Arkitektura Vixhajanagara
Arkitektura Vijayanagara e periudhës midis viteve 1336-1565 ishte një stil i shquar ndërtimor që u zhvillua gjatë sundimit të perandorisë hindu Vijayanagar. Perandoria sundonte Indinë e Jugut, nga kryeqyteti i tyre në Vijayanagara, në brigjet e lumit Tungabhadra në Karnatakan moderne të Indisë. Perandoria ndërtoi tempuj, monumente, pallate dhe struktura të tjera përmes Indisë së Jugut, me një përqëndrim më të madh në kryeqytetin e saj. Monumentet brenda dhe përreth Hampit, një qytetin e Vijayanagaras, janë listuar si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Përveç ndërtimit të tempujve të rinj, perandoria shtoi struktura të reja dhe bëri modifikime në qindra tempuj përgjatë Indisë së Jugut. Disa struktura në Vijayanagara i përkasin periudhës para perandorisë Vijayanagara. Tempujt e kodrës Mahakuta i përkasin periudhës Kalyani Chalukya. Rajoni përreth Hampit ka qenë një vend popullor i adhurimit për qindra shekuj para periudhës Vijayanagara me dëshmitë më të hershme që datojnë nga viti 689 i e.s. kur ishte i njohur si Pampa Tirtha sipas zotit vendor të lumit Pampa. Në zonën bërthamë të kryeqytetit ndodhenj qindra monumente, nga të cilët, 56 janë të mbrojtur nga UNESCO, 654 monumente janë të mbrojtur nga qeveria e Karnatakas dhe 300 të tjerë janë në pritje për tu përfshirë në listën e monumenteve të mbrojtura.[1] Arkitektura Vijayanagara qe një kombinim vibrant i stileve arkitekturore Chalukya, Hoysala, Pandya dhe Chola, që lulëzuan në shekujt e mëparshëm.[2][3] Rrënojat e Hampit – trashëgimi botërore e UNESCO-s Tempulli Virupaksha, Tempulli Krishna, Tempulli Vittala, Tempulli Ugra Narasimha dhe Kodandarama janë disa nga monumentet e famshme të stilit Vijayanagar.[4]
Trashëgimia e saj skulpturore, arkitekturore dhe pikturore ndikuan në zhvillimin e arteve edhe pasi perandoria përfundoi. Vula e saj stilistike ësthë Kalyanamandapa (sallon martese) e zbukuruar me kolona, Vasanthamandapa (sallonet e hapur me kolona) dhe Rajagopura (kullë). Ndërsa monumentet e perandorisë janë përhapur përgjatë gjithë Indisë së Jugut, asgjë nuk e tejkalon teatrin e pamatë të hapur të monumenteve në kryeqytetin e tyre, Vijayanagara, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.[5] Një tjetër element i stilit Vijayanagara është skalitja e monolitëve të mëdhenj si Sasivekalu Ganesha dhe Kadalekalu Ganesha në Hampi, statujat Gomateshwara në Karkala dhe Venur, si dhe demi Nandi në Lepakshi. Tempujt Vijayanagara të Bhatkalit, Kanakagirit, Sringerit dhe qyteteve të tjera bregdetare të Karnatakas, ashtu si Tadpatri, Lepakshi, Ahobilam, Tirupati dhe Srikalahasti në shtetin indian të Andra Pradeshit dhe Vellore, Kumbakonam, Kanchi dhe Srirangam in Tamil Nadu janë shembuj të këtij stili. Arti Vijayanagara përfshin piktura murale si Dashavathara (dhjetë mishërimet e Vishnut) dhe Girija Kalyana (hyjnesha e martesës Parvati) në Tempullin Virupaksha në Hampi, pikturat Shivapurana (rrëfenjat e Shivës) në Tempullin Virabhadra në Lepakshi dhe ato në basadin (tempullin) xhainist dhe Tempullin Kamaskshi dhe Varadaraja në Kanchipuram.[6] Kjo përzierje e stileve indiano-jugore rezultuan në një pasuri të pa parë në shekujt e mëparshëm, një përqëndrim mbi relievet përveç skulpturave që tejkalon të mëparshmet në Indi.[7] Një aspekt i Arkitekturës Vijayanagara që tregon kozmopolitanizmin e qytetit të madh është prania e shumë strukturave laike që përmbajnë veçori islamike. Përqëndrimi i strukturave si pavjone, stalla dhe kulla sugjeron se ato kishin përdorim mbretëror.[8] Ky shkëmbim harmonik i ideve arkitekturore duhet të ketë ndodhur gjatë periudhave të rralla të paqes midis mbretërive hindu dhe myslimane.[9] "Platforma e Madhe" (Mahanavami dibba) ka relieve të skalitura në të cilat figurat duken se kanë tipare fytyre të turqve të Azisë qendrore që ishin të njohur se përdoreshin si shërbëtor mbretëror.[10]
