Jump to content

Nateshvar Deula

Coordinates: 23°31′54″N 90°28′10″E / 23.531680°N 90.469358°E / 23.531680; 90.469358
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nateshvar Deula
Emri amëtar
bengalisht: নাটেশ্বর
Hartë e upazilës Tongibari në distriktin e Munshiganxhit, divizioni i Dhakës
LlojiVendbanim budist me stupa dhe vihara
VendndodhjaFshati Nateshvar, upazila Tongibari, distrikti i Munshiganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh
Qyteti më i afërtMunshiganxhi
Koordinatat23°31′54″N 90°28′10″E / 23.531680°N 90.469358°E / 23.531680; 90.469358
Sipërfaqja10 acres (4.0 ha)[1]
Themeluar mëViti 780[2][3]
Përdorimi fillestarvendbanim
Organi drejtuesShah Sufi Mustafizur Rahman, Jahangirnagar University;[4]
Agrashar Bikrampur Foundation[3]
PronarMinistria e Çështjeve Kulturore[5]
Invalid designation
Pjesë eXhia Bang Lao (siç përmendet në biografinë e Atiśa Dīpankara Śrījñāna)[2]
Braktisur1223[3]
ArkeologëOitijjo Onneshon Gobeshona (Heritage Exploration Research, Jahangirnagar University), Cumilla University,[5] Instituti Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë së Provincës Hunan, Kinë[3]

Nateshvar Deula (bengalisht: নাটেশ্বর দেউল) është një vend arkeologjik budist i gjendur në fshatin Nateshvar në upazilën Tongibari të distriktit Munshiganxh, divizioni i Dhakës, Bangladesh.[6] Përbëhet nga rrënojat e një qyteti budist të krijuar nga viti 780 deri në vitin 950 dhe nga viti 950 deri në vitin 1223 në rajonin e Bikrampurit. Gërmimet arkeologjike në Nateshvar filluan në 201213.[3] Nga viti 2013 deri në vitin 2018, u gërmua një sipërfaqe prej afërsisht 500 m2 (600 sq yd).[7] Në Nateshvar deri tani janë zbuluar gjashtëmbëdhjetë stupa, duke përfshirë të vetmen në formë piramidale të Bangladeshit.[2][4]

Bikramapuri ishte kryeqyteti i mbretërisë Vanga të Bengalit gjatë dinastive Çandra, Verma dhe Sena.[8] Atiśa Dīpankara Śrīxhñāna (9821054)[4] në shkrimet e tij e përshkruan këtë rajon kështu: "Në pjesën lindore të Indisë ndodhet një vend, i quajtur Xhia Bang Lao. Në kryeqytet ndodhen mijëra ndërtesa. Pallati i qytetit është i veshur me arë." - Atiśa Dīpankara Śrījñāna[2]

Rrënojat e lashta budiste të gjetura gjatë gërmimeve në Nateshvar dhe Raghurampur të upazilës Munshiganxh Sadar tregojnë se në atë kohë Bikramapuri mund të ketë qenë një qendër pelegrinazhi budiste.[3] Nga shkrimet e Atiśas, vlerësohet se në "qytetin tempullor" ku ai kishte lindur, ndodheshin pothuajse 25,000 tempuj budistë.[5][1] Struktura në fomrë piramidale e gjetur në Nateshvar ndoshta ishte vendi i adhurimit të Atiśas ose qendra e e tij predikuese.[9]

Gërmimet arkeologjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Lavdia e Bikramapurit" më parë mendohej se ishte zhdukur në shtratin e lumit Padma, përkatësisht "Kirtinasha" (bengalisht: কীর্তিনাশা).[10] Vendndodhja e Bikramapurit (bashkë me Vari-Bateshvarin dhe Nateshvarin) u diskutuan së pari në shkrimet e historianit Nalini Kanta Bhatasali,[11] kuratori i parë i Muzeut Kombëtar të Bangladeshit në Dhaka. Në vitin 2010, filluan gërmimet e para arkeologjike në nëntë vende në tre fshatra përgjatë komunës së Rampalit dhe Baxhrajoginit; ato zbuluan Bikramapur Viharan në Raghurampur, që është datuar me karbon midis viteve 990 deri në 1050.[6] Gërmimet në Nateshvar filluan në vitet 201213. Një skuadër kërkimore nga një institut arkeologjik kinez iu bashkua projektit në vitin 2014.[3]

