Arkitektura e Bengalit
Arkitektura e rajonit të Bengalit përfshin shtetin e Bangladeshit dhe shtetin indian të Bengalit Perëndimor. Ajo ka shumë monumente arkitekturore dhe rrënoja të lashta.
Perandoria Pala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandoria Pala ishte një dinasti budiste në zotërim të Bengalit nga shekull i VIII deri në shekullin e XII. Dinastia Pala krijoi një formë të veçantë të artit budist të njohur si "Shkolla Pala e Artit Skulpturor". Strukturat gjigante të Vikramshila Viharës, Odantpuri Viharës dhe Jagaddal Viharës ishin kryevepra të Dinastisë Pala. Këto struktura kolosale u shkatërruan nga forcat e Bakhtiar Khiljit. Somapura Mahavihara, një krijim i Dharmapalas në Paharpur të Bangladeshit është Vihara më e madhe budiste në nënkontinentin indian dhe ka qenë përshkruara si një "kënaqësi per sytë e botë". UNESCO e ka shpallur atë një Monument të Trashëgimisë Botërore në vitin 1985. Stili arkitekturor Pala u ndoq përgjatë gjithë Azisë Jug-Lindore dhe Kinës, Japonisë dhe Tibetit. Rajoni i Bengalit me të drejtë ka fituar emrin "Zonja e Lindjes". Dr. Stella Kramrisch thotë: "Arti i Biharit dhe Bengalit ushtroi një ndikim të gjatë mbi atë të Nepalit, Burmas, Sri Lankas dhe Javas". Dhimani dhe Vittpala ishin dy skulptorë të shquar të Perandorisë Pala. Rreth Somapura Mahaviharas, Mr. J.C. French thotë me pikëllim se: "Për kërkimin e Piramidave të Egjiptit shpenzohen miliona dollarë çdo vit. Por kemi shpenzuar vetëm një përqind të asaj shume parash për gërmimin e Somapura Mahaviharas, kush e di se çfarë zbulime të jashtëzakonshme do të ishin bërë".[1]
Arkitektura mortore e Bengalit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura mortore është një tip ndërtesash të ngritura mbi varre. Varret e shtrira në Bengal janë të pakët në numër por tregojnë larmi domethënëse dhe adoptim interesant të formëave tradicionale islamike sipas shijeve dhe kërkesave rajonale. Si në vendet myslimane, urdhëresat e haditeve për të praktikuar taswiyat al-quburin, që është, ta nivelosh varrin sipas terrenit rrethues, nuk e e ndalon ngritjen e një varri sipër nivelit të terrenit, ngritja e cenotafeve prej tullash ose gurësh, ose ndërtesa mauzoleumësh monumental në Bengal. Mbetjet arkitekturore dhe epigrafike të periudhave para-Mogule dhe Mogule kishin tre grupe vend-varrimesh për banorët – pushtuesit dhe fisnikëria, shenjtët dhe luftëtarët ghazi (fitimtarë të luftërave fetare). Fjala arabe qabr përdoret për të treguar një varr; fjala bengali samadhi për një varr dhe termi persian mazar është një emërtim nderimi për varrin e një personi të rangut të lartë. Varret e shenjtëve dhe ghazive, kur ishin të lidhur me komplekset e dargahut, quhet me termin e kuptueshëm dargah; termi persian astana për një varr të shenjtë nuk është i zakonshëm në Bengal. Mbishkrimet mortore përmbajnë terma të tillë si maqbara, tyrbe, qabr, gunbad, rawza. Varret në Bengal mund të klasifikohen në dy periudha kronologjike: Sulltanati ose para-Mogule dhe Mogule.
Varret e Sulltanatit ose para-Mogule
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si në ndërtesat e tjera myslimane në Bengal, shijet dhe teknikat vendore bengaleze janë më të theksuara në varret para-Mogule, ndërsa parapëlqimi për stilin kozmopolitan Mogul mbizotëron strukturat mortore Mogule. Pavarësisht numrit të vogël të mbijetuar të mbishkrimeve të shkëputura mortore, një studim sistematik i arkitekturës mortore në Bengal i bazuar mbi sekuencën historike është bërë i vështirë për shkak se shumica e varreve në gjendjen aktuale janë pa mbishkrime që të shënojnë emrat e të vdekurve ose datat e ndërtimit të varreve. Traditat vendore shpesh bazohen mbi hipotezën e një varri, megjithëse dëshmi të brendshme të tërthorta në teknikën dhe stilin e ndërtimin ofrojnë një bazë të fortë për caktimin e autenticitetit të një vendvarrimi.