Veçori të shquara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura Vijayanagara mund të klasifikohet pak a shumë në arkitekturë fetare, oborrtare dhe civile, ashtu si dhe skulpturat dhe pikturat e lidhura me to.[11] Stili Vijayanagara është një kombinim i stileve të Chalukya, Hoysala, Pandya dhe Chola, që u zhvilluan në shekujt e mëparshëm kur këto perandori sundonin dhe është karakterizuar nga një rikthim te arti i thjeshtë dhe i qetë i të kaluarës.[2]
Afërsisht për 400 vjet gjatë sundimit të perandorive Kalyani Chalukya dhe Hoysala, materiali më popullor për ndërtimin e tempujve ishte guri i steatitit. Ky ishte gjithashtu e vërtetë edhe për skulpturën pasi steatiti është i butë dhe lehtësisht i punueshëm. Gjatë periudhës Vijayanagar ishte i parapëlqyer graniti i fortë vendor në stilin Badami Chalukya, megjithëse steatiti përdorej në pak relieve dhe skulptura.[12] Ndërsa përdorimi i granitit reduktoi dendurinë e punimeve skulpturore, nga ana tjetër graniti ishte material më i fortë për tempujt strukturorë. Për shkak se graniti është i prirur të cifloset, pak pjesë skulpturash individuale arritën nivele të larta cilësie të para në shekujt e mëparshëm. Për të mbuluar parregullsinë e gurit të përdorur në skulptura, artistët përdornin allçinë për ti dhënë sipërfaqes së ashpër një pamje të lëmuar dhe pastaj e lyenin me ngjyra të gjalla.[13]
Strukturat tempullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempujt Vijayanagara zakonisht janë të rrethuar nga një rrethim i fortë. Faltoret e vogla konsistojnë thjeshtësisht në një garbhagriha (shenjtërore) dhe një verandë. Tempujt e madhësisë mesatare kanë në garbhagriha, një shukanasi, një navaranga (ose antrala) që lidhin shenjtëroren me mandapan (sallonin) e jashtme dhe një rangamantapa (sallon i mbyllur me kolona). Tempujt e mëdhenj kanë Raya-gopuram të lartë të ndërtuar me dru, tulla dhe stuko në stilin Chola. Term Raya është shtuar për të treguar një gopuram të ndërtuar në Rayat Vijayanagarë. Kreu i gopuramit ka një shalashikhara që ngjan si një vozë të bërë të qëndroi vetë. Figura të mëdha në përmasa jetësore njerëzish dhe zotash zbukurojnë gopuramin. Ky stil i ndikuar nga stili Tamil dravida u bë popullor gjatë sundimit të mbretit Krishnadevaraya dhe shihet në tempujt indiano-jugor të ndërtuar përgjatë 200 vjetëve në vazhdim.[14] Shembuj të Rayagopuramit janë Tempulli Chennakesava në Belur dhe tempujt në Srisailam dhe Srirangam. Përveç këtyree strukturave, tempujt me përmasa të mesme kanë një kalim rrethor rreth shenjërores të mbyllur (Pradakshina-patha), një mahamandapa të hapur, një kalyanamandapa (sallon ceremonial) dhe një ujëmbledhës tempullor për të plotësuar nevojat e celebrimeve vjetore.[15] Kolonat e tempullit shpesh kanë skalitje skulpturore kuajsh ose hipogrifësh (Yali) – kuaj që qëndrojnë mbi këmbët e prasme me këmbët e para të ngritura dhe kalorësit në shpinën e tyre. Kuajt në disa kolona janë shtatë deri në tetë këmbë të lartë. Nga ana tjetër e kolonës zakonisht ka skalitje nga mitologjia hindu.[16] Kolonat që nuk kanë hipogrifë të tillë përgjithësisht janë drejtkëndore me dekorime me temë mitologjike në të gjitha faqet. Disa kolona kanë një grup të vogël kolonash rreth një trungu kolone qendrore. Mbështetjet e poshtëme të këtyre kolonave kanë skalitje zotash. Skalitjet e hipogrifëve tregojnë qartësisht shkathtësinë e artistëve që i krijuan.[17]
