Arkitektura e Bangladeshit
Arkitektura e Bangladeshit i referohet atributeve dhe stileve arkitekturor të Bangladeshit.[1] Arkitektura e Bangladeshit ka një histori të gjatë dhe është e rrënjosur në kulturën, fenë dhe historinë e Bangladeshit.[2] Ajo ka evoluar përgjatë shekujve dhe ka përvetësuar ndikime nga bashkësitë e ndryshme shoqërore, fetare dhe të huaja. Arkitektura e Bangladeshit përmbën një ndikim të rëndësishëm mbi stilin e jetesës, traditën dhe jetën kulturore të bangladeshasve. Bangladeshi ka shumë mbetje arkitekturore dhe monumente që datojnë mijëra vjet më parë.
Arkitektura Budiste Pala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandoria Pala ishte një perandori e hershme indiane e Budizmit bengalez (që përfshinte Bangladeshin e sotëm midis shekujve të VIII dhe të XII. Perandoria Pala krijoi një formë të dalluar të Arkitekturës dhe Artit Bengalez e njohur si "Shkolla Pala e Artit Skulpturor". Strukturat gjigante të Vikramashila Viharës, Odantpuri Viharës dheJagaddal Viharës ishin kryevepra të Arkitekturës Pala. Këto struktura kolosale u shkatërruan nga forcat e famëkeqit Ikhtiyar Uddin Muhammad Bin Bakhtiyar Khalji. Somapura Mahavihara, një krijim i Dharmapalas, në Paharpur të Bangladeshit, është Vihara më e madhe Budiste në nënkontinentin Indian dhe ka qenë përshkruar si një "kënaqësi e syve të botës". UNESCO-ja e bëri atë një Monument të Trashëgimisë Botërore që nga viti 1985. Stili Arkitekturor Pala u ndoq përgjatë Azisë Jug-Lindore dhe Kinës, Japonisë dhe Tibetit. Bengali e përvetësoi në mënyrë të merituar emrin "Zonja e Lindjes". Dr. Stella Kramrisch thotë: "Arti i Biharit dhe Bengalit ushtruan një ndikim të gjatë mbi atë të Nepalit, Burmës, Cejlonit dhe Javës". Dhimani dhe Vittpala ishin dy skulptorë të shquar Pala. Rreth Somapura Mahaviharas, Z. J. C. French thotë me keqardhje: "Për kërkimin e Piramidave të Egjiptit shpenzohen miliona dollarë çdo vit. Por për gërmimet e Somapura Mahaviharas është shpenzuar vetëm një përqind e asaj shume, kush e di se çfarë zbulimesh të jashtëzakonshme mund të bëheshin ".[3]
Arkitektura Islamike dhe Mogule
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sulltanati i Bengalit ishte një periudhë e zanafillës Aziatiko-Qendrore të Dinastisë mysimane Nawab që sundonte në mënyrë të pavarur nga Perandoria Mogule nga viti 1342 deri në vitin 1576. Shumica e arkitekturës myslimane të periudhës gjendet në rajonin historik të Gaurit, Divizioni i sotëm Rajshahi dhe distrikti Malda në Bengalin Perëndimor. Arkitektura e periudhës është e njohur për zhvillimin e një stili unik të ndikuar nga traditat arkitekturore bengaleze. Arkitektura e Sulltanatit të Bengalit u mishërua në struktura si Xhamia Shat Gombuj, Xhamia Shona dhe Xhamia Kusumba.