Vend-varrimet në Bengal varjojnë nga forma e rrethimeve mortore në qiell të hapur pa mbulim arkitekturor deri te mauzoleumet monumentalë. Varret e disa prej shenjtëve të rëndësishëm në Bengal –Shan Jalal në Sylhet, Alaul Haq dhe Nur Qutbul Alami në Chhoti Dargha, Paqndua, janë në rrethime të hapura dhe në përputhje me besimin ortodoks që "vetëm veprat e devotshme të të vdekurit do ti ofrojnë atij mbrojtje dhe hije". Varri i Baba Adam Shaidit në Rampal, Munshiganj, një nga shenjtët më të hershëm mysliman të njohur Bengal, ishte deri së fundi pa mbulim arkitekturor. Midis varreve të ghazive të parë, kompleksi mazar-madrasa në Tribeni, i atribuar Zafar Khanit mbi bazën e dy mbishkrimeve të datuara në vitin 698 i hixhras (viti 1298 i kalendarit tonë) dhe viti 713 i hixhras (viti 1313 i kalendarit tonë), i përkasin kategorisë së varreve në qiell të hapur. Varri konsiston në dy dhoma katrore pa çati të ngritura mbi një plintë guri. Ky varr nuk është vetëm monumenti më i hershëm mysliman i njohur në Bengal por është gjithashtu mauzoleumi më i hershëm në Indinë Lindore. Sarkofagu prej bazalti të zi të skalitur mjeshtërisht në Mograpara (Sonargaon) pranë Panch Pir Mazarit i është atribuar Ghiyasuddin Azam Shahut (vdekur në vitin 1411). Zbukurimet paraqesin llamba të varura nga niket në faqet e sarkofagut të kujtojnë motivet me llamba në mihrabët e Xhamisë Adina të ndërtuar nga babai i Ghiyasuddinit, Sikandar Shahu në vitin 776 të hixhras (viti 1375–6 i e.s.); simbolizmi i tij mortor ishte zhvilluar që në varret mesjetare të Iranit. Sikandari (vdekur në vitin 1389) vetë besohet se është varrosur në një dhomë me nëntë kube (tani e rrënuar) ngjitur me kepin verior të eksteriorit perëndimor të Xhamisë Adina. Qubeja ose monumenti me kupolë kubike është tipi vë i vjetër dhe më i zakonshëm i varrit në Bengal, si në pjesët e tjera të botës myslimane. Ai ekzistonte në periudhat para-Mogule dhe Mogule. Kubeja në Imadpur, Bihar Sharif të Indisë, e identifikuar si varri i pushtuesit të parë turk të Bengalit, Bakhtiyar Khalji (i vdekur në vitin 1206), është datuar në një periudhë më të vonshme bazuar në të dhënat stilistike nga Z. A. Desai. Kubeja më e hershme ekzistuese e përshtatur në rajonin Bengalez formon dhe gjithashtu varri i parë monumental në Bengal është mauzoleumi Eklakhi në Pandua. Ky besohet se është vendi i varrimit të sulltanit Jalaluddin Muhammad (i vdekur në vitin 1433), gruaja dhe djali i tij, Shamsuddin Ahmad Shah. Dhoma me tulla e varrit, së jashtmi katrore me kornizë të lakuar, kulla tetëkëndore këndore dhe një hyrje në çdo anë, është së brendshmi e shndërruar në një tetëkëndësh me punim të trashë me tulla i lënë i zbrazët në katër kënde për bujtur katër qela të vogla; kubeja qendron mbi kolona guri të bashkangjitura. Dikur e zbukuruar në mënyrë të harlisur, zbukurimet e sipërfaqes mbajnë gjurmë të pikturave floreale mbi suva në interior dhe një larmi pllakash terrakote dhe pllakash të glazuara