Pallati i Raxha Harishçandrës
Pallati i Raxha Harishçandrës | |
---|---|
রাজা হরিশচন্দ্রের প্রাসাদ | |
Emra alternativ | Rrënojat e Raxhbarit |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Sit arkeologjik |
Stili arkitektural | Arkitektura budiste |
Vendndodhja | Maxhidpur, komuna Savar, upazila Savar, distrikti i Dhakës, Bangladeshi |
Koordinatat | 23°50′48″N 90°15′45″E / 23.846581°N 90.262597°E |
Përfundimi | Shekulli VII-VIII |
Pallati i Raxha Harishçandrës është një sit arkeologjik i vendosur në upazilën Savar të distriktit të Dhakës në Bangladesh. Është i njohur edhe si Rrënojat e Raxha Harishçandrës, Vita e Raxha Harishçandrës, Rrënojat e Raxhbarit etj.[1]
Vendndodhja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Siti gjendet në fshatin Maxhidpur të bashkisë Savar, në lindje të stacionit të autobuzit të Pazarit të Savarit, pjesë e upazilës Savar, 24 kilometra larg nga pika zero e Gulistanit në kryeqytetin e Dhakës.[2]
Gërmimet arkeologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pallati i Raxha Harishçandrës ose Rrënojat e Harishçandrës ishin të mbuluara nën tokë deri në fund të shekullit të XIX. Banorët vendas zakonisht e identifikonin këtë vend si Rrënojat e Raxhbarit. Në vitin 1918, Dr. Nalinikanta Bhatasali drejtoi një gërmim arkeologjik në Raxhasan, një fshat afër Rrënojave të Raxhbarit. Si pasojë e këtij gërmimi, u zbuluan disa artifakte të lidhura me besimin dhe kulturën budiste dhe monedha të imituara nga Dinastia Gupta. Aty u identifikuan statuja budiste. Në këtë pikëpamje, në vitet 1990-1991 në Rrënojat-Pallatin e Raxha Harish Çandrës u zhvilluan gërmime.[1][2]
Gjetjet arkeologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 1990-1991, gërmimet e Rrënojave të Raxha Harishçandrës nxorën në dritë stupa ofertë në veri të sitit me madhësi 28 m (92 ft) me 28 m (92 ft) dhe strukturën e rrënuar të një manastiri budist gjatësor në jug. Kuptohet se në qendër të këtij qyteti të shekullit të VII ishte Budizmi. Gërmimet e Pallatit-Rrënojave të Raxha Harishçandrës treguan rindërtime të shumta dhe dëshmi në disa shtresa të manastirit, që u zbulua. Në arkitekturën e viharës janë të dallueshme katër nivele, gjë që sugjeron se ajo ishte në përdorim për një kohë të gjatë.
Gjatë gërmimeve, nga niveli i sipërm i viharës u zbuluan monedha ari dhe argjendi të shekujve të VII-VIII, statuja bronzi të Budës dhe statuja tantrike prej bronzi nga shekujt e VIII-IX.[3] Shumë statuja bronzi të gjetura aty sugjerojnë se ajo ishte një qendër e ideologjisë mahajana të budizmit. Aty janë zbuluar gjithashu edhe tipe të ndryshme artifaktesh, si p.sh.: skulptura të Lokesvara-Vishnut që ka veshur dhoti, kurorën kirit, byzylykë, varëse, breza mesi dhe, zambakë uji, buda meditues, Avalokiteshvara, Praxhna Paramita, mokra, baule metalike, etj.[1] Duke marrë parasysh stilin artistik ekspertët mendojnë se ky sit i përket periudhës nga shekulli i VI deri në të XI-in.[2] Këto artifakte tani ruhen në Muzeun Kombëtar të Bangladeshit.
Domethënia historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse Maxhidpuri nuk është i njohur si një vend në të tashmen, kjo zonë ishte shumë e rëndësishme në të kaluarën. Sipas ekspertëve të ndryshëm arkeologjikë, rreth 24 kilometres (15 mi) në veri-perëndim të Dhakës (largësia nga pika zero e Gulistanit), kryeqyteti i mbretërisë Sarveshvar nën sundimin e mbretit Harishçandra të Dinastisë Pala gjendej në bregun e majtë të Bangsabatit të lashtë ose lumit të tanishëm Banshi. Emri i këtij kryeqyteti ishte Sambhar dhe nga emri i Sambharit më vonë rrodhi emri Savar, që është emri i bashkisë. Në shekullin VII-VIII, pallati-vita i Raxha Harishçandrës së shtetit të atëhershëm të Sambharit gjendej në Maxhidpur të Savarit.[2]
Rëndësia e kësaj zonë të Savarit mund të kuptohet gjithashtu nëpërmjet përmendjes së vendit në hartën e Rennell-it. Historiani dhe gjeografi i famshëm James Rennell e vëzhgoi zonën e Savarit në vitin 1767 dhe hartoi pjesën korresponduese të hartës.[1]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rrënojat e Raxhasanit
- Bikramapuri
- Bikramapur Vihara
- Nateshvar Deula
- Somapura Mahavihara
- Budizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d "হরিশচন্দ্র রাজার বাড়ি". Daily Samakal (në bengalisht). 18 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 2 qershor 2017.
- ^ a b c d Dipankar Chanda (10 mars 2010). "রাজা হরিশ্চন্দ্রের প্রাসাদ-ঢিবি". Daily Prothom Alo (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2018. Marrë më 2 qershor 2017.
- ^ Md. Mosharraf Hossain (1998). প্রত্নতত্ত্ব: উদ্ভব ও বিকাশ (në bengalisht). fq. 197–198.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Madiha Mou (20 prill 2018). "রাজা হরিশচন্দ্র: যার রাজধানী সম্ভার থেকে সাভার নামের উৎপত্তি". TRIP ZONE (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2018.