Armanitola
Armanitola
আরমানিটোলা | |
---|---|
Lagje e Dhakës | |
Prejardhja: Lagjja e armenëve | |
Koordinatat: 23°42′50″N 90°24′07″E / 23.714°N 90.402°E | |
shteti | Bangladeshi |
distrikti | Dhaka |
qyteti | Dhaka |
Armanitola (আরমানিটোলা) është një zonë në Dhakën e vjetër, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Bangladeshit. Zona e ka marrë emrin e saj nga vendbanimi armen përreth Kishës Armene.[1][2][3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha Armene e Ringjalljes së Shenjtë u ndërtua në vitin 1781 si një kapelë druri dhe u shenjtërua nga peshkopi Efraim. Kjo ndodhi pak a shumë në të njëjtën kohë që armenët u vendosën në Dhaka.[4] Kisha bart varret e 200 armenëve. Kulla e kishës u rrëzua në vitin 1897 si pasojë e një tërmeti.[5]
Në vitin 1926, u rinovua dhe iu bë një zgjerim Tara Masxhidit.[6] Lumi Turag rridhte pranë xhamisë në shekullin e XIX para se rrjedha e tij të zhvendosej.[7]
Sheshi Armanitola është vendi ku janë mbajtur mjaft fjalime publike nga udhëheqësit e Lidhjes Myslimane Avami në vitin 1949.[8]
Në tetor 2007 aty u rrëzua ndërtesa e vjetër e Shkollës së Mesme të Re Qeveritare për Vajza.[9]
Gazeta “The Daily Star” raportoi se tre vite pas zjarrit të vitit 2010 në Dhaka, që vrau 124 njerëz në zonën e Dhakës së vjetër, duke përfshirë edhe Armanitolën, kishte depo që mbanin kimikate të ndezshme.[10] Në vitin 2014, pronarët e xhamisë 324 vjeçare Hinga Bibi Masxhid të vendosur në Rrugën K. P. Ghosh në Armanitola, filluan ta shkatërronin ndërtesën për ta zëvendësuar me një ndërtesë shumë-katëshe.[11]
Në Armanitola ndodhen dy fjetina të Universitetit Xhaganath, që si 10 fjetinat e tjera të universitetit janë zaptuar ilegalisht. Abdur Rahman Hall është zaptuar nga Policia e Bangladeshit dhe konvikti Shaheed Anëar Shafique u zaptua ilegalisht nga disa banorë.[12]
Në prill 2021, një zjarr në depot e kimikateve vrau dhe plagosi 23 të tjerë.[13] Në zonën rezidenciale të Armanitolës ndodhen një numër i madh deposh, duke përfshirë edhe ato që depozitojnë kimikate.[14] Batalioni i Reagimit të Shpejt arrestoi dy pronarët e depove.[15]
Rezidenca e tregtarit armen të shekullit të XIX, Nikolas Pogose, themeluesi i Shkollës Pogose, në Armanitola u shkatërrua gjatë pandemisë së COVID-19.[16]
Administrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Armanitola është pjesë e zonës elektorale parlamentare Dhaka-7. Ajo përfaqësohet në parlament nga Haxhi Mohamad Salim i Lidhjes Avami.[16]
Arësimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e Mesme Qeveritare e Armanitolës është shkolla e mesme publike e zonës, e cila u themelua në vitin 1904.[17][18]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kisha Armene në Dhaka
- Armenët në Bengal
- Armenët në Indi
- Lista e monumenteve të trashëgimisë në Dhakën e vjetër
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Feldman, Herbert (1968) [1961]. Pakistan: An Introduction (në anglisht). Oxford University Press. fq. 98. OCLC 512697.
Zona e Armanitolës, një emër i fituar nga fakti që një bashkësi armene ishte dikur e përqëndruar aty.
- ^ Ansar Ali; Sushil Chaudhury; Sirajul Islam (2012). "The Armenians". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh.
- ^ Kabir, Tasneem Tayeb (26 qershor 2012). "The Armenian Church: Legacy of a Bygone Era". tasneemtayebkabir.wordpress.com (në anglisht). Dhaka. Marrë më 27 mars 2012.[lidhje e vdekur]
- ^ "Silent Tales of Splendour". The Daily Star (në anglisht). 18 gusht 2003. Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ Jamil, Syed Maqsud (23 janar 2015). "Armenians of Dacca". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ Haider, M. H. (27 gusht 2023). "The Iconic Tara Masjid did not Always Have Those Stars". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ Durdana Ghias (20 korrik 2008). "Shattering Tales of Tattered Mosques". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ Sheikh Mujibur Rahman (2012). The Unfinished Memoirs (në anglisht). Oxford University Press. fq. 130–31, 137, 141. ISBN 978-0-19-906358-1.
- ^ "Part of Century Old Building in City Collapses". The Daily Star (në anglisht). 30 tetor 2007. Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ Shaheen Mollah; Tamanna Khan (4 qershor 2013). "No Lessons Learned". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ Islam, Zyma (17 mars 2014). "Historical Buildings Plundered". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ Kailash Sarkar (31 janar 2009). "Grabbers Occupy All 12 Dorms for Years". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ "Fire from Chemical Storage Leaves 4 Dead, 23 Injured in Old Dhaka's Armanitola". The Daily Star (në anglisht). 23 prill 2021. Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ Shaheen Mollah; Helemul Alam (25 prill 2021). "Armanitola Fire: Newlyweds now on Life Support". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ "Armanitola fire: 2 Warehouse Owners Sent to Jail". The Daily Star (në anglisht). 1 maj 2021. Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ a b Islam, Zyma (22 nëntor 2020). "History Erased". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ "Armanitola, Keramatia in School Hockey Final". The Daily Star (në anglisht). 15 mars 2020. Marrë më 7 tetor 2023.
- ^ Syed Tashfin Chowdhury (29 dhjetor 2004). "Armanitola School Celebrates a Hundred Years". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2023.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ansar Ali; Sushil Chaudhury; Sirajul Islam (2012). "The Armenians". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. isbn 978-984-512-035-7 deri te 978-984-512-048-7.
- Feldman, Herbert (1968) [1961]. Pakistan: An Introduction (në anglisht). Oxford University Press. OCLC 512697.
- Sheikh Mujibur Rahman (2012). The Unfinished Memoirs (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-906358-1.