Jump to content

Arkitektura e Dhakës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mauzoleu i Pari Bibit, në Fortesën e LalbagutStilin Mogul

Arkitektura e Dhakës është një pikëtakimi e shumë stileve arkitekturore. Nga tempujt Sena të ndërtuar nga Ballal Sena, deri te Arkitektura Mogule e Mogulëve, deri te stili Indo-Saraçen (e filluar në Madras) e periudhës së Raxhit Britanik, deri te qiellgërvishtësit prej çeliku dhe kromishekullit të XX. Dhaka ka një bërthamë koloniale në zonën e portit lumor, të rrethuar në mënyrë progresive nga zona më të reja duke kaluar nga Buriganga, e shënuar me tempuj të vjetër, kisha dhe xhami.

Stilet arkitekturore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitektura Mogule[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje ballore e Curzon Hall-it, ndërtuar në Arkitekturën Indo-Saraçene

Arkitektura Mogule është stili arkitekturor simetrik dhe dekorativ i zhvilluar nga Mogulëtshekujt e XVI dhe XVII, një përzierje e Arkitekturës Islamike, Perse[1][2][3] dhe Arkitektura Indiane, në atë që tani është India, Pakistani dhe Bangladeshi.

Disa nga shembujt e parë dhe më karakteristikë që mbeten nga Arkitektura e hershme Mogule u ndërtuan gjatë mbretërimit të shkurtër (15401545) të perandorit Sher Shah Suri, që nuk ishte një mogul; ata përfshijnë një xhami të njohur si Xhamia Kila-i-Kuhna (1541) te Purana KilaDelhi, dhe arkitektura ushtarake e Fortesës së Vjetër në Delhi, te Fortesa e Lalbagut në Bangladesh, dhe Fortesa Rohtas, afër Xhelumit në Pakistan. Mauzoleu i tij, me plan tetëkëndor dhe i vendosur mbi bazë në mes të një liqeni artificial në Sasaram, u përfundua nga djali dhe pasuesi i tij Islam Shah Suri (1545-1553).

Ndërtesë e kompleksit të Ahsan Manzilit, në Arkitekturën Indo-Saraçene

Arkitektura Indo-Saraçene[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitektura Indo-Saraçene (e njohur edhe si Arkitektura Indo-Gothike, Mogule-Gothike, Neo-Mogule, ose Hindu-Gothike) ishte një stil arkitekturor i krijuar nga arkitektët britanikë në gjysmën e dytë të shekullit të XIX në Indinë Britanike. Ajo mori elemente nga Arkitektura vendase Indo-Islamike dhe Arkitektura Mogule, dhe i kombinoi me stilet Gothike Revival si dhe atë Neoklasike të parapëlqyer në Britaninë Viktoriane. Stili mori hov në perëndim pas publikimit të pamjeve të ndryshme nga India nga William Hodges dhe dyshja Daniell, (William Daniell dhe xhaxhai i tij Thomas Daniell) rreth vitit 1795.

Ndërtesa të shquara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë ndërtesa historike janë akoma funksionale dhe bujtin institucione qeveritare, sipërmarrëse ose arsimore.

Tempulli Dhakeshvari[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Dhakeshvari

Tempulli Kombëtar Dhakeshvari ose Tempulli Shtetëror Dhakeshvara (bengalisht: ঢাকেশ্বরী জাতীয় মন্দির i transliteruar si Ðhakeshshori Jatio Mondir) është një tempull i famshëm hinduDhaka, që zotërohet nga shteti, bërë që të marr epitetin Tempulli Kombëtar i Bangladeshit". Emri "Dhakeshvari" (bengalisht: ঢাকেশ্বরী i tranliteruar Ðhakeshshori) do të thotë "Hyjnesha e Dhakës". Ai është i vendosur në jugperëndim të 'Hollit të Salimullahut' në Universitetin e Dhakës 23°43′21.38″N 90°23′24.08″E / 23.7226056°N 90.3900222°E / 23.7226056; 90.3900222. Që nga shkatërrimi i Mandirit Ramna Kali1971 nga ushtria pakistaneze gjatë 'Luftës për Çlirimin e Bangladeshit', Tempulli Dhakeshvari ka marrë statusin e vendit më të adhuruar hindu në Bangladesh.[4] Është edhe tempulli më i madh hindu në Bangladesh.[5] Ai është një nga Shakti Pithat, faltoret e hyjneshës Shakti në nënkontinentin Indian.

Tempulli kryesor

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tempulli Dhakeshvari (i hyjneshës Dhakeshvari, formw e Durgas) u ndërtua në shekullin e XII nga Ballala Sena, mbret i dinastisë Sena, dhe thuhet se qyteti i Dhakës është emërtuar sipas emrit të hyjneshës.[6] Stili i tanishëm arkitekturor i tempullit nuk mund të datohet nga ajo periudhë për shkak të riparimeve, rinovimeve dhe rindërtimeve të shumta që kanë ndodhur përgjatë kohës. Ai konsiderohet pjesë thelbësore e trashëgimisë kulturore të Dhakës. Shumë studiues konsiderojnë se tempulli është një nga Shakti Pithat, ku besohet se ka rënë xhevahiri i kurorës së hyjneshës Sati. Megjithëse nuk ka rrethana të mjaftueshme historike për ta caktuar këtë si fakt, studiuesit janë drejtuar te ky sit ndërsa përpiqen të përcaktojnë vendin e Shakti Pithas. Prej kohësh tempulli është konsideruar shumë i rëndësishëm. Murti zanafillor 800-vjeçar u çua në Kumartuli të Kalkutës, në Bengalin Perëndimor të Indisë. Gjatë ndarjes së Indisë, ajo u soll në Kalkuta nga Dhaka me miliona refugjatë. Nga viti 1950, sipërmarrësi Debendranath Chaudhary ndërtoi tempullin e hyjneshës në zonën Kumortuli dhe vendosi disa nga pasuritë e hyjneshës për shërbim të përditshëm. Idhulli është 1.5 këmbë i lartë, ka tetë krahë, i hipur mbi luanin e saj në formën e 'Katjani Mahishasurmardini' (formë e 'Durgës'. Në dy krahët e saj ndodhen Lakshmi, Sarasvati, Kartikeja dhe Ganesha. Një familje tivari nga Azamgarhu u caktua nga familja mbretërore për adhurimin e përditshëm të perëndeshës. Në vitin 1946, pasardhësit e asaj familje erdhën në Kalkuta dhe u caktuan prapë, duke i shërbyer perëndeshës akoma.

Statuja zanafillore e hyjneshës në Tempullin Dhakeshvari Mata në Kalkuta
Kopja në Tempullin Dhakeshvari
Idhulli Dhakeshvari Mata në Kalkuta dhe Dhaka

Idhulli kryesor i Tempullit Dhakeshvari, është një kopje e idhullit origjinal. Besohet se mbretëresha, gruaja e Bixhoi Senës shkoi në Langolbond për tu larë. Gjatë rrugës së saj të kthimit ajo lindi një djalë, të njohur nga historianët si Ballala Sena.[7] Pas ngjitjes në fron, Ballala Sena ndërtoi këtë tempull për të glorifikuar vendlindjen e tij. Legjendat thonë se Ballala Sena njëherë ëndërroi perëndinë të mbuluar nën xhungël. Ballala Sena zbuloi perëndinë nga dhe aty ndërtoi një tempull, të emërtuar Dhakeshvari. Çfarëdo që përshkruajnë legjendat, hindut e konsiderojnë Dhakeshvarin si perëndinë kryesore të Dhakës, që është një mishërim ose formë e perëndeshës Durga, e etiketuar si Adi Shakti. Idhulli i Durgës është quajtur Dhakeshvari.

Struktura e tempullit kryesor nga ana perëndimore

Pamja e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brenda kompleksit Dhakeshvari ndodhen tempuj të dy tipeve arkitekturore. I lashti është i hyjneshës Ponçarotna Durga që e humbi pamjen e tij të hershme pas punimeve të rinovimit. Bradly Bird e shkroi këtë në fillimin e këtij shekulli. Përveç këtij ndodhen edhe katër tempuj të Shivës. Sipas thënieve, në shekullin e XVI mbreti Man Singh I i ndërtoi këta tempuj duke vendosur aty katër 'Shiva Linga'. Por ky pohim duket i pabesueshëm. Shkrirja e Bangla çouçala-s dhe tempullit me shikarë është e dukshme në arkitekturën e tempullit Dhakeshvari. Ratan Lal Chakraborti përmend në një artikull se "struktura dhe arkitektura e tij është me gjasa një pagodë budiste". Nga kjo ai hamendësoi se tempulli me gjasa u ndërtua në shekullin e X.

Ridojnath Maxhumder përshkroi se si dukej Tempulli Dhakeshvari në shekullin e XIX. Në atë kohë tempulli ishte i mbuluar nga xhungla dhe në veriun e tij rruga Urdu shkonte në përdëndim drejt Pilkhanës dhe në jugperëndimin e tij ishte rruga e Mirpurit. Në jugun e tij ndodhej një pyll dhe në lindje ishte pazari urdu.

Pamja e brendshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hyrja e tempullit kryesor

Tempulli është një pançaratna, përballë të cilit është Natamandiri dhe përreth tij ndodhet një rresht dhomash dhe një pellg i madh dhe 'porta nahobotola' përmes të cilës kalonin zakonisht elefantët. Në lindje ndodhen varret e disa shenjtëve që luteshin ose meditonin në tempull. Jashtë tempullit ndodhen 5–6 pagoda me një Shiva Linga. Prifti i Tempullit Dhakeshavri lutej çdo ditë. Perëndia është doshvuxha. Besohet se paraqitja e hyjnisë është bërë prej ari. Në anën e majtë dhe të djathtë të perëndisë ndodhen disa murti të tjerë. Si shumë tempuj të tjerë të lashtë brendësia e tij është e errët. Për të parë perëndinë duhet rregulluar ndriçimi. Tempulli zotërohet nga shumë pasi është blerë nga kujdestari i ri nga kujdestari i vjetër. Xhotindramohan e bleu në vitin 1901. Dhakeshavari është kurorëzuar por është një banesë paqeje. Zhurma e ulët i zërave, e përzier me dritën e mbrëmjes dhe tinbgujt e kambanës së tempullit e bëjnë mjedisin paqësor dhe të lumtur.

Tempujt e Shivës në kompleksin Dhakeshvari

Gjendja e tanishme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historikisht, mjaft nga kujdestarët e tempullit janë torturuar dhe vrarë nga ushtria apo ekstremistët islamikë, megjithëse shumica, duke përfshirë edhe kryepriftin, u strehuan në fshatrat e tyre stërgjyshërore pastaj në Indi, duke i ikur kështu vdekjes.[8]

Statujat e zotave gjatë celebrimi të Durga Puxhës

Tempulli u dëmtua rëndë gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit në 1971, dhe më shumë se gjysma e ndërtesave tempullore u shkatërruan. Holli kryesor i adhurimit u mor nga ushtria pakistaneze dhe u përdor si depo armatimi.[8]

Një pjesë domethënëse e tokës së tempullit ishte rrëmbyer për shkak të Aktit të Titujve të Pronësisë dhe konfiskimin nga Qeveria e Bangladeshit, kështu që hapësira e tanishme është mjaft më e vogël se ajo historike. Turmat shkatërruese myslimane e kanë sulmuar shumë herë kompleksin tempullor,[9] me sulmin e fundit të rëndë të ndodhur në dhjetor 1992 (me gjasa si shpagim për shkatërrimin e Xhamisë BabriAjodhja të Indisë).

Në vitin 2018, kryeministri i Bangladeshit Sheikh Hasina duke vizituar Tempullin Dhakeshvari, shpalli dhurimin e tokës përreth tempullit autoriteteve të tij.

