Jump to content

Bara Katra

Coordinates: 23°42′53″N 90°23′43″E / 23.7146°N 90.3952°E / 23.7146; 90.3952
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bara Katra
বড় কাটরা
Rrënoja të Bara Katrës në 2008
Informacion i përgjithshëm
Statusimonument
TipiKarvansarai
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
QytetiDhaka
ShtetiBangladesh
Koordinatat23°42′53″N 90°23′43″E / 23.7146°N 90.3952°E / 23.7146; 90.3952
Ndërtimi filloi1644
Përfundimi1646
Technical details
Materialtulla
Informata tjera
Number of stores3

Bara Katra (bengalisht: বড় কাটরা; Karvansarai i madh) është një nga monumentet më të vjetër historik-arkitektonik në Dhaka.[1] Fjala 'Katra' mund të ketë rrjedhur nga fjala arabe 'Katara' që do të thotë ndërtesë me kolona. 'Katra/katara' në arabisht dhe persisht do të thotë 'Karvan Sarai' ose thjeshtë 'Sarai'. Është një ndërtesë pallat që daton nga sundimi i Dinastisë Mogule në rajonin e Bengalit. Është e vendosur në jug të Pazarit Çouk pranë bregut verior të lumit Buriganga. Ajo u shkatërrua pjesërisht në vitin 2022.[2][3]

Bara Katra

Bara Katra u ndërtua midis viteve 1644 dhe 1646 nga Mir Abul Kasemi, divani (shefi i zyrës së të ardhurave)[4] i princit mogul Shah Shuxha. Synohej që ajo të ishte rezidenca e Shah Shuxhës, por Shah Shuxha ia dhuroi Mir Abul Kasemit.[5]

Është dëshpëruese që nga ndërtesa ka mbetur më pak se gjysma. Departamenti i Arkeologjisë ka qenë i paaftë të mar përgjegjësinë e monumentit për shkak të mosmarrveshjes dhe rezistencës nga pronarët e saj. Pronarët e kanë ndryshuar ndërtesën origjinale dhe kanë ndërhyrë mbi të me ndërtime të reja.[6]

Abul Kasem al-Husaini at-Tabtaba as-Simnani e bëri këtë ndërtesë, duke e pajisur atë me njëzet e dy dyqane, me kushtin që zyrtarët kujdestarë të saj duhet të shpenzonin të ardhurat e rrjedhura nga dyqanet për riparimin e ndërtesës dhe të varfrit dhe nuk duhej që ata të mernin qira nga ndonjë person që qëndronte aty, kështu që vepra e bamirësisë mund të pasqyrohej te monarku në këtë botë dhe se ata nuk duhej të vepronin kundër, ose ndryshe do të thirreshin për llogari në ditën e gjykimit. - shkruan një mbishkrim i hartuar nga poeti Sa'ad-udin Muhammad Shirazi.


Model i rindërtuar i Bara Katrës
Skicë e vitit 1823 e Bara Katrës nga Sir Charles D'Oyly
Fotografi e vitit 1870 e Bara Katrës
Pamje e Bara Katrës nga jugu në 1975

Ndërtesa ndjek modelin tradicional të karvansaraiveAzisë Qëndrore dhe është zbukuruar sipas Arkitekturës Mogule. Fillimisht ajo përfshinte një oborr katërkëndësh.[5]

Krahu jugor zgjatet 67.97 m (223.0 ft),[6] dhe është përballë lumit Buriganga. Në mes është një hyrje e vendosur një hapje të tejzgjatur tre-katëshe.[5] Portiku ka një hapje arkadë që ngrihet deri në katin e dytë, sipër të cilit ndodhen dritaret e katit të tretë.[6] Hyrja kryesore harkore është në qendër të hapjes. Nën hapje, cepat e harqeve dhe muret rrethues janë dekoruar me panele të suvatuar që shfaqin një larmi formash, duke përfshirë harqe me katër rrathë, me majë, patkua dhe të sheshtë. Pjesa kryesore e krahut është dy-katësh dhe me kulla të larta tetëkëndore të zgjatura anash.[5]

Kullë pranë Bara Katrës

Krahu verior ishte i ngjashëm, por me një portë më pak të përpunuar.[4] Krahu lindor dhe perëndimor ishin një-katësh rreth 70.10 m (230.0 ft) të gjatë.[6]shekullin e XIX, orientalisti James Atkinson e përshkroi ndërtesën si "një grumbull i mahnitshëm arkitekture madhështore dhe të bukur".[7]

Hyrja jugore çonte te një dhomë-roje, pastaj salla me kupolë tetëkondore (tavani i së cilës është suvatuar dhe dekoruar me dizajne modelesh rrjetë gjethesh), dhe në fund në oborr. Në katin përdhes të krahut jugor, ndodhen pesë dhoma me arkada në të dy anët e portikut. Në katin e sipërm, ndaj korridorit hapen dhomat e qëndrimit.[6] Zonat e dyqaneve dhe banimit e rrethojnë oborrin në të katërta anët.[4]

Domethënia kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Periudhës Mogule, Dhaka ishte një qytet port. Anije të mëdha tregëtare mund të hynin në lumin Buriganga. Kjo ishte lidhja kryesore tregtare midis Indonezisë dhe Dhakës. Kështu, ajo ishte një zonë e rëndësishme import-eksporti. Bara Katra përdorej kryesisht si hapësirë zhdoganimi dhe qëndrimi për tregtarët dhe udhëtarët. Ky Karvan Saraj konsistonte në shumë funksione dhe veçori që e bënin atë të jashtëzakonshme. Ajo ja rrit vlerën trashëgimisë arkitekturore dhe kulturore Bangladeshit.

  1. ^ "Bara Katra". Lonely Planet (në anglisht). Marrë më 25 shtator 2017.
  2. ^ "Even the law can't protect Dhaka's heritage!". The Daily Star (në anglisht). 13 shtator 2022. Marrë më 23 shtator 2022.
  3. ^ Alam, Helemul (12 shtator 2022). "Empty promises, demolished heritage". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 23 shtator 2022.
  4. ^ a b c Asher, Catherine B. (1984). The Islamic Heritage of Bengal. Protection of the Cultural Heritage: Research Papers (në anglisht). Vëll. 1. Unesco. fq. 55. ISBN 92-3-102174-5.
  5. ^ a b c d Ahmed, Nazimuddin (1980). Islamic Heritage of Bangladesh (në anglisht). Dhaka: Ministria e Informacionit dhe Transmetimit, Qeveria e Bangladeshit. fq. 50–51. OCLC 8476199.
  6. ^ a b c d e Begum, Ayesha (2012). "Bara Katra". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. 2). Asiatic Society of Bangladesh.
  7. ^ "Bara Katra, south view,Dhaka". British Library (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2019. Marrë më 25 shtator 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]