Zamindar Bari i Baliatit
Zamindar Bari i Baliatit | |
---|---|
বালিয়াটি জমিদার বাড়ি | |
Emrat forumes | Golabarir Prashad |
Emra alternativ | Pallati i Baliatit |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Kompleks rezidencial |
Stili arkitektural | Arkitektura e Rilindjes, Arkitektura Neo-Klasike |
Vendndodhja | Katundi Baliati, upazila Saturia, distrikti i Manikganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 23°59′43″N 90°02′31″E / 23.9952°N 90.0419°E |
Inauguruar | 14 prill 1893 |
Technical details | |
Floor count | 2, 3 |
Floor area | 5.88 acres (2.38 ha) |
Grounds | 20 acres (8.1 ha) |
Uebfaqja | |
baliatipalace |
Zamindar Bari i Baliatit (bengalisht: বালিয়াটি জমিদার বাড়ি) është një kompleks rezidencial në fshatin Baliati, upazila Saturia e distriktit të Manikganxhit, divizioni i Dhakës në Bangladesh.[1] Ishte rezidenca e zamindarëve të Baliatit, që sunduan mbi një zonë të madhe.
Rezidenca e vjetër rreth 200 vjeçare e zamindarisë, qëndron si dëshmitare e historisë dhe traditës. Në këtë ndërtesë u zhvilluan identiteti i shoqëror, politik, argëtues dhe amatorzmi i banorëve të kohës.
Vendndodhja dhe vizitimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zamindar Bari i Baliatit ndodhet në fshatin e Baliatit në upazilën Saturia, afërsisht 8 km (5.0 mi) në perëndim të qendrës së distriktit të Manikganxhit në divizionin e Dhakës dhe 35 km (22 mi) larg nga Dhaka nën divizionin e Dhakës në Bangladesh. Ai është një nga pallatet e ndërtuar në shekullin e XIX, i quajtur edhe Pallati i Baliatit.[2] Ai është i vendosur në koordinatat 23°59′43″N 90°02′31″E / 23.9952°N 90.0419°E. Nga Gabtali në Dhaka deri në Paturia, Ariça ose Manikganxh, duhet të shkosh te stacioni i autobusave të Saturias, 8 km (5.0 mi) para Manikganxhit. Çmimi i biletës do të jetë 35-40 taka. Ndërsa nëse do të shkosh nga Manikganxhi, duhet të shkosh me autobus, cmimi i të cilit do të jetë 20 taka. Vendndodhja e zamindar barit është 12 km (7.5 mi) larg nga stacioni i autobusit të Saturias. Gjatë rrugës nga Saturia për në Pakutia, duhet të shkosh te pika zero e Saturias. Zamindar Bari i Baliatit ndodhet më pak se 1 km larg nga aty.
Çmimi i biletës për të hyrë në kompleks është 20 taka për vizitorët vendorë dhe 100 taka për banorët e vendeve të SAARC dhe 200 taka për të tjerët. Gjatë verës orari i vizitave është nga ora 10:00 paradite deri në orën 18:00 mbasdite, ndërsa gjatë dimrit orari i vizitave është nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites. Megjithatë, duhet pasur parasysh se nga ora 13:00 deri në orën 13:30 është pushim të gjitha ditët e javës, përveç të premtes. Të premten pushimi zgjat nga ora 12:30 deri në orën 14:30 të pasdites. Gjatë të dielës kompleksi është i mbyllur, ndërsa të hënën funksionon gjysmën e ditës. Të gjitha ditët e festave publike është gjithashtu i mbyllur.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas historisë vendore themeluesi i zamindarisë së Baliatit ishte Gobinda Ram Saha. Ai ishte bankier dhe tregtar kripe, që e kishte trashëguar sipërmarrjen nga prindërit e tij, pastaj e shtriu atë më tej, duke themeluar zamindarinë. Zamindaria shtrihej deri në distriktin e Narajanganxhit.
Zamindarët e Baliatit e sunduan zonën për më shumë se 200 vjet, që nga fillimi i shekullit të XVIII. Gjatë kësaj kohe ata ndërtuan shumë struktura të rëndësishme, një nga të cilat është edhe Zamindar Bari i Baliatit. Sipas një mbishkrimi në pallat, dihet se ceremonia përuruese e pallatit u u zhvillua në datën 14 prill 1893 (data 1 baishakh e vitit 1300 të kalendarit bengalez).[3] Ndërtesat e kompleksit nuk u ndërtuan në të njëjtën kohë. Pasardhësit e tjerë shtuan edhe struktura të tjera, që u ndërtuan në kohë të ndryshme nga mesi i shekullit të XIX deri në gjysmën e parë të shekullit të XX.
Mes trashëgimtarëve të ndryshëm të familjes zamindare përfshihen Kishorilal Roj Çoudhuri, Rai Bahadur Harendra Kumar Roj Çoudhuri që u shquan për zhvillimin e sektorit të arësimit në atë kohë. Babai i Kishorilal Roj Çoudhurit ishte themeluesi i "Kolegjit Xhaganath" (tani "Universiteti Xhaganath") në Dhaka dhe sipas të cilit institucioni u emërtua.