Shpallja 'Tempull Kombëtar i Bangladeshit'

Në vitin 1996, Tempulli Dhakeshvari u riemërtua Mandiri Dhakeshvari Xhatija (Tempulli Kombëtar) duke pasqyruar pozicionin e tij si qendra e kulturës hindu në Bangladesh.[10] Ky ishte kulmi i një fushate të rëndësishme nga grupet hindu bangladeshase, që kërkonin njohjen zyrtare për vendin kryesor të adhurimit hindu duke parë edhe shpalljen e Islamit fe shtetërore në vitin 1988.

Pamje 360-gradë e kompleksit tempullor Dhakeshvari

Si pasojë e kësaj flamuri i Bangladeshit vendoset çdo mëngjes jashtë tempullit kryesor, ndërsa ndiqen rregullat e flamurit kombëtar, si vendosja në gjysmë-shtizë me rastin e ditëve të zisë. Siç është praktikë me besimet e tjera të rëndësishme në Bangladesh, një praktikë e zakonshme janë lutjet gjatë gjithë ditës në festat e rëndësishme kombëtare si Dita e Pavarsisë, Dita e Dëshmorëve të Gjuhës, Dita e Fitores si dhe përkujtimi i ditë së lidjes dhe vdekjes së udhëheqësve të mëparshëm.

Pamje ajrore e Fortesës së Lalbagut, me shtëpinë e qeveritarit majtas, Mauzoleu i Pari Bibit në mes dhe xhamia djathtas, tre ndërtesat kryesore

Fortesa e Lalbagut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fortesa e Lalbagut (bengalisht: লালবাগ দূর্গ transliteruar "Lālabāga Kēllā") (e njohur edhe si "Fortesa e Aurangabadit") është një pallat-fortesë e pa përfunduar mogule në lumin Buriganga në pjesën e Dhakës së vjetër jugperëndimore 23°43′08″N 90°23′17″E / 23.7190°N 90.3881°E / 23.7190; 90.3881, Bangladesh. Emri i saj rrejdh nga emri i lagjes së saj, Lalbag, që do të thotë 'Kopështi i kuq'. Emri Lalbag i referohet arkitekturës së kuqërremtë dhe rozë nga Periudha Mogule. Fortesa fillestare quhej Fortesa e Aurangabadit.[11] Ndërtimi i saj filloi në 1678 nga princi Muhamad Azam Shahu, biri i perandorit mogul Aurangzeb dhe vetë perandori i ardhshëm. Pasi princi u thirr nga i ati, ndërtimi i fortesës u mbikëqyr nga qeveritari Shaista Khan. Vdekja këtu e bijës së Shaista Khanit, Pari Bibi në 1684, rezultoi në ndërprerjen e ndërtimit, edhe pse Khani qëndroi aty deri në vitin 1688, për shkak të bestytnisë së tij që fortesa i solli ters. Pari Bibi u varros brenda kompleksit të fortesës.

Varri i Pari Bibit në kompleksin e fortesës

Fortesa e Lalbagut u ndërtua si rezidenca zyrtare e qeveritarit mogul të provincës së Bengalit, Biharit dhe Odishës. Kompleksi përfshin shtëpinë e qeveritarit mogul, varrin e Pari Bibit dhe një xhami. Është e mbushur me lëndina, shatërvane dhe kanale uji. Dy portat e saj jugore ishin më parë harkada portiku. Varri i Pari Bibit u shtua më vonë. Fortesa e Lalbagut u modelua si një version në miniaturë i fortesave mogule si Fortesa e Kuqe dhe Fatehpur Sikri. Gjatë mbretërimit të perandorit Aurangzeb, Bengali mogul u bë motorri ekonomik i perandorisë. Perandori Aurangzeb e quajti Bengalin Parajsa e Kombeve.[12] Dhaka u rrit në një qytet perandorak me një nga elitat më të pasura në Perandorinë Mogule, duke përfshirë anëtarë të familjes perandorake. Artileria Mogule u vendos në fortesë. Dikur e vendosur përkrahë lumit Buriganga, që u tërhoq nga afërsia e fortesës. Ajo u mbush me piktura europiane gjatë shekujve të XVIII dhe të XIX.

Sot, Fortesa e Lalbagut është një nga sitet më të vizituar në Dhaka. Brenda fortesës janë mbajtur mjaft pjesë artilerie. "Ambassadors Fund for Cultural Preservation" po financon një projekt restaurimi për pjesët e fortesës.[13] Fortesa e Lalbagut është një simbolet më të shquara të sundimit mogul në Bengal.

Veshje me pllaka brenda Fortesës së Lalbagut

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Princi mogul Muhamad Azam Shah, biri i Aurangzebit i nisi punimet e fortesës në 1678 gjatë nën-mbretërimit të tij në Bengal. Ai qëndroi në Bengal për 15 muaj. Fortesa mbeti e papërfunduar kur ai u thirr nga i ati, Aurangzebi.

Shaista Khani qe subahdari i ri i Dhakës në atë kohë, por ai nuk e përfundoi fortesën. Në vitin 1684, e bija e Shaista Khanit e quajtur Iran Dukht 'Pari Bibi' vdiq aty. Pas vdekjes së saj, ai filloi ta mendonte fortesën si fatkeqësi sjellëse, prandaj e la strukturën të papërfunduar.[14] Mes tre pjesëve kryesore të fortesës së Lalbagut, njëra është varri i Pari Bibit.

Pasi Shaista Khani e la Dhakën, ajo e humbi rëndësinë. Shkaku kryesor ishte se kryeqyteti u zhvendos nga Dhaka në Murshidabad. Pas përfundimit të periudhës mogule, fortesa u braktis. Në 1844, zona u quajt Lalbag duke e zëvendësuar emrin Aurangabad, dhe fortesa u bë Fortesa e Lalbagut.[15]

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezidenca e qeveritarit mogul (Divan-i-Aam) dhe hamami ngjitur me të

Për një kohë të gjatë fortesa konsiderohej si një kombinim i tre ndërtesave (xhamia, varri i Pari Bibit dhe Divan-i-Aamit), me dy porta dhe një pjesë pjesërisht të dëmtuar të murit fortifikues. Gërmimet e fundit të zhvilluara nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit zbuluan praninë e strukturave të tjera.

Muri fortifikues jugor ka një bastion në këndin jugperëndimor. Në veri të murit jugor fortifikues ishin ndërtesat e shërbimeve, stalla, blloku i administratës, kurse pjesa e saj perëndimore akomodonte një kopësht të bukur të mbuluar me rregullime për shatërvanet dhe një ujëmbledhës. Pjesa rezidenciale ishte e vendosur në lindje të murit perëndimor fortifikues, kryesisht në jugperëndim të xhamisë.

Muri fortifikues në jug ka pesë bastione në intervale të rregullt, dy kate të lartë, ndërsa muri perëndimor kishte dy bastione; më i madhi është afër portës kryesore jugore. Bastionet kishin një tunel.

Zona qendrore e fortesës është e zënë nga tre ndërtesa Divan-i-Aami dhe hamami në lindjen e saj, Xhamia në perëndim dhe Varri i Pari Bibit midis të dyjave – në një linjë, por jo në largësi të barabartë. Një kanal uji me shatërvane në intervale të rregullta lidh tre ndërtesat nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug.[11]

Divan-i-Aami

Divan-i-Aami është një rezidencë dy-katëshe e qeveritari mogulBengalit e vendosur në anën lindore të kompleksit.[15] Një hamam një katësh është ngjitur me anën e tij perëndimore. Pjesa e hamamit ka një dhomë nëntokësore për të ngrohur ujin. Një mur i gjatë ndarës shtrihet përgjatë façatës perëndimore të hamamit.[11]

Ndërtesa është e vendosur rreth 39 metres (128 ft) në perëndim të depozitës, duke u shtrirë nga veriu në jug. Përmasat e jashtme të ndërtesës janë 32.47 m × 8.18 m (107 ft × 27 ft).[16]

Ka mjedise banimi në çdo kat dhe një korridor qendror që i lidh ato. Në pjesën jugore të ndërtesës ndodhet një hamamkhana, që është një nga shtatë hamamkhanat që ekzistojnë ende në trashëgiminë e Bangladeshit.[16]

Gërmimet e fundit (19942009) tregojnë se poshtë ndërtesës së hamamkhanës ndodhej një dhomë e veçantë, ku arkeologët gjetën elementë për ngrohjen e ujit, duke furnizuar ujë të ngrohtë ashtu si dhe të ftohtë për te hamamkhana nëpërmjet qyngjeve prej balte të prodhuara për këtë qëllim. Zbulimi i pikave të zeza në dhomën nëntokësore provonin se për të ngrohur ujin është përdorur zjarri. Kishte gjithashtu një banjë anës hamamkhanës.[16]

Xhamia e fortesës

E gjithë ndërtesa me rregullimet e hamamkhanës tregon qartësisht se ajo përdorej nga subadari i Bengalit dhe se subadari ishte Shaista Khani. Nga raporti i guvernatorit të fabrikës angleze mësohet se Shaista Khani jetonte në këtë dhomë dhe disa europianë mbaheshin të ndaluar këtu.[17]

Depozita

Një depozitë në formë katrore (71.63 metres (235 ft) në secilën anë) është vendosur në lindje të Divan-i-Aamit. Ajo ka katër shkallë në kënde për të zbritur në të.[11]

Varri i Pari Bibit

Varri i Pari Bibit, bija e Shaista Khanit, është në mes të kompleksit. Ka një dhomë qëndrore katrore, që përmban mbetjet e Pari Bibit të mbuluar nga një kube false tetëkëndore të mbështjellë me fleta tunxhi.[11] I gjithë muri i brendshëm është i mbuluar me mermer të bardhë. Tetë dhoma rrethojnë atë qëndrore. Ndodhet edhe një varr i vogël në dhomën e këndit juglindor.[11]

Xhamia e Fortesës së Lalbagut

Xhamia ka tre kube dhe është relativisht e vogël për një kompleks të madh, me një depozitë uji përballë për pastrimin. Ajo ka një plan gjatësor prej 20.34 m × 10.21 m (66 ft 9 in × 33 ft 6 in) së jashtmi dhe 16.36 m × 6.15 m (53 ft 8 in × 20 ft 2 in) së brendshmi.[18]

Rrëfenjat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porta Jugore e fortesës e pikturuar nga Johan Zoffany në 1787

Që nga koha e ndërtimit, kanë ekzistuar mjaft mite përreth fortesës. Besohet gjerësisht se Fortesa e Lalbagut qëndron si një monument i ëndrrave të papërmbushura të princit Muhamad Azam Shah, biri i pëlqyer i perandorit Aurangzeb. Në mes të shekullit të XVII, ai shërbente si nënmbret i Bengalit dhe filloi ndërtimin e kompleksit mbresëlënës të Fortesës së Lalbagut.

Përpara se ndërtimi të mbaronte, pas 15 muajsh aty, i ati e thirri princ Azamin për ta ndihmuar në luftë kundër mbretërisë marathi. Pasi princi mogul u largua, projektin e vijoi Shaista Khani, por pas vdekjes së parakohshme të së bijës shumë të dashur, Iran Dukht, të njohur si Pari Bibi, ndërtimi ndaloi. Thuhet se Bibi ishte e fejuar me princ Azamin në kohën e vdekjes së saj.

