Arkitektura Kalinga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sculpture of Alasa Kanya at Baitala Deula, Bhubaneswar

Stili Arkitekturor Kaḷinga (କଳିଙ୍ଗ ସ୍ଥାପତ୍ୟକଳା) është një stil që lulëzoi në rajonin e lashtë të Kalingas në shtetin lindor të Indisë moderne të Odishas dhe Andra Pradeshin verior. Stili konsiston në tre tipe të veçanta tempujsh: Rekha Deula, Pidha Deula dhe Khakhara Deula. Dy të parat janë të lidhura me tempujt e Vishnut, Suryas dhe Shivës ndërsa i treti është kryesisht i lidhur me tempujt e Chamundas dhe Durgas. Rekha Deula dhe Khakhara Deula bujtin garbhagriha ndërsa Pidha Deula ndërton salla të jashtme korcimi dhe ofertash. Në Kalinga, toka e lashtë e kultit Sakta, ikonografia hyjnore ekzistonte që nga periudha mitologjike. Kërkimet moderne tregojne se statujat hyjnore vendoseshin nën pemët ogurmbara në kohët e lashta dhe ndoshta sot një tempull në përgjithësi mban detaje të ndryshme të vogla dhe formën e përgjithshme të disa pemëve të lashta. Aspektet e ndryshme të një tempulli tipik Kalinga përfshinë kontratat arkitekturore, ikonografinë, ngjyrimet historike dhe nderimin e traditave, zakoneve dhe legjendave të lidhura.

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përzgjedhja e njerëzve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Manusmṛtit ka një hierarki të veçantë të komandës për menaxhimin e njerëzve të përfshirë në të të klasifikuar siç vijon:

  1. Kartā: Padroni kryesor i tempullit, përgjithësisht mbreti i shtetit përkufizohet si kartā. Kështu, këto arkitektura përkushtimore të lashta shpesh pasqyrojnë aspekte të ndryshme socio-kulturore të shoqërisë së kohës.
  2. Mukhya Sthapati : Kryearkitekti, mjeshtri i Shilpa shastrave, Vastu shastras, Dharma Shastras, Agni Puranas dhe llogaritjeve matematike. Përveç të qenit një njeri shumë i ditur, ai është gjithashtu një njeri shumë besimtar. Ai përkthen vizionin e Kartās në një dizajn arkitekturor bazuar mbi marrëveshjet.
  3. Sutra Grahaṇi : Kryeinxhinieri (siç mund të paralelizohet) është personi që përkthen arkitekturën në përmasat konkrete gjeometrike. Ai është njëlloj i aftë në të gjitha njohuritë dhe shumë shpesh është djali i Mukhya Sthapatit.
  4. Bārdhanikat: Muratorët, gurë apo tulla vendosësit.
  5. Takṣaka: Skulptori me duar që krijon poezi në gurë bënë të gjitha skalitjet mjeshtërore dhe të formave të ndryshme të mahnitshme.

Përkrahë këtyre specialistëve kryesorë, funksione të ndryshme mbështetëse zhvillohen nga njerëzit e tjerë.

Përzgjedhja e materialit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryesisht disa lloje gurësh janë konsideruar ogurë-mbarë për ndërtimin e Kalinga deulave (tempujve). Shilpa Chandrika, një libër i lashtë arkitekturor përcakton shtatë varietete specifike guri si ideale dhe tipe specifike përdoren për disa pjesë të tempullit:

  1. Sahaṇa
  2. Chhita Sāhaṇa
  3. Baḍa Pagaḍa
  4. Dhobā Kuṇḍa
  5. Rasa Chiṇḍa
  6. Niḷa Kusāṇa

Megjithëse tullat e baltës janë përdorur në raste shumë të rralla, shumica e tempujve kalingan janë ndërtuar duke përdorur këta lloje gurësh.

Përzgjedhja e vendit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aspekte të ndryshme si tipi i dheut, forma dhe vendndodhja e terrenit, disponueshmëria dhe tipi i hapësirës dhe nivelit të ujit të tokës etj. merreshin në konsideratë ndërsa zgjidhej vendi. Ngjyra, dendësia, kompozimi dhe lagështia e përmbajtjes së dheut dalloheshin midis më të mirës, të mesmes, nën të mesmen dhe llojit më të keq të dheut. Bazuar mbi Vastu shastran, një terren drejtkëndor, katror, eliptik ose rrethor toke përzgjidhet në mënyrë të parapëlqyer.

Naga Bāndhēṇi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo është një metodë e stërholluar dhe e lashtë e Shilpa shastrave, nga të cilat përcaktohet drejtimi dhe momenti i mbarë për fillimin e ndërtimit të shenjtë. Si gjeomorfologjia, sizmiologjia, tipologjia etj. të kohës moderne, me gjasa kjo është një pjesë e shkencës së lashtë që ndihmonte arkitektin të kuptonte forcat natyrore dhe të ndërtonte struktura të qëndrueshme masive në Orissa.

