Jump to content

Laçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Laç)
Gjendeni tek artikulli Laçi. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Laçi
Popullsia
30.059
{{{postal_code_type}}}
4701-4702

Laçi është një qytetShqipëri, bën pjesë në dhe është qendra e rrethit të Kurbinit.

Dikur quhej Sebaste, pasi shtrihej në kodrën përballë kishës së Shna Ndout, ku sot ndodhen rrënojat e kalasë së Sebastës. Laç figuron si mbiemër i Mikel Laçit dhe dy djemve të tij, Filipit dhe Gjergjit që u larguan në Urbino të Italisë, paraardhësit e Papa Klementit XI.

Perandoria Osmane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas një relacioni të Mariano Bolicës të 1614 për Sanxhakun e Shkodrës i së cilës ishte pjesë, Sanbasto (Sebastja), e cilësuar katër milje larg Krujës, mund të jepte 100 burra në armë.[1]

Qyteti i Laçit është qëndra e rrethit të Kurbinit. Laçi ka ekzistuar qe ne kohe te lashta (studime te Zef Valentinit) dhe ka qene qender me rendesi e Kryengritjes se Kurbinit kunder pushtilmit osman, ku shume burra Laçiane kane marre pjese nen udhheqjen e patritiotit e luftetarit te shquar Rilindas Gjin Pjeter Pervizi i Skurajve, 1903-1912, qe u kurorezua me ngrirtjen e flamuri ne Milot po me 28 Nentor 1912, ne marreveshje me Ismali Qemalin. Burrat fiseve kryesore te Laçit u perfshine ne ate kryengritje: si Lesh Pjeter Vathi, Nikoll Kol Mhilli, Mark Gjin Prendi, Frrok Tanushi, Frrok Gjetani, Ndue Gjini, Bajram Shafloqi e te tjere. Prandaj ne Laç u hap shkolla fillore me emrin e Gjin Pjetrit qyshe ne lohen e Mbretnise. Gjin Pjetri ishte mik i ngushte i At Shtjefen Gjecovit dhe nje nder keshilltare e tij per sa i perket plotesimit te Kanunit. Gjecovi i kushton Gjin Pjetrit e Kryengritjes se Kurbinit 116 faqe doreshkrim qe u zbulue ne Biblioteken Kombetare pas 100 vjet heshtje, mbajtur fshehur nga diktatura komuniste.

(Shtjefen Gjecovi - Kryengrita e popullit te Kurbinit, 1903-1906, doreshkrim).

Laçi ka pse mburret sepse aty u vendos edhe nipi i shquar i Gjin Pjetrit, Prenk Pervizi, nje nder oficeret me te larte te Ushtrise Shqiptare, qe arriti graden Gjeneral e Minister i Mbrojtjes Kombetare (me Kosoven). Familje e tji pesoi nje persekutim e masakrim 45 vjecar. (Gjeneral Pernk Pervizi ne shtypin shqiptar, Bruksel, 2009 dhe Lulu NY, 2012) Ne Laç eshte kulla e Pervizit, qe u bombardua nga gjermanet e u dogj nga komunistet me 1944., Prandaj historia e Laçit merr rendesi, sepse, jo vetem qe eshte nje qender e lashte me origjine nga Iliriet por u be qender fetare e njohur boterisht brenda e jashte shtetit, me kishen e Shna Ndout dhe devocionin ndaj Shna Vlashit. Komunizmi ngrit aty Fabriken e suoerfosfatit, qe u be fabrika e vdekjes, sepse shperdau gazrat helmuese qe demtuan abientin natyror, si bimesine dhe shkaktoi semundje te renda nder punetoret e banoret si azme e kancer.

Qyteti i Laçit ndodhet 11 km larg bregdetit të Adriatikut. Klima është mesdhetare fushore. Laçi ndodhet në qarkun e Lezhës.

Rrethi i Kurbinit kryesisht qyteti i Laçit ka dendësin më të madhe të popullsis, me 2.226 banor për km2. Sipërfaqja e këtij rrethi është 13.5 km2.

Gjatë regjimit komunist, në qytetin e Laçit kishte disa fabrika, pa asnje mase mbrojtjeje nga tymrat e gazrat industriale, qe nga nje ane siguronin pune por nga ana tjeter helmatisnin ambientin dhe njerezit. Sot ato nuk funksionojnë më dhe shteti s'ka marre asnje mase per ta liruar vendin nga ato ndertesa te shkaterruara. Aktualisht, qyteti ka Polici, Gjykatë, Spital, Stacion Hekurudhorë dhe objekte te tjera social kulturore që plotësojn kërkesat e banoreve.Por nuk ka asnje qender muzeale, ku te ruheshin objekte arkeologjike, dhe te traditave popullore. Ne Laç jane gjetur mjaftg sende e objekte te cmueshlme nga varre te vjetra ne germime rastesore te vendalive. Ketyre dukurive s'u eshte dhene fare rendesi. Kulla e Pervizit u propozua per qender muzeale, sepse ndodhej e rrethuar me nje avlli gurore me kater kulla e qe perfshinte tre dynim toke, 3000 m2. Ku vete kula duhej te njeh si shtepi muze.

