Xhamia e Aurangzebit
Xhamia e Aurangzebit | |
---|---|
আওরঙ্গজেব মসজিদ | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Xhami |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Shalangka, upazila Pakundia, distrikti i Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës |
Koordinatat | 24°20′36″N 90°44′24″E / 24.343339°N 90.740086°E |
Përfundimi | 1669 |
Pronar | Familja Mian e Shalangkas, Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit |
Xhamia e Aurangzebit (bengalisht: আওরঙ্গজেব মসজিদ, arabisht: مسجد أورنكزيب) është një faltore e vjetër islamike dhe monument arkeologjik i vendosur në fshatin Shalangka të komunës Narandi, upazila Pakundia, distrikti i Kishoregnaxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia historike gjendet në fshatin Shalangka të komunës Narandi. Ajo është ndërtuar gjatë mbretërimit të Aurangzebit, perandori mogul nga i cili ka marrë emrin. Shajkh Muhamad Hanifit, një muhadith në oborrin e Aurangzebit, iu dhurua një xhagir (zotërme tokash) me 62 mouza (njësi administrative rurale) nga perandori për shërbimet e tij. Nën udhëzimet e Aurangzebit, në vitin 1665 Hanifi u zhvendos nga Delhi për në Bengalin Lindor dhe krijoi një zamindari (zotërim feudal tokash) në këtë rajon. Themelet e kësaj xhamie u vendosën nga Hanifi në vitin 1669.
Në këtë zamindari ai ndërtoi pallate, ujëmbledhës, salla darbar, portikë me mure të mëdhenj etj., që kanë humbur me kalimin e kohës. Ai kryente detyrën e vënies së drejtësisë, arbitrimit dhe mbledhjes së taksave. Pasardhësit e Hanifit jetojnë akoma në fshatin e Shalangkas. Në vitin 1909, Departamenti i Arkeologjisë së Qeverisë Indo-Britanike (tani nën Qeverinë e Bangladeshit) e listoi atë si një monument arkeologjik të mbrojtur.[1]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia katrore është ndërtuar mbi një terren të lartë me katër shtylla tetëkëndore në katër këndet e saj. Në murin lindor të xhamisë ndodhen tre hyrje, nga të cilat qëndrorja është relativisht më e madhe. Sipër hyrjes ndodhet një lutje e skalitur në mënyrë të mrekullueshme në mermer. Ajo ka edhe dy hyrje të tjera, një në faqen veriore dhe një në atë jugore. Ajo përbëhet vetëm nga një kupolë, përreth të cilës ndodhen punime artizanale të mrekullueshme, si motivet e petaleve të zambakut. Këto janë në stilin karakteristik mogul. Një nga faqet e mureve paraqet punime mjeshtërore artizanale që paraqesin bimë kacavjerrëse dhe lule.
Përkrahë xhamisë ndodhet varri i zamindar Sheikh Muhamad Hanifit, por që i është zbehur karakteri. Rezidencën e tij u shkatërruan nga dy tërmete të njëpasnjëshme përgjatë kohës. Gjithashtu, xhamia me një kupolë është bërë e papërshtatshme për falje për shkak të rrënimeve, megjithëse mbahet akoma në këmbë.
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjishtashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Xhamia me 201 kupola
- Xhamia e Bibi Marjamit
- Mauzoleu i Bibi Marjamit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia e Kartalab Khanit
- Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
- Xhamia e Musa Khanit në Dhaka
- Husaini Dalani
- Xhamia e Binat Bibit
- Xhamia e Shahbaz Khanit
- Dhanmondi Shahi Eidgah
- Azimpur Dajera Sharif Khankah
- Zamindar Bari i Baishrashit
- Zamindar Bari i Lakshman Sahas
- Zamindar Bari i Kokilpairit
- Ura e Mirkadimit
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Xhamia e Aurangzebit. |
- ^ "ইতিহাসের এক স্বাক্ষী কিশোরগঞ্জের আওরঙ্গজেব মসজিদ". Dhaka Times (në bengalisht). 27 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2014.