Maketet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mukhya Sthaptya (skulptori kryesor i ngjashëm me kryearkitektin) krijon makete bazuar mbi marrëveshjet tradicionale dhe merr aprovimin e Kartas (pronarit / financierit). Në shumë shumë raste shihen paraqitje të tilla në mure dhe motive.

Potā dhe piṭha (themelet e lëvizshme)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke vëzhguar muraturën konvencionale dhe duke shkuar nëpër hapat në vazhdim të pregatitjes së potās dhe piṭhas themelet e një tempulli mund të kuptohen:

  1. Një sipërfaqe katrore ose drejtkëndore gërmohet në varësi të tipit dhe kombinimit të tempullit të propozuar në qendër të terrenit të parazgjedhur.
  2. Thellësia e kësaj Potāje është 1/3 e lartësisë së propozuar të tempullit, nga niveli i themeleve.
  3. Gjatësia dhe gjerësia e kësaj Potāje (grope) është gjithmonë mjaftueshëm më e gjerë se diametri i tempullit të propozuar.
  4. Pllaka guri të forta vendosen në fund për të krijuar një nivel.
  5. Pastaj me njëtrajtshmërinë e gurëve të prerë, ngrihen katër muret e Potās dhe hapësira e perimetrit të jashtëm midis gropës dhe terrenit mbushet në mënyrë të përshtatshme me dhe.
  6. Asṭadala Padma Chakaḍā (forma e zambakut me tetë petale), vendoset pastaj në pikën e saktë të kërkuar. Kjo është një formë katërore ose drejtkëndore pllake guri të fortë të njëtrajtshëm në qendër të të cilës gdhendet një formë e zambakut me tetë petale në proporcione të sakta gjeometrike. Petalet janë të orientuara me veriun, veri-lindjen, lindjen, jug-lindjen, jugun, jug-perëndimin, perëndimin dhe veri-perëndimin. Linja e sakta perpendikulare përmes qendrës së Asṭadala Padma Chakaḍās përcakton aksin (rekhā/meru) e tempullit. Metoda tradicionale e një orientimi të tillë quhet Sanku.
  7. Pastaj Potā mbushet me pjesë të mëdha guri dhe dheu, me gjasa të ngjeshur nga elefantët.
  8. Potā (gropa) nivelohet me nivelin e terrenit me gurë të stërmëdhenj teodoliti.
  9. Pastaj ndërtohet një tjetër shtresë gurësh teodoliti, në përputhje me formën dhe madhësinë e planit të themeleve e quajtur piṭha. Kjo është baza e tempullit. Në shumë shembuj, shihet kjo piṭha në nivele të ndryshme ngritjeje.

Bhunaksā (plani i terrenit)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke mbajtur Sankun (aksi vertikal mes qendrës së Asṭadala Padma Chakaḍās) si qendra e saktë e Garbhagrihas, plani i tokës së tempullit të projektuar skalitet nga Sthapati dhe Sutragrahaṇi me ndihmën e një instrumenti me teh të mprehtë, mbi Piṭhan përsosmërisht të niveluar. Pasi tempujt në çdo detaj të tyrin varen nga proporcionet, metodat e lashta komplekse të dizenjimit dhe zbatimit të saktë gjeometrik të planit të tokës (bhunaksa) për të siguruar qëndrueshmërinë në terma afatgjatë dhe pamjen estetike të këtyre strukturave kolosale. Thjeshtësia ose stërhollimi i tempullit pasqyrohet në këtë plan tokësore. Në këtë mënyrë, Bardhanikat fillon të parapresi gurët, në mbikqyrjen e rreptë të Sutragrahaṇit ashtu si për Bhunaksan, deula gaddanni ka filluar.

Deuḷa (Tempulli i Orissas)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitektura tempullore në Orissa evoluoi përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Parimet e paracaktuara arkitekturore me mundësimin e gjerë të improvizimeve artistike mundësojnë krijime përparimtare. Tempujt në Orissa bazohen mbi disa parimie themelore të qëndrueshmërisë dhe ndjekin linjat e trupit njerëzor. Struktura sipërore është në mënyrë bazike e ndarë në tre pjesë, Bāḍa (pjesa e poshtme), Ganḍi (trupi) dhe Cuḷa/Mastaka (koka). Në këtë mënyrë, çdo pjesë ka një trajtim të ndryshëm të përgjithshëm, nga arkitektura në zbukurimin përfundimtar të tempullit.

Klasifikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Rekhā deuḷa
  • Padma Garbha
  • Ratha Yukta
  • Meru Shaili

Shembujt e Rekha deuḷas janë Tempulli Lingaraja (Bhubaneswar), Tempulli Jagannath (Puri)

  • Piḍha deuḷa
  • Dwichallia Pidhha
  • Nahachallia Pidhha
  • Kathachalia Pidhha
  • Ghantashree Mohana
  • Pidhha Mohana
  • Naddu Mohana

Shembull: Tempulli Diellor i Konarkut

  • Baitaḷa / Khakarā deuḷa

Shembull: Baitala deula, Bhubaneswar

  • Varahi Deula në Chaurasi
  • Tempulli i Durgas në Baideshwar

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2008. Marrë më 12 tetor 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]