Në fund të shekullit të XVIII, zamindar Harendra Kumar Roj Çoudhuri zyrtarisht shiti disa pjesë të zamindarisë së Narajanganxhit te Srimoti Alladi Bibi dhe burri i saj zamindar Rahim Bakhsh Haxhi, ishte zotërues i Tallukut. Pas ndarjes së Indisë në vitin 1947, të gjithë pasardhësit e familjes u larguan për në Indi. Kompleksi është administruar nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit që nga viti 1987, duke e shpallur monument të mbrojtur të trashëgimisë. Sot, blloku qëndror i kompleksit është kthyer në muze dhe ruhet dhe menaxhohet nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompleksi i Zamindar Barit të Baliatit është një shembull i Arkitekturë së Rilindjes, ndërtuar sipas modeleve arkitekturore të shekullit të XIX.[4] Kompleksi shtrihet në më shumë se 20 acres (8.1 ha), megjithatë pesë pjesët pranë pallatit kryesor u ndërtuar ndarazi. Në kompleks ndodhen shumë struktura, tetë nga të cilat janë ndërtesa të mëdha dy dhe tre-katëshe. Ai është i rrethuar me një hendek dhe një mur rrethues. Mbrapa pallatit ndodhet një ujëmbledhës (dighi). Kompleksi ndahet në pesë seksione apo blloqe të veçanta që janë ndërtuar nga anëtarët e familjes në kohë të ndryshme. Ato janë të drejtuara nga jugu dhe shtrihen në një sipërfaqe prej rreth 5.88 acres (2.38 ha) (16,554 m2 (178,190 sq ft)).[5] Pesë blloqet e mëdha quhen "Shtëpia Lindore", "Shtëpia Perëndimore", "Shtëpia Veriore", "Shtëpia e Mesme" dhe "Gola Bari". Fatkeqësisht një pjesë e bllokut të anës lindore u shkatërrua, ndërsa katër të tjerat mbijetojnë akoma. Një nga dy blloqet e mesme është një ndërtesë dy-katëshe, ndërsa tjetri është një ndërtesë tre-katëshe me verandë.
Katër ndërtesat ballore përdoreshin për qëllime sipërmarrjeje, ndërsa pjesa mbrapa tyre, ku banonte familja, quhej "Andar Mahal". Në pjesën e mbrapme të katër ndërtesave ndodhen katër blloqe të veçanta të kompleksit. Kompleksi ka një tërësi prej 200 dhomash. Ndërtesa e braktisur e vendosur në një distancë në veri quhet pallati i jashtëm, që është i gdhendur në dru. Besohet se kjo ndërtesë strehonte shërbëtorët, garazhin e parkimit, pajimet e kuajve etj.
I gjithë oborri i kompleksit është i rrethuar me mure të larta me tre hyrje, secila prej tyre me një hark "tauran" gjysmë-rrethor në formë luani. Në aën jugore të kompleksit ndodhen katër porta luanësh, ndërsa në veri ndodhej një ujëmbledhës i madh. Në anën jugore, façada e ndërtesave ka rreshta kolonash korintike. Bien në sy punimet artizanale të ndërtesave. Tashmë në ndërtesën e njohur si "Rang Mahal" brenda kompleksit, është bërë muze që shfaq artifakte nga familja zamindare e Baliatit.[6]
Në murin ballor të ndërtesës kryesore shihen punime të ndryshme artizanale dhe shtatore. Ndërtesa e braktisur e vendosur në një distancë në veri është pallati i jashtëm, që është punuar në dru. Mbrapa ndërtesave ndodhet një ujëmbledhës i madh, përreth të cilit ndodhen gjashtë ghate. Besohet se kishte në këtë pallat ndodhej vendbanimi i shërbëtorëve, garazhet e parkimit, vendi i pajimeve të kuajve etj. Pallati rrethohet nga mure të larta me tre hyrje, secila nga të cilat ka një luan në formë harku gjysmë-rrethor. Muri i periudhës së vjetër i ndërtuar përreth kompleksit mbijeton akoma. Mes këtyre mureve tashmë ndodhen katër blloqe të bukur ndërtimor.
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zamindar Bari i Baliadit
- Zamindar Bari i Srifaltalit
- Zamindar Bari i Teotas
- Bara Sardar Bari
- Shankhanidhi House
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Dolmança e Zamindar Barit të Teotas
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Bikramapuri
- Rrënojat e Vari-Bateshvarit
- Rrënojat e Raxhasanit
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed, red. (2012). "Saturia Upazila". Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ "বালিয়াটি জমিদার বাড়ি". heritagebangladesh.co (në bengalisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Md Shahnawaz Khan Chandan (1 prill 2016). "The Grandeur of Baliati". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 28 maj 2017.
- ^ "Baliati Zamidar Bari". The Daily Asian Age (në anglisht). 1 tetor 2016. Marrë më 20 nëntor 2018.
- ^ "বালিয়াটি জমিদার বাড়ির ইতিহাস". Baliati Palace (në bengalisht).[lidhje e vdekur]
- ^ "মানিকগঞ্জের দুটি জমিদার বাড়ী যেন ধ্বংসস্তূপ" (në bengalisht). Daily Bangladesh Pratidin. 30 korrik 2015.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "এক নজরে প্রত্নতত্ব অধিদপ্তর" (në bengalisht). Department of Archaeology Government of the People's Republic of Bangladesh.
- "Baliati Palace – A Historical Place". uebsajti "Baliati Palace" (në bengalisht).