Shko te përmbajtja

António Guterres

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
António Guterres
Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar
Në detyrë
1 janar 2017  Në detyrë
Paraprirë ngaBan Ki-moon
Kryeministër i 114-të i Portugalisë
Në detyrë
28 tetor 1995  6 prill 2002
Paraprirë ngaAníbal Cavaco Silva
Pasuar ngaJosé Manuel Barroso
Sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste
Në detyrë
23 shkurt 1992  21 janar 2002
Paraprirë ngaJorge Sampaio
Pasuar ngaEduardo Ferro Rodrigues
Të dhëna vetjake
U lind më30 prill 1949
Lisbona, Portugali
Partia politikePartia Socialiste
Bashkëshortja/etLuísa Guimarães e Melo
(m. 1972–1998; ka vdekur)
Catarina Vaz Pinto
(m. 2001)
FëmijëtPedro, Mariana dhe Jorge
ArsimimiUniversiteti i Lisbonës

António Manuel de Oliveira Guterres (lindi më 30 prill 1949) është politikan dhe diplomat portugez i cili u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar. Ai ishte kryeministër i Portugalisë prej 28 tetorit 1995 deri më 6 prill 2002. Ai ishte komisionet i Kombeve të Bashkuara për refugjatë nga viti 2005 deri në vitin 2015. Në tetor të vitit 2016, ai u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar nga asambleja e Kombeve të Bashkuar.

António Guterres lindi dhe u rrit në Lisbonë. Ai është djali i Virgílio Dias Guterres (1913–2009) dhe gruasë së tij Ilda Cândida de Oliveira (lindi më 1923). Ai u shkollua në Liceu de Camões dhe diplomoi në vitin 1965. Ai fitoi "Prémio Nacional dos Liceus" si studenti më i mirë në vend. Ai filloi një karrierë akademike si asistent i profesorit për t'i mësuar teorinë e sistemit dhe shenjat e telekomunikacionit, por pastaj e la këtë punë dhe filloi karrierën politike.[1]

Karriera politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

António Guterres filloi karrierën politike në vitin 1974, kur ai i'u bashkua Partisë Socialistë. Guterres ishte gjithashtu anëtarë i ekipit për negociatat për hyrjen e Portugalisë në Bashkimin Evropian në fund të viteve të 70-ta.[2] Guterres ishte anëtarë i këshillit portugezë për refugjatë në vitin 1991.[3]

Në vitin 1992, ai u bë sekretar përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kryetar i opozitës kundër qeverisë së Anibalit. Gjatë kësaj kohe, ai ishte kryetari i tretë i partisë për gjashtë vjetë.[4]

António Guterres u martua me Luísa Amélia Guimarães e Melo, me të cilën kishte dy fëmijë, Pedron dhe Marianën. Gruaja e tij vdiq për shkak kancerit në vitin 1998.[5][6]

Në vitin 2001, ai u martua me Catarina Marques de Almeida Vaz Pinto.[7] Guterres flet Anglishten, Spanjishten dhe Frëngjishten.[8] Ai është praktikues i fesë katolike.

  1. "António Guterres: católico, socialista e político por acréscimo - Atualidade - SAPO 24". sapo.pt (në portugalisht). Sapo. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2016. Marrë më 15 tetor 2016.
  2. Master of dialogue European Voice, January 5, 2000.
  3. Warren Hoge (May 25, 2005), Former Portuguese Premier Chosen to Lead U.N. Refugee Agency New York Times.
  4. Alan Riding (June 8, 1992), Who's No.1 in Lisbon? Portuguese Leaders Clash New York Times.
  5. Tim Hume. "Antonio Guterres set to become next UN chief" (në anglisht). CNN. Marrë më 15 tetor 2016.
  6. http://www.bbc.com/news/world-europe-37565570
  7. Nations, Evelyn Leopold Veteran journalist reporting from the United (5 tetor 2016). "World's Top Diplomat -- It's Guterres Of Portugal! - Huffington Post". huffingtonpost.com (në anglisht). Marrë më 15 tetor 2016.
  8. "Portugal's Guterres poised to be next UN secretary-general". sbs.com.au (në anglisht). Marrë më 15 tetor 2016.