Mandapat janë ndërtuar mbi plinta katrore ose shumë-këndore me friza të skalitura që janë katër ose pesë këmbë të larta dhe kanë hyrje me shkallë të zbukuruara në të katër faqet me elefantë në miniaturë ose balustra (ose parapete) yali.[18] Mandapat janë të mbajtura nga kolona të zbukuruara.[19] Stili me 1,000 kolona i salloneve të mëdhenj që mbaheshin nga kolona të shumta ishte mjaft popullor. Basadi xhainist me 1,000 kolona në Mudabidri përbën një shembull të tillë. Tempujt më të mëdhenj kanë një faltore të veçuar për hyjneshën femërore. Disa shembuj të tillë gjenden në tempujt Hazara Rama, Balakrishna dhe Vitthala në Hampi. Disa faltore në zonën Vitthalapura brenda Vijayanagaras ishin shenjtëruar specifikisht për shenjtët tamilas alwarë dhe për shenjtin e madh vaishnavit, Ramanujacharya. Arkitektonikisht ato janë të ndryshme në atë që çdo faltore ka një imazh që paraqet shenjtin, për adhurimin e të cilit ishte ndërtuar tempulli. Çdo faltore ka rrethimin e saj dhe një kuzhinë të veçuar si dhe një sallon për ngrënien e pelegrinëve.[20] Depozita e ruajtjes së ujit brenda qendrës mbretërore, ujëmbledhësi i shkallëzur i quajtur Pushkarni, është një zbulim arkeologjik i kohëve të fundit. Depozita e shkallëzuar është një pajisur me pllaka të rafinuara guri steatiti të vendosura simetrikisht me shkallët dhe vendpushimet që zbresin deri te uji në të katër anët. Ky është qartësisht një pus i shkallëzuar i stilit Kalyani Chalukya-Hoysala dhe shihet në shumë pjesë të Karnatakas së sotme.[21] Mbishkrimet në pllakat tregojnë se materiali ishte sjell nga jashtë zonës së Vijayanagaras.
Pallatet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë prej çfarë dihet sot për pallatet e Vijayanagaras është mësuar nga gërmimet arkeologjike në Hampi pasi asnjë pallat nuk ka mbijetuar.[22] Shumica e pallateve qëndrojnë në komplekse të veçuara të përcaktuara nga mure të lartë konikë të bërë me gurë ose me dhe të shtresëzuar. Pallatet arrihen nëpërmjet një sekuence oborresh me portikë dhe dyer që kërkojnë ndryshime të shumta të drejtimit. Të gjithë pallatet janë të drejtuar nga lindja ose veriu. Pallatet e mëdhenj kanë shtesa anësore duke i dhënë kompleksit një formë simetrike. Pallatet u ndërtuan mbi platforma të ngritura prej graniti. Platformat kanë nivele të shumë-fishta modanaturash me friza të dekoruara mjeshtërisht.[23] Dekorimet mund të jenë bimore, forma kirtimukha (fytyra përbindshore), pata, elefantë dhe ndonjëherë edhe figura njerëzore. Kolonat, trarët dhe mahitë brenda pallatit ishin prej druri si dëshmohet nga hiri i zbuluar gjatë gërmimeve. Çatia ishte me tulla ose beton gëlqeror, ndërsa kulmi ishte prej bakri ose fildishi. Pallatet zakonisht konsistonin në nivele të shumë-fishta me çdo shkallë të dekoruar nga parapete në të dy anët, si me yali (përbindësha imagjinarë) ashtu dhe me skulptura elefantësh. Shkallët e hyrjes në pallate dhe në mandapat e tempullit ishin të dekoruara në mënyrë të ngjashme. Depozitat e ujit brenda kompleksit pallator kanë gryka currilash të dekoruara si kraharori i skalitur i Nandit me një gojë të hapur për të lejuar ujin që të rridhte në depozitë.[24] Struktura të tjera të zakonshme brenda një kompleksi pallator janë puset dhe faltoret.
