Apostol Meksi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Apostol Meksi (Labova e Zhapës, 1825 - 1879) ka qenë mjek dhe folklorist shqiptar, materiali i të cilit u botua në vëllimin Albanische Studien të konsullit austro-hungarez në Janinën osmane, Johann Georg von Hahn.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Labovë më 1825, i biri i Jorgjit, nipi i Panajotit nga dega Meksi (Meksataj) e fisit Doda.

Pasi kreu shkollën fillore në Labovë, regjistrohet në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Së bashku me Konstandin Kristoforidhin, me të cilin kishte lidhur miqësi të ngushtë, i dha mësimet e para të shqipes albanologut të ardhshëm, Hahnit. Ishte ndër të parët intelektualë patriotë shqiptarë që kontribuoi në mbledhjen dhe përpunimin e folklorit duke e paraqitur si një trashëgimi shqiptare e ndryshme nga trashëgimia e fqinjëve, e ndryshme nga kultura, nga mënyra e jetesës, zakonet, këngët dhe vallet e tyre.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Xholi, Zija; Vejsiu, Ylli (2008). Fjalor enciklopedik shqiptar: H-M. Vëll. 2. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1683.