Rrënojat e Raxhasanit
| Rrënojat e Raxhasanit | |
|---|---|
Pamje e rrënojave të Raxhasanit në Savar |
Rrënojat e Raxhasanit ose Raxhasan Dhibi është një sit historiko-arkeologjik i vendosur në Maxhidpur të upazilës Savar në distriktin e Dhakës, Bangladesh. Këto rrënoja bartin dëshmi të ekzistencës së Pallatit të Harishçandrës, sunduesi i mbretërisë Sambhog. Mbreti Harishçandra jetonte në këtë zonë, mes shekujve të VII dhe të VIII. Gërmimet arkeologjike janë zhvilluar disa herë brenda dhe përreth sitit, që çuan në zbulimin e shumë objekteve arkeologjike, duke përfhsirë një manastir budist.[1] Tashmë këto rrënoja janë listuar si një sit arkeologjik e menaxhuar nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin e VII-VIII, Savari i tanishëm ishte pjesë e mbretërisë Sambhog. Ai ishte një nga qendrat më të rëndësishme të tregtisë së asaj kohe. Aty vinin për të tregtuar tregtarë nga Arabia dhe Azia Qendrore. Duke qenë në brigjet e lumit Bansi, tregtia zhvillohej nëpërmjet lumit. Pallati i Raxha Harishçandrës gjendet në zonën e tanishme të Maxhidpurit. Shumica e pallatit është shkatërruar për shkak të konsumimit të kohës dhe neglizhencës. Sipas kërkimeve arkeologjike, kjo zonë mbizotërohej nga Budizmi.[2][3]
Gërmimet arkeologjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1918, Dr. Nalinikanta Bhatasali drejtoi gërmimet e para arkeologjike në Rrënojat e Raxhasanit. Ai gjeti një manastir budist dhe mjaft objekte arkeologjike, si monedha të lashta. Besohet se në shekullin e VII, në këtë rajon ndodhej një qendër Budizmi. Duke parë katër lloje stilesh ndërtimore të manastirit budist, besohet se vendi është përdorur për një kohë të gjatë. Në vitet 1990-1991, një palë gërmime të tjera arkeologjike u zhvilluan, duke nxierr monedha ari dhe argjendi dhe statuja medituese dhe tantrike të Budës.[4] Statujat prej bronzi sugjerojnë se rajoni ishte një nga qendrat e Budizmit Mahajana. Përveç këtyre, gjatë gërmimeve u gjetën edhe skulptura të Lokeshvar-Vishnut dekoruar me dhoti, kurorë kirit, byzylykë, varëse, rripa mesi, zambak uji, Buda meditues, Avalokiteshvara, Praxhna Paramita etj.[1]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bikramapuri
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Bikramapur Vihara
- Nateshvar Deula
- Somapura Mahavihara
- Bara Sardar Bari
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Shankhanidhi House
- Budizmi në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).