Arbërie Nagavci
Arbërie Nagavci është një politikane shqiptare nga Kosova, anëtare e Vetëvendosjes dhe ministre aktuale e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë . [1]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nagavci ka përfunduar studimet për Drejtësi në Universitetin e Prishtinës . Në të njëjtin universitet ka kryer edhe studimet Master për Drejtësi Ndërkombëtare. Nagavci ka një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe edukimit. Nga viti 2010 është e angazhuar si konsulente, trajnere dhe këshilltare për arsim në programe të ndryshme në institucionet vendore dhe ndërkombëtare si: USAID, GIZ, Këshilli i Evropës, MASHT. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë.
Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Arbërie Nagavci u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës dhe më 26 dhjetor të po këtij viti u propozua dhe votoi për nënkryetare të parë të Kuvendit të Kosovës. Arbërie Nagavci është bërë pjesë e partisë Vetëvendosje në vitin 2013 dhe aktualisht është anëtare e Kryesisë. [2]
Nagavci u emërua më 22 mars 2021 nga kryeministri Albin Kurti si ministër i ri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë . [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qeveria e Kosovës
- Lëvizja Vetëvendosje
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "profilet/arberie-nagavci". vetevendosje. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2019. Marrë më 5 prill 2020.
- ^ "arberie-nagavci-e-vvse-godet-perkrahesin-e-albin-kurtit". fishmedia. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2022. Marrë më 5 prill 2020.
- ^ "arberie-nagavci-e-lidh-shembjen-e-godines-se-teatrit-me-rrezimin-e-qeverise-kurti". lajme. Marrë më 5 prill 2020.[lidhje e vdekur]