[4] Në vitin 1576, një pjesë e madhe e Bengalit ra nën sundimin e Perandorisë Mogule. Në atë kohë, Dhaka u shfaq si një bazë ushtarake mogule. Zhvillimi i anijeve qytetit dhe banesave kishte rezultuar në një rritje domethënëse të popullsisë, pasi qyteti ishte shpallur nga Subahdari Islam Khani I is kryeqyteti i Subahit të Bengalit në vitin 1608, kohë gjatë të cilës u ndërtuan shumë xhami dhe fortesa. Bara Katra u ndërtua midis viteve 1644 dhe 1646 për të qenë rezidenca zyrtare e princit Mogul, Shah Shuja, djali i dytë i perandorit Shah Jahan. Arkitektura Indiane Mogule në Bangladeshin e sotëm arriti kulmin e saj gjatë mbretërimit të Subedarit, Shaista Khan, që inkurajoi ndërtimin e qyteteve moderne dhe veprave publike në Dhaka, duke çuar në një zgjerim masiv urban dhe ekonomik. Ai ishte një përkrahës i arteve dhe inkurajoi ndërtimin e monumenteve madhështore përgjatë provincës, duke përfshirë xhami, mauzoleumë dhe pallate që përfaqësonin mjeshtërinë e Arkitekturës Mogule. Khani zgjeroi në mënyrë të madhe Fortesën e Lalbaghut (gjithashtu Fortesa e Aurangabadit), Xhaminë e Pazarit Chowk, Xhaminë Saat dhe Choto Katran. Ai mbikëqyri gjithashtu ndërtimin e mauzoleumit për vajzën e tij Bibi Pari.
-
Tughlaqi i stilizuar i Xhamisë me Gjashtëdhjetë Kube, një Vend i Trashëgimisë Botërore në Bagerhat
-
Bara Katra, gravurë nga Sir Charles D'Oyly në vitin 1823
-
Xhamia Saat mbi brigjet e lumit Buriganga në shekullin e XIX
Arkitektura tempullore prej terrakote
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë prej Arkitekturës tempullore prej terakote në Bangladesh daton nga fundi i periudhës islamike dhe fillimi i periudhës britanike gjatë të cilës zamindarët e pasur hindu porositën këto struktura.
-
Kompleksi tempullor Puthia, Rajshahi
-
Dizajne terakote jashtë Tempullit Kantajew, Dinajpur
-
Tempulli i dyfishtë i Sonarangut, Munshiganj
Arkitektura e zakonshme e stilit Bungalow
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origjina e bungalowt i ka rrënjët e saj në rajonin historik të Bengalit.[5] Termi baṅgalo, që do të thotë "Bengalez" dhe i përdorur për një "shtëpi në stilin Bengalez".[6] Shtëpi të tilla ishin tradicionalisht të vogla, vetëm me një kat dhe të shkëputura ashtu si dhe me një verandë të gjerë, u përshtatën nga britanikët, që i përdorën ato si shtëpi për administratorët kolonialë në vendqëndrimet verore në Himalaje dhe në komplekset jashtë qyteteve indiane.[7] Shtëpitë në stilin Bungalow janë akoma shumë popullore në Bengalin rural. Në zonat rurale të Bangladeshit, ato shpesh quhen Bangla Ghar (shtëpi e stilit bengalez). Materiali kryesor ndërtimor i përdorur në kohën moderne janë fletat prej çeliku. Më parë ato kishin qenë ndërtuar me dru, bambu dhe një lloj kashte të quajtur Khar. Khari përdorej në çatit e Bungalowt duke e mbajtur shtëpinë të freskët gjatë ditëve të verës. Një tjetër material çatie për Bungalowt kanë qenë tjegullat prej balte të kuqe.
Arkitektura Indo-Saraçene
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në periudhën koloniale britanike, u zhvilluan në mënyrë mbizotëruese ndërtesat e stilit Indo-Evropjan, nga një përzierje e komponentëve kryesisht indiane, evropiane, aziatiko-qendrore dhe islamike. Midis veprave më të shquara janë Ahsan Manzili në Dhaka dhe Pallati Tajhat në qytetin e Rangpurit.
