Jump to content

Isa Khani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Masnad-i-Ala

Isa Khan
ঈশা খাঁ
U lind nërreth 17 prill 1536
Sarail, rajoni Bhati, Sulltanati i Bengalit, tani distrikti i Brahmanbarias
Vdiq29 gusht 1599 (63 vjeç)
Vendi i varritBaktarpur, upazila Kaliganxh, distrikti i Gazipurit,  Bangladesh
KombësiaBengaleze
EpokaShekulli XVI
ZyraDrejtuesi i Bara-Bujanëve
Termi1576–gusht 1599
LëvizjetBara-Bujanët e Bengalit
Kundërshtari/ëtPerandoria Mogule
Bashkëshorti/jaFatema Khatun dhe Sona Bibi
FëmijëMusa Khan, Davud Khan, Mahmud Khan, Abdullah Khan dhe Iljas Khan
Prindër
  • Sulaiman Khan (i ati)
  • Sajeda Momena Khatun (e ëma)

Isa Khani (bengalishtja e mesme: ঈশা খাঁ, rreth. 17 prill 1536 – 29 gusht 1599) ishte udhëheqësi i feudalëve të shekullit të XVI Baro-Bhujanë të Bengalit.[1] Gjatë sundimit të tij, ai arriti ti bashkoi feudalët e Bengalit dhe i rezistoi pushtimit Mogul]]. Vetëm pas vdekjes së tij rajoni ra tërësisht nën sundimin Mogul. Ai mbeti një figurë ikonike përgjatë gjithë Bengalit Perëndimor dhe Bangladeshit si një simbol i bashkimit dhe shpirtit të tij rrebel.

Jeta e hershme dhe sfondi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bara Sardar Bari i quajtur edhe Zamindar Bari i Isa Khanit në Sonargaon

Isa Khani lindi në shekullin e XVI në një familje zamindare të njohur si devanë të Sarailit në rajonin e Bhatit të Sulltanatit të Bengalit.[1] Ka të dhëna kontradiktore në lidhje me origjinën e tij. Sipas një tradite, gjyshi i tij, Bhagirat ishte një bais raxhputian nga Oudhi, që erdhi në Bengal në kërkim të fatit. Babai i tij, Sulaiman Khani, fillimisht i quajtur Kalidas Gaxhdani, u konvertua në Islam dhe fitoi një zotërim në rajonin e Bhatit. Një tjetër traditë sugjeron se Isa Khani ishte afghan me origjin.[2][3] Abu'l Fazl, në librin e tij Ain-i-Akbari, e quan atë "Isa Afghani", megjithëse te Akbarnama i jep atij një origjinë bais raxhpute.[4][5] Nëna e Isa Khanit, Sajeda Momena Khatun, ishte vajza e sulltan Ghijasudin Mahmud Shahut.[6] Tezja e tij ishte martuar me Khidr Khan Surak.[7] Isai kishte një vëlla më të vogël, Ismail Khanin dhe një motër, Shahinsha Bibin.[8]

Pas vdekjes së sulltan Mahmud Shahut, babai i Isait e shpalli veten pasuesin ligjor dhe u rrebelua kundër Perandorisë së Sher Shah Surit. Më vonë ai u vra në betejë.[1]

Ngjitja e pushtet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me ndihmën e Taxh Khanit, një sundues i Dinastisë Karrani gjatë viteve 15641566, Isai fitoi një zotërim në Sonargaon dhe Maheshvardi Pargana në vitin 1564 si një vasal i Dinastisë Karrani të Bengalit. Ai gradualisht e rriti fuqinë e tij. Në vitin 1573 ai ndihmoi Daud Khan Karranin në ekspeditën e tij në Chittagong kundër Udai Manikjas, maharaxhai i Tripurës.[1]

Nga mbishkrimi i një topi, dihet se në vitet 1593-1594 Isa Khani përdorte titullin Masnad-i-Ala. Teori të ndryshme janë sugjeruar se kush ja kishte dhënë atij titullin. Historiani Abdul Karim beson se ai e mori titullin vetë diku pas viteve 15811582.[9]