Ka legjenda dhe diskutime rreth identitetit të Pari Bibit. Disa studiues pohojnë se ajo ishte një princeshë ahome nëntë vjeçe. Thuhet se atë e solli Mir Xhumali pas ekspeditës në Assam afër kodrave Garo kundër ahomëve. Ai mori bijën e Ahom Raxhait për ta detyruar atë të zbatonte traktatin e mëparshëm të paqes. Më vonë, perandori e konvertoi atë në Islam dhe e martoi me princin Azam. Megjithatë, duke lënë në hije të gjitha diskutimet, njerëzit tani besojnë se ajo ishte bija e dashur e Navab Shaista Khanit.[19]

Është folur edhe për kalime të fshehta që çojnë në Indi. Në fakt ka mjaft kalime nëntokësore që tani janë mbyllur hermetikisht. Pasi princi Azam u bë perandor dhe pas shumë vjetësh, legjendat thonë se dy nga këto kalime nëntokësore çonin te fortesa e rrënuar Zinzira që ishte vendosur në anën tjetër të lumit Buriganga. Kalimet e tjera ishin ndërtuar si labirinte ku pushtuesit dhe të pa lejuarit të humbnin rrugën dhe në fund të vdisnin urie ose të asfiksoheshin. Misteri mbrapa këtyre kalimeve të fshehta mbetet akoma i pazgjidhur dhe qëllimi i vërtetë i këtyre labirinteve arkitekturore mbetet i panjohur. Gjatë luftës thuhet se princ Azami u fut në një kalim për në Indi, ku e shpalli veten perandor dhe mori fronin. Në përplasjet politike që ndoqën kalimin e diskutuar të fronit, ai dhe biri i tij princ Bidar Bakhti u mundën dhe u vranë më 8 qershor 1707 në Betejën e Xhaxhaut nga nga gjysmë-vëllai i tij më i madh. Disa besojnë se Azami dhe Bidari humbën në kalimet e fshehta dhe nuk u kthyen kurrë.

Kalim i fshehtë në fortesë

Arkeologët zbuluan vijimin e mureve të fortesës kryesore në drejtimin lindor poshtë rrugës Shaishta Khan. Ata menduan se zona e tanishme e killës përfaqëson gjysmën e asaj të planifikuar nga princ Azam Khani. Porta në fortesën juglindore (pranë Lalbag Shahi Masxhidid) pasi nevojat përshtaten me portën qendrore në mes të fortsës. Gjysma tjetër në lindje — me gjasa e planifikuar për qëllime administrative (Zona rrethuese e fortesës) — ishte e papërfunduar ose e shkatërruar shumë kohë më parë.[20]

Në fortesë ndodhen disa tunele që tani janë të vulosur. Thuhet se dy nga tunelet çojnë te fortesa tashmë e rrënuar, Zinzira, që ishte në anën tjetër të lumit Buriganga. Një tjetër kalim ishte një labirint. Në fakt, është pohuar se gjatë Kryengritjes së Sepojëve kundër sunduesve kolonialë në 1857, shumë nga sepojët e mundur dhe të rrethuar (ushtarët indianë të rekrutuar nga britania që u rrebeluan) u përpoqën të iknin përmes këtyre kalimeve, duke e humbur jetën brenda tyre. Edhe ushtarët britanikë që i ndoqën ata për ti arrestuar nuk u kthyen. Madje thuhe se britanikët, për të hetuar këtë ngjarje dërguan një elefant dhe qenë në tunele, por as ata nuk u kthyen më. Pas kësaj, tunelet u vulosën përfundimisht.[21]

Ruplal House[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ruplal House në 1875

Ruplal House (më herët e njohur si Aratun House) është një ndërtesë rezidenciale madhështore e shekullit të XIX në zonën e Farashganxhit në Dhakën e Vjetër, Bangladesh 23°42′13.1″N 90°24′49.1″E / 23.703639°N 90.413639°E / 23.703639; 90.413639. Ajo është një ndërtesë dy-katëshe e ndarë në tre blloqe të pabarabarta, në stile lehtësisht të ndryshëm. Rezidenca zgjatet rreth 9144 m përgjatë bregut të lumit.

Blloqet me një sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 24 000 m2 në dy kate, përfshijnë mbi pesëdhjetë dhoma të madhësive të ndryshme. Nga to holli qëndror në katin e sipërm të krahut perëndimor, ishte një sallë mbresëlënëse kërcimi e dekoruar në mënyrë elegante. Në veri dhe jug dy veranda të gjera zënë të gjithë gjatësinë e bllokut dhe mbahen me gjysmë-kolona të rrumbullakta korintike ose shtylla katërkëndore tullash me harqe të segmentuar tre-rrathësh sipër.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1730 francezët u vendosën në Dhaka për të ngritur sipërmarrjet e tyre. Ata blenë një shtëpi në bregun Burigangës nga xhamindari Sheikh Mutiullah dhe bënë rezidencën e tyre në vend, tashmë të njohur si Ahsan Manzili. Naib Nazimi, Navazish Ali Khani u dha leje atyre të ndërtonin tregun e tyre në zonë, kështu ajo u emërtua 'Frençganxh', por për vendasit ajo u njoh si 'Farashganxh'. Francezët nuk mundën të përfitojnë shumë, kështu që e lanë atë në 1784. Xhamindar Pogose, armen, e mori me qera pronën nga qeveria britanike.

Ruplal House në fillim të 1900-ës

Në vitin 1680 një digë apo argjinaturë u ndërtua përgjatë bregut të lumit Buriganga për ta mbrojtur bregun nga përmbytjet dhe erozioni, ashtu si dhe për të mundësuar një zonë rekreacionale përgjatë Burigangës. Në 1864, ajo u ndërtua nga komisioneri C.T. Buckland, prandaj u njoh si Buckland Bandi. Band është një fjalë hindi (Hindi: बंद) që tregon një rrethim dytësor, tipikisht të përbërë nga një mur, që rrethon një ujëmbledhës ose ose një argjinaturë apo një mekanizëm për të mos lejuar derdhjet e rrjedhjet. Buckland Bandi ishte një vend grumbullimi i ri për banorët e Dhakës; ata vinin këtu të shijonin pamjen e lumit. Sipas autobiografisë së Ridoai Nath Moxhhumderit, në fillim aty u vendosën 12 banka çeliku që nuk ishin të mjaftueshme. Kështu u shtuan tetë banka të tjera. Turma që vizitonte Buckland Bandin në atë kohë provonte se ai ishte një vend shumë i freskët dhe madje edhe sot pas pothuaj 300 viteve vendi është ende i përdorur si një vend grumbullimi shoqëror nga banorët vendorë. Ndërtimi i argjinaturës e shndërroi zonën në një vend shumë të pëlqyer dhe një sërë zamindarësh filluan të ngrinin banesat e tyre te dhe përreth bandit.

Mjedisi fillimisht zotërohej nga pronari famëkeq armen i tokave në Dhaka, Stefen Aratun, i cili e ndërtoi rezidencën në vitin 1825. Më vonë në 1840 ajo u ble nga dy vëllezër, tregëtarë të pasur hindu, Ruplal dhe Raghunath Das. Ata kontraktuan “Martin Company”, një firmë arkitekturore nga Kalkuta, e cila e rindërtoi atë me një kosto të stërmadhe rindërtimi.[22] Rezidenca u ndërtua në bregun verior të lumit Buriganga, përkrahë Argjinaturës Buckland me pamje nga shëtitorja breglumore në lagjen Farashganxh të Dhakës së vjetër.

Bijtë e Svarup Çandrës, Ruplal dhe Raghunath Das ishin xhamindarë dhe tregëtarë hindu. Ruplali ishte anëtari i parë i arsimuar i familjes së tij. Në provimin Probeshika ai u rendit i pari dhe ishte një adhurues i madh i muzikës. Ai nuk shpenzonte shumë në çështje shoqërore por shpenzonte shumë për muzikantët. Ruplal House është e shquar për bujtjen e aktiviteteve kulturore të kohës. Gurutë e muzikës klasike indiane si Ostad Alaudin Khani, Ostad Vall Ullah Khani dhe Lakshmi Devi u ftuan rregullisht në shfaqje.

Ruplal House së pari u bë e njohur në vitin 1886, kur Ruplal Dasi organizoi një ballo në nder të nënbretit të Indisë, Lord Dufferin-it.[23]1886 Lord Dufferin u ftua për të vizituar Dhakën nga paria e kohës. Për këtë qëllim midis Ahsan Manzilit dhe Ruplal Houseit u zhvillua një garë, se kush do ta mirëpriste nënmbretin e Indisë. Kjo garë, me votat e parisë së qytetit, u fitua nga Ruplal House, gjë që ja shtoi asaj rëndësinë politike në atë kohë. Për të shfaqur statusin e tyre shoqëror ata shpenzuan shumë për ta zbukuruar atë.

Pas tërmetit të vitit 1897 kulla e orës së rezidencës u rrëzua dhe familja e zhvendosi rezidencën e saj në një tjetër vend, duke e braktisur atë për 50 vite. Historia e Pazarit Shjam fillon pasi familja Das e la shtëpinë. Në anën lindore të Ruplal House ndodhej një kopësht i emërtuar 'Roghubabur Bagaan' si dhe një argjinaturë e emërtuar 'Argjinatura Shajambabur'. Pasi familja e la shtëpinë, kopështi e humbi bukurinë e tij për shkak të mosmirëmbajtjes. Atëherë aty filloi tregu i njohur si Pazari Shjam. Mjedisi përreth argjinaturës u zhvillua si një zonë e pasur rezidenciale që u zu kryesisht nga oficerë dhe tregtarë evropianë të klasës së lartë. Por nga viti 1930 bregu i lumit e humbi cilësinë e tij rezidenciale dhe u zhvillua si një zonë komerciale.

pamje e rezidencës me tregtarët zaptues

Pas ndarjes së Indisë1947, familja Dasi e la Dhakën për të shkuar në Kalkuta. Në vitin 1958 Ruplal House-in dhe disa shtëpi të tjera në Dhaka i mori Familja Xhamall, në shkëmbim të shtëpisë së tyre në zonën shik të Auckland SquareKalkuta. Në 1962, kjo u formalizua nëpërmjet një akti shkëmbimi.[23] Mohamed Sidik Xhamall dhe vëllai i tij më i ri, Ibrahim Sidik Xhamall u bënë bashkëpronarët e Ruplal House-it duke e riemërtuar atë "Jamall House". Mohamed Sidik Xhamalli dhe i biri i tij Husain Sidik Xhamalli jetuan në katin e parë. Një tjetër djalë, Habib Sidik Xhamalli jetoi në katin e sipërm. Kati përdhes u përdor si një kamp policor e zyrë të ardhurash.

Por në 1976 Mohamed Sidik Xhamalli dhe familja e tij mërguan në Indi dhe perëndim. Shumica e nipërve të tij dhe vëllai i tij, Ibrahim Sidik Xhamalli që mund të prentendojnë pronësinë mërguan në Sh.B.A., Britani, Kanada, Australi dhe vendet e Gjirit. Një pjesë e katit të parë të 'Jamall House-it' në 1958 u përdor nga shkolla përgatitëse princ Karim Ago Khan. Në 1973 rezidenca u shndërrua në një kolegj, por kjo zgjati vetëm 16 ditë. Më vonë ajo u përdor si banesë rezidenciale e familjeve të nënoficerëve dhe oficerëve të rinj të ushtrisë. Blloku Roghunath është nën pronësi private që nga viti 1948. Tani ndërtesa funksionon edhe si një kompleks rezidencial edhe si kompleks komercial. Është e mbushur me shitës erëzash dhe perimesh dhe nga një ngulim i pa-autorizuar zaptuesish, që kanë ngritur baraka dhe kioska përballë ndërtesës. Blloku lindor ka një pronar që e përdor si banesë në katin e parë dhe depo në katin përdhes.

