Jump to content

Arben Taravari

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arben Taravari (i lindur më 9 Prill 1973) është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, mjek, profesor universitar dhe ish-Ministër i shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut që nga viti 2017. Aktualisht është kryetar i Komunës së Gostivarit.

Аrben Таrаvari
Мinistër i Shëndetësisë
Në detyrë
1 Qershor 2017 – 31 Tetor 2017
PresidentiGjorge Ivanov
KryeministriZoran Zaev
Paraprirë ngaNikolla Todorov
Pasuar ngaVenko Filipçe
Kryetar i Komunës së Gostivarit
Në detyrë
1 Nëntor 2017 – Në detyrë
Paraprirë ngaNevzat Bejta
Të dhëna vetjake
U lind më9 Prill 1973
Gostivar, ish-Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeАleanca për Shqiptarët
Bashkëshortja/etNora Таravari
Fëmijët2
ShkollimiUniversiteti Kirili dhe MetodiShkup
PunësimiNeurolog, Profesor, Politikan, Burrë Shteti

Që në shkollë të mesme ai zgjedh drejtimin bio-tekonologjik duke ndjekur për katër vjet këtë drejtim në gjimnazin e Gostivarit.

Studimet universitare i vazhdon në universitetin "Kirili dhe Metodi" në Shkup. Megjithëse vitet e fakultetit i kalon në një kohë diskriminuese për shqiptarët, të cilëve rrallë u jepej e drejta për të ndjekur studimet universitare veçanërisht në mjekësi, Taravari spikat si një nga studentët më të talentuar duke u diplomuar  me rezultate të shkëlqyera në vitin 1998.

Në vitin 2006 ai specializon dhe disa muaj më vonë po në të njejtin vit edhe magjistron në neurologji duke filluar kështu një rrugëtim të gjatë në këtë fushë. Në vitin 2010 ai mbron doktoraturën duke hulumtuar gjenetikën e sëmundjes së  Parkinsonit dhe deri sot është një nga specialistët më në zë për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Në vitin 2016 ai zgjidhet si udhëheqës i Departmentit për Migrenë dhe Kokëdhimbje në Klinikën Universitare të Neurologjisë dhe bëhet anëtar i bordit të revistës mjekësore ndërkombëtare "Medicus" dhe "Vox Medici".

Pasioni për mjekësinë dhe dedikimi ndaj profesionit të tij e kanë bërë Taravarin një nga mjekët e dalluar në Ballkan dhe punimet e tij shkencore dëgjohen dhe vlerësohen lart në shumë shtete të Evropës apo Amerikës.

Arben Taravari ndërkohë zhvillon një karierë të suksesshme edhe si profesor duke ligjëruar edhe në universitetin e Mjekësisë në Shkup dhe pas hapjes së drejtimit të njëjtë në Tetovë, fillon ligjëron edhe për këtë universitet.

Ai është autor i disa librave shkencorë dhe punimeve shkencore që shërbejnë si pika referimi për shumë studentë e mjekë të rinj.

Në vitin 2017 ai emërohet si ministër i Shëndetësisë duke përfaqësuar Aleancën për Shqiptarët (parti të cilës i përket prej themelimit të saj), në qeverinë e sapoformuar të Zoran Zaevit. Në fare pak muaj Taravari bëhet një nga ministrat më të suksesshëm në këtë qeveri duke e renditur ministrinë e Shëndetësisë, si rrallë herë, në një nga ministritë më të besuara nga populli.

Taravari kthehet në ministrin e parë të Shëndetësisë që nis implementimin e gjuhës shqipe në të gjithë sistemin orientues të shërbimit shëndetësor në vend.

Në tabelat pritëse apo shpjeguese të spitaleve dhe ambulancave shqipja zë vend krahas maqedonishtes.

Por pas mosmarrëveshjeve me partinë e LSDM-së të cilat lindin për shkak të devijimit që kjo parti i bën kauzës për të cilën ishin bashkuar në qeverisje, partia Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela, bëhet partia e parë shqiptare që braktis qeverinë duke kaluar në llogoren e opozitës për të vazhduar kauzën e tyre që lidhet me të drejtat e shqiptarëve.

Arben Taravari ndërkohë zgjidhet nga partia e tij si kandidat për kryetar Komune në qytetin e tij të lindjes Gostivar.

Nën moton Gostivari i Pari ai drejton një ekip që arrin të fitojë zgjedhjet dhe kështu në 2 nëntor të vitit 2017, ai nis të drejtojë zyrtarisht Komunën e Gostivarit.

Në drejtimin e skuadrës së tij ky qytet është kthyer në një histori suksesi duke u bërë shpesh pjesë e vendeve të para në listat e arritjeve, dhe Komuna e Gostivarit është vlerësuar si Komuna më e mirë shqiptare në të gjithë Maqedoninë e Veriut.

Taravari është i martuar dhe është babai i dy djemve. Ai flet shqip, maqedonisht, turqisht, anglisht dhe serbisht.

Një nga pasionet e tij më të mëdha është sporti. Lëvizja me biçikletë është një nga gjërat që preferon më shumë dhe rekamandon fort qytetarët ta kenë si një zgjedhje për të pasur një jetë të shëndetshme.

  • 2017 - Arben Taravari - Egzaminimi neurologjik
  • 2016 - Migrena, dhembje koke dhe sindroma sëmundjesh
  • 2014 - Praktikum neurologjik
  • 2014 - Praktikum neurologjik
  • 2011 - Gjetje klinike dhe gjenetike tek të sëmurët me sëmundje idiopatike të Parkinsonit: disertacion i doktoraturës
  • 2006 - Studim klinik-epidemiologjik i parkinsonizmit në Shkup, R. e Maqedonisë: punim magjistrature
  • 2006 - Doracak i farmakoterapisë
  • 2005 - Praktikum neurologjik / Ante Popovski, Anita Arsovska, Arben Taravari, Merita Ismajli-Marku, Kadri Haxhihamza
  • 2004 - Neuropsikiatria: për shkollat e mesme të mjekësisë  / Popovski Ante, Haxhihamza Kadri, Taravari Arben, Sekulovski Riste.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]