me valë tokësore të gjithë territorin e Shqipërisë, me sinjal digjital tokësor qytetin e Tiranës, dhe transmetoi në valët satelitore Eutelsat përgjatë të gjithë territorit të Europës, Amerikës Veriore dhe Azisë. Drejtor i Përgjithshëm ishte Rezart Taçi.

Në mars 2006 u themelua kanali simotër Alsat-M (tash duke e trashëguar emrin Alsat), si dega e saj në Maqedoninë e Veriut.

Televizioni i mbylli dyert më 5 qershor 2015, duke u likuiduar rrogat e punëtorëve.[1]

Themeluar në vitin 2000 me një programacion të formatit thellësisht informativ deri në vitin 2011 ka mbajtur emrin Albanian Screen. Me kalimin në pronësi të grupit Taçi Oil International, programacioni ka pësuar një ndryshim thelbësor dhe ka kaluar nga formati informativ në atë të një televizioni gjeneralist duke ridimesionuar gjithçka në drejtim të informimit, edukimit dhe argëtimit.

Investimet e kryera me teknologjinë e fundit bashkëkohore si dhe afrimi në stafin tonë i profesionistëve me të mirë të tregut mediatik kanë bërë të mundur përmbushjen e këtij misioni duke e kthyer ALSAT në një nga televizionet më të rëndësioshme në vend.

Edicionet informative janë tërësisht të paanshme dhe vetëm në funksion të informimit të publikut. Lajmi i shpejtë, i plotë dhe etik përcillet nga gazetarë profesionistë në kohë reale. Departamenti i informacionit veç edicioneve informative prodhon edhe programin Target i cili transmetohet çdo ditë pas edicionit qendror të lajmeve. Në këtë program një prej argumentave kryesorë të zhvillimeve politike, sociale apo ekonomike shtjellohet gjerësisht, shihet më thellë mbi çështjen, vijnë zëra dhe elementë që e plotësojnë argumentin.

Filmat e fundit të studiove më prestigjoze kinematografike apo nostalgjinë e kinemasë, dokumentarë me ndjeshmëri të madhe por edhe me kërshëri të gjerë, serialet më të mirë komikë dhe dramatikë, fitues çmimesh të mëdha nderkombëtare, janë pjesë e ekranit tonë.

Politika, qasja e saj në raport me publikun dhe përgjegjësinë, raportet mes palëve, zbatimi i ligjit dhe dinamika e të gjitha zhvillimeve diskutohen dhe debatohen në Talk Show-n politik, Prizëm.

Talk Show "Dritë Hije" i cili përmes debatit trajton çështjet më të ndjeshme sociale është emisioni I vetëm i kësaj kategorie në ekranet shqiptare. Elementë domethënës të jetës së vendit, personazhe që vijnë drejtpëdrejt nga ngjarjet dhe përfaqësues të organeve të caktuara të lidhura direkt me çështjen e bëjnë këtë emission bartës të shqetësimeve dhe interesave të qytetarëve.

Sporti gjendet në Alsat me anë të programit "Skaner Kampionat", një studio sportive e çdo të diele për analizën e plotë mbi futbollin shqiptar. Oponenca, moviola dhe debate analitikë në studio përcjellin panoramën e plotë të futbollit shqiptar.

Programi "Orkidea" ngerthen diskutime për zhanre të ndryshme të artit, personazhe intersantë, punime dhe krijime që përshkohen nga tradicionalja apo modernja. Në programin Orkidea gjendet një hapësirë e gjerë argëtimi dhe çlodhjeje për shikuesit. Po ashtu edhe në programin "Agon" është ruajtur kjo filozofi por me nje dinamizëm tjetër në përshtatje me nevojën për informim të shpejtë por edhe nevojën për ti ftuar shikuesit në një ditë të re. Muzika gërshetuar me lajme zbavitëse, me rubrika që sjellin para shikuesve detaje nga jeta botës VIP vijnë në programin "Jo vetëm hite".

Por sigurisht që ne nuk do të qëndrojmë këtu Televizioni Alsat vijon projektin e tij për thelluar cilësinë dhe rritur larminë e programeve. Për të gjithë të rejat e fundit të programit të televizionit Alsat, ju mund të regjistroheni në rubrikën "Buletin".

  1. ^ "Drejt mbylljes Albanian Screen, televizioni i katërt privat më i madh në vend". Monitor. 2015-06-05. Marrë më 2022-11-25.