Jump to content

Panam Nagari

Coordinates: 23°39′21″N 90°36′10″E / 23.655767°N 90.602676°E / 23.655767; 90.602676
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Panam Nagari
Emri amëtar
bengalisht: পানাম নগর
Qyteti Panam
Kashinath Bhabani në Panam Nagar
LlojiQytet
VendndodhjaBangladeshSonargaoni, upazila Sonargaon, distrikti i Narajanganit, divizioni i Dhakës, Bangladesh
Koordinatat23°39′21″N 90°36′10″E / 23.655767°N 90.602676°E / 23.655767; 90.602676
Themeluar mëFundi i shekullit të XIII
Stili arkitekturorArkitektura Mogule, Arkitektura Indo-Saraçene, Arkitektura Britanike
PronarDepartamenti i Arkeologisë, Bangladesh

Panam Nagari (bengalisht: পানাম নগর) ishte një vendbanim i lashtë në Bangladesh, një pjesë e mbetjeve arkeologjike të të cilit janë të vendosura në upazilën Sonargaon të distriktit të Narajanganxhit.[1]

Panam Nagari e ka fillesën në shekullin e XIII. Dikur një qendër e lulëzuar tregtare, ai ra në shekullin e XVII në vijim të zhvendosjes së kryeqytetit nga Sonargaoni. Zona përjetoi një rilindje në shekullin e XIX, kur tregtarë të pasur hindu e rizhvilluan atë gjatë Periudhës koloniale Britanike, duke e rivitalizuar rëndësinë tregtare si një qendër për tregtinë e pambukut. Megjithatë, ndërja e Indisë dhe revoltat e vitit 1964 çuan në braktisjen e tij. Megjithë ribanimin në vijim, Panam Nagari në vijim u c]lirua dhe u shpall një sit arkeologjik në vitet 2000. Sot, ai qëndron si një grumbull i rrënuar ndërtesash në një rrugë të vetme, me përpjekje në vijim për restaurimin për ruajtjen e trashëgimisë së tij të pasur historike.

Qyteza historike, e vendosur pranë kryeqytetit të tanishëm të Dhakës dhe që përmban vetëm relike të mbijetuara të zonës së Panamit, shtrihet përgjatë një rruge të ngushtë, dredhuese, afërsisht 600 m (2,000 ft) të gjatë dhe 5 m (16 ft) të gjerë.[2][3] Panam Nagari ka anash kanale në të dy krahët. Rrjedha veriore është e njohur si Kanali Pankhiraxh.[1]

Bara Sardar Bari, Muzeu folklorik i Panam Nagarit

Në Panam Nagar janë të dukshëm tre stile të dallueshme arkitekturore, që shtrihen në dy periudha historike: Arkitektura Mogule, Arkitektura Britanike dhe stili i hibrid Indo-Saraçen. Ndërkohë mbetjet e lashta para-myslimane mungojnë dhe mbetjet e periudhës myslimane janë të pakta, elementet arkitekturore mogule janë akoma të dallueshme.[4] Këto përfshijnë modelime kuspore sipër hapjeve të dyerve dhe dritareve, dritare në formë S-je, panele façade drejtkëndorë, zbukurime sipërfaqësore florale dhe kamare të vogla me harqe me majë.[5]

Strukturat mbizotëruese janë rezidenca të zamindarëve (pronarë feudalë tokash) hindu, të ndërtuara në stilin kolonial.[5] Kjo qasje përzien parimet teknologjike dhe strukturore perëndimore me elementet e dizajnit klasik mogul. Megjithë estetikën dekoruese perëndimore, planimetria hapsinore mbetet në thelb me natyrë vendore.[4]

Ndërtesë e Panam Nagarit

Faza e hershme koloniale pa daljen e stilit hibrid, të quajtur Indo-Saraçen që shërbeu si një lidhjet kalimtare mes traditave mogule dhe koloniale. Ndërtesat e ndërtuara gjatë kësaj periudhe të ndërmjetme përgjithësisht ruajtën stilin mbizotërues mogul, ndërsa gradualisht përfshin veçori arkitekturore bashkëkohëse europiane.[5]

Siti përfshin 52 ndërtesa, që përbëhen nga struktura me dy dhe tre kate të drejtuara nga njëra-tjetra. Nga këto, 31 janë të vendosura në anën veriore të rrugës, ndërsa 21 ndodhen në anën jugore.[2][3]

