Jump to content

Ura e Mirkadimit

Coordinates: 23°32′53″N 90°28′38″E / 23.548080°N 90.477274°E / 23.548080; 90.477274
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ura e Mirkadimit
মীরকাদিম সেতু
Emra alternativUra e Polghatës ose Ura Panam Polghata
Informacion i përgjithshëm
StatusiFunksionale
TipiUrë
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaRruga Abdullahpur, kanali i Mirkadimit, katundi Polghata, upazila Tonxhibari, distrikti i Munshiganxhit, divizioni i Dhakës,  Bangladeshi
Koordinatat23°32′53″N 90°28′38″E / 23.548080°N 90.477274°E / 23.548080; 90.477274
Lartësia30 ft (9.1 m)
Përfundimi1757-1800
Lartësia30 ft (9.1 m)

Ura e Polghatës ose Ura e Mirkadimit është një monument i vjetër mbi kanali i Mirkadimit, e vendosur në një vend të quajtur Rampal në rrugën Abdullahpur të fshatit Panam Polghata, upazila Tonxhibari e distriktit të Munshiganxhit, që është një monument arkeologjik në divizionionin e DhakësBangladesh.[1]

Ana tjetër e urës

Data e saktë e ndërtimi të urës nuk dihet, por besohet se është ndërtuar mes viteve 1757 dhe 1800 nga Mir Xhumla gjatë Periudhës Mogule. Banorët vendas e njohin atë si Ura e Polghatës. Banorët vendas tregojnë shumë legjenda dhe mite për të, p.sh.: se ajo është ndërtuar nga zogj-xhinde, se ajo është ndërtuar në sekret, se atë e ndërtuan qënie të padukshme gjatë natës së Baisakhi Purnimas etj.[2]

Gjatë Periudhës Mogule, në Bengal u ndërtuan shumë ura. Mir Xhumla, subahdari (guvernatori) i Bengalit gjatë mbretërimit të Aurangzebit ndërtoi dy ura për të përmirësuar komunikimin nga Fortesa e Idrakpurit në Fortesën e Musa Khanit në Dohar. Njëra prej tyre është Ura e Mirkadimit, ndërsa tjetra është "Ura Talta", që u hodh në erë nga një bombë angleze gjatë Luftës së Dytë Botërore.[2]

Tabela e Departamentit të Arkeologjisë te ura

Fshati Panam Polghata ndodhet në upazilën Tonxhibari, gjendet 8 km (5.0 mi) në veri-perëndim të qytetit të Munshiganxhit. Ura e Mirkadimit gjendet në fshatin Panam Polghata në kanalin e Mirkadimit, hendekut kufitar të qytetit të vjetër të rrënuar të Bikramapurit. Ajo ka saktësisht të njëjtën pamje si Ura e Panamit e vendosur në Sonargaon, megjithëse Ura e Mirkadimit është më e gjatë. Ajo është 52.42 m (57.33 yd) e gjatë[3], 30 ft (9.1 m) e lartë dhe 16.6 ft (5.1 m) e gjerë. Trashësia e mureve të urës është shumë e madhe, 5.5 ft (1.7 m).[2]

Ajo ka tre harqe, ku harku i mesëm është më i madh. Përmes këtij harku mund të kalojnë akoma varkat. Gjatë stinës së shirave, uji poshtë urës arrin deri në strukturën e urës, ndërsa në stinën e thatë, pjesa e poshtme e saj e këmbëve të saj del në sipërfaqe. Për ndërtimin e saj është përdorur gëlqere surki. Modeli i saj është modifikuar mjaft për shkak të rinovimit në kohë të ndryshme të saj. Tashmë ura mirëmbahet nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit.[4]

  1. ^ Khandakar Mahmudul Hasan (2018). Prachin Banglar Anache Kanache (në bengalisht). Pearl Publications. fq. 176.
  2. ^ a b c S. M. Eftakher Alam; Shahriar Hasan Mridha Ratul (prill 2020). "Establishment of Historical Bridges in Bengal: Alignment Exploration with Contextual Geography". Interantional Journal of Engineering, Applied and Management Sciences Paradigms (IJEAM) (në anglisht). 54 (11): 11–29. ISSN 2320-6608.
  3. ^ Khandakar Mahmudul Hasan. Banglar Purakirtir Shondhane (në bengalisht). Pearl Publications. fq. 63.
  4. ^ "Top 5 Historical Bridges in Bangladesh". bd-info.com (në anglisht). 16 maj 2023.