Arkitektura oborrtare përgjithësisht tregon stile laike me ndikime islamike. Shembuj të tillë përbëjnë Pallati i Zambakut Mahal, stallat e elefantëve dhe kullat vrojtuese.[8] Ndërtesat oborrtare dhe strukturat me kube ndërtoheshin me llaç të përzier me guralecë.[11] Impakti i këtij stili arkitekturor shihet qartë në shekullin e XVII kur mbretëritë pasuese Nayaka vazhduan te përdorin kolonat me hipogrifë dhe graniti u bë materiali kryesor ndërtimor.
Të tjerë tempuj të njohur në Karnataka
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Lista e tempujve të periudhës Vijayanagara në Karnataka
Ndërsa perandoria është e mirënjohur për monumentet e saj në kryeqytetin mbretëror, Vijayanagara (një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s), ajo ndërtoi gjithashtu tempuj në rajone të tjera të Karnatakas duke përfshirë rajonin bregdetar (të quajtur Karavali) ku stili Vijayanagara u përzie me stilet vendore.
Tempuj të famshëm në Andhra Pradesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Andra Pradesh perandoria ndërtoi Tempullin Mallikarjuna në Srisailam, Tempulli i Sipërm dhe i Poshtëm Narasimha në Ahobilam, Tempulli Veera Bhadra në Lepakshi dhe Tempulli Tirumala Venkateswara në Tirupati si dhe të tjerë. Në Tamil Nadu perandoria ndërtoi Tempullin Vijayaraghava Permal të modeluar sipas tempujve të famshëm në Tirupati me statujat e Krishnadevarayas në kolonat Thayar Sanithi të drejtuara nga njëra-tjetra.
Terminologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mandapa – sallë me kolona.
- Mahamantapa – sallë e hapur me kolona.
- Rangamandapa – Sallë e mbyllur me kolona.
- Kalyanamandapa – Sallë që shërbën për celebrimet.
- Garbhagriha – shenjtërorja ku vendoset statuja e zotit.
- Navaranga ose Antrala – korridor që lidh shenjtërore të ndryshme.
- Shukanasi – Paradhomë.
Galeri shembujsh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Stili tipik Vijayanagara dravida shikhara në Tempullin Someshvara në Kolar (shek XIV)
-
Kolona Yali në Tempullin Ranganatha, Rangasthala, distrikti Chikkaballapur
-
Kolona Yali në tempullin Ranganatha në Neerthadi
-
Kolona Yali të një mandape në Tempullin Vittala, Hampi
-
Salloni me kolona në Tempullin Veera Bhadra, Lepakshi
-
Një mandapa me hipogrifë në Melukote
-
Kalyanamandapa e zbukuruar me kolona në Tempullin Cheluva Narayana, Melukote
-
Salla me kolona në Tempullin Raghunatha, Hampi
-
Mandapa me kudure Gombe (kuaj kukulla) në Hampi
-
balustra elefantore që të çojnë në mandapan e hapur në Tempullin Raghunatha në Hampi
-
Kolona Yali me Hipogrifë në Hampi
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura Indiane
- Arkitektura Hoysala
- Arkitektura Kadamba
- Arkitektura Kalyani Chalukya
- Arkitektura e Karnatakas
- Arkitektura Dravidiane
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Global Heritage Fund, Hampi disappearing". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2006. Marrë më 15 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Kritiku i artit Percy Brown e konsideron arkitekturën Vijayanagar një lulëzim të stilit dravidian (Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 182)
- ^ Arthikaje: Literary Activity
- ^ "Group of monuments at Hampi (1986), Karnataka". Marrë më 27 shtator 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kaq intim janë shkëmbinjt dhe monumentet që ata realizonin, sa ndonjëherë ishte e pamundur të thoje ku përfundonte natyra dhe ku fillonte arti" (Kritiku i artit Percy Brown, i cituar në Hampi, A Travel Guide, fq. 64)