-
Ahsan Manzili në Dhaka
-
Pallati Tajhat në Rangpur
-
Lozha Shoshi në Mymensingh
-
Natore Rajbari
Arkitektura Moderne Bangladeshase
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kontekstin modern, Arkitektura e Bangladeshit është bërë në mënyrë më të larmishme duke përfshirë atributet arkitekturore bashkëkohore, format estetike artistike dhe përparimet teknologjike. Që nga Pavarësia e Bangladeshit, përparimi ekonomik ka nxitur arkitekturën nga format e saj tradicionale duke e çuar në kontekstin bashkëkohor. Me rritjen e urbanizimit dhe modernizimit, forma arkitekturore është duke u kthyer në modernizëm duke përfshirë një gamë të gjerë të trashëgimisë dhe traditës së saj.[2] Arkitektura e Bangladeshit mund të ofroi kontekstin historik dhe jetësor të popullit të Bangladheshit.[8] Fazlur Rahman Khani ishte një inxhinier strukturor dhe arkitekt, që nisi sistemet strukturore që janë themelore për projektimin e ndërtesave të larta sot.[9][10][11] I konsideruar si "Ajnshtajni i inxhinierisë strukturore",[12][13] "Dizajnet e tij tubulare" për lartësi të mëdha revolucionarizoi dizajnin e ndërtesave të larta.[14][15] Shumica e ndërtesave mbi 40-katëshe të ndërtuara që nga vitet 1960 tani përdorin dizajne tubuare të rrjedhura nga parimet e inxhinierisë strukturore të Khanit. Ai është projektuesi i Willis Tower – ndërtesa më e lartë në Shtetet e Bashkuara (dhe ndërtesa më e lartë në botë për shumë vite), John Hancock Centre, Hajj Terminal, etj. Risitë e Fazlur Rahmanit nuk i bënë ndërtesat strukturalist më të forta për edhe më efiçente, duke pakësuar në mënyrë domethënëse përdorimin e materialeve (ekonomikisht shumë më efiçent) ndërsa në të njëjtën kohë lejoi që ndërtesat të arrinin lartësi edhe më të mëdha. Sistemet tubuare lejojnë hapësira më të mëdha të brendshme duke i lejuar ndërtesat të marrin forma nga më të ndryshmet, duke ofruar liri të paparë më parë për arkitektët.[16][17] Ai shpiku gjithashtu sky lobby'’ për lartësi të mëdha dhe ndihmoi në nisjen e përdorimit të gjerë të kompjuterëve për inxhinierinë strukturore. Fazlur Rahmani është inxhinieri strukturor më i shquar i shekullit të XX, që la një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të gjatë në profesion, si kombëtarisht ashtu dhe ndërkombtarisht.[12] Fazlur Rahmani, më shumë se çdo individ tjetër, paratha një rilindje në ndërtimin e qiellgërvishtësve gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX[18] dhe bëri të mundur që njerëzit të jetojnë dhe të punojnë në "qytete në qiell".[19] Khani krijoi një trashëgimi risish që janë të jashtëzakonshme dhe u bë një ikonë si në arkitekturë ashtu dhe në inxhinierinë strukturore.[20][21]
Galeri shembujsh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Tempulli Kantajew i vitit 1752, arkitekturë e shquar tempullore e Bangladeshit.
-
Sonargaoni, kryeqyteti historik i Konfederatës Baro-Bhuyane.
-
Fortesa e Lalbaghut, qendra e pushtetit ushtarak Mogul në Dhaka.
-
Curzon Hall i Universitetit të Dhakas i ndërtuar në stilin Indian gjatë sundimit britanik.
-
Hosteli Westin në Dhaka
-
Jatiyo Smriti Soudho, një tribut për dëshmorët e luftës ççlirimtare dhe gjithashtu një simbol arkitekturor.
-
Pamje e jashtme e qytetit të Bashundharas.
-
Bangabandhu Novo Theatre (Planetariumi)
-
Jamuna Future Park, qendra e 12-të më e madhe tregtare në botë.
-
Qendra e qytetit, Bangladesh.