Sot, Ruplal House është e zënë nga shitësit vendorë të erëzave dhe perimeve dhe një ngulim i paautorizuar zaptuesish. Së fundmi ka qenë "mbrojtur" nga by the Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit; por një ngulim zaptuesish vijon ende të mbajë pjesë të kompleksit. Nevojitet urgjentisht veprimi për të ruajtur këtë strukturë arkitekturore nga degradimi i mëtejshëm. Tashmë mjedisi përreth Ruplal House, duke përfshirë edhe zonën e Argjinaturës Buckland, përbëhet nga tregu më i madh i erëzave të Dhakës. Tregëtarët me shumicë të tipeve të ndryshme të erëzave e kanë zaptuar të gjithë zonën. Madje edhe brenda rezidencës janë futur disa familje. Pjesa tjetër e kompleksit, e njohur si Blloku i Raghunathit, i është dorëzuar një familjeje me origjinë indiane nga pasardhësit e Raghunath Babusë. Një numër i mirë i dyqaneve të erëzave tashmë po punojnë edhe në këtë pjesë. [24]

Pamje verande me kolona e Ruplal House

Stili dhe veçoritë arkitekturore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezidenca dy-katëshe është e ndarë në tre blloqe të pa-barabarta, në stile lehtësisht të ndryshme, në një sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 24 000 m2. Ajo shtrihet madhështore përgjatë lumit rreth 9144 m e gjatë. Ajo ka kolona dorike dhe kishte një orë të madhe në majë, që u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1897.[25] Planimetria e saj e themeleve ndjek formën e shkronjës 'E', me tre krahë që zgjaten drejt veriut, nga të cilët krahu i mesëm zgjatet rreth 1830 m. Ajo përmban një portik madhështor të mbajtur mbi një seri e lartë gjysmë-kolonash korintike me hulli, dhe kryesohet nga një pediment trekëndor, karakteristik i Arkitekturës së Rilindjes.

Blloqet përfshijnë në dy kate mbi 50 dhoma të madhësive të ndryshme, me një sallë qëndrore në katin e sipërm në krahun mbresëlënës perëndimor, që është një sallë kërcimi e zbukuruar në mënyrë elegante me dysheme druri. Në anën veriore dhe jugore shtrihen veranda të gjera në gjithë gjatësinë e bllokut, dhe që mbahen nga gjysmë-kolona korintike të rrumbullakta ose shtylla katërkëndore tullash me harkada të segmentuara tërfilore sipër. "Ruplal House" ishte konkurentja e vetme e Ahsan Manzilit gjatë periudhës koloniale britanike.[26]

Blloqet e rezidencës në themele ishin të ndarë, por në katin e sipërm të lidhur nga një harkadë. Këto tre blloqe sipas madhësisë ishin:[27]

  1. Blloku i Ruplalit, krahu perëndimor – rreth 7 620 metra2.]
  2. Blloku i Raghunathit, krahu lindor – rreth 3 657 metra2.]
  3. Blloku Qëndror, afërsisht 2 743 metra2.]
Veçoritë arkitekturore të Bllokut të Ruplalit

Blloku i Ruplalit u dizenjua në stilin Neo-klasik. Ky krah madhështor ishte katror në planimetri me një oborr qëndror katror. Kolonat e thjeshta i japin oborrit ndjesinë e dritës dhe përpjesëtimit. Dhomat u vendosën rreth këtij oborri qëndror në mënyrë që të krijonin privaci. Hyrja e tij kryesore është nga portiku verior me një pediment trekëndor mbi kolona të hullizuara, e me kapitele të stilit korintik, që vënë në dukje hyrjen dhe hyrjen e tij dytësore nga oborri përmes serisë së harkadave që janë mjaft ftuese. Blloku i shërbimeve me lartësi më të ulët është lehtësisht i shkëputur nga blloku kryesor.

Veçoritë strukturore të Bllokut të Ruplalit
Pamje e Ruplal House afër lumit

Themelet: themelet peshë mbajtëse me tulla janë përdorur si superstrukturë pa përdorur ndonjë përforcim. Nuk shfaq ndonjë shenjë çarjeje apo plasaritje në themele. Plinta është 5 cm nga toka.

Muret: Janë peshë-mbajtës 63.5 cm të trashë. Punimi me tulla është i shtresëzuar në mur. LLaçi me gëlqere është përdorur si material lidhës dhe suva. Kolonat: Tre lloje kolonash; kolona Neo-korintike, cilindrike dhe drejtkëndore. Harkadat: Shërbejnë si trarë prej tulle mbi dyer, dritare dhe daljet e ajrimit. Trarët: Trarët prej çeliku: Për zgjatje më të madhe përdoren trarë të dyfishtë çeliku. Trarët prej çeliku janë të madhësisë 7.62 cm x 15.24 cm, 10.16 cm x 20.32 cm dhe 15.24 cm x 30.48 cm. Trarët prej druri janë të madhësisë 7.62 cm x 7.62 cm. Dyshemeja: dysheme e shtresëzuar 27.94 cm trashë prej oksidi të kuq, pllaka me tulla, llaç gëlqeror. Shkallët: shkallët prej druri: një shkallë është pjesërisht e përforcuar. Shkallët prej druri janë përforcuar me shirita hekuri. Materialet: Tullat janë përdorur si materiali kryesor i ndërtimit. Ato janë të madhësive dhe formave të ndryshme. Pllaka tulle janë përdorur në kornizë. Suvaja: Llaç gëlqeror. në mure dhe kolona nuk shihen plasaritje pasi është përdorur kollë. Materiale zbukuruese: pllaka mermeri, terrazzo, oksid i kuq, qelq i ngjyrosur.

Veçoritë arkitekturore të bllokut të Raghunathit

Ky bllok, që ndodhet në pjesën lindore të kompleksit, ka stil të ndryshëm arkitekturor. Nuk ka harkada në façatën e oborrit të hyrjes në veri. Kapitelet nuk janë korintikë, por duken më shumë me prejardhje indiane. Këto kolona janë kryesisht cilindrike prej tullash me kapitele të thjeshta katërkëndore. Punimi i këtij blloku në fakt është më i zakonshëm se ai në Bllokun e Ruplalit. Ky bllok përbëhet nga dy oborre drejtkëndore. Dhomat janë më gjatësore.

Zonimi dhe hierarkia e hapësirave

Është e dallueshme një përpjekje për ta zonuar. Zonat e shërbimit janë grupuar bashkë dhe vendosur anën e mbrapme të ndërtesës dhe shkallët janë në kënde. Duke ngjitur shkallët, shpaloset një sekuencë graduale hapësirash në zonat e ndërmjetme – verandat, përgjatë dhomave të qëndrimit deri te dhomat e gjumit dhe përtej saj, oborri i brendshëm i hapur dhe në fund blloqet e shërbimit.

Ndriçimi dhe ajrimi

Dy oborret e brendshme të hapur, shërbejnë si puse drite, duke lejuar dritë të mjaftueshme dhe ajrim për dhomat e të dy kateve. Çdo dhomë ka një numër të madh dyerësh dhe dritaresh.

Veçoritë strukturore të Bllokut të Raghunathit

Muret peshë-mbajtës 55.88cm me tulla si Blloku i Ruplalit. Këtu janë përdorur tulla dhe llaç gëlqeror. Muret janë lyer me gëlqere dhe bojë. Dyshemetë janë ndërtuar me pllaka balte të pjekur të mbuluara me llaç gëlqeror dhe janë lyer me oksid të kuq.

Tavani mbështetet mbi trarë druri që shtrihen në gjatësinë e secilës pllakë. Kjo kornizë është e mbështetur në mure me pllaka çeliku. Mungojnë trarët prej çeliku. Çatia ka një shtresë tarracimi gëlqeror. Përdoren harqe prej tullash.

Pamje e Ruplal House afër bregut të lumit
Veçoritë arkitekturore të Bllokut Qëndror

Ky bllok ka ngjashmëri me Bllokun e Ruplalit, por në planimetri është shumë i ngjashëm me Ahsan Manzilin, një ndërtesë e të njëjtës kohë. Dy harkada portikësh e lidhin atë me blloqet e Ruplalit dhe Raghunathit, që janë trajtuar në mënyrë të ndryshme. Harkada e portikut perëndimor ka në krye një fronton thelbësisht oriental që duket se është një shtesë e mëvonshme. Harkada lindore, nga ana tjetër, vijon në të njëjtin stil si Blloku Qëndror. Ky bllok përbëhet nga infrastruktura rekreacionale, si dhomat e kërcimit, holli i muzikës klasike etj. Në të dy anët e bllokut ka veranda të dyfishta, që e bëjnë vendin të hapur dhe krijon marrëdhënie midis mjedisit të jashtëm dhe brendësisë. Për shkak të hapjeve të mëdha në çdo mur dhomat janë të ndriçuara përshtatshëm në mënyrë natyrore. Trashësia e madhe e murit e mbron ndërtesën termikisht.

Veçoritë strukturore të Bllokut Qëndror

Ky bllok është ndërtuar me mure peshë-mbajtës; kolonat janë përdorur në veranda dhe portikë. Muri 76.2cm i trashë, i gjithi i ndërtuar me tulla, për shkak të sallës së kërcimit 6.7056m të lartë.

Dyshemetë janë shtruar me pllaka balte të pjekur që qëndrojnë mbi një sistem rrjetë druri dhe pastaj me një shtresë llaçi gëlqeror mbi të. Veçoria më tërheqëse e sallës së kërcimit është dyshemeja e saj prej druri që është shtruar me parket dhe qëndron mbi trarë të trashë druri. Kolonat cilindrike janë ndërtuar me tulla rrethore, ashtu si shumica e hapjeve harkore, që kanë përjashtuar kështu përdorimin e trarëve. Muret, gjithashtu prej tulle që është materiali kryesor strukturor, janë të gjithë peshë-mbajtëse. Shkallët prej druri mbështeten prej një sistemi kornizë trarësh. Ndërsa në shtrimin e dyshemeve janë përdorur pllakat prej balte të pjekur. Kurse si material lidhës është përdorur llaçi gëlqeror gjithashtu edhe në dyshemenë e sallës së kërcimit. Ndërsa druri është përdorur në krijimin e sistemit të trarëve. Në sistemin e trarëve janë përdorur edhe trarë çeliku si përforcues. Në ndërtimin e shtyllave, qemerëve etj. janë përdorur tulla të përmasave të ndryshme. Zbukurimi i tavanit të sallës së kërcimit dhe vendeve të tjera të dekoruara është bërë me mozaikë të ndërlikuar. Gjithashtu në tavanin e sallës së kërcimit ka edhe pasqyra. Për të krijuar cilësinë dramatike të hapësirës është përdorur qelqi i ngjyrosur. Ndërsa dyshemeja e verandës është bërë me pllaka mermeri.

Bara Katra

Bara Katra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bara Katra (bengalisht: বড় কাটরা; Karvansarai i madh) është një nga monumentet më të vjetër historik-arkitektonik në Dhaka.[28] Fjala 'Katra' mund të ketë rrjedhur nga fjala arabe 'Katara' që do të thotë ndërtesë me kolona. 'Katra/katara' në arabisht dhe persisht do të thotë 'Karvan Sarai' ose thjeshtë 'Sarai'. Është një ndërtesë pallat që daton nga sundimi i Dinastisë Mogule në rajonin e Bengalit. Është e vendosur në jug të Pazarit Çouk pranë bregut verior të lumit Buriganga 23°42′53″N 90°23′43″E / 23.7146°N 90.3952°E / 23.7146; 90.3952. Ajo u shkatërrua pjesërisht në vitin 2022.[29][30]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skicë e vitit 1823 e Bara Katrës nga Sir Charles D'Oyly
Fotografi e vitit 1870 e Bara Katrës

Bara Katra u ndërtua midis viteve 1644 dhe 1646 nga Mir Abul Kasemi, divani (shefi i zyrës së të ardhurave)[31] i princit mogul Shah Shuxha. Synohej që ajo të ishte rezidenca e Shah Shuxhës, por Shah Shuxha ia dhuroi Mir Abul Kasemit.[32]

Gjatë Periudhës Mogule, Dhaka ishte një qytet port. Anije të mëdha tregëtare mund të hynin në lumin Buriganga. Kjo ishte lidhja kryesore tregtare midis Indonezisë dhe Dhakës. Kështu, ajo ishte një zonë e rëndësishme import-eksporti. Bara Katra përdorej kryesisht si hapësirë zhdoganimi dhe qëndrimi për tregtarët dhe udhëtarët. Ky Karvan Saraj konsistonte në shumë funksione dhe veçori që e bënin atë të jashtëzakonshme. Ajo ja rrit vlerën trashëgimisë arkitekturore dhe kulturore Bangladeshit.