Xhamia e Fortesës së Xhangalbarit, ndërtuar nga Isa Khani

Fushatat ushtarake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dinastia sunduese Karrani përfundoi kur Daud Khani u mund në Betejën e Raxhmahalit në vitin 1576. Isai filloi të luante një rol drejtues në rezistencën vendore. Në fund ai arriti të pushtonte Dhakën, Rangpurin, Pabnan, Tripuran, pjesë të Majmensinghut dhe Bogran.[10][11] Në vitin 1577, Isai e bëri Egarasindhurin (në upazilën e tanishme Pakundia, distrikti i Kishoreganxhit) si qendrën e tij politike dhe tregtare. Duke formuar një mbretëri të vogël që qëndroi e pavarur.[12] Ai e shpalli veten sundues të rajonit të Bhatit në 158182. Nga Saraili, ai e zhvendosi qendrën e tij administrative në Sonargaon. Ai ndërtoi fortesa në Katrabo, Kalagaçhia dhe Khizirpur afër Sonargaon.[1]

Beteja kundër Khan Xhahanit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1578, subahdari (guvernatori) mogul i Bengalit, Khan Xhahan drejtoi një ekspeditë drejt rajonit Bhati duke e vendosur fushimin në Bhaval.[1] Isai u përball me forcat mogule të drejtuara nga Shah Bardi dhe Muhamad Kuli në kufirin Sarail-Xhuan Shahi në Kastul në brigjet e lumit Meghna.[13] Sipas Raxhmalas, Isai më pas u tërhoq me shpejtësi drejt Tripurës dhe kërkoi ndihmë nga maharaxhai i atëhershëm i Tripurës, Amar Manikja. Me ndikimin e mbretëreshës Amrabati, mbreti i ofroi një ushtri prej 52,000 vetash në ndihmë Isait të përballej me Mogulët.[14]

Megjithatë, para se Isai të kthehej në Sarail, dy zamindarë – Maxhlis Pratapi dhe Maxhlis Dilavari tashmë i kishin sulmuar dhe mundur forcat mogule të Khan Xhahanit. Muhamad Kuli u kap por Shah Bardi u largua në fushimin e Bhavalit.[15] Khan Xhahani u tërhoq në qytetin e Tandas, ku vdiq në 19 dhjetor 1578 pas një sëmundjeje të zgjatur.[16]

Sipas përshkrimit nga Raxhmala, Khani, që u bë zamindar i Sarailit, dërgoi një mijë punëtorë për Amar Manikjan bashkë me zamindarët e tjerë të Bengalit në përgjigje të kërkesës së bërë për të gërmuar Amar Sagar Dighin rreth vitit 1580. Përveç kësaj, pasi komandanti i flotës së Manikjas, Khani luftoi kundër zamindarëve të Tarafit dhe Sylhetit, Sajed Musait dhe Fateh Khanit përkatësisht, në vitin 1581.[1]

Beteja kundër Shahbaz Khanit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1583, gjenerali mogul Shahbaz Khan shkatërroi pallatin e Isait në Baktiarpur.[17] Në shtator 1584,[18] subahdari i atëheshëm Shahbaz kapërceu Gangun afër Khizirpurit dhe sulmoi Sonargaonin, Katrabon dhe Egarasindhurin[1] dhe ndoqi forcat e mundura pathane nën Masum Kabulin deri në BikramapurDhaka, Isai dinak atëherë e bëri sikur do negocionte dorëzimin dhe e vonoi sulmin e gjeneralit mogul për mjaft muaj. Megjithatë, në vitin 1584, Isai dhe Masum Khan Kabuli, duke vendosur musketa dhe artilerinë, nisi një kundërsulm që në fund e mundi Shahbaz Khanin në betejat navale dhe tokësore të Egarasindurit dhe Bhavalit, madje edhe duke vrarë një nga gjeneralët mogulë,[10] pastaj Shahbaz Khani u tërhoq në Tanda.[19]

