Rrënojat e Vari-Bateshvarit
Rrënojat e Vari-Bateshvarit | |
---|---|
Emri amëtar bengalisht: উয়ারী-বটেশ্বর | |
Lloji | Vendbanim arkeologjik |
Vendndodhja | Bangladesh Vari-Bateshvari, upazila Belabo, distrikti i Narsingdit, Divizioni i Dhakës |
Qyteti më i afërt | Narsingdi |
Lartësia | 15 m (16 yd) mbi nivelin e detit |
Themeluar më | Shekulli i IV p.e.s. |
Shkatërruar | Viti 100 p.e.s. |
Përdorimi aktual | Sit arkeologjik |
Rrënojat e Vari-Bateshvarit (bengalisht: উয়ারী-বটেশ্বর,Uari-Bôṭeshshor) në distriktin e Narsingdit, divizioni i Dhakës, Bangladesh është një nga sitet urbane më të vjetra arkeologjike në Bangladesh. Gërmimet në sit zbuluan një qendër të fortifikuar urbane, rrugë të shtruara dhe banesa periferike. Siti ishte fillimisht i banuar gjatë Epokës së Hekurit, nga viti 400 p.e.s. deri në vitin 100 p.e.s., siç dëshmohet nga monedhat e shumta të tipit aahat dhe artifaktet të Kulturës së Qeramikës Veriore të Zezë të Lëmuar.[1][2]
Siti tregon shenja të banesave në gropë, një veçori tipike e gjetur në Eneolitit sitet arkeologjike në Nënkontinentin Indian.[3]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Siti shtrihet përgjatë Varit dhe Bateshvarit, dy fshatra të afërt në upazilën Belabo të distriktit të Narsingdit, rreth 17 km (11 mi) në veri-perëndim të vendbashkimit të lumenjve Brahmaputra i vjetër dhe Meghna në basenin e poshtëm të Sylhetit. Çpimet rregjistrojnë se siti qëndron mbi mbetjet e një tarrace fluviale të Pleistocenit rreth 15 m (49 ft) mbi nivelin e detit dhe 6-8 metra mbi nivelin e tanishëm lumor. Sedimentet përbëhen nga baltë e kafe e kuqërremtë me shtresa të alternuara rëre, të njohur në vend si "balta e Madhupurit".
Rrjedha kryesore e lumit Brahmaputra zhvendosej para mbrapa mes lumit Brahmaputra-Jamuna dhe degëve të Brahmaputrës së vjetër përgjatë historisë. Rreth vitit 2500 p.e.s., avulsioni (ndryshimi i shtratit kryesor lumor) i shtratit lumor të degës Brahmaputra-Jamuna shkaktoi mosvazhdimsinë e torfës së tokave përgjatë basenit të Sylhetit. Dëshmi të banimit të hershëm urban në torfat e Vari-Bateshvarit u gjet në shtresat stratigrafike të datuara rreth vitit ~1100 p.e.s. Banimi njerëzor vijoi për afërsisht një mijëvjeçar deri në vitin ~200 p.e.s., kur rrjedha e kthye në degën e Brahmaputrës së vjetër. Përmbytja pasuese me gjasa çoi në braktisjen e qendrës urbane Vari-Bateshvari rreth vitit 100 p.e.s.. Në vijim tërmeti i vitit 1762 në Arakan bëri që rrjedha kryesore të zhvendosej prapë në degën Brahmaputra-Jamuna.[3][4]
Zbulimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët nga Vari-Bateshvari prej kohësh ishin të vetëdijshëm për praninë e artifakteve arkeologjike, veçanërisht të monedhave prej argjendi të tipit "aahat" dhe gurëve gjysmë të çmuar në zonë. Në vitet1930, Hanif Pathani, një musues vendor, filloi ti mblidhte këto artifakte dhe më vonë frymëzoi edhe djalin e tij, Habibulla Pathan, ta vazhdonte eksplorimin. Dyshja baba-djalë krijoi një muze vendor të quajtur Bateshvar Sangrahashala për të depozituar dhe shfaqur koleksionin e tyre. Habibulla Pathani publikoi disa artikuj gazetash dhe libra që përshkruanin artifaktet. Gjithësesi, u desh njëfarë kohe që siti të tërhiqte vëmendjen e akademikëve dhe arkeologëve në Bangladesh.[5][6]
Gërmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2000, një skuadër e drejtuar nga Sufi Mostafizur Rahman, një arkeolog i Universitetit Xhahangir Nagar, nisi gërmimet në sit. Gërmimet nxorën në dritë një rrethim të fortifikuar (ose fortesë) me përmasa 600 m (660 yd) me 600 m (660 yd) të rrethuar nga një hendek 30 m (33 yd) të gjerë, një një ledh shtesë 5.8 km (3.6 mi) të gjatë, 5 m (5.5 yd) të gjerë dhe 2–5 m metra të lartë—të njohur në vend si "Asom Raxhar Garh"—në perëndim dhe jug-perëndim të tij. Një seri gërmimesh u zhvilluan në dy dekadat në vijim, që shënuan 48 site arkeologjike në afërsi të fortesës. Këto struktura periferike paraqesin njësi banimi të ndërtuara me tulla dhe një seksion 160 m (170 yd) të një rruge të shtruar me llaç gëlqeror dhe copa qeramike.
Në vitin 2004, u nxor në dritë një kompleks banimi në gropë me përmasa 2.60 m (2.84 yd) me 2.20 m (2.41 yd) me 0.52 m (0.57 yd) në lindje të qendrës urbane.[3] Kompleksi përmban një gropë, një vatër, një hambar me një perimetër prej 272 cm (107 in) dhe thellësi prej 74 cm (29 in) dhe një pus uji të shkallëzuar. Ai ka një dysheme prej balte të kuqe të lyer me baltë gri, por dyshemeja e hambarit është bërë me gëlqere-surki. Kjo përputhet me banesat në gropë të sitit të Inamgaonit në Indinë Jugore, i datuar në vitit 1500–1000 p.e.s., që paraqet gjithashtu një dysheme me gëlqere-surki.[5]
Artifaktet e gjetura në Vari-Bateshvari përfshijnë varëse me gurë gjysmë të çmuar, rruaza qelqi, një numër i madh monedhash të tipit "aahat", sëpata dhe thika hekuri, byzylykë bakri, një shpatë bakri, enë bronzi me përmbajtje të lartë kallaji dhe enë qeramike me doreza, Qeramikës të Zezë dhe të Kuqe, Kultura e Qeramikës Veriore të Zezë të Lëmuar dhe Qeramikë të Zezë Engobe.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Historia e Bangladeshit
Në këtë sit nuk është gjetur asnjë mbishkrim ose material i shkruar. Megjithëse dëshmitë stratigrafike sugjerojnë vendbanim më të hershëm urban, datimi radiometrik i artifakteve e vendos kulmin e periudhës aktive të qendrës urbane Vari-Bateshvari në mes të mijëvjeçarit të I p.e.s.[3] Zbulimi i qeramikave të punuara në torno dhe me doreza, si dhe gurë varsesh me natyrë eklektike tregon kontakte Azisë jug-lindore dhe Romane përmes itinerareve lumore.[1][7] Sufi Mostafizur Rahman, drejtuesi i skuadrës së parë të gërmimit, ka sugjeruar se Vari-Bateshvari është empori ose qendra e tregtimit të lashtë të "Sounagora" e përmendur nga Ptolemeu te libri i tij Gjeografia.[8]
Në sit janë gjetur dy lloje monedhash "aahat"—monedha rajonale të serisë "Xhanapada" para-Maurjane (600-400 p.e.s.) dhe monedha të serisë perandorake Maurjane (500-200 p.e.s.). Monedhat rajonale bartin një set prej katër simbolesh në njërën anë, ndërsa në tjetrën janë të zbrazëta ose me një simbol të vogël. Simbolet përfshijnë varka, karavidhe, peshk në grep ose sfurk, gjethe kryq etj. që janë të pazakonta në monedhat bashkëkohëse të gjetura në rajone të tjera të Indisë. Është sugjeruar se këto monedha përdoreshin si mjet vendor shkëmbimi në Mbretërinë Vanga dhe dallohen nga monedhat e përdorura në Anga, të gjetura në Çandraketugarh të Bengalit Perëndimor, në Indi.[2][5][9]