në eksterior. Stili Eklakhi u bë një simbol i arkitekturës së Bengalit gjatë periudhave të vona Iliyas Shahit dhe Husain Shahit dhe vazhdoi në fillim të periudhës Mogule. Dy varre të rëndësishme në traditën Eklakhi në Bangladesh janë ai i Khan Jahanit në Bagerhat, i datuar nga viti 863 i hixhras (viti 1459 i e.s.) dhe ai i Badr Pirit në Chittagong. Këto varre ngjajnë me njëri-tjetrin në shumë aspekte. Megjithëse të dy tani të privuar nga zbukurimet zanafillore të sipërfaqes së tyre si një monument i mbrojtur, Varri i Khan Jahanit është në një gjendje më të mirë ruajtjeje dhe mban shumë nga veçoritë e tij zanafillore. Për të bujtur kuben mbi dhomën mortore katrore, faza e kalimit në të dy varret është arritur duke e mbivendosur mbi kllapa. Veçoria më dalluese e Varrit të Khan Jahanit është sarkofagu i tij i shkruar me kaligrafi të rafinuar. Varri i Shah Safit (vdekur në fundin e shekullit të XIII ose fillimi i shekullit të XIV) në kompleksin dargah në Chhota Pandua (Hughli, Bengali Perëndimor) në gjendjen e tij të tanishme është rimodelim mogul i një kubeje para-mogule me kornizë të lakuar. Monumenti më i rëndësishëm Mogul në traditën Eklakhi është mauzoleumi i Bahram Saqqas në Burdwan që vdiq gjatë mbretërimit të Akbarit në vitin 970 të hixhras (viti 1562–3 i e.s.). Në Monghyr (Bihar, Indi) kjo traditë është pasqyruar në varrin e Shah Nafas, ndërtuar në vitin 903 të hixhras (viti 1497–8 i e.s.) nga djali i Alauddin Hussain Shahut, princi Daniyal. Nga sarkofagu prej bazalti të zi të Husain Shahut (vdekur në vitin 1519 i e.s.) nuk ka mbetur asnjë gjurmë, megjithëse mbijetoi deri në vitin 1846, ose varret e sulltanëve të mëvonshëm në Banglakot të Gaurit.
Varret Mogule
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Varret ekzistuese Mogule janë më të shumtë në numër sesa varret e Sulltanatit dhe tregojnë një larmi më të madhe formash duke shumëzuar stilet pararendëse. Ata janë ndërtuar veçmas, shpesh në afërsi të xhamive, ose brenda një rrethimi me mure që formojnë një kompleks të vogël bashkë me një xhami, ose në komplekse më të mëdha ndërtesash fetare dhe pallatore të vendosura brenda kopshteve të fortifikuara, psh.: varret e Bibi Parit në Fortesën e Lalbaghut (Dhaka) dhe Anwar Shahid (Burdwan). Varret tetëkëndorë u shfaqën për herë të parë në Bengal gjatë periudhës Mogule. Kubeja mori pamjen e saj të jashtme konvencionale duke patur një kornizë të drejtë. Një grup varresh i tipit kube në Dhaka atribuar anëtarëve femërorë të shtëpiakeve të Nawab Shaista Khanit janë shembuj të mrekullueshëm strukturash mortore. Varret Mogule janë zakonisht të ngritur mbi platforma por ndonjëherë me panele nikesh të verbëra. Përveç formës së saj bazë si një kub me kupolë, gjatë periudhës mogule kubeja mori dy forma të mëtejshme, të përbëra nga bashkangjitje:
- një verandë jugore në dhomën mortore katrore dhe
- një ambulator që konsiston në një verandë të vazhduar ose dhoma dhe kalime përreth dhomës mortore.
