Jump to content

Xhamia e Kartalab Khanit

Coordinates: 23°43′01″N 90°23′55″E / 23.7169°N 90.3986°E / 23.7169; 90.3986
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Kartalab Khanit
Xhamia e Kartalab Khanit në 2012
Emra alternativXhamia e Pazarit Begum
Informacion i përgjithshëm
TipiXhami
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaBangladesh Pazari Begum, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°43′01″N 90°23′55″E / 23.7169°N 90.3986°E / 23.7169; 90.3986
Lansuar1700
Përfundimi1704
Height
Roof"doçala"
Technical details
Materialtulla, rërë, gëlqere[1]
Floor count2
Floor area531.3 m2

Xhamia e Kartalab Khanit ose Xhamia e Pazarit Begum, në zonën e Pazarit Begum në Dhakën e vjetër të Bangladeshit, u ndërtua nga navab divani Murshid Kuli Khan (i mbiquajtur Kartalab Khan) midis viteve 1700 dhe 1704.[2] Xhamia përbëhet nga një platvormë të lartë, një xhami me një aneks 'doçala' në veri mbi gjysmën perëndimore të platformës dhe një 'baoli' (pus i shkallëzuar) në lindje të platformës. Çatia e saj përmban pesë kupola që qëndrojnë mbi tambure tetëkëndore.[3] Ajo është rinovuar gjerësisht nga Mirza Golam Piri në shekullin e XIX.[4] Në përputhje me vullnetin e Murshid Kuli Khanit, ai u varros nën hyrjen e kësaj xhamie.

Foto e vjetër e Xhamisë së Pazarit Begum

Xhamia e Kartalab Khanit është një nga xhamitë më të mëdha MoguleDhaka. Është ndërtuar mbi një platformë të lartë të quajtur tahkhana.[4] Nën platformë ndodhet një seri dhomash drejtkëndore që janë lënë për dyqane.[3]

Për të përballuar shpenzimet e xhamisë u ndërtua një treg peshku.[4] Baoli'', shembulli i vetëm i njohur i llojit të tij në Bengal, konsiderohet ndikim nga India Veriore ose rajoni i Dekanit, ky i fundit me më shumë gjasa meqë ndërtuesi i tij kishte qenë në Dekan para se të vinte në Dhaka.[3]

Në vitin 1777, kontrolli i tregut u mor nga vajza e naib-e-nazimit të atëhershëm, Sharfaraz Khan. Emri i vendit Pazari Begum dhe me gjasa ai i xhamisë është marrë nga emri i saj. Një tjetër mundësi është se është emërtuar sipas një mutavali (administrator) të xhamisë.[4]

Planimetria e xhamisë

Xhamia me pesë kupola e Kartalab Khanit është e ngjashme me Xhaminë e Khan Muhamad Mridhas. Siç pohohet nga arkeologu Ahmad Hasan Dani: "Xhamia e mirëfilltë tregon edhe një largim nga ndërtesat e mëparshme. Veçoritë e vjetra të xhamive me tre kupola aty janë përsëritur dhe shumëfishuar në mënyrë që ta bëjë xhaminë me pesë kupola. Façada shfaq pesë hyrje, secila e ndarë nga tjetra nga një minare e hollë që ngrihet mbi parapet. Në mënyrë të ngjashme, kullat këndore kanë kioskat e tyre që ngrihen sipër".[5]

Xhamia me një aneks "doçala" në veri të saj zë gjysmën perëndimore e një platforme të lartë me bodrum dhe ka një "baoli" ose "vav" (pus i shkallëzuar) në lindje të platformës. Skaji verior i platformës së ngritur, 39.62 metres (43.33 yd) nga veriu në jug dhe 13.41 metres (14.67 yd) nga lindja në perëndim, ka një paraqitje si apsidë. Pjesa si apsidë e platformës është prerë në qendër për të bujtur një varr me një sarkofag atribuar imamit të parë të xhamisë. Poshtë platformës ndodhet një seri dhomash drejtkëndore dhe katrore, që tani janë lënë si dyqane.[3]

Pamje e xhamisë me dyqanet poshtë

Xhamia vetë dhe aneksi "do-çala" zënë gjysmën perëndimore të tarracës së bodrumit. Pjesa e mbetur e tarracës fillimisht mbahej e hapur, por tani është zënë nga një verandë. Vetë xhamia, duke përfshirë kullat e saj këndore, kanë përmasa 28.65 metres (31.33 yd) me 8.23 metres (9.00 yd) dhe hyhet nga lindja nëpërmjet pesë arkadave të portikut, secila hapet nën një gjysmë-rreth dhe ka anash torreta të holla tetëkëndore, që ngrihen sipër parapeteve. Në mes të mureve veriore dhe jugore ndodhet një hyrje. Muri perëndimor është i zgavërt së brendshmi me pesë mihrabë gjysmë-tetëkëndorë, të gjithë duke paraqitur zgjatime të jashtme me torretat kufizuese. Përkrahë mihrabit qëndror ndodhet një pulpit me tre shkallë.

