Jump to content

Ari Kane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ariadne “Ari” Kane është një cross-dresser, aktivist dhe edukator,[1] si dhe një prej bashkëthemeluesve të konferencës mbi identitetin gjinor Fantasia Fair. Kane identifikohet me identitetin gjinor jo-binar, specifikisht androgyne-bigender. [2]Kano gjithashtu identifikohet si biseksual dhe është identifikuar si i tillë që prej viteve 90’ duke e përdorur këtë term përpara popullarizimit të tij. .[3]

Kane lindi në Josepg DeMaio në 1936. Kane ka origjinë greke dhe u rrit në New-York. Kane ka përfunduar studimet Bachelor në degën e Biofizikës, Matematikës dhe Kimisë në City College, New York.[4] Kane gjithashtu ka përfunduar doktoraturën në Institutin për Studime Gjinore të Avancuara dhe është asistent-profesor për seksologjinë në Institutin e Studimeve të Avancuara mbi Seksulitetin Njerëzor, në San Francisko.[5] Kane drejton “Theseus Counseling Services” e cila është e specializuar mbi studime gjinore. Kjo linjë këshilluese operon akoma në Cambridge, Masaçusets.[6]

Kane doli hapur për orientimin e tij seksual në 1971 dhe mbajti nën vëzhgim strukturimin e grupit mbështetës për personat cross dressing, konkretisht “Boston Gamma”. Në 1875 Kane themeloi Institutin “Outreach and Achievement”, i cili më vonë u quajt Outreach Institute for Gender Studies, një organizatë e dedikuar për edukimin publik si dhe të punuarit për profesionistë të shëndetësisë që do ti shërbenin komunitetit.

Nëpërmjet këtij instituti Kane ka treguar vullnetin e tij të madh për të edukuar profesionistët e shëndetit mendor. Kane ka zhvilluar semianrë informues në takimet vjetore të Shoqërisë për Studimin shkencor të Seksualitetit, Shoqatës për Psikologjinë njerëzore, Shoqata amerikane për profesionistë të Drejtësisë Penale, Shoqata e Sociologjisë Amerikane, si dhe Shoqata amerikane për edukatorët e seksit, terapistët si dhe këshilltarët. Në 1978, 1979 dhe 1980 instituti organizoi konferenca ndërkombëtare të fokusuara ekskluzivisht mbi aspektin social, mjekësor, ligjor të sjelljes transgjinore. Kane ka prezantuar çështjet e transgjinorëve në leksione të departamenteve si infermieri, farmaci, psikologji, sociologji drejtësi penale në Universitetin e Harvardit, Boston si dhe në disa universitete të tjera. Kane gjithashtu ka kontribuar kur standartet për transseksualët u paraqitën për herë të parë në 1978.[7]

Në 1975 Kane bashkë-themeloi Fantasia Fair (e cila zhvillohet dhe sot e kësaj dite) së bashku me Betty-Ann Lind si dhe pjesëtarë të tjerë nga Klubi Cherrystone, e cila ishte në fillimet e saj një takim i përvitshëm për djem që bënin cross-dressing si dhe partnerët e tyre, profesionistë të mjekësisë por dhe të tjerë që punojnë me komunitetin transgjinor dhe transseksual. Tanimë konferenca Fantasia Fair i mirëpret dhe djemtë trans.

Rreth themelimit të aktivitetit Kane u shpreh:Fan/Fair (versioni i shkurtuar) u konceptua në 1974. Më entuziasmoi fakti që mund të krijonim një program dinamik të aktiviteteve që ishin edukuese, sociale dhe praktike për të gjithë personat cross-dresser si dhe transeksualët të cilët ishin të gatshëm të dilnin hapur për identitetin e tyre gjinor dhe të thyenin stigmën e turpit, fajit dhe turpit. Unë besoj se në një komunitet tolerant dhe të hapur, këta persona mund të mësojnë disa gjëra rreth feminitetit dhe maskulinitetit, mund të marrin ndihmë për sjelljen dhe prezantimin si dhe të marrin sa më shumë edukim pas coming out. Nëpërmjet këtij qëllimi dhe objektivi u krijua dhe Fan/Fair. Nëpërmjet ndihmës financiare që 3 pjesëtarë nga Klubi Cherrystone i Bostonit dhanë ndihmë që Fan/Fair u kthye në një realitet në 1975.[8]


Kane publikoi një libër me titull Crossing Sexual Boundaries: Transgender Journeys, Uncharted Paths në 2005, në bashkëpunim me Vern Bullough. Libri konsiston në një përmbledhje biografish të personave trans, shumë prej të cilëve kanë impakt të madh në rritjen e vizibilitetit të komunitetit transgjinor duke e parë si një fenomen pozitiv. “U munduam të përfshijmë kontribues nga i gjithë spektrumi i identitetit gjinor, duke përfshirë androgjenët, transeksualë, persona që nuk identifikohen me një identitet gjinor të caktuar” por editorët e kufizuan numrin e biografive vetëm për personat e shtresës së mesme dhe të bardhë, duke përjashtuar punonjësit e seksit si dhe të gjithë ata që e kishin një partner mashkull.

  1. ^ "11 Rare Images From The World's Largest Trans Archives". BuzzFeed (në anglisht). Marrë më 2016-06-16.
  2. ^ Boyd, Helen (2006-05-24). "Five Questions With… Ariadne Kane". en|gender. Marrë më 2016-06-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Boyd, Helen (2006-05-24). "Five Questions With… Ariadne Kane". en|gender. Marrë më 2016-06-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "A Gender Variance Who's Who: Ariadne Kane (1936 - ) teacher, activist". zagria.blogspot.ca (në anglisht). Marrë më 2016-06-16.
  5. ^ "Ari Kane - University of Victoria". www.uvic.ca. Marrë më 2016-06-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Theseus Counseling Services | Transgender Care Listings". transcaresite.org. Marrë më 2016-06-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Ari's Homepage". www.cowart.com (në anglisht). Marrë më 2016-06-16.
  8. ^ "Ari Kane - University of Victoria". www.uvic.ca. Marrë më 2016-06-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)