- ^ Disa nga këto piktura mund të kenë qenë ribërë në shekujt e mëvonshëm (Rajashekhar te Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 184)
- ^ Historianët dhe kritikët e artit K. A. Nilakanta Sastri, A. L. Basham, James Fergusson dhe S. K. Saraswathi kanë komentuar rreth arkitekturës Vijayanagara (History of Karnataka, Arthikaje Arkivuar 4 nëntor 2006 tek Wayback Machine Literary Activity)
- ^ a b John M. Fritz & George Michell (eds.): New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara; 2001, ISBN 81-85026-53-X, fq. 10
- ^ Philon (2001), fq. 87
- ^ Dallapiccola (2001), fq. 69
- ^ a b Hampi - A Travel Guide, fq. 36, Department of Tourism, India
- ^ Stili i tyre u karakterizua nga një rikthim te arti i thjeshtë dhe i qetë Badami Chalukya thotë Dr. S.U. Kamath rreth skulpturave në stilin Vijayanagar, A Concise History of Karnataka, fq. 184, Dr. S.U. Kamath
- ^ Hampi - A Travel Guide, fq. 42-43, Department of Tourism, India
- ^ John M. Fritz dhe George Michell (eds.): New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara, fq. 9
- ^ Rafinimi i riteve ceremoniale prodhoi një rafinim përkatës në sistemin tempullor, thotë kritiku i artit Percy Brown, A Concise History of Karnataka, fq. 183, Dr. S.U. Kamath
- ^ Kolonëzat e ngjitura dhe kafshët e skalitura janë një risi domethënëse e mbretërimit të Krishnadevarayas, New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara, redaktuar nga John M. Fritz dhe George Michell, fq. 8
- ^ A Concise History of Karnataka, fq. 183, Dr. S.U. Kamath
- ^ Një imazh përbindshor shërben si parapet. Këto mbashtetje të skalitura mjeshtërisht u përdorën në hyrjet e tempujve dhe si anësore të shkallëve në strukturat e pallateve mbretërore, New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara, redaktuar nga John M. Fritz dhe George Michell, fq. 53
- ^ Një veçori e rregullt thotë Prof. K.A.N. Sastri rreth rëndësisë së kolonave në stilin Vijayanagara te A Concise History of Karnataka, fq. 183, Dr. S.U. Kamath
- ^ New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara, redaktuar nga John M. Fritz dhe George Michell, fq. 35-6
- ^ Sipas Dominic J. Davidson-Jenkins te New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara, redaktuar nga John M. Fritz dhe George Michell, fq. 89
- ^ Sipas Channabasappa S. Patil, New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara, fq. 51, redaktuar nga John M. Fritz dhe George Michell
- ^ Frizë quhet një panel drejtkëndor prej guri, A complete guide to Hoysala Temples, fq. 93, Gerard Foekema.
- ^ Sipas Channabasappa S. Patil, New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara, fq. 57, redaktuar nga John M. Fritz dhe George Michell
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Arkitektura Vijayanagara. |
- Gerard Foekema: A complete guide to Hoysala Temples; 1996, Abhinav, New Delhi, isbn 81-7017-345-0
- Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179.
- "Hampi, A Travel Guide”; Department of Tourism, India, Good Earth publication, New Delhi, 2003, ISBN 81-87780-17-7
- John M. Fritz & George Michell (eds.): New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara; MARG, 2001, ISBN 81-85026-53-X
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Incredible India, Hampi Guide
- History of Karnataka, Arthikaje Arkivuar 4 nëntor 2006 tek Wayback Machine
- Temples of Karnataka, Dr. Jyotsna Kamat
- Architecture of Indian Subcontinent, Takeyo Kameya Arkivuar 2 maj 2015 tek Wayback Machine
- TempleNet:Temples of India
- A website with photographs, descriptions and the site maps of the Hampi ruins.