Në anën lindore të platformës ndodhet një portik-arkadë i rinovuar që arrihet nga një palë shkallë. Nëpërmjet këtij portiku mund të hyhet xhamia mbi platformë. "Baoli" mjaft i madh, siguron ujë për abdesin e besimtarëve. Niveli i tij i ujit mund të arrihet nga një palë shkallë zbritëse përmes një dhome. Uji nga "baoli" mund të merret nga gjithashtu nga jashtë saj.[3]

Pamje e çatisë

Xhamia është me dy kate, kati i poshtëm i anës perëndimore është i ndarë në dyqane, ndërsa ana lindore ka një medrese në katin e poshtëm, si dhe një zonë lutjesh të vendosur në katin e sipërm. Së brendshmi, xhamia ka një sallë të madhe gjatësore 25.60 metres (28.00 yd) me 5.18 metres (5.66 yd), që është e ndarë në pesë kthina nga katër arkada transversale me dizajn të thjeshtë katër-qendrash. Kthinat kufizohen së jashtmi nga kupolat korresponduese dhe kioskat e mbyllura që shënojnë kufirin ndarës midis secilës kthinë. Vendosja e pazakontë e dhomës elegante "doçala" të stilit bengalez, në faqen veriore, strehët e të cilës me formën lakore, e bënë xhaminë unike. [6]

Kthina qëndrore është katrore dhe më e madhe se ato anësore. Të gjitha kthinat janë të mbuluara me kupola mbi tambure tetëkëndore dhe të kurorëzuara me maja zambakore dhe "kalasa". Mjeti i përshtatur për mbajtjen e kupolave është i njëjtë si në xhaminë te Fortesa e Lalbagut dhe Xhamia Sat Gambuxh, të dyja në qytetin e Dhakës. Katër kullat këndore tetëkëndëshe, të gjitha ngrihen mbi parapetet horizontale dhe që kanë baza kalasa, kryesohen nga çhatri solide të rinovuara me funde zambakore dhe maja kalasa. Secila nga këto kulla ka prapë në të djathtë dhe të majtë një torretë të hollë, që ngrihet sipër parapetit dhe përfundon në një kupolë të vogël dhe majë kalasa.[3]

Pamje e shtyllave dekorative të murit

Sipas fotografive të disponueshme, façada origjinale lindore e xhamisë duket se është fshehur mbrapa një verande që iu shtua façadës së hyrjes së xhamisë. Ky zgjerim bujtëte një grumbullim në rritje duke zgjeruar kapacitetin e xhamisë. Duket se një kullë hyrjeje, e realizuar në një stil eklektit, iu shtua kur po ndërtohej veranda për të treguar hyrjen në katin e lutjeve.[6]

Aneksi drejtkëndor i xhamisë në veriun e saj është i mbuluar me një çati në formë kasolleje "do-çala. Aneksi (6.10 metres (6.67 yd) me 2.13 metres (2.33 yd)) ka dy hyrje, një në qendër të murit lindor, tani e rinovuar, ndërsa tjetra në mes të murit jugor. Nëpërmjet kësaj të fundit aneksi lidhet me xhaminë. Një dritare ka qenë vendosur së fundmi në murin verior të aneksit. Së brendshmi katër muret e dhomës shënjohen me kamare të thella katrore dhe drejtkëndore, ndoshta fillimisht të paracaktuara si dollapë. Skaji i lakuar së jashtmi kurorëzohet me pisë maja kalasa në intervale. Ky aneks mendohej se ishte një varr, por me gjasa fillimisht janë menduar për të bujtur imamin, gjë për të cilën përdoret akoma.[3]

Në dekorimin e xhamisë i është dhënë vëmendje elementeve arkitekturore, si torretat anësore zbukuruese të hyrjes dhe zgjatimeve të mihrabit, çhatrive, kupolave, fundeve zambakore dhe majave "kalasa". Hyrjet dhe mihrabët janë në korniza, të kurorëzuara me rreshta me motive bedanash zbukuruese. Brendësia e kupolave ka zbukurime të bazike të gjetheve, ndërsa ka medalione të mëdha që përmbaqjnë një motiv rozete në qendër. Harku gjysmë-i rrumbullakët i arkadës qëndrore është zbukuruar me punime "mukarna" në stuko, tani në një formë të zhveshur. Përveç këtyre, e gjithë ndërtesa është mbuluar me suva të thjeshtë, një veçori dalluese e Arkitekturës Mogule në Bengal.

"Baoli" i kësaj xhamie, që duket një monument më vete, meriton një përmendje të veçantë. Ai është i vetmi i llojit të tij në Bengal. Origjina e tij mund të gjurmohet në rajonin e Dekanit, në Indi, ku Kartalab Khani pati qëndruar gjatë, para se të vinte në Bengal.[3]

  1. ^ A. T. M. Shamsuzzoha; Hamidul Islam (2011). "Structure, Decoration and Materials: Mughal Mosques of Medieval Dhaka". Journal of the Bangladesh Association of Young Researchers (në anglisht). 1 (1): 100. doi:10.3329/jbayr.v1i1.6841.
  2. ^ Nazimuddin Ahmed (1984). John Sanday (red.). Discover the Monuments of Bangladesh: A Guide to Their History, Location & Development (në anglisht). Dhaka University Press Ltd. fq. 179.
  3. ^ a b c d e f g h M. A. Bari (2012). "Kartalab Khan's Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  4. ^ a b c d Mahbubur Rahman (2011). City of An Architect (në anglisht). Delivistaa Foundation. fq. 22. ISBN 978-984-33-2451-1.[lidhje e vdekur]
  5. ^ Ahmad Hasan Dani (1961). Muslim Architecture in Bengal (në anglisht). Asiatic Society of Pakistan. fq. 202.
  6. ^ a b "Kartalab Khan Mosque". Archnet (në anglisht).