Rrënoja të Bara Katrës në 2008

Është dëshpëruese që nga ndërtesa ka mbetur më pak se gjysma. Departamenti i Arkeologjisë ka qenë i paaftë të mar përgjegjësinë e monumentit për shkak të mosmarrveshjes dhe rezistencës nga pronarët e saj. Pronarët e kanë ndryshuar ndërtesën origjinale dhe kanë ndërhyrë mbi të me ndërtime të reja.[33]

Abul Kasem al-Husaini at-Tabtaba as-Simnani e bëri këtë ndërtesë, duke e pajisur atë me njëzet e dy dyqane, me kushtin që zyrtarët kujdestarë të saj duhet të shpenzonin të ardhurat e rrjedhura nga dyqanet për riparimin e ndërtesës dhe të varfrit dhe nuk duhej që ata të mernin qira nga ndonjë person që qëndronte aty, kështu që vepra e bamirësisë mund të pasqyrohej te monarku në këtë botë dhe se ata nuk duhej të vepronin kundër, ose ndryshe do të thirreshin për llogari në ditën e gjykimit.

Një mbishkrim i hartuar nga poeti Saadi Shirazi

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Model i rindërtuar i Bara Katrës

Ndërtesa ndjek modelin tradicional të karvansaraiveAzisë Qëndrore dhe është zbukuruar sipas Arkitekturës Mogule. Fillimisht ajo përfshinte një oborr katërkëndësh.[32]

Krahu jugor zgjatet 67.97 metres (223.0 ft),[33] dhe është përballë lumit Buriganga. Në mes është një hyrje e vendosur një hapje të tejzgjatur tre-katëshe.[32] Portiku ka një hapje arkadë që ngrihet deri në katin e dytë, sipër të cilit ndodhen dritaret e katit të tretë.[33] Hyrja kryesore harkore është në qendër të hapjes. Nën hapje, cepat e harqeve dhe muret rrethues janë dekoruar me panele të suvatuar që shfaqin një larmi formash, duke përfshirë harqe me katër rrathë, me majë, patkua dhe të sheshtë. Pjesa kryesore e krahut është dy-katësh dhe me kulla të larta tetëkëndore të zgjatura anash.[32]

Pamje e Bara Katrës nga jugu në 1975

Krahu verior ishte i ngjashëm, por me një portë më pak të përpunuar.[31] Krahu lindor dhe perëndimor ishin një-katësh rreth 70.10 metres (230.0 ft) të gjatë.[33]shekullin e XIX, orientalisti James Atkinson e përshkroi ndërtesën si "një grumbull i mahnitshëm arkitekture madhështore dhe të bukur ".[34]

Hyrja jugore çonte te një dhomë-roje, pastaj salla me kupolë tetëkondore (tavani i së cilës është suvatuar dhe dekoruar me dizajne modelesh rrjetë gjethesh), dhe në fund në oborr. Në katin përdhes të krahut jugor, ndodhen pesë dhoma me arkada në të dy anët e portikut. Në katin e sipërm, ndaj korridorit hapen dhomat e qëndrimit.[33] Zonat e dyqaneve dhe banimit e rrethojnë oborrin në të katërta anët.[31]

Pamje ballore e Curzon Hall, Dep. i Fizikës

Curzon Hall[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Curzon Hall është një ndërtesë e periudhës koloniale britanike që shërben si Fakulteti i Shkencave të Universitetit të Dhakës, i vendosur në Shahbag Thana të Dhakës, në Bangladesh 23°43′39″N 90°24′07″E / 23.727389°N 90.401902°E / 23.727389; 90.401902.[35]

Ndërtesa fillimisht shërbeu si selia qeveritare e qendrës së provincës së Bengalit Lindor dhe Assamit 1905-1911. Ajo është emërtuar sipas Lord Curzon-it, nënmbretit të Indisë, që vendosi gurin e saj të themelit në 1904.[35] Që nga krijimi i Universitetit të Dhakës në 1921, ai shërbeu si Fakulteti i Shkencave dhe me domethënien e tij historike, është bërë një emblemë e traditës arsimore të vendit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje e Dep. të Farmacisë

Më 19 shkurt 1904, - Lord George Nathaniel Curzon (Lord Curzon), nënmbreti dhe guvernatori i përgjithshëm i Indisë, vendosi gurin e themeleve të kësaj ndërtese, që u emërtua sipas tij, 'Curzon Hall'. Pas shpalljes së ndarjes së Bengalit (1905-1911]]) në 16 tetor 1905, rëndësia e ndërtesave në zonën Ramna u rrit për shkak të kthimit të Dhakës në kryeqytet të Bengalit Lindor dhe Assamit. Curzon Hall shërbeu si seli e zyrës provinciale të qeverisë. Për të përgatitur kryeqytetin provincial, administrimi kolonial bleu terrene të gjera në zonën e gjelbër Ramna përtej rrethinës veriore të Dhakës, të kufizuar nga linja e atëhershme hekurudhore.

Qëllimi i ndarjes ishte se autonomia politike e myslimanëve të Bengalit Lindor do të barazpeshonte fuqinë në rritje të hinduve në Bengalin Perëndimor. Ahmad Hasan Dani, autor i "Dacca: A Record of Its Changing Fortunes" (1956), pohon se Curzon Hall-i filliminsht u ndërtua si një bashki e qytetit për administratën koloniale. Por sipas historianit Sharifudin Ahmed, ajo u ndërtua si një bibliotekë për Dhaka College.[36] Megjithatë qëllimi i ndërtimit mbetet akoma i diskutuar.

Pamje sallës së madhe qëndrore, ku jepen provimet

'The Dhaka Prakash' i 1904-ës shkroi: "Dhaka College do të zhvendoset te 'Nimtoli'. Drejtori i nderuar Dr. Roy ishte i kujdesshëm të ndërtonte një bibliotekë të lidhur me këtë kolegj."[36] Ndërtesën e financuan xhamindarët e Bhavalit, një zonë në distriktin lindor të Dhakës, në Bengalin britanik. Me rastin e mbërritjes së guvernatorit, ata dhuruan 150 mijë rupi për ndërtimin e një biblioteke të përgjithshme të emërtuar 'Curzon Hall' në zonën Ramna për të nderuar Lord Curzon-in.[36] Ata ishin të etur për t'ju bashkangjitur programeve zhvilluese të Lord Curzon-it për kryeqytetin e ri dhe të vinin më në pah vlerat e tyre.[37]

Si pasojë e statusit të ri si kryeqytet i Bengalit Lindor në Dhaka u përmirësua arkitektura dhe infrastruktura urbane. Ky zhvillin në Ramna ndihmoi të zbuste pamjen e mjeruar të Dhakës. Pati investime të konsiderueshme në infrastrukturën e qytetit, duke përfshirë: sistemin e administrimit të mbetjeve, menaxhimin e ujërave dhe sistemin e kanalizimeve, ndriçimin rrugor dhe përmirësimin e rrugëve. Në lagjen Ramna u ndërtuan një numër i rëndësishëm godinash për zyra qeveritare, arsimore dhe rezidenciale. Dy ndërtesat më ambicioze arkitekturore aty ishin 'Curzon Hall' dhe Government House (tani Gjykata e Lartë e Dhakës).[37]

Pamje anësore e Curzon Hall

Pas anullimit të ndarjes së Bengalit1911, klasat e Dhaka College-it u vendosën te 'Curzon Hall-i'. Më vonë, kur u krijua Universiteti i Dhakës në 1921, Curzon Hall-i u përfshi si Fakulteti i Shkencave të Universitetit të Dhakës.

Në vitin 1947 pas ndarjes së Indisë u krijua shteti i Pakistanit që përfshinte edhe Bengalin Lindor. Në 1948, Asambleja Kushtetuese e Pakistanit vendosi gjuhën urdu dhe anglishten si gjuhët e vetme për tu përdorur në asamble. Kjo u kundërshtua brenda asamblesë pasi shumica e popullsisë së Bengalit Lindor fliste bangla dhe jo urdu.[38]

Studentët e Universitetit të Dhakës e kundërshtuan që në fillim politikën shtetërore të gjuhës.[38] Kur kryeministri i atëhershëm i Pakistanit Mohamad Ali Xhinah erdhi në Dhaka, në një takim të mbajtur në 'Curzon Hall', shpalli me krenari se politikën gjuhësore të Pakistanit. Por studentët e mbledhur e kundërshtuan, dhe që atëherë emri i Curzon Hallit u lidh me "Lëvizjen për Gjuhën Bengale".[35] Gjatë "Lëvizjes për Gjuhën Bengale", 19481956, Curzon Hall-i ishte vendi i ngjarjeve të ndryshme të rëndësishme.

Curzon Halli ka një histori të shquar arsimore, politike dhe arkitekturore. Ai ishte i rëndësishëm në shumë beteja politike dhe sot është një pjesë vitale e traditës arsimore. Struktura e tij masive qëndron si një monument i trashëgimisë arsimore dhe historike të qytetit.[39]

Pamje nga Deparatamenti i Kimisë

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është një nga shembujt më të bukur të Arkitekturës së Dhakës. Ndërtesa dy-katëshe përfaqëson një stil të përzier të elementeve arkitekturore evropiane dhe indiane, që njihet si stili Indo-Saraçen, Indo-Evropian ose Mogul-Gotik. Ky stil ishte popullor zgrip të shekujve të XIX dhe XX në Indinë koloniale.[35] Ndërtesat bashkëkohore gjetkë në Indi, si "Taj Mahal Hotel" në Mumbai (1904) dhe Stacioni Hovrah në Kalkuta (1900-1908) shfaqin një përzierje të ngjashme të elementeve arkitekturore. Ndërtesa imponuese përfaqëson përpjekjen e administrimit kolonial për të përfshirë elemente të arkitekturës 'vendore' për të treguar ndjeshmërinë e tij ndaj kulturës vendase, që ata shpresonin se do të zbuste ndjenjat nacionaliste mes tyre.[37]

Stili kombinon funksioneve dhe format e parapëlqyera mogule, si harqet dhe kupolat, që besohet se kanë hyrë në botën islamike nga perëndimi. Ndërsa planimetria e Curzon Hall-it tregon ndjeshmërinë hapsinore evropiane, eksteriori i tij të sjell në mendje Arkitekturën Mogule. Ai shënon lënien pas të Kryengritjes së Sepojve në 1857, dhe hyrjen e drejtpërdrejtë të Indisë nën kurorën britanike, duke kërkuar legjitimim nëpërmjet lidhjes me mogulët. Ngjyra e kuqe e errët e tullave zëvendëson gurin e kuq ranor të mogulëve. Çhatrit, një motiv tipik mogul, përcakton pamjen e Curzon Hall-it, siç shfaqet te Varri i Humajunit dhe Fortesa e kuqeDelhi; Taxh Mahali dhe Varri i Itmad-ud-Daulah-utAgra; dhe Divani-i-Khasi në Fatehpur Sikri.[36] Konsujt e zbukuruar, strehët e thella dhe kupolat e taracës, veçanërisht të seksionit të mezit janë përkujtues të Divan-i-Khasit të vogël por të mirënjohur në fortesën pallat të Fatehpur Sikrit, kryeqyteti i perandorit Akbar midis 1570 dhe 1585. Ashtu si te Varri i Itmad-ud-Daulah-ut, balustradat e Curzon Hall-it paraqesin xhali dekorativë (thurje-rrjetësore të ndërlikuara zbukuruese) dhe ngrihet mbi korniza me konsuj të zbukuruar. Veranda të shumta gjenden përreth ndërtesës, duke mundësuar një hapsirë të tërhequr dhe duke i mbrojtur dhomat e brendshme nga shirat musonikë. Zgjedhja e qëllimshme e stilit të Fatehpur Sikrit mund të shpjegohet me faktin se britanikët parapëlqenin Akbarin si më i dituri dhe toleranti nga mogulët, duke ushqyer idealin e rolit të tyre në Indi.[35]