-
Islamic Development Bank (dhe BCS Computer City), Agargaon, Sher-e-Bangla Nagor, Dhaka.
-
Bangabandhu International Conference Center, Dhaka
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Visual art and architecture in Bangladesh" (në anglisht). Encyclopædia Britannica. Marrë më 6 shtator 2009.
- ^ a b "Architecture". Banglapedia. Marrë më 6 shtator 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The Art of the Pala Empire or Bengal, fq. 4.
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 korrik 2015. Marrë më 19 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ bungalow, nga siti proz.com
- ^ Oxford English Dictionary, Online Etymology Dictionary, "bungalow";
- ^ "bungalow. The American Heritage Dictionary of the English Language". bartleby.com (bot. botimi i katërt). 2000. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Appealing Architecture – From Ancient Treasures to Contemporary Landmarks". Bangladesh.com. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2010. Marrë më 28 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ File:Skyscraper structure.png
- ^ "Hong Kong: PHigh-Rise Structural Systems" (në anglisht). Darkwing.uoregon.edu. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2012. Marrë më 26 qershor 2012.
- ^ Lehigh University Arkivuar 1 korrik 2019 tek Wayback Machine, siti lehigh.edu
- ^ a b P. E. Richard G. Weingardt (shkurt 2011). "Structural Engineering Magazine, Tradeshow: Fazlur Rahman Khan". Structuremag (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2012. Marrë më 26 qershor 2012.
- ^ Zweig, Christina M. (30 mars 2011). "Structural Engineer". Gostructural.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 26 qershor 2012.
- ^ Richard Weingardt (10 gusht 2005). Engineering Legends: Great American Civil Engineers: 32 Profiles of Inspiration and Achievement (në anglisht). ASCE Publications. fq. 76–. ISBN 978-0-7844-0801-8. Marrë më 26 qershor 2012.
- ^ "Top 10 world's tallest steel buildings" (në anglisht). Constructionweekonline.com. Marrë më 26 qershor 2012.
- ^ "On the rise" (në anglisht). Constructionweekonline.com. 31 janar 2011. Marrë më 26 qershor 2012.
- ^ Bayley, Stephen (5 janar 2010). "Burj Dubai: The new pinnacle of vanity". Telegraph (në anglisht). Marrë më 26 qershor 2012.
- ^ Richard Weingardt (10 gusht 2005). Engineering Legends: Great American Civil Engineers: 32 Profiles of Inspiration and Achievement (në anglisht). ASCE Publications. fq. 78–. ISBN 978-0-7844-0801-8. Marrë më 26 qershor 2012.
- ^ "Designing 'cities in the sky'" (në anglisht). Lehigh University, Engineering & Applied Science. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2010. Marrë më 26 qershor 2012.
- ^ Richard Weingardt (10 gusht 2005). Engineering Legends: Great American Civil Engineers: 32 Profiles of Inspiration and Achievement (në anglisht). ASCE Publications. fq. 75–. ISBN 978-0-7844-0801-8. Marrë më 26 qershor 2012.
- ^ "IALCCE 2012: Keynote Speakers Details" (në anglisht). Ialcce2012.boku.ac.at. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2013. Marrë më 26 qershor 2012.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Richard Weingardt (10 gusht 2005). Engineering Legends: Great American Civil Engineers: 32 Profiles of Inspiration and Achievement (në anglisht). ASCE Publications. ISBN 978-0-7844-0801-8. Marrë më 26 qershor 2012.
- Richard G. Weingardt (shkurt 2011). "Structural Engineering Magazine, Tradeshow: Fazlur Rahman Khan". Structuremag (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2012. Marrë më 26 qershor 2012.
- Zweig, Christina M. (30 mars 2011). "Structural Engineer". Gostructural.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 26 qershor 2012.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mosque architecture of Bangladesh on Banglapedia.
- Architecture BD, an online magazine about the architecture of Bangladesh
- Architecture in Bangladesh