Gjatë gërmimeve në vitet 2012–13, në Nateshvar u zbulua një vendbanim njerëzor.[3] Duke filluar nga viti 2013, në Nateshvar u zbuluan tempuj budistë, stupa tetëkëndore, rrugica dhe kanalizime të bëra me tulla. Për më tepër, pranë stupave tetëkëndore u zbulua një tempull 100 m2 (1,100 sq ft) nga shekulli i VIIIIX.[1] Nga viti 2013 deri në vitin 2019, në Nateshvar u gërmua një sipërfaqe prej afërsisht 6,000 m2 (65,000 sq ft).[2]

U gjet një samcaẏa ādhāra ose një depozitë me monedha të kuqe dhe të zeza. Mes disa prej zbulimeve arkeologjike ishin enë gatimi prej balte, enë uji, llampa etj. Disa nga stupat e gjetura në Nateshvar janë të ndërlidhura me tre stupa të tjera; secila pre tyre quhet çaturstūpa.[3] Stupat kanë mure 4 m (13 ft) të trashë. Dy çiftet e çaturstūpave janë unike në Bangladesh.[1][12]

Gjatë gërmimeve të viteve 201920, u zbulua një stupë në formë piramidale, më e madhja e zbuluar deri tani në Bangladesh.[2]

Deri në gusht 2020, në Nateshvar janë zbuluar gjashtëmbëdhjetë stupa.[10] Ato ishin ndërtuar në një stil arkitekturor budist. Ato janë kryesisht varre ose dhoma varrimi dhe një pjesë e rëndësishme e arkitekturës budiste. Ato pasqyrojnë këndvështrimin e kulturës budiste dhe ndonjëherë shihen si simbol i Budizmit të themeluar nga Gautama Buddha.[4] Stupat e Nateshvarit mund të krahasohen me mahastupat e Sançit, Bharhutit, Amaravatit, dhe Sarnathit. Stupat budiste janë kryesisht në formë rrumbullake, megjithatë, në Nateshvar është zbuluar një stupë unike në formë piramidale[2].

Sipas testimit me karbon-14 të 26 mostrave të qymyrit të gjetura në gërmime, laboratori amerikan "Beta Analytic Inc".[4] përcaktoi dy periudha kohore të banimit njerëzor në Nateshvar.[3] Banimi i parë filloi në vitin 780 gjatë sundimit të Dinastisë Deva (rreth viteve 750800), që zgjati deri në vitin 950, gjatë sundimit të Dinastisë Çandra (9001050). Faza e dytë vijon nga viti 950 deri në vitin 1223 duke zgjatur gjatë sundimit të dinastive Çandra, Varman (rreth viteve 10801150) dhe Sena.[8]

Gjetje të tjera arkeologjike përfshijnë rrënojat e manastireve budiste me shtatë dhoma murgjish,[10] dy stupa pothuajse të padëmtuara katër-faqëshe dhe tetë-faqëshe, me rrugë të shtruara me tulla të përdorura për rituale fetare ose varrime dhe një mur gjarpërues 2.75 m (9.0 ft) i trashë në anën jug-lindore sugjeron një qytet të mirë-planifikuar. Stupa tetëkëndore zë një sipërfaqe prej rreth 25.2 m2 (30.1 sq yd). Secila nga anët e saj është 9.2 m (10.1 yd) e gjatë; diagonalisht ajo është 8.6 m (9.4 yd). Gjithashtu ndodhet edhe një faltore qëndrore në formë kryqi aṣṭamārga (tetë rrugët) që përdorej nga budistët vaxhrajana.[8] Manastire budiste para-mesjetare, pançastupa, stupa tetëkëndore dhe një sistem kanalizimesh me tulla bashkë me rrugët e shtruara me tulla të sapo zbuluara, një portik hyrës në veri për në kompleksin e stupave[13] dhe rezidenca të shumta tregojnë një qytet të mirë-zhvilluar në Nateshvar. Muret e sipërme të çaturstupave janë më të gjerë sesa muret e poshtëm. Ky stil arkitekturor është i ndryshëm nga sitet e tjera arkeologjike në Bangladesh. Për ndërtimin e atyre godinave, duke përfshirë edhe tempujt është përdorur pumicit. Ky pumicit i lëmuar si hi vullkanik do ti ketë mbrojtur strukturat nga lagështia.[1][12]

Stupa më e madhe në formë piramidale në Bangladesh e gjetur gjatë gërmimeve të viteve 201920 zë një sipërfaqe prej rreth 2,000 m2 (0.49 acres) me një lartësi prej rreth 44 m (144 ft). Në jug është 44 m (144 ft) e gjatë. Platforma është 64 cm (25 in) e lartë dhe 3 m (9.8 ft) e gjerë. Datimi me karbon në një laborator në ShBA tregon se stupa në formë piramidale u ndërtua gjatë periudhës nga viti 780 deri në vitin 950.[2] Duke konsideruar periudhën kohore, ajo është ndërtuar para lindjes së Atiśas (9821054).[4]