Ndërtesë e qytezës

Ato përfshijnë elemente arkitekturore nga Sulltanati i Bengalit, Arkitektura Mogule, Arkitektura Britanike dhe Arkitektura Koloniale. Ndërtesat e Panam Nagarit mund të kategorizohen në katër tipe:[3][6]

  • Holle Qëndrore: Ndërtesat e ndërtuara me salla kryesore me lartëse të dyfishtë si përqëndrimi kryesor në planimetri. Për shembull, ndërtesa numër 26.
  • Oborre Qëndrore: Ndërtesat që paraqesin një oborr të brendshëm të hapur qëndror. Ndërtesa numër 840 është një shembull i këtij tipi.
  • Të konsoliduara: Ndërtesat që skanë ndonjë sallë ose oborr të brendshëm. Për shembull, ndërtesa numër 22. Shumica e ndërtesave të në sit i përkasin këtij tipi, kryesisht me një kat.
Ndërtesë e Panam Nagarit
  • Kompartamente: Këto janë struktura më të vogla pa artikulime të brendshme hapsinore. Në vendbanim ndodhen pesë ndërtesa të tilla të vogla.

Historia e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Termi "Panam" besohet se rrjedh nga persishtja, me kuptim "strehë".[7] Rrëfimet historike sugjerojnë se zona e Panamit ishte pjesë e kryeqytetit të Sonargaonit Periudhës Hindu në fund të shekullit të XIII.[1]shekullin e XV, Isa Khani, që drejtonte Baro-Bhujanët, në këtë zonë krijoi rajonin e Bhatit. Ai e caktoi Panamin si kryeqytet, pas të cilës Sonargaoni administrohej nga Panam Nagari. Nga tre qytetet duke përfshirë Sonargaonin—Bara Nagarin, Khash Nagarin dhe Panam Nagarin—Panam Nagari konsiderohej si më tërheqësi.[8] Gjatë Periudhës Mogule, u ndërtuan mjaft elemente kyçe infrastrukturore, duke përfshirë Ura e Panamit, Pellgun Dalalpur, Urën e Panamnagarit dhe një autostrade, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes Panam Nagarit dhe kryeqytetit.[9] Pasi rëndësia tregtare e Sonargaonit u zbeh në vijim të zhvendosjes së kryeqytetit në Dhakashekullin e XVII, popullsia myslimane mërgoi në selinë e re të pushtetit.[10][2]

Ndërtesa e Kushinath Bhabanit
Pamje e hyrjes së Panam Nagarit

shekullin e XIX, qyteti i Panam Nagarit filloi të zhvillohej brenda një seksioni të vogël të rajonit të madh të braktisur. Kjo u përputh me ngritjen e Sonargaonit si një qendër e shquar e tregtisë së rrobave të pambukut, veçanërisht muslina, nën Kompaninë Britanike të Indisë Lindore dhe Periudha e Raxhit Britanik.[11] Gjatë kësaj periudhe, tregtarët e pasur hindu (talukdarët) u vendosën në këtë zonë,[1] duke rikonstruktuar ndërtesat e braktisura që bartnin shenjat e Arkitekturës Koloniale. Në vitin 1900, "the Sonargaon G. R. Institution" u themelua për të mundësuar arësimimin në Panam. Panam Nagari mbeti një bashkësi e begatë deri në ndarjen e Indisë në vitin 1947. Të moshuarit vendas rrëfejnë se në mbrëmje, qyteti do të gjallërohej me tingujt e enëve prej tunxhi dhe shkëlqimi i kandilëve me vaj.[10]

Nga viti 1947, banorët e klasës së lartë të Panamit në shumicë u zhvendosën në Kalkuta (tani e quajtur Kolkata). Duke pasuar Revoltat e Pakistanit Lindor ttë vitit 1964—gjatë të cilave keqbërësit plaçkitën ndërtesat dhe shkatërruan muslina të çmuara—dhe Luftës Indo-Pakistaneze të vitit 1965, banorët hindu mërguan në Indi.[10] Për rrjedhojë, Panam Nagari u reduktua në një qytezë të pabanuar.[1] Në vitin 1965, pronat e braktisura në Panam Nagar u shpallën si Prona armiqësh. Kjo shpallje teorikish e transferoi pronësinë e qytezës te qeveria. Megjithatë, ndërtesat gradualisht u zaptuan nga banorë vendorë.[3]