Pamje nga pellgu i mbrapëm i kompleksit

Kompozimi i ndërtesës së drejtuar nga veriu është simetrik: Një sallë e madhe qendrore e anash-shoqëruar nga krahë linearë në të dy anët, mbarojnë me forma drejtkëndore. Holli qëndror tre-katësh me kolonada është fokusi i planit dhe i aksesueshëm nga të gjitha anët. Llozhat përfshijnë interierin e hollit në katin e dytë dhe të tretë. Tavani zbukurohet nga panele katrore me ngjyra. Hyrja shënohet nga një kullë e lartë dhe e dalë që duket se kompenson mungesën e një kupole. Kulla ka tre dritare të larta me harqe patkua, të kornizuara brenda një kamareje. Çhatrit e lartë kurorëzojnë kullën në të katërt këndet, ndërsa ndërmjet shfaqen tre çhatri më të vegjël në çdo anë. I vendosur në hapësirën e gjelbër dhe të mirëmbajtur të kopshtit botanik, kjo ndërtesë dy-katëshe me tulla ka një sallë qëndrore të madhe, krahët anësorë në lindje dhe në perëndim me mjaft dhoma, dhe veranda të shumta në të gjitha anët.[36] Lartësimi i Curzon Hall-it, me një larmi shtyllash, kamaresh, panelesh, dritaresh me qemer, strehët dhe çhatrit, të japin një ndjesi mbresëlënëse. Duke u ngritur mes kopështit të harlisur të Ramnas, ai shfaq madhështinë e tij të qetë.[37]

Në mjedisin rrethues të Curzon Hall është vendosur Kopështi Botanik i universitetit, qw është përdorur nga studentët dhe fakulteti për studimin shkencor të botanikës.[40] Mbrapa tij ndodhet një pellg i madh, në perëndim të të cilit gjendet ndërtesa kryesore e 'Sher-e-Bangla Fazlul Huq Hall-it'.

Në Curzon Hall ndodhen shumica e ndërtesave të departamenteve të Fakultetit të Shkencave. Ai është i vendosur në anën jugore të ndërtesës së Gjykatës së Lartë. Këndi qëndror i lojërave të Universitetit të Dhakës ndodhet në anën perëndimore të ndërtesës, ndërsa 'Shahidullah Hall-i' ndodhet në jug. Përreth Curzon Hall-it ndodhet "Mauzoleu i Tre Udhëheqësve" dhe Porta e Dhakës. Të tëra strukturat përreth Curzon Hall përkujtojnë zhvillimin e qytetit.[39] Në këtë ndërtesë ndodhet një sallë e stërmadhe qëndrore. Përkrahë Curzon Hall-it ndodhet varri i gjuhëtarit Muhamad Shahidullah.

Megjithëse tanshmë Curzon Hall përdoret si mjedis akademik i universitetit, ai është gjithashtu një qendër rekreacionale për vizitorët vendas dhe të huaj. Çdo mbasdite, mijëra studentë dhe shijues të zbavitjes mblidhen aty. Në mes të zhurmës së kryeqytetit, në Curzon Hall-in e mbushur me gjelbërim mund të shijosh natyrën.[41]

Pamje jugore e Ahsan Manzilit

Ahsan Manzili[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ahsan Manzili (bengalisht: আহসান মঞ্জিল) ishte pallati rezidencial zyrtar i familjes së navabëve të Dhakës. Kjo rezidencë madhështore është e vendosur në lagjen Kumartoli përgjatë brigjeve të lumit Buriganga në DhakaBangladeshit 23°42′30.95″N 90°24′21.81″E / 23.7085972°N 90.4060583°E / 23.7085972; 90.4060583. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1859 dhe përfundoi në 1869. Është ndërtuar në stilin arkitekturor Indo-Saraçen dhe është përcaktuar si Vend i Trashëgimisë së Dhakës së Vjetër. Për të ruajtur kulturën dhe historinë e kompleksit më 20 shtator 1992 ai u bë godinë e Muzeut Kombëtar të Bangladeshit.[42] Kompleksi pallator i ndërtuar në shekullin e XIX, ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Bangladeshit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hollësi e një bunjatoje të dekoruar me guacka kërmijsh deti

Gjatë Periudhës Mogule, në këtë vend ndodhej shtëpia me kopështin e Sheikh Enajetullahut, zamindari (pronar tokash) i Xhamalpur Parganas. Sheikh Enajetullahu ishte një person shumë i pazakont. Ai bleu një zonë shumë të madhe në Kumartuli dhe e përfshiu atë në shtëpinë e tij me kopësht. Aty ndërtoi një pallat të bukur që e emërtoi "Rang Mahal" (pallati i kënaqësisë). Për tu dëfryer, ai mbante vajza të bukura të mbledhura nga vende të ndryshme, duke duke i veshur ato me veshje dhe stoli të mahnitshme.[43]

Thuhet se navabi i Dhakës (përfaqësuesi i perandorit mogul) në atë kohë, ishte i tërhequr nga një nga vajzat e bukura. Ai e ftoi Sheikh Enajetullahun në një festë, një natë, dhe organizoi një komplot duke e vrarë atë kur po kthehej në shtëpi. Vajza që u bë shkak, kreu gjithashtu vetvrasje nga dhimbja dhe ankthi. Ai u varros në këndin verilindor të kopështit të pallatit por varri i tij u shkatërrua në fillim të shekullit të XX.

Ahsan Manzili pas tornados në 1888

Biri i tij, Sheikh Matiullahu, me gjasa në periudhën e navabit Alibardi Khan rreth vitit 1740, ia shiti pronën tregëtarëve francezë. Përkrahë pallatit ata kishin ngritur një qendër tregëtare, që pas blerjes së këtij kompleksi u bë më e pasur. Në atë kohë, tregëtarët francezë mund të bënin biznes pa paguar taksa me dekret të perandorit mogul Aurangazeb. Në këtë mënyrë, francezët u bënë shumë të pasur duke konkuruar me britanikët dhe tregëtarë të tjerë evropianë. Ata bënë një pallat të madh dhe gërmuan një pellg për ujë të ëmbël në terrenin e sapo-blerë. Pellgu, që u quajt "Les Jalla" në atë kohë, ekziston ende në kompleksin e Ahsan Manzilit.[43] Por si pasojë e fuqisë në rritje angleze, franzezët u detyruan ta linin nënkontinentin. Ata vendosën ti shisnin pronat e tyre në Dhaka. Kështu në 1830, kompleksi në Kumartuli u ble nga zamindari i Dhakës, Khvaxha Alimullah.[42]

Salimullahu me banorë të rëndësishëm të Dhakës para pallatit, 1902

Alimullahu e ktheu atë në rezidencën e tij, duke kryer rindërtimet dhe rinovimet e nevojshme. Në atë kohë, në kompleks u shtua një stallë dhe një xhami familjare. Pasi djali i tij i madh ishte thellësisht i devotshëm dhe i pa interesuar në biznes dhe gjërat e kësaj bote, në 1846 ai caktoi Abdul Ghanin, djalin e tij të dytë nga gruaja e dytë, menaxherin e pronave familjare. Pas vdekjes së tij, i biri, Abdul Ghani e emërtoi pronën Ahsan Manzil sipas djalit të tij, Ahsanullah. Rreth një dekadë më vonë, ai kontraktoi "Martin and Company", një firmë ndërtimi dhe inxhinierike evropiane, për të bërë një master plan për rezidencën e tyre me Ahsan Manzilin si fokusin kryesor. Pallati u ndërtua gjatë viteve 18591872.[42] Në anën lindore të ndërtesës së vjetër, ai bëri një ndërtesë të re me një dizajn të ndryshëm, gjithashtu i bëri rikonstruksione të shumta ndërtesës së vjetër. Ndërtesa e vjetër e blerë nga tregëtarët francezë u shndërrua në Andar Mahal (pallati i zonjave). Ndërsa ndërtesa e re u quajt "Rang Mahal".[43][44][45]

Ahsan Manzili gjatë vizitës së Lord Curzon, 1904

Më 7 prill 1888, një tornado shkatërrues goditi Dhakën ashtu si dhe tërmeti i 12 qershorit 1897 duke shkaktuar dëme të mëdha. Ahsan Manzili, veçanërisht ndërtesa e Andar Mahalit, u dëmtua shumë, sa që përkohësisht u braktis. Një inxhinier anglez nga Kalkuta u ftua aty për ta shqyrtuar pallatin.[45] Ai dha mendimin se përveç "Rang Mahalit", që kërkonte vetëm riparime, të gjitha ndërtesat e tjera duhet të rindërtoheshin. Kështu Ahsanullahu e vuri plotësisht në vëmendje rikonstruksionin e rezidencës. Ai rindërtoi Andar Mahalin dhe riparoi Rang Mahalin duke përdorur tulla të cilësisë së mirë që u sollën nga zona e Raniganxhit. Rang Mahalit iu shtua kupola e tanishme e mrekullueshme.[42] Çfarë kishte qenë më parë qendra tregëtare franceze u rindërtua si një ndërtesë dy-katëshe e ngjashme me Rang Mahalin, me të cilin katet e para lidheshin me një urë druri. Të gjitha ndërtesat gjatë asaj kohe, morën një dizajn të ri, nën mbikëqyrjen e inxhinierit vendor, Gobindra Çandra Roi.[43]

Pamje e Portikut kryesor

Ahsan Manzili është dëshmitar i shumë ngjarjeve historike të Bangladeshit. Navabët e Dhakës i drejtonin nga këtu çështjet e tyre gjyqësore të pançajatit (këshilli i fshatit) çdo ditë. Ahsan Manzilin e vizituan ose ndenjën në të shumë dinjitarë të Indisë Britanike, si nënmbretërit, guvernatorët dhe zv. guvernatorët që vizituan Dhakën. Në 1875, nënmbreti Lord Thomas Northbrook mori pjesë në një program mbrëmjeje te Ahsan Manzili, kur ai erdhi në Dhaka për të përuruar sistemin e furnizimit me ujë, të ndërtuar nga navabi Abdul Ghani. Në 1888, edhe Lord Dufferin e pranoi mikpritjen e ofruar në Ahsan Manzil. Lord George Nathaniel Curzon, që u bë nënmbreti ose Guvernatori i Përgjithshëm i Indisë Britanike në 1899, erdhi në Dhaka për fituar mbështetje për Ndarjen e propozuar të Bengalit. Edhe në 1904 Lord Curzon, gjatë vizitës në Bengalin Lindor, qëndroi në këtë pallat si i ftuar i navab Salimullah Bahadurit.[43]

Pamje e godinës së jashtme të sigurisë, afër portikut

Pothuajse të gjitha veprimtaritë politike të navabit vërtiteshin përreth këtij pallati. Ahsan Manzili ishte djepi i "All India Muslim League". Në 1906, të ftuar nga navabi Salimullah, u mblodhën udhëheqësit myslimanë nga i gjithë nënkontinenti për Sesionin e 20-të të "All India Mohammedan Educational Conference". Mbledhja u zhvillua në Durbar Hall-in e Ahsan Manzilit, nga 27 dhjetori deri në 29 dhjetor 1906. Kurse më 30 dhjetor, këtu u formua "All India Muslim League", partia që më vonë do të krijonte Pakistanin, kur Britania të largohej nga nënkontinenti në 1947. Kjo mbledhje ishte një ngjarje që pati ndikime kruciale në historinë politike të të gjithë Indisë.