[nevojitet citimi]

Kemi dëshmi të ilirëve në këtë zonë, duke u nisur nga rrënojat e kalas së Sebastës dhe Kishës së Shën Ndout. por duhet te shtojme, se ne ate zone ka pasur mjaft varre te vjetra me orendi e sende qe mjerisht kane humbur, sepse ato qe i kane gjetur i kane mbajtur per vete, ose i kane shitur. Nga ana tjeter zgjerimi i qytetit i ka mbuluar gjurmet e tyre. Pas diktatures, filloi nje ringjallje e kultures nga intelektualet vendas, kryesisht arsimtaret dhe nga rikthimi aty te atyre qe diktatura i kishte ndry ne burgje e kampe. Filluan promovime librash e vleresim figurash historike, si papa Klementi XI, Gjeneral Prenk Pervizi, luftetari e poeti i lirise Ndue Gjergj Lleshi. Libri me poezi "Ankimi i Zanave, te Lek Pervizit, revista Kuq e Zi, etjera aktivitete. Ku kontribut dha dhe i ndjeri Prof. arberesh Vinçenco Golletti Baffa. Krijimi i shoqatave kulturore, ku dallohet ajo e miqesise Shqiperi-Itali themeluar e drejtuar nga Nikoll Lleshi, ku jane bere aktivitete kulturore kushtuar poezise shqipe dhe italiane. Ku kontribut te vlefshem ka dhene edhe nje bir i Laçit, Lek Pervizi, qe jeton ne Belgjike i cili hyn ne radhen e figurave te shquara te diaspores. Ai themeloi e drejton prej 24 e me shume vjet revisten Kuq e Zi, piktor, poet, shkrimtar, historian, publiçist e perkthyes nga disa gjuhe. Prej tij u be i njohur kampi famekeq i Tepelenes, qe s' kishte mbetur gjurme e tij, nepermjet vizatimeve origjinale qe ai kishte mundur te shpetonte e qe u botuan nga Fondacioni Gjerman Konrad Adenauer dhe Istitutin i Studimit te Krimeve te Komunismit, ISKK, bene buje si brenda ashtu jashte vendit. (Lek Pervizi -, Ne Rrathet e Ferrit, Album, ISKK, Tirane, 2013), i perkthyer ne disa gjuhe. Ai i solli shqiptarve librin origjinal mbi jeten e Gjergj Kastriotit Skenderbeut qe ishte shkruar e botuar nga At Dhimiter Frangu latinisht qe me 1480, 12 vjet pas vdekjes se Heroit te Madh Kombetar, dhe 25 vjet para librit te Barletit, qe kopjoi prej tij. Nje veper qe çoroditi Akademine e historianet shqiptare ish komuniste, qe Frangun e kishin mbajtur te fshehur e te pavleresuar (Dhimiter Frangu, Veprat e Shquara te Skenderbeut, Arberia, Tirane 2005). Po ashtu perktheu nga italishtja e vjeter, librin tjeter mbi Skenederbeun (1531), te historianit italian, Paolo Jovio (Giovio)[2] Gjithashtu ai perktehu e botoj nje liber te rendesishme nga Frengjishtja e studiuesit Eduar Schneider, Pellasget e pasardhesit e tyre, ku ai mbron prejardhjen e shqiptarve nga Pellasget nepermjet gjuhes shqipe, kryesisht gegenishtes mirditore qe ai e percakton me 760 fjale rrenje njerrokshe te perveçme qe s'i ka asnje gjuhe tjeter e qe i perkasin pellasgjishtes. (Eduard Schneider, Pellazget e pasrdhesit e tyre, Tirane, 2008) Kaq sa per te plotesuar disa mangesi ne paraqitjen e Laçit. Nje emer per t'u permendur eshte edhe i te ndjerit nenkolonel e Dr. Pjeter Hidri, i cili ishte pedagog ne Akademine e Mbrojtjes, dhe i dipllomuar ne fushen e historise, specializuar ne ate ushtarake, ku mori pjese ne hartimin e Fjalorit Enciklopedik, per ceshtje ushtarake, ku perfshiu figuren e larte ushtarake te Gjeneral Prenk Pervizit, qe komunistet kishin fshire nga faqet e historise me gjithe axhen e tij te madh, Gjin Pjetrin, pikerisht prej nipit tij Prenk Pervizi i deklaruar armik i popullit. Pjeter Hidri botoi monografine kushtuar Gjeneral Prenk Pervizit, qe pati jehone dhe u promovua ne Laç me 2002, (Pjeter Hidri: Gjeneral Prenk Pervizi, Toena, Tirane 2002) me pjesmarrjen e gjithe stafit te Akademise se Mbrojtjes, liber qe u promovua ne Milot, Lezhe e Tirane. Jo qe nga Laçi kane dale edhe figura te tjera,nje radh oficersh akademiste, si Gjon Nikoll Ndreu,Mark Doçi, Rustem Martini, Pal Prendi, Valentin Pervizi,etj.,te cilet duhet te zene vend ne faqet e historise e te kultures qe i perkasin Laçit.

