Shko te përmbajtja

Bikramapuri

Bikramapuri
Emri amëtar
bengalisht: বিক্রমপুর
Vikramapura
Rrënoja të vjetra nga Bikramapuri
LlojiKrahinë historike
EtimologjiaQyteti i kurajos
VendndodhjaUpazila Munxhiganxh Sadar, distrikti i Munshiganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh
Qyteti më i afërtMunshiganxhi
Koordinatat23°32′03″N 90°29′24″E / 23.53418°N 90.48996°E / 23.53418; 90.48996

Bikramapuri (Vikramapura, Qyteti i kurajos) ishte një njësi e distriktit të Dhakës në Presidencën e BengalitIndisë Britanike. Ai ishte një rajon historik i Bengalit, i vendosur në brigjet e lumit Padma të Bengalit. Në ditët e sotme, ai është i njohur si distrikti i Munshiganxhit të Bangladeshit (Bengali Lindor).

Gjatë Periudhës Pala rajoni u drejtua vijimisht nga Vigrahapala I, Narajanapala, Raxhjapala, Gopala II, Vigrahapala II, Mahipala, Najapala, Vigrahapala III, Mahipala II, Shurapala II, Ramapala, Kumarapala, Gopala III dhe Madanapala.[1] Perandoria Pala u shpërbë në vitin 1174 e dobësuar nga sulmet e Dinastisë Sena.[2]

Gjatë sundimit të Sriçandras (mbretëruar në vitet930975), qendra administrative e Dinastisë Çandra u vendos në Bikramapur.[3] Dinastia Varman (1035-1150) zëvendësoi atë Çandra duke krijuar mbretërinë e saj të pavarur.[4][5]

Rrënoja arkeologjike nga Bikramapuri

Pas rënies së Dinastisë Çandra, Dinastia Varman u bë e fuqishme në Bengalin Lindor. Varmanët pretendonin se rridhnin nga një degë e Dinastisë Jadava të Simhapurit.[6][7] Xhat Varmani, Hari Varmani, Samala Varmani ishin sunduesit e fuqishëm që sunduan në Bikramapur. Bhoxha Varmani ishte sunduesi i fundit i pavarur i Dinastisë Varman që u mund nga Vixhaja Sena i Dinastisë Sena.[8]

Pamje rrënojash

Një mbishkrim në pllakatë bakri nga koha e Vixhaja Senës (mbretëroi në vitet 10971160), themeluesi i Dinastisë Sena, u gjet në Barrakpore, në veri të Kalkutës në Bengalin Perëndimor, në vitin 1911. Në atë mbishkrim, Bikramapuri përmendej si kryeqyteti i rajonit.[9] Ai vijoi të ishte kryeqytet përgjatë Dinastisë Sena. Në vitin 1205, pushtuesi turk Bakhtijar Khalxhi e mundi sunduesin e atëhershëm Lakshman Sena në Nadia. Lakshmani u largua për në Bikramapur.[10] Dy djemtë e tij Vishvarup Sena dhe Keshab Sena vijuan të sundonin nga aty deri në vitin 1230.[11] Megjithatë mbishkrimi i pllakatës prej bakri gjatë mbretërimit të tyre nuk e përmend Bikramapurin si kryeqytet.[12]

Rrënoja nga Bikramapur Vihara

Një tjetër sundues hindu, Danuxh Rai, mundi një pasues të Keshab Senës dhe filloi të sundonte nga aty. Në fillim të vitit 1280 ai e zhvendosi kryeqytetin në Suvarnagrama (më vonë i quajtur Sonargaon).[12][13]

Perandori mogul Akbar e bëri Bikramapurin një nga 52 parganat e Sonargaon sarkarit në provincën e Bengalit gjatë reformave të tij administrative në vitet 15721580.[14] Gjatë kohës së tij, Çand Rai[15] dhe Kedar Rai[16] ishin zamindarë të Bikramapurit. Në ekspeditat kundër bara-bhuijanëve, guvernatori mogul Man Singh e vrau Kedar Rain në fillim të viteve 1600.[17]

Në periudhën pas Aurangzebit, gjatë kohës së Murshid Kuli Khanit, Bikramapuri u nda në tetë talukë – Bhagjakuli, Srinagari, Maixhpara, Sinhapara, Taltala, Siraxhdikhani, Louhaxhongu dhe Baligaoni. Secili taluk përfaqësohej nga një zamindar. Muhamad Azim Khani u bë zamindari i Louhaxhongut, duke mbajtur titullin "Khan Bahadur". Gobinda Prasad Roj u bë zamindar i Maixhparës.[18]

  1. A. M. Chowdhury (2012). "Pala Dynasty". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  2. David Scott (maj 1995). "Buddhism and Islam: Past to Present Encounters and Interfaith Lessons". Numen (në anglisht). 42 (2): 141–55. doi:10.1163/1568527952598657. JSTOR 3270172.
  3. A. M. Chowdhury (2012). "The Chandra Dynasty". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  4. Huu Phuoc Le (2010). Buddhist Architecture (në anglisht). Grafikol. fq. 71. ISBN 978-0-9844043-0-8.
  5. Ahmad Sajid (4 tetor 2014). Know Your India: Turn a New Page to Write Nationalism (në anglisht). Vij Books India Pvt Ltd. fq. 31. ISBN 978-93-84318-68-0.
  6. Kanai Lal Hazra (1995). The Rise and Decline of Buddhism in India (në anglisht). Munshiram Manoharlal Publishers. ISBN 978-81-215-0651-9.
  7. The Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. 2. Ministria e Informacionit dhe Transmetimit të Indisë. fq. 192. ISBN 978-81-230-2265-9.
  8. T. Raatan (nëntor 2003). Encyclopaedia of North-East India (në anglisht). Gyan Publishing House. fq. 143. ISBN 978-81-7835-068-4.
  9. Golam Ashraf Khan Uzzal. "Proof of Bikrampur as the ancient capital of Bengal" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2011.
  10. Chitta Ranjan Misra (2012). "Laksmanasena". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  11. Abhijit Rajadhyaksha. "Kingdoms of South Asia – Indian Kingdom of Bengal" (në anglisht). Marrë më 30 dhjetor 2013.
  12. 1 2 A. M. Chowdhury (2012). "Vikramapura". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  13. M. A. Taher (2012). "Raja Ganesha". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  14. Abul al-Fazl ibn Mubarak (1891). Ain-I-Akbari (në anglisht). Vëll. II. Përkthyer nga Henry Sullivan Jarrett. Asiatic Society of Bengal. fq. 151.
  15. Muazzam Hussain Khan (2012). "Chand Rai". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  16. Muazzam Hussain Khan (2012). "Kedar Rai". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  17. Salahuddin Ahmed (2004). Bangladesh (në anglisht). APH. fq. 64. ISBN 978-817648469-5. Marrë më 29 shtator 2015.
  18. "Munshigonj District – Heritage Places – Maijpara Math". munshigonj.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2015. Marrë më 29 shtator 2015.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Historical Bikrampur