Pamje e shkallëve të jashtme

Pas vdekjes së Ahsanullahut në 1901, familja e humbi ndikimin dhe prestigjin sidomos nga mosmarrëveshjet e brendshme. "Dhaka Nawab State" u mor me aktin e "East Bengal Estate Acquisition" në 1952. Edhe shkëlqimi i rezidencës filloi të venitej, ndërsa familja u dobësua shumë financiarisht për tu kujdesur për një pronë kaq të madhe. Menjëherë pas marrjes së tokave navabi Habibullah e zhvendosi rezidencën e tij në "Paribag Green House". Pallati ishte në prag të kolapsit pasi pasardhësit i dhanë dhomat me qera pa konsideruar dinjitetin. Shumë pasardhës të varfër të navabit, ashtu edhe nevojtarë vendas, zaptuan mjedise të kompleksit. Ata i shkaktuan shumë dëme kompleksit duke e katandisur kompleksin për një përiudhë kohe në një barakishte të pistë.[45]

Mbetje të portikut të navabit

Duke parë rëndësinë historike dhe arkitekturore të Ahsan Manzilit, Qeveria e Bangladeshit ndërmori nismën për ta mbrojtur dhe në 1985 e bleu atë duke filluar rikonstruksionin për të ruajtur strukturat e mbetura. Nën mbikëqyrjen e Drejtorinë e Punëve Publike dhe Arkitekturës, rikonstruksioni historik i Ahsan Manzilit dhe mjedisit të tij u përfundoi në vitin 1989. Një pjesë e anës veriore të pronës iu dha Korporatës Qytetëse të Dhakës ndërsa gjysma e Andar Mahalit dhe zona rezidenciale navabe mbetën siç ishin. Për muzeun u përdor më pak se 5 acres (2.0 ha).[46] Më 20 shtator 1992 Ahsan Manzili i çeli dyert e tij si godinë e Muzeut Kombëtar të Bangladeshit.

Pamje ballore në gjysmë-lartësi e Ahsan Manzilit, majtas Andar Mahali, djathtas Rang Mahali

Në të njëjtin vit, "Architect's Regional Council of Asia" e nderoi projektin e restaurimit me medalje të artë. Motivacioni i çmimit shkruan: "Nga virtualisht një rrënojë, Ahsan Manzili u restaurua dhe rikonstruktua në madhështinë e tij të mëparshme ….Restaurimi është gjithashtu një shembull i një programi me buxhet të vogël dhe tregon sa shumë mund të arrihet në Azi kur një bashkësi beson në vlerën dhe meritën e ruajtjes së arkitekturës së shkëlqyer për përfitimin e ekonomisë, kulturës dhe banorëve të tyre. Ai vendos një shembull të vlefshëm për tu ndjekur".[45] Tashmë, Ahsan Manzili është një muze popullor dhe një tërheqje e rëndësishme turistike në Dhakën e Vjetër.

Hollësi nga hyrja, vetratë e ngjyrosur

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ahsan Manzili është një nga monumentet arkitekturorë më të rafinuar të Arkitekturës Indo-EvropianeBangladeshit. Portali me tre harqe i kompleksit, façata tempullore e kryesuar nga një pediment, kapitelet e kolonave greko-romake, shtyllat dhe dritaret e harkuara, janë kryesisht shprehje e arkitekturës evropiane. Megjithatë ai ka të përzier edhe disa motive dekorative indiane, si verandat e tërhequra të modelit mogul për një klimë tropikale.[45]

Pamje anësore e ndërtesës lindore me kolona korintike

Kompleksi është i ndarë në anën lindore, të përbërë nga Rang Mahali, dhe anën perëndimore, të përbërë nga Andar Mahali. Dy krahët simetrikë anësorë shtrihen në një gjerësi prej 55.8 metres (183 ft). Pallati dy-katësh është ndërtuar mbi një platformë të ngritur 1 metre (3.3 ft) dhe ka përmasa 125.4 metres (411 ft) me 28.75 metres (94.3 ft). Kupola, me një dizajn kompleks, ndodhet në qendër të Rang Mahalit. Dhoma poshtë saj është katrore por që me punim me tulla përreth këndeve të çatisë janë shtuar trompa këndore për ti dhënë asaj një formë tetëkëndore. Në këtë mënyrë forma tetëkëndore duket si tamburi i kupolës. Dhe në fund kupola pjerrësohet gradualisht nga tetë këndet e 'tamburit' duke mar formën e gonxhes së zambakut (Kumud Kali). Maja e kupolës që nga toka është 27.13 metres (89.0 ft) e lartë.[42]

Ka portikë afërsisht 5.2 metres (17 ft) të lartë në anët veriore dhe jugore të pallatit. Ndërtesa shtrihet me një pamje breglumore, e cila nëpërmjet kopështit ballor prej portikut jugor zbret me një palë shkallë të gjera. Dikur në kopështin përballë shkallëve ishte një shatërvan i shkatërruar, që është rindërtuar. Verandat e gjera të veriut dhe jugut të të dy kateve qëndrojnë mbi arkada gjysmë-rrethore. Dyshemeja është e shtruar me mermer.[42] Përgjatë anëve veriore dhe jugore të ndërtesës ka veranda me tarraca të hapura. Lartësia nga dyshemja në tavan është afërsisht 5.2 metres (17 ft) në katin përdhes dhe 5.8 metres (19 ft) në të parin.

Pamje e hyrjes, me kolona jonike në kat të parë dhe korintike në të dytin dhe në tamburin e kupolës

Së brendshmi, pallati është i ndarë në dy gjysma simetrike në të dy krahët e kupolës. Hapësira e brendshme përbëhet nga katër kthina përgjatë aksit lindje-perëndim dhe pesë kthina përgjatë aksit veri-jug. Në katin e dytë, "Darbar Hall-i" dhe salla e kërcimit (xholshaghar dhe naçghar) janë përkrahë rotondës, përkatësisht në lindje dhe perëndim. Këto dhoma paraqesin zbukurime elegante në dru të kupolës artificiale të tavanit, me dizajne gjeometrike. Dy dhoma të mëdha (mehmankhana) për zbavitjen e të ftuarëve. Ka një sallë ngrënieje me hapësirë të gjerë në katin e parë, drejtpërdrejt poshtë "Darbar Hall-it". Dyshemetë e sallës së ngrënies dhe "Darbar Hall-it" janë dekoruar me pllaka kineze të ngjyrosura më të bardhë, të gjelbër dhe të verdhë. Mbrapa rotundës ndodhet një palë shkallë monumentale prej druri, me hekurin e farkëtuar të balustradës që paraqet motive me gjethe hardhie. Gjatë ditëve të lavdishme të navabëve pranë shkallëve mbahej një libër vizitorësh i veshur me ar. Vizitorët e shquar të pallatit do të shënonin vëzhgimet e tyre.[42] Dyert janë vendosur brenda harqeve gjysmë-rrethore. Dyert e brendshme kishin qelqe shumë-ngjyrëshe dhe të jashtmet ishin prej druri me dizajne. Çatinë e këtyre dhomave e mbajnë trarë prej druri. Dyert me qemerë janë zbukuruar me qelqe dhe gurë të ngjyrosur. Muret e pallatit janë 76 centimetres (2.49 ft) të trashë.[45]

Rang Mahali nw katin e parw tw hyrjes ka kolona jonike, ndwrsa nw katin e dytw dhe nw tamburin e kupolws pwrdor kolona korintike. Ai ka një dhomë ndenjjeje, një dhomë loje me letra, një bibliotekë, një dhomë ceremoniale dhe dy dhoma të ftuarish. Andar Mahali pwrdor kolona dhe parasta korintike. Ai ka një sallë kërcimi, një magazinë, një sallë mbledhjeje, një dhomë thesari, një sallë ngrënieje, një sallë muzike dhe disa dhoma ndenjeje. Dhoma e famshme e blinduar e thesarit, ku depozitoheshin gjërat e çmuara të navabëve, ishte në mes të pesë dhomave, e vendosur në gjysmën perëndimore të katit përdhes. Verandat e gjera jugore në të dy katet dhe parapetet në krye ofrojnë një pamje delikate që është në harmoni me Rang Mahalin. Në ndërtimin e çatisë janë përdorur trarë prej hekuri.[42]

Xhamia Yjore, tanishme

Xhamia Yjore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia Yjore, (e njohur nga vendasit si Tara Masxhid ose "Sitara Masxhid" (bengalisht: তারা মসজিদ), është një xhami e vendosur në Rrugën Abdul Khairat, në lagen Armanitola të Dhakës së Vjetër në Bangladesh 23°42′56″N 90°24′06″E / 23.715629°N 90.401728°E / 23.715629; 90.401728. Xhamia ka dizajn zbukurues me motive yjesh blu. Ajo u ndërtua në gjysmën e parë të shekullit të XIX nga Mirza Ghulam Piri (i quajtur edhe Mirza Ahmed Xhani).[47]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia origjinale në vitin 1850, nga libri me punime litografike "Panorama of the City of Dacca"

Fillimisht xhaminë e ndërtoi fisniku vendor, Mirza Ghulam Piri, prandaj ajo ishte e njohur si Xhamia e Mirza Ghulam Pirit.[48] Paraardhësit e Mirza Ghulam Pirit ishin vendosur në Mohalla Ale Abu Sajid (Armanitola e tanishme). Xhamia nuk është e datuar nga ndonjë mbishkrim, por duke ditur se Mirza Ghulam Piri vdiq në 1860, data e ndërtimit të saj duhet të jetë në gjysmën e parë të shekullit të XIX.[47] Nga ana tjetër libri me punime litografike "Panorama of the City of Dacca", i publikuar në 1850 nga Messrs. Dikinson e paraqet në një litografi xhaminë nën titullin "A House, building by Meerza Golam Peer"[49]

Fillimisht ishte një xhami gjatësore (10.06m x 4.04m) me tre kupola. Kishte tre mihrabe në murin e kiblës në bashkërenditje me tre hyrjet e xhamisë, nga të cilat qendrorja ishte më e madhja. Mbi dhomën e lutjeve ndodheshin tre kupolat, nga të cilat, qëndrorja ishte më e lartë dhe më e madhe se dy të tjerat. Kupolat mbahen në brendësi mbi trompa këndore. Ndërtesa origjinale e xhamisë nuk ishte e dekoruar siç është tani. Muri i thjeshtë dhe i zhveshur i anës perëndimore dëshmonte thjeshtësinë e të shkuarës së saj. Tre hyrjet jugore të xhamisë janë pa dyshim ato origjinale.[47]

Pamje ballore e xhamisë (1967)

Më vonë, në 1926, një sipërmarrës vendor i quajtur Ali Xhan Bepari e rinovoi xhaminë. Ai financoi riveshjen e saj me pllaka me modele të larmishme delikate dhe të pasura, si yjet blu dhe motive të tjera. Ai i shtoi edhe një verandë në anën lindore të saj, pak a shumë duke e dyfishuar gjerësinë e saj pa e ndryshuar modelin e saj fillestar. Në façatën lindore të verandës u ngritën pesë arkada mbi katër shtylla. Që atëherë xhamia mori emrin e tanishëm "Tara Masxhid" (ose dhe "Sitara Masxhid").[50]

1987 xhamia u shndërrua në një xhami me pesë kupola. Tashmë, gjatësia dhe gjerësia e xhamisë janë 21.34m dhe 7.98m përkatësisht. Planimetria e saj pësoi disa ndryshime; një mihrab u shkatërrua dhe u shtuan tre mihrabë të rinj dhe dy kupola të tjera. Arkada pesë-harkore mundëson hyrjen në xhami. Harqet e shumëfishtë mbahen mbi shtylla tetëkënore.[47]

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje sallës së lutjeve me tavanit dhe tamburin e kupolës sipër

E ndërtuar fillimisht në Stilin Arkitekturor Mogul, ajo ishte një xhami e thjeshtë drejtkëndore, me përmasa 10 metres (33 ft) x 3.35 metres (11.0 ft) me tre dyer në façatën lindore (façata kryesore) dhe dy të tjera, një në murin verior dhe një në murin jugor. Në kohën e ndërtimit, Xhamia Yjore u projektua dhe ndërtua me tre kupola, të vendosura mbi dhomën e lutjeve, ku qendrorja ishte më e madhja. Kullat theksonin këndet dhe façatat shfaqnin panele të suvatuara dhe dekoruara. Ndërtesa ishte shumë e thjeshtë, me asnjë nga elementet dekorativë që shohim sot. Tre dyert harkore në anën jugore të xhamisë janë hyrjet origjinale.[48]

Pamje anash e hyrjes

Rinovimin i saj në 1926, i shtoi një verandë ballore dhe sipërfaqja e saj, si brenda ashtu edhe jashtë u ribë në 'çini tikri'. 'Çini tikri' është një mozaik i dekoruar me copa porcelani, që qe popullor gjatë viteve 1930. Një pjesë përdor copa porcelani në ngjyra solide dhe formon modele nëpërmjet vendosjes së këtyre pjesëve të ngjyrosura në sipërfaqen e bardhë, ndërsa pjesa tjetër përdor copa qelqi të glazuar. Copat e porcelanit për mozaikun u morën enë porcelani japonez dhe anglez. Xhamia është një nga shembujt shumë të paktë të mbetur të dekorimit me këtë lloj mozaiku.

