Jump to content

Bara Sardar Bari

Coordinates: 23°38′57″N 90°36′01″E / 23.649171°N 90.600144°E / 23.649171; 90.600144
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bara Sardar Bari
বড় সর্দার বাড়ি
Informacion i përgjithshëm
TipiMuze
VendndodhjaSonargaon, pranë Panam Nagarit, distrikti i Narajanganxhit, divizioni i Dhakës,  Bangladesh
Koordinatat23°38′57″N 90°36′01″E / 23.649171°N 90.600144°E / 23.649171; 90.600144
PërfundimiPeriudha Mogule dhe 1902
Renovimi2012
Kosto Renovimit2 milionë dollarë
Technical details
Floor count2
Grounds27.400 sq ft (2.5455 m2)
Renovating team
Renovating firmYongwon Corporation

Bara Sardar Bari është një ndërtesë e bukur e vendosur në Sonargaon.[1] Ajo gjendet në kufirin e skajë të muzeut të tanishëm të Folklorit dhe Artizanatit Shilpaçarja Zainul dhe midis dy pellgjeve të shtruar rreth 457.2 m (1,500 ft) larg nga Panam Nagari.

Gjatë sundimit të hershëm mysliman, Sonargaoni ishte kryeqyteti i provincës së Bengalit nga viti 1296 deri në vitin 1608. Kur kryeqyteti u zhvendos në Dhaka, zhvillimi i Sonargaonit u zvogëlua. Një grafit mbi hyrjen e vogël të Bara Sardar Barin e ndarë në dy pjesë sugjeron se tre ndërtesat rrethuese mbrapa ndërtesës u ndërtuan në periudhën e hershme mogule. Ndërtesa e kuqe katrore në mes u ndërtua gjatë sundimit të Baro-Bhujanëve të Bengalit. Pjesa ballore u ndërtua në vitin 1902. Në katin përdhes ndodhen 47 dhoma, ndërsa në katin e parë janë 38 dhoma.[2]

Ballkone të drejtuar në oborrin e brendshëm

Pas pavarësisë së Bangladeshit në vitin 1971, ai u mor nga Qeveria e Bangladeshit dhe u mbajt i braktisur. Në fillim të viteve 1980, Departamenti i Arkeologjisë e ruajti dhe pjesërisht e rinovoi atë. Pastaj ai u zhvilluan si Muzeu Kombëtar i Artit dhe Artizanatit Folklorik.[2]

Në vitin 2012, si pjesë "Corporate Social Responsibility", kompania shumëkombëshe me bazë në Kore “Yongwon Corporation" mori nismën për ta ruajtur Bara Sardar Barin në mënyrë të përshtatshme me një kosto prej 2 millionë dollarësh $.[3]

Portë e kompleksit

Ai ka dy hyrje të mirëpajisura në anët perëndimore dhe jugore. Veranda në hyrjen jugore është 25 ft (7.6 m) e gjatë dhe është e bashkangjitur me një hark gjysmë-rrethor të dizenjuar me lule prej balte dhe copa porcelani. Dizajni i harkut të lakuar tregon përdorimin e formave të ndryshme mozaikore bimësh kacavjerrëse dhe formash gjeometrike. Në të dy anët e portës ndodhen tre kolona të vogla cilindrike dhe dy kolona të mëdha korintike, secila e dekoruar gradualisht me rrathë spiralë në mozaikë bardhë e zi. Dritaret me kulme gjysmë-rrethore në secilën anë mbahen gjithashtu nga kolona të ngushta korintike. Parapeti sipër verandës është dekoruar me dizajne bimësh kacavjerrëse të lira. Në pjesën e sipërme të murit ndodhet mbishkrimi që tregon kohën e ndërtimit, viti 1308 i kalendarit bengalez (viti 1901 sipas Kalendarit Gregorian).

Pamje e brendshme e ndërtesës

I gjithë blloku drejtkëndor është një ndërtesë dy-katëshe, që ka rreth 70 dhoma të madhësive të ndryshme. Ai është 50 ft (15 m) me 50 ft (15 m) në lindje dhe 50 ft (15 m) me 25 ft (7.6 m) në perëndim. Veranda jugore ka dhoma në tre anë dhe një tempull të Krishnës në anën lindore. Tempulli ose Natmandapa ka një verandë të madhe, të mbajtur nga katër kolona korintike të zbukuruara me mozaikë porcelani. Dhomat e tre anëve të tjera kanë harqe gjysmë-rrethorë.

Pranë portës së mirë-dekoruar perëndimore ndodhet një dighi (pellg) me ghat (shkallë argjinaturore) të shtruar me tulla, në brigjet e të cilit gjenden shtatoret e dy kalorësve anglezë.[4]

  1. ^ "বড় সরদার বাড়ি". kalerkantho.com (në bengalisht). 10 maj 2023.
  2. ^ a b "রাসূলুল্লাহর স চরিত্র মাধুর্য". Daily Ittefaq (në bengalisht). 10 prill 2015.
  3. ^ "রাসূলুল্লাহর স চরিত্র মাধুর্য". Daily Ittefaq (në bengalisht). 26 prill 2015.
  4. ^ Nazimuddin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). The University Press Limited. fq. 60-2. ISBN 978-984-051091-7.