Ka gjithashtu disa të dhëna se ndërtesat e reja u ndërtuan mbi të vjetrat.[1] Nga një thellësi deri në 7 m (23 ft) mund ë identifikohen të paktën pesë periudha ndërtimore.[12]

Planet e ardhshme të sitit arkeologjik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punimet e gërmimeve në Nateshvar vijojnë. Gjetjet arkeologjike nga siti janë ruajtur në Muzeun e Bikramapurit.[14] Qeveria e Bangladeshit po planifikon të zhvilloi një park arkeologjik në Nateshvar pasi gërmimet të përfundojnë në vitin 2024. Arkeologët presin që UNESCO ta njohë Nateshvarin si një Vend i Trashëgimisë Botërore.[10][8]

  1. ^ a b c d e f "ধ্বংসস্তূপে মন্দির, রাস্তা, স্তূপ কমপ্লেক্স: হাজার বছর আগের পরিকল্পিত নগর!" (në bengalisht). Prothom Alo. 17 shkurt 2015. Marrë më 16 gusht 2020.
  2. ^ a b c d e f g h "পিরামিড আকৃতির স্তূপের সন্ধান" [Stupa në formë piramide gjendet në Nateshvar] (në bengalisht). Daily Prothom Alo. 20 mars 2020.
  3. ^ a b c d e f g h i j Tanvir Hasan (18 dhjetor 2015). "প্রাচীন বিক্রমপুরের নতুন ইতিহাস: খনন করে মিলছে ১৩ শ বছরের পুরোনো নিদর্শন" (në bengalisht). Munshiganj: Prothom Alo. Marrë më 14 gusht 2020.
  4. ^ a b c d e f Kaxhi Sabir Ahmed Dipu (19 mars 2020). "প্রত্নতত্ত্ব নিদর্শন: নাটেশ্বরে এবার পিরামিড আকৃতির নান্দনিক স্তূপ" (në bengalisht). Nateshvar, Tongibari: Samakal. Marrë më 18 gusht 2020.
  5. ^ a b c Tanjil Hasan (18 shkurt 2019). "নাটেশ্বরে হারিয়ে যাওয়া উন্নত নগর সভ্যতার নিদর্শন" (në bengalisht). Munshiganj: Dhaka Tribune. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2021. Marrë më 18 gusht 2020.
  6. ^ a b "নাটেশ্বরে বৌদ্ধ বিহারের খনন আপাতত সমাপ্ত" (në bengalisht). Bangla Tribune. 27 shkurt 2016. Marrë më 17 gusht 2020.
  7. ^ "নাটেশ্বরের প্রত্নতাত্ত্বিক খনন কাজ পরিদর্শন করলেন অর্থমন্ত্রী" (në bengalisht). Bangla Tribune. 6 janar 2018. Marrë më 17 gusht 2020.
  8. ^ a b c d Kaji Sabbir Ahmed Dipu (7 janar 2018). "নাটেশ্বর দেউল বিশ্বের শ্রেষ্ঠ প্রত্ন আবিস্কারের একটি" (në bengalisht). Munshiganj: Samakal. Marrë më 17 gusht 2020.
  9. ^ Iftekhar Mahmud (7 janar 2018). "প্রত্ন-নিদর্শন: পিরামিড আকারের অনন্য স্থাপনা" (në bengalisht). Nateshvar, Munshiganxh: Prothom Alo. Marrë më 15 gusht 2020.
  10. ^ a b c d "বাংলাদেশের অন্যতম সমৃদ্ধ বৌদ্ধ স্থাপনা হবে নাটেশ্বর" (në bengalisht). Banglanews24. 1 shkurt 2019. Marrë më 16 gusht 2020.
  11. ^ Sufi Mustafizur Rahman (14 prill 2016). "নলিনীকান্ত ভট্টশালী: শিকড়-সন্ধানী গবেষক" (në bengalisht). Prothom Alo. Marrë më 14 gusht 2020.
  12. ^ a b c "নাটেশ্বর প্রত্নতাত্তিক খননকৃত বৌদ্ধ মন্দির ও স্তুপ". Tongibari Upazila: Bangladesh National Portal (në bengalisht). Qeveria e Bangladeshit. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2020. Marrë më 16 gusht 2020.
  13. ^ "নাটেশ্বর: খননকাজ পরিদর্শনে দুই মন্ত্রী" (në bengalisht). Prothom Alo. 28 shkurt 2016. Marrë më 16 gusht 2020.
  14. ^ Gazi Munsur Aziz (20 nëntor 2018). "বালাসুরের জাদুঘর" [Museu i Balasuras] (në bengalisht). Jugantar. Marrë më 17 gusht 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]