Jump to content

António Guterres

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
António Guterres
Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar
Në detyrë
1 janar 2017 – Në detyrë
Paraprirë ngaBan Ki-moon
Kryeministër i 114-të i Portugalisë
Në detyrë
28 tetor 1995 – 6 prill 2002
Paraprirë ngaAníbal Cavaco Silva
Pasuar ngaJosé Manuel Barroso
Sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste
Në detyrë
23 shkurt 1992 – 21 janar 2002
Paraprirë ngaJorge Sampaio
Pasuar ngaEduardo Ferro Rodrigues
Të dhëna vetjake
U lind më30 prill 1949
Lisbona, Portugali
Partia politikePartia Socialiste
Bashkëshortja/etLuísa Guimarães e Melo
(m. 1972–1998; ka vdekur)
Catarina Vaz Pinto
(m. 2001)
FëmijëtPedro, Mariana dhe Jorge
ArsimimiUniversiteti i Lisbonës

António Manuel de Oliveira Guterres (lindi më 30 prill 1949) është politikan dhe diplomat portugez i cili u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar. Ai ishte kryeministër i Portugalisë prej 28 tetorit 1995 deri më 6 prill 2002. Ai ishte komisionet i Kombeve të Bashkuara për refugjatë nga viti 2005 deri në vitin 2015. Në tetor të vitit 2016, ai u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar nga asambleja e Kombeve të Bashkuar.

António Guterres lindi dhe u rrit në Lisbonë. Ai është djali i Virgílio Dias Guterres (1913–2009) dhe gruasë së tij Ilda Cândida de Oliveira (lindi më 1923). Ai u shkollua në Liceu de Camões dhe diplomoi në vitin 1965. Ai fitoi "Prémio Nacional dos Liceus" si studenti më i mirë në vend. Ai filloi një karrierë akademike si asistent i profesorit për t'i mësuar teorinë e sistemit dhe shenjat e telekomunikacionit, por pastaj e la këtë punë dhe filloi karrierën politike.[1]

Karriera politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

António Guterres filloi karrierën politike në vitin 1974, kur ai i'u bashkua Partisë Socialistë. Guterres ishte gjithashtu anëtarë i ekipit për negociatat për hyrjen e Portugalisë në Bashkimin Evropian në fund të viteve të 70-ta.[2] Guterres ishte anëtarë i këshillit portugezë për refugjatë në vitin 1991.[3]

Në vitin 1992, ai u bë sekretar përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kryetar i opozitës kundër qeverisë së Anibalit. Gjatë kësaj kohe, ai ishte kryetari i tretë i partisë për gjashtë vjetë.[4]

António Guterres u martua me Luísa Amélia Guimarães e Melo, me të cilën kishte dy fëmijë, Pedron dhe Marianën. Gruaja e tij vdiq për shkak kancerit në vitin 1998.[5][6]

Në vitin 2001, ai u martua me Catarina Marques de Almeida Vaz Pinto.[7] Guterres flet Anglishten, Spanjishten dhe Frëngjishten.[8] Ai është praktikues i fesë katolike.

  1. ^ "António Guterres: católico, socialista e político por acréscimo - Atualidade - SAPO 24". sapo.pt (në portugalisht). Sapo. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2016. Marrë më 15 tetor 2016.
  2. ^ Master of dialogue European Voice, January 5, 2000.
  3. ^ Warren Hoge (May 25, 2005), Former Portuguese Premier Chosen to Lead U.N. Refugee Agency New York Times.
  4. ^ Alan Riding (June 8, 1992), Who's No.1 in Lisbon? Portuguese Leaders Clash New York Times.
  5. ^ Tim Hume. "Antonio Guterres set to become next UN chief" (në anglisht). CNN. Marrë më 15 tetor 2016.
  6. ^ http://www.bbc.com/news/world-europe-37565570
  7. ^ Nations, Evelyn Leopold Veteran journalist reporting from the United (5 tetor 2016). "World's Top Diplomat -- It's Guterres Of Portugal! - Huffington Post". huffingtonpost.com (në anglisht). Marrë më 15 tetor 2016.
  8. ^ "Portugal's Guterres poised to be next UN secretary-general". sbs.com.au (në anglisht). Marrë më 15 tetor 2016.