Shko te përmbajtja

Zamindar Bari i Baliparës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zamindar Bari i Baliparës
Technical details
MaterialTulla, shufra hekuri dhe qerpiç
Floor count3

Zamindar Bari i Baliparës është një rezidencë zamindarie historike e vendosur në fshtin Baliapara të komunës Brahmandi në upazilën Araihazar të distriktit të Narajanganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh.[1][2]

Këtë rezidencë e ndërtoi zamindar Mukund Murali rreth vitit 1900. Ai kishte qenë sipërmarrës dhe përgjegjës i thesarit të zamindar Kishori Podarit, para se të bëhej vetë zamindar (pronar feudal tokash). Më vonë ai e mori zamindarinë nga Sundimi Britanik. Pas ndarjes së Nënkontinentit Indian, ai i shiti të gjitha zotërimet e kësaj zamindarie dhe u largua për në Indi. Vetëm rezidencën e tij zamindare nuk e shiti, sepse vajza e tij ishte martuar në Narajanganxh.[3]

Zamindar Bari i Baliaparës është një rezidencë në formë L-je ndërtuar duke kombinuar tullat e kuqe me gëlqeren surki. Ajo ndodhet në fshatin Baliapara të komunës Brahmandi të upazilës Araihazar në distriktin e Narajanganxhit. Në pjesën e majtë të ndërtesës shihet një pjesë e rrënuar. Çatia e krahut të majtë u rrëzua gjatë një tërmeti. Që atëherë, ky krahë është braktisur. Në kompleks janë rritur pemë të ndryshme të mëdha dhe ai është bërë gati një pyll. Muret e vjetëruara të pallatit po prishen pak nga pak dhe rezidenca po shuhet. Sipas shumë dëshmive kjo rezidencë është më shumë se një qind vjeçare. Aty nuk jeton asnjë pasardhës i zamindarit Mukund Murali, që e ndërtoi atë. Pothuajse çdo strukturë e rezidencës tani është në prag të rrënimit për shkak të lënies pas dore.

  1. Masum Billah (6 prill 2019). "কালের সাক্ষী আড়াইহাজারের বালিয়াপাড়ার জমিদার বাড়ি". Ittefaq (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2019. Marrë më 10 korrik 2019.
  2. "Favorite Destination: Araihazar (Part-1)". Priyo.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2019. Marrë më 10 korrik 2019.
  3. "ইস্ট ইন্ডিয়া কোম্পানির পুরস্কার পাওয়া হিন্দু নেতার নামে 'নারায়ণগঞ্জ'". Bangla Tribune (në bengalisht). 2 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2019. Marrë më 11 korrik 2019.