Detaj dekorativ i brendshëm

Kupolat dhe eksteriori u mbuluan me mozaik të dekoruar me motive me ngjyra në formë yjore. Në këndet e harqeve dhe gjetkë në fasadë një motiv i rëndësishëm dekorativ është vazoja me lule. Për dekorimin e xhamisë janë përdorur motive vazosh me lule, degësh lulesh, rozeta, gjysmë-hëna, yje dhe shkrimi kaligrafik arab. Muri i jashtëm midis dyerve është dekoruar me motivin japonez të Fuxhisanit (malit Fuxhi) mbi pllaka të glazuara, ndërsa pjesa e sipërme e fasadës dekorohet me një dizajn gjysmë-hëne dhe ylli. Mbi kupolat prej mermeri të bardhë janë krijuar qindra yje blu. Motivi i yjeve blu mbizotëron në të gjithë xhaminë gjë që i jep emrin "Xhamia Yjore" ("Tara" ose "Sitara Masxhid" në bengalisht).[47]

Përgjatë kohës, i janë bërë edhe shtesa dhe rinovime të tjera, por veçoria e motiveve yjore blu ka rezistuar. Në 1987, Ministria e Çështjeve Fetare dhe Departamenti i Arkitekturës kontraktoi Giasul Huque dhe Zahiruddin-in për të bërë zgjerimin e sallës së lutjeve, që të përfshinte edhe dy kupola të tjera. Kjo shtesë u dekorua gjithashtu me copa porcelani me forma yjore, të vendosura mbi sipërfaqen e bardhë. Këtë herë, një pjesë e strukturës origjinale u shemb për ti hapur rrugë dy kupolave të tjera dhe krijimin e pesë hyrjeve harkore. Megjithë shtesat dhe rinovimet e ndryshme, shumica e strukturës fillestare qëndron akoma.[48] Pjesa e sipërme e façatës lindore përfshin edhe motvin e gjysmë-hënës.

Në sipërfaqen e brendshme punimi çini tikri, duke përdorur copa të ndryshme qelqi të glazuara mer një tjetër teksturë. Tre mihrabët dhe dyert janë dekoruar me modele floreale mozaiku. Motivi i lules në vazo është përsëritur si te pendenti ashtu dhe te interiori i murit të verandës. Në sipërfaqen midis dyerve gjendet një element dekorativ japonez me motivin fuxhijama. Tre mihrabët dhe dyert e dekoruara me mozaik me model floreal. Motivi i vazos me lule përsëritet si një element dekorativ në pjesën e brendshme të murit të verandës.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "History of the Taj Mahal Agra" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2011. Marrë më 20 janar 2009..
  2. ^ "The Taj Mahal" (në anglisht). Islamic Arts and Architecture Organization. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2009. Marrë më 22 maj 2009.
  3. ^ Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom (25 shtator 1996) [1994]. The Art and Architecture of Islam 1250-1800 (në anglisht). Yale University Press. ISBN-10 0300064659, isbn-13 9780300064650.
  4. ^ "Dhakeshwari Temple". Banglapedia (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2015. Marrë më 7 korrik 2015.
  5. ^ Chaudhury, Dipanjan Roy (18 tetor 2018). "Sheikh Hasina gifts 1.5 bigha land to biggest hindu temple in Bangladesh". The Economic Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2020. Marrë më 4 janar 2020.
  6. ^ "Modi visits Dhakeshwari temple, Indian chancery in Dhaka". Zee News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2016. Marrë më 12 qershor 2015.
  7. ^ "TEMPLE AND A CITY". The Daily Star (në anglisht). 22 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2018. Marrë më 30 mars 2021.
  8. ^ a b Ali, M. Mahmud (18 maj 2017). "Dhakeshwari Temple". The Independent (në anglisht). Dhaka. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2017. Marrë më 18 qershor 2017.
  9. ^ Hamill, Jim (30 prill 2015). "72 Hours in Dhaka". The Huffington Post (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2015. Marrë më 12 qershor 2015.
  10. ^ "Modi visits Dhakeshwari temple, Ramakrishna Mission in Dhaka". The Hindu (në anglisht). Çenai. IANS. 7 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2024. Marrë më 12 qershor 2015.
  11. ^ a b c d e f Rahman, Habibur (2012). "Lalbagh Fort". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. 2). Asiatic Society of Bangladesh. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2022. Marrë më 11 nëntor 2015.
  12. ^ Chaudhury, Sushil (13 shtator 2016). Companies, Commerce and Merchants: Bengal in the Pre-Colonial Era (në anglisht). Taylor & Francis. fq. 263. ISBN 9781351997553. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2023. Marrë më 29 janar 2023.
  13. ^ "U.S. Embassy Funds Restoration and Preservation at Historic Lalbagh Fort" (në anglisht). 24 mars 2021. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2023. Marrë më 3 tetor 2022.
  14. ^ Sayid Aulad Hasan (1903). Extracts from the Notes on the Antiquities of Dacca (në anglisht). fq. 5.
  15. ^ a b A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 586. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
  16. ^ a b c A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 589. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
  17. ^ A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 597. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
  18. ^ Reza, Mohammad Habib; Hossain, Md. Shajjad (2017). Documentation of Islamic Heritage of Bangladesh (në anglisht). Dhaka: Brac University. doi:10.13140/RG.2.2.24226.02242.
  19. ^ A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 592. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
  20. ^ A.K.M. Zakariah (2011). Dr. Mosharrof Hussain (red.). The Archaeological Heritage of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 593. ISBN-10 9845120016, ISBN-13 9789845120012.
  21. ^ "The Secret Passages of Lalbagh Fort" (në anglisht). Star Weekend Magazine. 22 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2019. Marrë më 25 shtator 2017.
  22. ^ "Ruplal House: Waiting for a light of resurrection". The Daily Star (në anglisht). 27 gusht 2018. Marrë më 31 gusht 2018.
  23. ^ a b Durdana Ghias (22 prill 2007). "Ruplal House: Unique features in wholesale wreck". The Daily Star (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2018. Marrë më 31 gusht 2018.
  24. ^ "Ruplal House: Waiting for a light of resurrection" (në anglisht). 27 gusht 2018.
  25. ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
  26. ^ "Ruplal House: Waiting for a light of resurrection". The Daily Star (në anglisht). 27 gusht 2018.
  27. ^ Sanjida Ahmed Sinthia (2010). Sustainable revitalization of the traditional old urban mansion: Ruplal house (pdf) (në anglisht). Lund University-Sida.
  28. ^ "Bara Katra". Lonely Planet (në anglisht). Marrë më 25 shtator 2017.
  29. ^ "Even the law can't protect Dhaka's heritage!". The Daily Star (në anglisht). 13 shtator 2022. Marrë më 23 shtator 2022.
  30. ^ Alam, Helemul (12 shtator 2022). "Empty promises, demolished heritage". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 23 shtator 2022.
  31. ^ a b c Asher, Catherine B. (1984). The Islamic Heritage of Bengal. Protection of the Cultural Heritage: Research Papers (në anglisht). Vëll. 1. Unesco. fq. 55. ISBN 92-3-102174-5.
  32. ^ a b c d Ahmed, Nazimuddin (1980). Islamic Heritage of Bangladesh (në anglisht). Dhaka: Ministria e Informacionit dhe Transmetimit, Qeveria e Bangladeshit. fq. 50–51. OCLC 8476199.
  33. ^ a b c d e Begum, Ayesha (2012). "Bara Katra". përmbledhur nga Islam, Sirajul; Jamal, Ahmed A. (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. 2). Asiatic Society of Bangladesh.
  34. ^ "Bara Katra, south view,Dhaka". British Library (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2019. Marrë më 25 shtator 2017.
  35. ^ a b c d e Perween Hasan (17 qershor 2021). "Curzon Hall". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. 2). Asiatic Society of Bangladesh. Marrë më 28 maj 2024.
  36. ^ a b c d e "ঐতিহ্যের প্রতীক কার্জন হল (shqip: Curzon Hall është një simbol i trashëgimisë)". Daily Sangram (në bengalisht). 23 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 28 maj 2024.
  37. ^ a b c d Adnan Zillur Morshed (24 korrik 2018). "Want to Understand the Partition of Bengal, Visit Curzon Hall". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 28 maj 2024.
  38. ^ a b Bashir Al Helal (2012). "Language Movement". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. 2). Asiatic Society of Bangladesh.
  39. ^ a b "The Beautiful Curzon Hall". Heritages of Bangladesh (në anglisht). Marrë më 28 maj 2024.
  40. ^ Zia Uddin Ahmed (2021). "Botanical Garden". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. 2). Asiatic Society of Bangladesh. Marrë më 28 maj 2024.
  41. ^ Imadul Haque (13 korrik 2013). "ঢাকা বিশ্ববিদ্যালয়: ঐতিহ্যবাহী কার্জন হল (shqip: Universiteti i Dhakës: Curzon Hall)" (në bengalisht). Amar Desh publications Ltd. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2013. Marrë më 28 maj 2024.
  42. ^ a b c d e f g h Alamgir, Mohammad (2021). "Ahsan Manzil". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabir Ahmed (red.). Banglapedia: the National Encyclopedia of Bangladesh (Online ed.) (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 30 maj 2024.
  43. ^ a b c d e "Ahsan Manzil: The Tale of the Pink Palace". Daily Asian Age (në anglisht). 4 qershor 2016. Marrë më 30 maj 2024.
  44. ^ "Ahsan Manzil: An Aristocracy of the Ancient Era". Bangladesh Tourism Board (në anglisht).
  45. ^ a b c d e f Morshed, Adnan Zillur (2 korrik 2018). "A Palace on the River: Ahsan Manzil". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 30 maj 2024.
  46. ^ "Ahsan Manzil in Dhaka, Bangladesh". Lonely Planet (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2016. Marrë më 20 gusht 2015.
  47. ^ a b c d e Ayesha Begum (2012). "Star Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: the National Encyclopedia of Bangladesh (Online ed.) (në anglisht). Dhaka: Banglapedia Trust, Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 1 qershor 2024.
  48. ^ a b c "Nineteenth Century Star Mosque in Dhaka". www.bangladesh.com (në anglisht). Marrë më 1 qershor 2024.
  49. ^ Lithographed and published by Messrs. Dickinson, 114, New Bond Street (1850). "Panorama of the City of Dacca" taken from the Buriganga River, with Notable Residences and Other Buildings (në anglisht). Londër: Yale Center for British Arts, Rare Books and Manuscripts.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  50. ^ Haider, M. H. (27 gusht 2023). "The Iconic Tara Masjid did not Always Have those Stars!". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 28 gusht 2023.

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]