Jump to content

Xhamia Yjore

Coordinates: 23°42′56″N 90°24′06″E / 23.715629°N 90.401728°E / 23.715629; 90.401728
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia Yjore
তারা মসজিদ
Xhamia Yjore në janar 2023
Religion
AffiliationIslami
DistrictDistrikti i Dhakës
RegionDivizioni i Dhakës
Statusiactive
Location
VendndodhjaRr. Abdul Khairat, Armanitola, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat gjeografike23°42′56″N 90°24′06″E / 23.715629°N 90.401728°E / 23.715629; 90.401728
Architecture
LlojiXhami
StiliArkitektura Mogule dhe Arkitektura islame
CreatorMirza Ghulam Piri
Funded byAli Xhan Bepari
Specifications
Gjatësia21.34 m
Gjerësia7.98 m
Dome(s)5
Minare(t)4

Xhamia Yjore (e njohur edhe si Tara ose Sitara Masxhid), është një xhami e vendosur në Rrugën Abdul Khairat, në lagen Armanitola të DhakësBangladesh. Xhamia ka dizajn dekorativ të zbukuruar me motivin e yjeve blu. Ajo u ndërtua në gjysmën e parë të shekullit të XIX nga Mirza Ghulam Piri (i quajtur edhe Mirza Ahmed Xhani).[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia origjinale në vitin 1850, nga libri me punime litografike "Panorama of the City of Dacca"

Fillimisht xhaminë e ndërtoi fisniku vendor, Mirza Ghulam Piri, prandaj ajo ishte e njohur si Xhamia e Mirza Ghulam Pirit.[2] Paraardhësit e Mirza Ghulam Pirit ishin vendosur në Mohalla Ale Abu Sajid (Armanitola e tanishme). Xhamia nuk është e datuar nga ndonjë mbishkrim, por duke ditur se Mirza Ghulam Piri vdiq në 1860, data e ndërtimit të saj duhet të jetë në gjysmën e parë të shekullit të XIX.[1] Nga ana tjetër libri me punime litografike "Panorama of the City of Dacca", i publikuar në 1850 nga Messrs. Dikinson e paraqet në një litografi xhaminë nën titullin "A House, building by Meerza Golam Peer"[3]

Fillimisht ishte një xhami gjatësore (10.06m x 4.04m) me tre kupola. Kishte tre mihrabe në murin e kiblës në bashkërenditje me tre hyrjet e xhamisë, nga të cilat qendrorja ishte më e madhja. Mbi dhomën e lutjeve ndodheshin tre kupolat, nga të cilat, qëndrorja ishte më e lartë dhe më e madhe se dy të tjerat. Kupolat mbahen në brendësi mbi trompa këndore. Ndërtesa origjinale e xhamisë nuk ishte e dekoruar siç është tani. Muri i thjeshtë dhe i zhveshur i anës perëndimore dëshmonte thjeshtësinë e të shkuarës së saj. Tre hyrjet jugore të xhamisë janë pa dyshim ato origjinale.[1]

Pamje ballore e xhamisë (1967)

Më vonë, në 1926, një sipërmarrës vendor i quajtur Ali Xhan Bepari e rinovoi xhaminë. Ai financoi riveshjen e saj me pllaka me modele të larmishme delikate dhe të pasura, si yjet blu dhe motive të tjera. Ai i shtoi edhe një verandë në anën lindore të saj, pak a shumë duke e dyfishuar gjerësinë e saj pa e ndryshuar modelin e saj fillestar. Në façatën lindore të verandës u ngritën pesë arkada mbi katër shtylla. Që atëherë xhamia mori emrin e tanishëm "Tara Masxhid" (ose dhe "Sitara Masxhid").[4]

1987 xhamia u shndërrua në një xhami me pesë kupola. Tashmë, gjatësia dhe gjerësia e xhamisë janë 21.34m dhe 7.98m përkatësisht. Planimetria e saj pësoi disa ndryshime; një mihrab u shkatërrua dhe u shtuan tre mihrabë të rinj dhe dy kupola të tjera. Arkada pesë-harkore mundëson hyrjen në xhami. Harqet e shumëfishtë mbahen mbi shtylla tetëkënore.[1]