Vari-Bateshvari nxori në dritë një larmi tepër të madhe gurë gjysmë të çmuar varësesh, që është e pa hasur për Arkeologjinë Indiane të periudhës.[5] Materialet e gurëve të varëseve përfshijnë lloje të ndryshme kuarci—kristale shkëmbore, citrine, ametisti, agati, karneliani, kalcedoni, dhe diaspri të gjelbër ose të kuq. analizat stratigrafike tregojnë se shtresat përmbajnë shenja të një kulture vibrante të gurëve të varëseve të ndërprerë në mënyrë të menjëhershme nga shtresat sedimentare që datojnë nga viti 200 p.e.s., që sugjeron zhvendosjen e mundshme të banorëve të Vari-Bateshvarit (dhe humbjen e kulturës së gurëve të varëseve) nga një ndryshim i rrjedhës së lumit të vjetër të Brahmaputrës.[3]
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithë mungesën e mbishkrimeve ose rregjistrimeve të shkruara, simbolet në artifaktet e gjetura hedhin dritë mbi elementet kulturore të shoqërisë së Vari-Bateshvarit. Monedhat e tipit "aahat" bartin simbole diellore dhe me gjashtë krahë, male me tre harqe të kryesuar nga gjysmë-hëna, nandipada ose simboli taurin dhe motive të ndryshme kafshësh dhe figurash gjeometrike. Nga ana tjetër, simbolet e nandipadës dhe svastikës gjenden në mokra guri. Këto simbole tregojnë praninë e "hinduizmit" në shoqërinë e Vari-Bateshvarit.[10]
Studimi arkeologjik i farave të karbonizuara dhe fragmenteve të farave tregon mbizotërimin e bujqësisë së orizit. Varietetet e kultivuara ishin ato të orizit Japonik në vend të atij Indik, që ishte kultivari mbizotërues në Azinë Jugore të kohës. Drithëra të tjerë përfshijnë elbin, tërshërën, një sasi e vogël meli veror, një larmi e gjerë bishtajoresh verore dhe dimërore, pambuku, susami dhe mustarde. Shumica e fragmenteve të farave të pambukut tregon një rol të rëndësishëm të prodhimit tekstil ekonominë e Vari-Bateshvarit.[1]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rrënojat e Raxhasanit
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Bikramapuri
- Gangaridai
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Bara Sardar Bari
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Shankhanidhi House
- Historia e Bangladeshit
- Historia e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Mizanur Rahman; Cristina Cobo Castillo; Charlene Murphy; Sufi Mostafizur Rahman; Dorian Q. Fuller (2020). "Agricultural systems in Bangladesh: the first archaeobotanical results from Early Historic Wari-Bateshwar and Early Medieval Vikrampura". Archaeological and Anthropological Sciences (në anglisht). Springer Science and Business Media LLC. 12 (1). doi:10.1007/s12520-019-00991-5. ISSN 1866-9557. PMC 6962288.
- ^ a b c S. S. Mostafizur Rahman (2012). "Wari-Bateshwar". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The Nacional Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 20 shkurt 2022.
- ^ a b c d e Gang Hu; Ping Wang; Sufi Mostafizur Rahman; Dehong Li; Muhammad Mahbubul Alam; Jiafu Zhang; Zhengyao Jin; Anchuan Fan; Jie Chen; Aimin Zhang; Wenqing Yang (7 shtator 2020). "Vicissitudes experienced by the oldest urban center in Bangladesh in relation to the migration of the Brahmaputra River". Journal of Quaternary Science (në anglisht). Wiley. 35 (8): 1089–99. doi:10.1002/jqs.3240. ISSN 0267-8179.
