Fortesa e Sonakandës
Fortesa e Sonakandës | |
---|---|
Emri amëtar bengalisht: সোনাকান্দা দুর্গ | |
Lloji | Kështjellë |
Vendndodhja | Narajanganxh, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 23°36′25″N 90°30′43″E / 23.606989°N 90.511971°E |
Lartësia | 6.09 m (20.0 ft) |
Ndërtuar | Mesi i shekullit të XVII |
Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |
Organi drejtues | Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit, divizioni i Dhakës |
Fortesa e Sonakandës është një fortesë lumore e vendosur në Narajanganxh, divizioni i Dhakës në Bangladesh, në bregun lindore të lumit Shitalakshja.[1] Megjithëse koha e ndërtimit të saj nuk mund të përcaktohet me siguri, historianët besojnë se fortesa lumore u ndërtua nga Mir Xhumla II, subahdari (guvernatori) mogul i Bengalit, për të mbrojtur Dhakën dhe Narajanganxhin nga piratët.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bengali kaloi nën kontrollin e Perandorisë Mogule në vitin 1574, pas mundjes së Daud Khan Karranit nga gjenerali mogul Munim Khan. Mogulët e ushtruan në mënyrë progresive sundimin e tyre në Bengal dhe ishin të vendosur për ta mbrojtur atë nga forcat e jashtme.
Mir Xhumla II u caktua subahdar i provincës së atëheshme të Bengalit në vitin 1660. Ai ishte i vetëdijshëm për piratët, që zhvillonin fushata terrori në qytetet kryesore të Bengalit. Në një përpjekje për ta mbrojtur kreyqytetin e Dhakës nga piratët, Mir Xhumla II vendosi të ndërtonte tre fortesa lumore përreth Dhakës, duke përfshirë Fortesën e Sonakandës.[2]
Megjithëse arkeologët nuk mund të gjejnë prova për datën e saktë të ndërtimit të saj, sipas historianëve ndërtimi i saj filloi midis viteve 1660 dhe 1663.[3]
Legjendat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në lidhje me fortesën lumore ka disa legjenda që përfshijnë tragjedi dhe mistere.
- Princesha Svarnamoji, vajza e Kedar Rojit, sunduesit të Bikramapurit, shkoi në lumin Shitalakshja për të kryer ritualin e banjës së shenjtë. Barka e saj u sulmua nga piratët dhe ajo u rrëmbye. Më vonë ajo u shpëtua nga Isa Khan Niazi, sunduesi i Sonargaonit, që e solli atë në Fortesën e Sonakandës dhe i kërkoi babait të saj ta merrte. Kedar Roj, megjithatë, refuzoi ta merrte atë pasi ajo e kishte humbur nderin e saj duke kaluar një natë në tendën e një sunduesi mysliman.[4] Svarnamoji, e tronditur nga ndodhia, qau për mjaft ditë në tendën e saj në Fortesën e Sonakandës. Thuhet se emri i fortesës rrjedh nga kjo ndodhi , "sona" që d.t.th. arë duke qenë një referim për emrin e Svarnamojit dhe kanda që në bengalisht do të thotë qarje, vajtim.
- Një tjetër version i rrëfenjës tregon se Isa Khani u martua forcërisht me Sona Bibin, një vajzë e ve e Kedar Rojit. Ajo u soll në këtë fortesë dhe u vendos nën izolim nga ushtarët e Isa Khanit. Ajo qau në vijim të ndodhisë dhe emri i fortesës rrjedh nga kjo.[5]
- Disa njerëz besojnë se në fortesë ndodhen disa tunele të fshehur që e lidhin atë me Sonargaonin dhe Fortesën e Lalbagut.[3]
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fortesa kombinon muret e trasha, një platformë të madhe artilerie dhe një portë në veri.[6]
Fortesa ka dy pjesë kryesore, njëra është muri mbrojtës me përmasa të stërmëdha. Muret mbrojtës janë 3.05 m (3.34 yd) të lartë dhe të trashë në pjesën e poshtme. Mjaft vrima të gjera dhe të ngushta u mundësonin armëve dhe topave të vegjël të shtinin ndaj piratëve. Pjesa tjetër është një punim i jashtëm i ngritur në façadën perëndimore për ta mbrojtur fortesën nga sulmet e piratëve.
Struktura më domethënëse e fortesës është platforma masive e artilerisë. Një nga platformat e rrumbullakta të artilerisë ka një palë shkallë, që të ngjisin te ajo. Topat me kalibrit më të madh ishin të vendosur aty, duke shënjestruar sulmuesit që vinin nga lumi Shitalakshja. Kjo është një veçori unike e fortesës së ndërtuar nga Perandoria Mogule.
Platforma është e rrethuar nga dy struktura rrethore, ku diamtri i asaj të brendshme është 15.70 m (17.17 yd), ndërsa ai i të jashtmes është 19.35 m (21.16 yd). Struktura është 6.09 metres (6.66 yd) e lartë dhe rrethohet me mure mbrojtëse.[6]
Fortesa ka planimetri katërkëndore, me përmasa 86.56 m (94.66 yd) me 57.0 m (62.3 yd). Në katër këndet e fortesës ndodhen torre tetëkëndore, të cilat në të dy anët e krahut perëndimor janë më të gjera se ato në krahun lindor. Ato të krahut lindor janë 4.26 m (4.66 yd) të gjera, ndërsa ato të krahut perëndimor janë 6.85 m (7.49 yd) të gjera.[6]
Porta e vetme e fortesës ndodhet në veri. Hyrja me hark është vendosur brenda një kornize katërkëndore. Porta është më e lartë se lartësia mesatare e mureve të fortesës dhe është e dekoruar me mjaft panale.
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Xhangalbarit
- Fortesa e Lalbagut
- Sonargaoni
- Bikramapuri
- Panam Nagari
- Bara Sardar Bari
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Rrënojat e Vari-Bateshvarit
- Rrënojat e Raxhasanit
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Shankhanidhi House
- Historia e Dhakës
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "নারায়ণগঞ্জের আশপাশে". bdnews24.com (në bengalisht). 27 mars 2014. Marrë më 30 janar 2015.
- ^ a b "সাংস্কৃতিক ঐতিহ্য". Daily Jugantor (në bengalisht). 26 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2015. Marrë më 30 janar 2015.
- ^ a b "মোগলদুর্গে বৈশাখী মেলা". Prothom Alo (në bengalisht). 22 prill 2010. Marrë më 30 janar 2015.[lidhje e vdekur]
- ^ "সোনাকান্দা জলদুর্গ নারায়ণগঞ্জ" (në bengalisht). Kaler Kantho. 10 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2015. Marrë më 30 janar 2015.
- ^ "সোনাকান্দা দুর্গ". Alokito Bangladesh (në bengalisht). 11 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2015. Marrë më 30 janar 2015.
- ^ a b c Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal, red. (2012). "Sonakanda Fort". Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 21 mars 2021.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Fortesa e Sonakandës. - The World Monuments Fund's 2008 Watch List page for Sonakanda Fort Arkivuar 16 prill 2009 tek Wayback Machine