Pamje e brendshme e Pallatit-Fortesë të Isa Khanit në Xhangalbari

Beteja kundër Lakshman Singh Hazras

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1585, ai sulmoi dy sunduesit e Koçit, Ram Hazra dhe Lakshman Hazra, duke pushtuar Fortesën e tyre të Xhangalbarit (në upazilën e tanishme Karimganxh, distrikti i Kishoreganxhit).[20]

Një tjetër burim nga tradita vendore tregon se kjo ndodhi në vitin 1586 pasi Man Singhu e kishte mundur atë në betejën e Egarasindhurit. Në të njëjtin vit, subahdari mogul Shahbaz Khani i dërgoi prapë forcat e tij kundër Isait në jug.[21]

Beteja e dytë kundër Shahbaz Khanit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me ndihmën e përforcimeve nga perandori Akbar, Shahbaz Khani drejtoi një tjetër ekspeditë ushtarake drejt Bhatit në vitin 1586. Isai e sulmoi atë në Bhaval (në veri të Dhakës) por forcat e Shahbaz Khanit ishin të mbrojtura mirë afër Brahmaputrës. Isai atëherë zgjodhi të bënte aleancë me Akbarin dhe parandaloi një pushtim të afërt të Bengalit nga mogulët.

Ai madje i premtoi mogulëve se ai do të dërgonte Ma'sum Khan Kabulin, renegat në një pelegrinazh të detyrueshëm në Mekë, diçka që u pa si një akt dëbimi.

Në fund të vitit 1586, Ralph Fitch, një udhëtar dhe tregtar anglez, ardhi në Sonargaon, distriktet lindore të Bengal dhe pohoi se: "Ata janë rrebeluar kundër mbretit Zebaldin Eçebar (Xhalaludin Akbari) po këtu ka kaq shumë lumenj dhe ishuj, sa ata ikin nga njëri te tjetri, ku kalorësit e tij nuk mund të mbizotërojnë kundër tyre. Mbreti kryesor i të gjitha këtyre vendeve quhet Isakan (Isa Khan) dhe ai është kryesori i të gjithë mbretërve të tjerë, dhe është një mik i madh i të gjithë të krishterëve".[22]

Më vonë, në vitin 1588, ai u përfshi në konflikte kundër Çand Rait dhe Kedar Rait.[1]

Beteja kundër Raghudevit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Isai i vazhdoi fushatat e tij kundër Dinastisë së Koçit. Ai luftoi dhe mundi Raghudevin, mbretin e Koç Haxhos, që sundonte nga lumi Sankosh në perëndim të lumit Bhareli në veri-lindje të lumit Brahmaputra dhe rival i mbretërisë së Koç Biharit, që u bë e rëndësishme pas aneksimit të kësaj të fundit nga Perandoria Mogule.[23] Isai zaptoi me sukses pjesë të territoreve të Raghudevit deri te Rangamati dhe Goalpara.[24] Megjithatë, më vonë Isa Khani dhe Raghudevi formuan një aleancë kundër kërcënimit të pushtimit mogul.

Beteja kundër Durxhan Singhut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 mars 1594, Man Singhu u caktua subahdar i Bengalit nga perandori Akbar. Pasi e vendosi kryeqytetin e Bengalit në Raxhmahal, Man Singhu u nis më 9 dhjetor 1595 të përballej në deltën e Bengalit Lindor me Isa Khanin.[24] Isai u inkurajua tu rezistonte mogulëve pasi në mënyrë të suksesshme kërkoi aleancë me Raghudevin, armikun e tij të mëparshëm[25] dhe Kedar Rain, zamindarin e Bhusnas në Faridpur. Në përplasjen që u zhvillua në gusht të vitit 1597, Isai u angazhua në betejë kundër focave navale mogule me ndihmën e Masum Khan Kabulit, një ish tradhëtues i mogulëve.[26] Në fillim Isai u përballë me mundjen me mogulët që sulmuan Katrabon, një nga parganat (njësi administrative) e Isait[27] dhe qytetin. Megjithatë, në 5 shtator, Durxhan Singhu u vra dhe forcat mogule u mundën. Të dyja, ushtria dhe flota e aleancës Mogulo-Koç Bihar ose ia mbathën ose u kapën.[1]