Kolona korintike të një ndërtese

Në vitin 2001, Departamenti i Arkeologjisë nisi përpjekjet për ta rinovuar zonën, duke e shpallur atë një sit arkeologjik të mbrojtur në vitin 2003. Megjithatë, punimet e rinovimit u kritikuan për shkatërrimin e bukurisë arkeologjike të ndërtesave dhe në vijim ndaluan duke pasuar kundërshtimin nga shoqëria civile dhe ekspertët vendorë. Zaptuesit e paligjshëm u larguan tërësisht në vitin 2009 dhe vizitorëve u kërkohet të blejnë biletë që nga data 6 tetor 2015.[2] "World Monuments Fund", me bazë në New York në vitin 2006 e përfshiu Panam Nagarin në Listën e tij të Vëzhgimit të 100 Monumenteve më të Rrezikuara Botërore.[12]

Hyrja e Muzeut

Më 13 gusht 2020, u formua një komitet me gjashtë veta, duke përfshirë lektorë universiteti dhe arkitektë, për të ofruar këndvështrimin e tyre dhe të drejtonin kërkimet mbi një projekt restaurimi. Për pasojë më 21 dhjetor 2020 filluan punimet restauruese.[2]

Në kulturën popullore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2010 u realizua doku-drama Subarnagram, mbi historinë dhe trashëgiminë e Panam Nagarit.[13] Filmi i vitit 2011 Guerilla, me regjisor Nasiruddin Yousuff, e përdori atë si një vend filmimi.[14]

  1. ^ a b c d e Muazzam Hussain Khan (2012). "Panam". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  2. ^ a b c d e Moniruzzaman (3 janar 2021). "আদিরূপে ফিরছে পানাম নগর" [Panam Nagari po rikthehet në lavdinë e tij fillestare]. Prothom Alo (në bengalisht). Marrë më 3 korrik 2024.
  3. ^ a b c d Mahmuda Khanam (2020). "Conservation Status of Panam City: Challenges and Prospects" (PDF). Jagannath University Journal of Arts (në anglisht). 10 (2): 184–91. ISSN 2519-5816.
  4. ^ a b Qazi Azizul Mowla; Qazi Aniqua Zahra (tetor 2011). "Historic Settlement of Panamnagar: A Case for Conservation". përmbledhur nga Sarbjit Bahga; Surinder Bahga; Archana Chaudhary (red.). Contemporary Architecture: Beyond Corbusierism (në anglisht). Nju Delhi: Macmillan Publishers India. fq. 236–46. ISBN 978-9350-59002-7.
  5. ^ a b c A. R. Hossan Murad; Mehnaz Hasan (2016). "Documentation of Five Panam Building in Three Different Styles" (PDF). International Journal of Civil Engineering (në anglisht). IASET. 5 (3): 19–30. eISSN 2278-9995. ISSN 2278-9987.
  6. ^ A. K. M. Muzzammil Haque (shkurt 2016). এতিহাসিক সোনারগাঁ [Sonargaoni historik] (në bengalisht). Narayanganj: Bangladesh Folk Arts and Crafts Foundation. fq. 22–24. ISBN 978-984-34-0277-6.
  7. ^ Mahbub Alam. "ঐতিহাসিক পানাম নগরীর সৌন্দর্য" [Bukuria e qytetit historik Panam]. jagonews24.com (në bengalisht). Marrë më 3 korrik 2024.
  8. ^ "Panam Nagar - the lost city". Daily Sun (në anglisht). 6 nëntor 2017. Marrë më 3 korrik 2024.
  9. ^ Mehnaz Lameesha (18 janar 2023). "Sneaking into the glorious history of Panam Nagar". The Financial Express (në anglisht). Marrë më 4 korrik 2024.
  10. ^ a b c A. K. M. Muzzammil Haque (shkurt 2016). এতিহাসিক সোনারগাঁ [Sonargaoni historik] (në bengalisht). Narayanganj: Bangladesh Folk Arts and Crafts Foundation. ISBN 978-984-34-0277-6.
  11. ^ Muazzam Hussain Khan (2012). "Sonargaon". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  12. ^ Shahadat Hossain Ratan (13 dhjetor 2018). "অর্থাভাবে সংস্কার হচ্ছে না পানাম নগরী" [Qyteti Panam nuk rinovohet për shkak të mungesës së fondeve]. Samakal (në bengalisht). Marrë më 3 korrik 2024.
  13. ^ Rashedul Islam Ratul (3 nëntor 2016). "The Lost City". The Daily Observer (në anglisht). Marrë më 4 korrik 2024.
  14. ^ Shah Alam Shazu (16 prill 2011). "Guerrilla". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 4 korrik 2024.