Kisha e Shna Ndout

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kisha e shna Ndout në Laç

Sipas kujtimeve të At Zef Pllumit: "Prej disa shekujsh, kjo Shëjtnore konsiderohet si vëndi ma i shëjt në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarve të të gjitha religjioneve. Ky vënd thirret “Shejt” sepse Zoti këtu i flet shpirtërave dhe zëmrave të besimtarëve, i n'digjon lutjet e tyne dhe shpesh herë me mënyra të jashtëzakonshme i plotson dishirat e tyne. Gjatë shekujsh besimtarët këtu kanë pasë dy pika takimi: 1). Shënjtoren e Shna Ndout, 2). Shpellën e Shna Vlashit. Përballë vendit të shëjt në maje të malit shifen rrënojat e një kalaje të vjetër. Aty ishte qyteza e Sebastes, ku ishte Ipeshkëv Shna Vlashi, i cili kishte ikë prej qytezet dhe ishte fshehë në atë shpellë në shkamb të gjallë. Paganët e kapën dhe e mbytën. Dita e martirizimit të tij përkujtohet me datë 3 shkurt. Në një reLaçjon të vj. 1641 që Mark Skura dërgon në Romë thuhet: “Aty asht edhe shpella e Shën Vlashit Martir, i cili k'je kapë aty prej njerzve të Agrikolaut, larg një të tretat km larg nga qyteza e Sebastës”. Françeskanët erdhën në Shqipni në vj. 1240 e përhapën edhe divocjonin e Shna Ndout. Që nga vjeti 1349 dokumentat e përmendin si Kuvend Novicjatit, ku fretënt fillojn jetën shpirtnore tue kalue me uratë, pendesë e dishir me u shejtnue në atë vetmi malore. Historiani i Provincës Françeskane të Dalmacisë P. Fabianich, kur shkruen për Kuvendin e Fretënve të Sebastes thotë: “Kisha e vjetër, mbahet e çmohet me divocjon si Shëjtnore, si prej të krishtenve ashtu edhe prej myslimanëve, të cilët dynden aty me shumicë për me kremtue festën e Shna Ndout. Provinçja Françeskane e Shqipnisë e mbajti gjithmonë si Kuvend ma me randsi sepse vizitohet nga shtegarët prej të gjitha anëve të Shqipnisë”.


  • Shtjefen Gjecovi: Kryengritja e popullit te Kurbinit, 1903-1906,
  • Zef Valentini : Il diritto delle comunità nella tradizione giuridica albanzes, Vallecchi, 1956.
  • Zef Valentini: “E drejta juridike shqiptare”
  • Zef Valentini Tribu, Bandiere e Fratellanze, medioeval e moderne,
  • Zef Valentini “Ligji i maleve shqiptare 1880-1932” (1969)
  • Pjeter Hidri : Gjeneral Prenk Pervizi, Toena, Tirane, 2002.
  • Lek Pervizi : Gjin Pjetri Luftetar i Shquar i Rilidjes Kombetare. Bruksel, 2012.
  • Gjeneral Prenk Pervizi ne Shtypin Shqiptar.
  • Enciclopedia Trecani, ne faqet Albani,dhe Clemente XI.
  • Enciclopedia Brittanica, Albani e Clement XI.
  • Lek Pervizi : Kurbini, broshure, Bruksel 2002.
  • Revista Kuq e Zi, Klementi XI, Papa Shqiptar, Nr.25-26, Bruksel, 2005.
  • Revista Kuq e Zi: Papa Shqiptar, Klementi XI, me orgjine nga Laçi, Bruksel, 2006,


  1. ^ Elsie, Robert (2003). Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries. Otto Harrassowitz Verlag. fq. 164. ISBN 9783447047838. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Paolo Jovio, Tregim mbi Skenderbeun e Sulltanet e Turkise Lulu, NY, 2011.