Duke përfaqësuar tipin e parë janë dy shembuj të rëndësishëm në Dhaka. Varri i parë besohet se është i Khwaja Shahbazit që, sipas dëshmive të mbishkrimeve të xhamisë së afërt, e ndërtoi xhaminë në vitin 1089 të hixhras (viti 1679 i e.s.), gjendet në Ramna, Dhaka. Varri dhe xhamia formojnë një kompleks brenda një rrethimi me mure që hyet nëpërmjet një portiku në jug-lindje. Varri tjetër, atribuar Dara Begumit, tani është pa ndonjë të varrosur. Ai ka qenë bashkangjitur si një dhomë lutjeje e Xhamisë Lalmatia Jami; mihrabi në murin perëndimor të dhomës zanafillore të varrit e lehtësoi këtë shndërrim. Skema arkitekturore e tipit të dytë e gjen një prototip në varrin e I'timad al-Daulas të ngritur nga Nurjahani në Agra midis viteve 1622–28. Krahasuar me planimetrinë e thjeshtë të kubas, plani i tij i stërholluar e bën këtë tip të veçantë. Në Bengal ndodhen katër shembuj të shquar të këtij tipi: (I) varri i Shah Niamatullahut (vdekur në gjysmën e dytë të shekullit të XVII) në Firuzpur, Gaur (Bangladesh), atribuar patronazhit të Shah Shujas (1639–60); (II) varri i Bibi Parit në Lalbagh, Dhaka; (III) varri i Bibi Mariamit në Dhaka; dhe (IV) varri i Bakht Humas në Rajmahal, atribuar patronazhit të Shaista Khanit dhe i datuar në fundin e shekullit të shtatëmbëdhjetë. Shembulli i fundit i këtij tipi në Bengal është varri në Khushbagh, Murshidabad, ku qëndron i varrosur Alivardi Khani dhe Siraj ud-Daulahu me anëtarët e tjerë të familjes së tyre. Ky tip paraqet variacione interesante të dizajnit – varret e Niamatullahut dhe Bibi Mariamit kanë veranda për ambulatorët; varret e Bibi Parit dhe Bakht Humas kanë kalime anësore dhe dhoma në kënde. Përsëri, varret e Niamatullahut, Bibi Parit dhe Bakht Humas kanë tre hapje harkore ndërsa ai i Bibi Mariamit ka pesë hapje harkore në secilin nga katër krahët. Në kontekstin e përdorimit të përgjithshëm të tullës në arkitekturën e Bengalit, varri i Bibi Parit është i pashembullt për përdorimin e gjerë të mermerit të sjellë veçmas nga Jaipuri, bazalti i zi nga Gaya dhe guri gri ranor nga Chunari për interiori. Adoptimi arkitekturor i një kasolleje të thjeshtë bengaleze me çatinë e saj dochala ose chauchala u bë një tip domethënës varri në shekullin e shtatëmbëdhjetë në arkitekturën e Bengalit. Ashtu si stili Eklakhi, nuk ishte e kufizuar nga ndërtesa mortore, por merte popullaritet në forma të ndryshme strukturore. Një shembull i shquar është varri i Fath Khanit në Gaur ku një strukturë tulle e suvatuar, që ka një çati dochala mbi një dhomë të vetme mortore katrore me hyrje në jug dhe perëndim, është ndërtuar në grupin e rrethuar me mur faltores së Kadam Rasulit. Një tjetër shembull i mirë i tipit dochala është dhomat anësore të bashkangjitura me dhomën katrore mortore të Anwar Shahidit në Burdwan. Çatia chauchala e përdorur në varret Mogule në Bengal nuk paraqet formën e vërtetë bengale chauchala; ajo është, çfarë Dani e quan një 'çati katrore e segmentuar' e tipit të përdorur në varrin e I'timad al-Daula'as. Një nga shembujt më të hershëm të këtij tipi supozohet se ishte varri i Islam Khan Chishtit (të vdekur në vitin 1613), tani i rindërtuar nëpërmjet njohjes, në kompleksin e Gjykatës së Lartë në Dhaka. Në Chittagong, varri pranë Xhamisë Bagh-i Hamza është një shembull i mirë i këtij tipi. Çatitë chauchala në kompleksin e varrit të Ibrahim Danishmandit në Mograpara janë interpretime interesante të një veçorie të periudhës Sulltanore. Mbetjet e një varri dy-katësh në Arifil, Brahmanbaria, që përmbajnë dy varre në bazamente dhe dy cenotafe përkatëse në katet e sipërme ngjasojnë në një formë modeste të shpërndarjes me varrin e I'timad al-Daulit. Mbetjet e dy varreve tetëkëndore në Nauda (Rajshahi) dhe në Burhanpur (Rajmahal) në pamjen e tyre si pavjone dhe trajtimin e sipërfaqes për tiu përshtatur modelit të varreve tetëkëndore nën mbretërimin e Shah Jahanit. Varret e nawabëve të Murshidabadit gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë pasqyrojnë parapëlqimin e tyre. Vendi modest i varrimit të Murshid Quli Khanin nën portalin hyrës të Xhamisë së tij Katra (Murshidabad) konsiston në një dhomë të vogël me një varr të mbuluar me baltë, duke përmbushur dëshirën e tij të fundit që "pluhuri i këmbëve të adhuruesve mund të bier mbi gjoksin e tij". Alivardi Khani dëshiroi të varrosej në kopështin e tij shumë të dashur, Khushbagh. Mir Jafari qëndron i varrosur në varrezën e Jafarganjit mes një mijë varreve në qiell të hapur. Adhurimi i të vdekurit në Bengal dhe krijimi i gjenisë së ndërtuesve modernë bengalezë ka prodhuar disa shembuj të shquar arkitekture në Bangladesh. Tin Netar Mazari në Dhaka shënon vend-varrimin e tre prijësve politikë bengalezë të para çlirimit –A. K. Fazlul Huq, Khawaja Nazimuddin dhe Huseyn Shaheed Suhrawardy – është një interpretim i motivik të harkut në arkitekturën tradicionale islamike. Varret e poetit Nazrul Islam dhe presidentit Ziaur Rahman në Dhaka janë shembuj të shquar të varreve modernë në qiell të hapur në Bangladesh.
Arkitektura tempullore prej terrakote
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse ka një mori dëshmishë të ngulimeve njerëzore në Bengal që nga kohët parahistorike[2] ka një mungesë pikëlluese të dëshmive arkeologjike. Kjo për shkak të strukturës së tokës së Bengalit.[2] Bashkësia e përhapur në rrafshirën aluvionale e gjithë rajonit të lumenjve të fuqishëm të Gangut dhe Brahmaputras është e ndjeshme ndaj përmbytjeve dhe modelit të rezultues të paqëndrueshëm gjeomgrafik. Të vetmet rajone disi të paprekura nga përmbytjet janë Chota Nagpuri perëndimor dhe kurrizet e Himalajeve të lindjes dhe veriut. Kjo strukturë tokësore është pasqyruar në materialin e zgjedhur ndërtues nga projektuesit e tempujve bengalezë. Tempujt kryesisht prej terrakote me dekorime sipërfaqësore të rafinuara dhe mbishkrime në alfabetet nagari. Struktura e çatisë ka qenë prekur gjithashtu nga përmbytjet e rënda të deltës së lumit Gang dhe Terai që provojnë gjatë musoneve, është lakuar efektivisht në shumicën e rasteve për tu shkarkur nga ngarkesa e sasisë së madhe të ujit sa më shpej që është e mundur dhe kështu duke rritur jetëgjatësinë e strukturës. Dëshmitë arkitekturore përgjithësisht kanë qenë formuar nga Periudha e Perandoris Gupta e në vazhdim. Ka pasur zbulime së fundmi të pllakave prej terrakote nga kohët e Chandraketugarhut dhe Mahasthangarhut që hedhin dritë të mëtejshme mbi stilet arkitekturore të periudhave Shunga dhe Gupta. Përveç ndikimit Palavi dhe Phamsana mbi stilin arkitekturor është gjithashtu ngushtësisht e lidhur me stilin Bhanja të tempujve nga distrikti Mayurbhanj i Orrisas. Por tempujt e Bengalit Jugor janë një veçanti për shkak të stilit të çative aq të pashembullta dhe të lidhura ngushtësisht me ndërtesat e stilit tradicional të mbuluara me kashtë orizi të Bengalit rural.[3] Bishnupuri në distriktin jugor të Bankuras së Bengalit perëndimor ka një seri tempujsh të tillë që janë ndërtuar nga Dinastia Malla, janë shembuj të këtij stili. Shumcia e këtyre tempujve janë të mbuluar në sipërfaqen e jashtme me relieve terrakote që përmbajnë një mori materialesh shekullore që i bëjnë këta të rëndësishëm për të rindërtuar strukturën shoqërore nga këto kohë. Strukturat tempullore përmbajnë çati të pjerrëta piramidale që informalisht quhen chala. Për shembull, një çati e pjerrët piramidale me një strukturë piramidale tetë-faqëshe me të ashtu quajturën "ath chala" ose fjalë për fjalë çatia me tetë faqe. Shpesh, ka më shumë se një kullë në ndërtesën e tempullit. Këto janë ndërtuar prej lateriti dhe tulle duke i lënë ato nën mëshirën e kushteve të ashpra atmosferike të Bengalit Jugor. Tempulli Dakshineswar Kali është një nga shembujt e stilit Bhanja, ndërsa tempujt të mëtejshëm të vegjël të Shivës përgjatë bregut të lumit janë shembuj të stilit të çatisë së Bengalit Jugor megjithëse në përmasa shumë më të vogla.