- ^ Ryan Sincavage; Steven Goodbred; Jennifer Pickering (20 shtator 2017). "Holocene Brahmaputra River path selection and variable sediment bypass as indicators of fluctuating hydrologic and climate conditions in Sylhet Basin, Bangladesh". Basin Research (në anglisht). Wiley. 30 (2): 302–20. doi:10.1111/bre.12254. ISSN 0950-091X.
- ^ a b c d Morshed Rayhan (5 tetor 2011). "Prospects of Public Archaeology in Heritage Management in Bangladesh: Perspective of Wari-Bateshwar". Archaeologies (në anglisht). Springer Science and Business Media LLC. 8 (2): 169–87. doi:10.1007/s11759-011-9177-5. ISSN 1555-8622.
- ^ "Collectors of wealth thought worthless". The Telegraph (në anglisht). Marrë më 22 gusht 2022.
- ^ E. Haque (2001). Excavation at Wari-Bateshwar: A Preliminary Study. Studies in Bengal art series (në anglisht). International Center for Study of Bengal Art. ISBN 978-984-8140-02-4. Marrë më 30 mars 2022.
- ^ Kamrul Hasan Khan (1 prill 2007). "Wari-Bateswar reminds Ptolemy's 'Sounagoura'". The Daily Star (në anglisht).
- ^ Rezaul Karim (2012). "Punch Marked Coin". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 26 mars 2022.
- ^ Abu Imam; Bulbul Ahmed; Masood Imran (2006). "Religious and Auspicious Symbols Depicted on Artifacts of Wari-Bateshwar". Pratnatattva, Journal of the Department of Archaeology of Jahangirnagar University (në anglisht). 12: 1–12.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- E. Haque (2001). Excavation at Wari-Bateshwar: A Preliminary Study. Studies in Bengal art series (në anglisht). International Center for Study of Bengal Art. ISBN 978-984-8140-02-4. Marrë më 30 mars 2022.
- Gang Hu; Ping Wang; Sufi Mostafizur Rahman; Dehong Li; Muhammad Mahbubul Alam; Jiafu Zhang; Zhengyao Jin; Anchuan Fan; Jie Chen; Aimin Zhang; Wenqing Yang (7 shtator 2020). "Vicissitudes experienced by the oldest urban center in Bangladesh in relation to the migration of the Brahmaputra River". Journal of Quaternary Science (në anglisht). Wiley. 35 (8): 1089–99. doi:10.1002/jqs.3240. ISSN 0267-8179.
- Rezaul Karim (2012). "Punch Marked Coin". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 26 mars 2022.
- Abu Imam; Bulbul Ahmed; Masood Imran (2006). "Religious and Auspicious Symbols Depicted on Artifacts of Wari-Bateshwar". Pratnatattva, Journal of the Department of Archaeology of Jahangirnagar University (në anglisht). University of Jahangirnagar. 12: 1–12.
- Mizanur Rahman; Cristina Cobo Castillo; Charlene Murphy; Sufi Mostafizur Rahman; Dorian Q. Fuller (2020). "Agricultural systems in Bangladesh: the first archaeobotanical results from Early Historic Wari-Bateshwar and Early Medieval Vikrampura". Archaeological and Anthropological Sciences (në anglisht). Springer Science and Business Media LLC. 12 (1). doi:10.1007/s12520-019-00991-5. ISSN 1866-9557. PMC 6962288.
- S. S. Mostafizur Rahman (2012). "Wari-Bateshwar". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The Nacional Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 20 shkurt 2022.
- Morshed Rayhan (5 tetor 2011). "Prospects of Public Archaeology in Heritage Management in Bangladesh: Perspective of Wari-Bateshwar". Archaeologies (në anglisht). Springer Science and Business Media LLC. 8 (2): 169–87. doi:10.1007/s11759-011-9177-5. ISSN 1555-8622.
- Ryan Sincavage; Steven Goodbred; Jennifer Pickering (20 shtator 2017). "Holocene Brahmaputra River path selection and variable sediment bypass as indicators of fluctuating hydrologic and climate conditions in Sylhet Basin, Bangladesh". Basin Research (në anglisht). Wiley. 30 (2): 302–20. doi:10.1111/bre.12254. ISSN 0950-091X.