Sipas të dhënave në këtë përplasje, Isai e luftoi personalisht Man Singhun në një duel.[28] Gjithësesi, dueli përfundoi në mënyrë të jopërfunduese, kur Isa Khani ndaloi së luftuari pasi shpata e Man Singhut u thye. Gjesti fisnik e preku Man Singhun dhe të dy krijuan respekt për njëri-tjetrin që kulminoi në një miqësi. Respekti i Man Singhut për rivalin e tij më vonë u bë i dukshëm; kur Isai kërkoi ti nënshtrohej mogulëve nën një garanci se ishte e arësyeshme për mogulët mos të nxisnin një pushtim të plotë, Man Singhu e shoqëroi atë në oborrin mogul.

Për shkak të nënshtrimit të tij, Akbari i caktoi nën sundim Isa Khanit 22 pargana ose njësi administrative.[29]

  1. Atia
  2. Kagmari
  3. Barabaxhu
  4. Sherpur (tani distrikti i Sherpurit)
  5. Xhajan Shahi
  6. Alapsing
  7. Majmensingh
  8. Xhafarshah
  9. Nasiruxhiral
  10. Khaliaxhuri
  11. Gangamandal
  12. Paitkura
  13. Bardakhat
  14. Svarnagram (tani upazila e Sonargaonit)
  15. Baradakhat Mandra
  16. Husainshahi
  17. Bhaval
  18. Maheshvardi
  19. Katrar
  20. Kurikhai
  21. Xhour Husainpur
  22. Singdha
  23. Darxhibaxhu
  24. Haxhradi
Varre të pasardhësve të Isa Khanit pranë Xhamisë së Fortesës së Xhangalbarit

Martesa dhe pasardhësit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Isa Khani në fillim u martua me kushërinën nga mamaja Fatima Bibi, një vajzë e tezes së tij Raushan Akhtar Banu dhe burrit të saj Sajed Ibrahim Danishmand.[30] Më vonë ai u martua me Sarnamojin, vajzën e Çand Rait të Sripurit. Pas konvertimit në Islam, Sarnamoji mori emrin Sona Bibi.[31]

Djali i Isa Khanit, Musa Khani, mori kontrollin e Sonargaonit pas vdekjes së tij.[32] Më 10 korrik 1610 Musai u shfronëzua nga gjenerali mogul Islam Khan Çishti. Pas kësaj, pasardhësit e Isait e lanë Sonargaonin dhe u vendosën në [[Fortesa e Xhangalbarit|Fortesën e Xhangalbarit.[21] Masum Khani ishte djali i madh i Musa Khanit. Masumi shërbeu si gjeneral i ushtrisë mogule gjatë pushtimit të Hughlit në 1632.[33]

Djali i tij i madh ishte Monvar Khani, që veproi si drejtues i foltiljes së zamindarëve të Bengalit gjatë pushtimit të Chittagongut në vitin 1666.[34] Monvari, duke drejtuar anijet e flotës të armatosura me topa bronzi 24.130 centimetres (9.500 in) rikuperoi Chittagongun nga portugezët.[35] Një fshat i quajtur Monvarbagh, në upazilën Bandar të distriktit të Narajanganxhit, u emërtua sipas tij.[34] Hajbat Khani, një tjetër nip i Musait, krijoi Hajbatnagarin (në distriktin e tanishëm të Kishoreganxhit) dhe e bëri atë qendrën e zotërimeve të tij feudale në shtatë pargana.[21]