-
Pamje jugore e Tempullit Kantojiu në distriktin Dinajpur të Bangladeshit
-
Tempull
-
Chandimandapa
-
Tempulli Dakshineswar Kali në Kolkata
-
Kompleksi tempullor Puthia, Rajshahi, Bangladesh.
-
një foto e vjetër e Tempullit Madanmohan-jiu, Samta, Bengali Perëndimor, Indi.
Stilet arkitekturore 'bungalow'
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zanafilla e bungalowt i ka rrënjët e saj në rajonin e Bengalit.[4] Termi baṅgalo, që do të thotë "bengaleze" dhe i përdorur për një "shtëpi në Stilin Bengalez".[5] Shtëpi të tilla ishin tradicionalisht shumë të vogla, vetëm një katëshe ose dhe të shkëputura dhe kishin një verandë të gjerë u adoptuan nga britanikët, që i përdorën ato si shtëpi për administratën koloniale në verë vend-pushimet verore në rajonin e Himalajave dhe grupet e qyteteve jashtë Indisë.[6] Stili i shtëpive Bungalow është shumë popullor në Bengalin rural. Në zonat rurale të Bangladeshit, shpesh quhen “Bangla Ghar” (shtëpi të stilit bengal). Materiali kryesor ndërtimor i përdorur në kohët moderne janë fletat e rrudhosura të çelikut. Më parë ato ndërtoheshin me dru, bambu dhe një lloj kashte të quajtur “Khar”. Khari përdorej në çatitë e shtëpisë Bungalow dhe e mbanin shtëpinë të freskët gjët ditëve të nxehta të verës. Një tjetër material për shtëpitë Bungalow ishin dhe pllakat prej balte të kuqe.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura Indiane
- Arkitektura Indo-Islamike
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e tempujve në Bishnupur
- Arkitektura Mogule
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ J. C. French: The Art of the Pala Empire or Bengal, fq. 4.
- ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2007. Marrë më 14 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ 3.http://www.kamat.com/kalranga/wb/wbtemps.htm
- ^ [1]
- ^ Oxford English Dictionary, "bungalow"; Online Etymology Dictionary
- ^ "Bartleby.com". Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2008. Marrë më 14 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Alexander Cunningham (1882). Archaeological Survey of India Report (në anglisht). Vëll. XV. Kalkuta.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - J. C. French: The Art of the Pala Empire or Bengal.
- Abid Ali Khan (1931). H.E. Stapleton(redaktor) (red.). Memoirs of Gaur and Pandua (në anglisht). Kalkuta.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Hakim Habibur Rahman (1946). Asudgan-i-Dhaka (Urdu) (në anglisht). Dhaka.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - A.H. Dani (1986). List of Ancient Monuments on Bengal (në anglisht). Kalkuta.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - A.H. Dani (1961). Muslim Architecture in Bengal (në anglisht). Dacca.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Z. A. Desai: Islamic Culture; 1972.
- Asma Serajuddin (1991). "Mughal Tombs in Dhaka". përmbledhur nga Sharif Uddin Ahmed (redaktor) (red.). Dhaka: Past Present Future (në anglisht). Dhaka.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Arkitektura e Bengalit. |