Jump to content

Arben Pëllumbi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arben Pëllumbi
Të dhëna vetjake
U lind më1965
Korçë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePS
ArsimimiUniversiteti i Tiranës
PunësimiPolitikan

Arben Pëllumbi, është politikan dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. I lindur në qytetin e Korçës në vitin 1965, është rritur dhe ka studiuar në Tiranë, qytet ku zhvillon dhe aktivitetin e tij politik.[1]

Në vitin 1988 ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Degën “Inxhinieri Elektrike” dhe fillimisht ka punuar si Inxhinier Projektues, në Institutin e Studimeve Metalurgjike Elbasan, Dega e Metaleve me ngjyra Laç, e më pas në Institutin e Informacionit Tiranë.

Përveç angazhimit në profesionin e inxhinierit, për një kohë të gjatë ka qenë aktiv dhe i suksesshëm dhe në fushën e biznesit. I biri i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi, Arben Pëllumbi vjen nga një famile me lidhje të hershme me politikën.

Arben Pëllumbi është i martuar dhe babai i 3 fëmijëve , një djali dhe dy vajzave.

Në zgjedhjet e Qershorit 2017 u zgjodh deputet i Qarkut Tiranë, ku ka përfaqësuar ish-zona rurale, që sot janë pjesë e Bashkisë Tiranë.Në shtator të vitit 2018, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste me propozim të kryetarit të partisë, Edi Rama, i besoi detyrën e rëndësishme të Sekretarit Organizativ dhe në vitin 2019 edhe atë të Koordinimit Elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë. [2]

Në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, u rendit i 8 në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, duke përfaqësuar Njësinë 2 në Tiranë.

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Partia Socialiste https://ps.al/en/familja-jone/arben-pellumbi/. Marrë më 3 Janar 2025. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Express, Gazeta (2024-09-08). "EMRAT/ Zgjidhet Kryesia e PS, kush janë anëtarët e rinj". Gazeta Express (në al). Marrë më 2025-01-04.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)