Xhamia e Musa Khanit, djalit të Isa Khanit në Dhaka

James Wise (vdekur në vitin 1886[36]), një kirurg civil në Dhaka për 10 vjet, publikoi një raport mbi Baro-Bhujanët në Journal of the Asiatic Society of Bengal, Volume 43 në vitin 1874. Ai gjeti informacion nga të dhënat e takimeve të tij me pasardhësit e Isa Khanit në Xhangalbari dhe Hajbatnagar. Ai i drejtohej Isait si zamindari i Khizirpurit. Familja e Hajbatnagarit zotëronte sanadë të dërguar nga Shah Shuxha në vitin 1649 dhe një tjetër nga Shaista Khani në vitin 1667. Subhan Dad Khani kishte qenë kryetari i familjes në Xhangalbari në vitin 1874. Pasardhësi tjetër i familjes së Hajbatnagarit, Ilah Navaz Khani, kishte vdekur në Kalkuta në vitin 1872. Degët e tjera të familjes ishin vendosur në Xhafarabad, Baghalpur, Majmensingh, Harishpur (Tripura), Katrabo (Dhaka) dhe Barisal. Pasuria, pronat dhe zamindaria ishte shpërndarë mes pasardhësve që bënte që ata të jetonin secili në pjesë të ndryshme të vendit.[37]

Në vitin 2005, Devan Amin Dau Khani, pasardhësi i 14-të i Isa Khanit jetonte në Fortesën e Xhangalbarit në fshatin Egarasindur. Fortesa duket se kishte një pjesë ballore qarkore dhe 40 dhoma. Fortesa më së shumti u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1893.[38]

Vdekja dhe trashëgimia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E ashtuquajtura aleancë midis Kedar Rajit dhe Isa Khanit u kthye në armiqësi pasi Isa Khani rrëmbeu mbesën e ve të Kedarit, Svornomoji. I zemëruar nga kjo, Kedar Raji pushtoi kryeqytetin e Isa Khanit, duke shkatërruar Kalagaçhian dhe fortesat e tjera njëra pas tjetrës deri në vdekjen e tij në vitin 1599. I frikësuar nga sulmi i Kedar Rajit, Isai ia mbathi menjëherë për në Medinipur.[39] Kedar Raji vijoi të mbante të zaptuar zamindarinë e Isa Khanit.

Isa Khani vdiq aty[22] në shtator 1599.[40] Varri i tij mbetet në fshatin e Baktarpurit në upazilën Kaliganxh, në distriktin e Gazipurit në Bangladesh.[41]

Më 12 shkurt 1909, një bujk zbuloi shtatë topa në Monvarbagh të Bandarit, distrikti i Narajanganxhit.[33] Topat ishin të bërë pjesërisht prej tunxhi dhe kishin etiketat "Isa Khan" dhe "1002" (viti i 1002 i hixhrit përkon me vitin 1593Kalendarit Gregorian). Këta topa ishin bërë nga periudha e Sher Shah Surit, që e sundoi Bengalin para Bara Bhujuanëve, ndërsa të paktën tre topa me gdhendjen "Isa Khan" ishin bërë gjatë periudhës së pavarësisë së Baro-Bhujanëve.[42]

Kultura popullore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marina e Bangladeshit e ka emërtuar një bazë, BNS Isa Khan në nder të tij. Baza BNS Isa Khan, ishte baza e parë e Marinës së Bangladeshit që mori standardin kombëtar në vitin 1974.[43]

Në 15 shtator 1992, Bangladeshi nxori një stampë përkujtimore në nder të Isa Khanit.[40]

Një xhatra (teatër tradicional bengalez) e quajtur Isa Khan, paraqet jetën e Isa Khanit, e shkruar nga Bhoironath Gangopadhjaj dhe me regji të Mridul Kanti Dejit, u vu në skenë në kompleksin e Bangladesh Lok O Karu Shilpa Foundation më 18 tetor 2012.[44] D. A. Tajeb bëri një film të quajtur "Isa Khan".