Pamje sallës së lutjeve me tavanit dhe tamburin e kupolës sipër

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E ndërtuar fillimisht në Stilin Arkitekturor Mogul, ajo ishte një xhami e thjeshtë drejtkëndore, me përmasa 10 metres (33 ft) x 3.35 metres (11.0 ft) me tre dyer në façatën lindore (façata kryesore) dhe dy të tjera, një në murin verior dhe një në murin jugor. Në kohën e ndërtimit, Xhamia Yjore u projektua dhe ndërtua me tre kupola, të vendosura mbi dhomën e lutjeve, ku qendrorja ishte më e madhja. Kullat theksonin këndet dhe façatat shfaqnin panele të suvatuara dhe dekoruara. Ndërtesa ishte shumë e thjeshtë, me asnjë nga elementet dekorativë që shohim sot. Tre dyert harkore në anën jugore të xhamisë janë hyrjet origjinale.[2]

Rinovimin i saj në 1926, i shtoi një verandë ballore dhe sipërfaqja e saj, si brenda ashtu edhe jashtë u ribë në 'çini tikri'. 'Çini tikri' është një mozaik i dekoruar me copa porcelani, që qe popullor gjatë viteve 1930. Një pjesë përdor copa porcelani në ngjyra solide dhe formon modele nëpërmjet vendosjes së këtyre pjesëve të ngjyrosura në sipërfaqen e bardhë, ndërsa pjesa tjetër përdor copa qelqi të glazuar. Copat e porcelanit për mozaikun u morën enë porcelani japonez dhe anglez. Xhamia është një nga shembujt shumë të paktë të mbetur të dekorimit me këtë lloj mozaiku.

Pamje anash e hyrjes

Kupolat dhe eksteriori u mbuluan me mozaik të dekoruar me motive me ngjyra në formë yjore. Në këndet e harqeve dhe gjetkë në fasadë një motiv i rëndësishëm dekorativ është vazoja me lule. Për dekorimin e xhamisë janë përdorur motive vazosh me lule, degësh lulesh, rozeta, gjysmë-hëna, yje dhe shkrimi kaligrafik arab. Muri i jashtëm midis dyerve është dekoruar me motivin japonez të Fuxhisanit (malit Fuxhi) mbi pllaka të glazuara, ndërsa pjesa e sipërme e fasadës dekorohet me një dizajn gjysmë-hëne dhe ylli. Mbi kupolat prej mermeri të bardhë janë krijuar qindra yje blu. Motivi i yjeve blu mbizotëron në të gjithë xhaminë gjë që i jep emrin "Xhamia Yjore" ("Tara" ose "Sitara Masxhid" në bengalisht).[1]

Detaj dekorativ i brendshëm

Përgjatë kohës, i janë bërë edhe shtesa dhe rinovime të tjera, por veçoria e motiveve yjore blu ka rezistuar. Në 1987, Ministria e Çështjeve Fetare dhe Departamenti i Arkitekturës kontraktoi Giasul Huque dhe Zahiruddin-in për të bërë zgjerimin e sallës së lutjeve, që të përfshinte edhe dy kupola të tjera. Kjo shtesë u dekorua gjithashtu me copa porcelani me forma yjore, të vendosura mbi sipërfaqen e bardhë. Këtë herë, një pjesë e strukturës origjinale u shemb për ti hapur rrugë dy kupolave të tjera dhe krijimin e pesë hyrjeve harkore. Megjithë shtesat dhe rinovimet e ndryshme, shumica e strukturës fillestare qëndron akoma.[2] Pjesa e sipërme e façatës lindore përfshin edhe motvin e gjysmë-hënës.

Dekorimi i brendshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punimi çini tikri mer një tjetër teksturë, duke përdorur copa të ndryshme qelqi të glazuara në sipërfaqen e brendshme. Tre mihrabët dhe dyert janë dekoruar me modele floreale mozaiku. Motivi i lules në vazo është përsëritur si te pendenti ashtu dhe te interiori i murit të verandës. Në sipërfaqen midis dyerve gjendet një element dekorativ japonez me motivin fuxhijama. Tre mihrabët dhe dyert e dekoruara me mozaik me model floreal. Motivi i vazos me lule përsëritet si një element dekorativ në pjesën e brendshme të murit të verandës.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e Ayesha Begum (2012). "Star Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: the National Encyclopedia of Bangladesh (Online ed.) (në anglisht). Dhaka: Banglapedia Trust, Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 1 qershor 2024.
  2. ^ a b c "Nineteenth Century Star Mosque in Dhaka". www.bangladesh.com (në anglisht). Marrë më 1 qershor 2024.
  3. ^ Lithographed and published by Messrs. Dickinson, 114, New Bond Street (1850). "Panorama of the City of Dacca" taken from the Buriganga River, with Notable Residences and Other Buildings (në anglisht). Londër: Yale Center for British Arts, Rare Books and Manuscripts.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  4. ^ Haider, M. H. (27 gusht 2023). "The Iconic Tara Masjid did not Always Have those Stars!". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 28 gusht 2023.

Lexime të mëtejshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]