  1. ^ a b c d e f g h i j Chisti, AA Sheikh Muhammad Asrarul Hoque (2012). "Isa Khan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; SabbirAhmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M.
  2. ^ Nagendra Nath Acharyya (1966). The History of Medieval Assam, from the Thirteenth to the Seventeenth Century: A Critical and Comprehensive History of Assam During the First Four Centuries of Ahom Rule, Based on Original Assamese Sources, Available Both in India and England (në anglisht). Dutta Baruah. fq. 207.
  3. ^ Kaushik Roy (3 qershor 2015). Warfare in Pre-British India – 1500 BCE to 1740 CE (në anglisht). Routledge. fq. 176. ISBN 978-1-317-58692-0.
  4. ^ Atul Chandra Roy (1968). History of Bengal: Mughal Period (1526-1765) (në anglisht). Kolkata: Nababharat Publishers. fq. 50.
  5. ^ Abdul Karim (1992). History of Bengal: Mughal Period; From the fall of Daud Karrani, 1576 to the death of Jahangir, 1627 (në anglisht). Rajshahi: Institute of Bangladesh Studies, University of Rajshahi. fq. 76.
  6. ^ Mohammad Abdur Rahim, red. (1995). Islam in Bangladesh Through Ages (në anglisht). Islamic Foundation Bangladesh. fq. 30. ISBN 978-984-069012-1. Ismaili dhe Isai ishin bijtë e tij nëpërmjet kësaj gruaje
  7. ^ Kamal Choudhury (2004). Banglar Baro Bhuiya o Maharaj Pratapaditya (në bengalisht). Dey’s Publishing. fq. 164. ISBN 978-812952818-6.
  8. ^ Abdul Karim (1991). Safar A. Akanda (red.). "Masnad-I-Ali Isa Khan". Journal of the Institute of Bangladesh Studies (në anglisht). Raxhshahi: Institute of Bangladesh Studies, Rajshahi University. 14.
  9. ^ Abdul Karim (1992). History of Bengal: Mughal Period (në anglisht). Vëll. 1. Institute of Bangladesh Studies, University of Rajshahi. fq. 79–80, 84–85. OCLC 28183749.
  10. ^ a b Kunal Chakrabarti; Shubhra Chakrabarti (2013). Historical Dictionary of the Bengalis (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 257–58. ISBN 978-0-8108-8024-5.
  11. ^ Richard Maxwell Eaton (1996). The Rise of Islam and the Bengal Frontier, 1204–1760 (në anglisht). University of California Press. fq. 147. ISBN 978-0-520-20507-9.
  12. ^ A. B. M. Shamsuddin Ahmed (2012). "Egarasindhur". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2015. Marrë më 2 janar 2018.
  13. ^ Abul Fazl ibn Mubarak (1894). Akbarnama, Volume 3: Ain-i-Akbari (në anglisht). Përkthyer nga Henry Blochmann. Asiatic Society of Bangladesh. fq. 377.
  14. ^ Kailasa Candra Simha (1999). Sri Rajmala. Vol. I to IV (në anglisht). Përkthyer nga N. C. Nath. Agartala: Tribal Research Institute, Govt. of Tripura. fq. 118–19. OCLC 605538661. Mbretëresha pastaj i kërkoi mbretit ta pajiste Iça Khanin me një ushtri... Një ushtri me pesëdhjetë e dy mijë veta u urdhërua ta shoqëronte Iça Khanin
  15. ^ Kamal Choudhury (2004). Banglar Baro Bhuiya o Maharaj Pratapaditya (në bengalisht). Dey’s Publishing. fq. 170. ISBN 978-812952818-6.
  16. ^ Jadunath Sarkar, red. (1973) [1948]. The History of Bengal (në anglisht). Vëll. II. Patna: Academica Asiatica. fq. 195. OCLC 924890. Pasi ky Khān-i-Xhahān u kthye në Sihhatpur, në rrethinat e Tandas... dhe aty ai vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, më 19 dhjetor 1578.
  17. ^ Dineshchandra Sen (1988). The Ballads of Bengal (në anglisht). Vëll. 2. Mittal Publications. fq. 322.
  18. ^ Salahuddin Ahmed (2004). Bangladesh: Past and Present (në anglisht). APH Publishing. fq. 63. ISBN 978-81-7648-469-5. Marrë më 20 shtator 2018.
  19. ^ Nitish K. Sengupta (2011). Land of Two Rivers: A History of Bengal from the Mahabharata to Mujib (në anglisht). Penguin Books India. fq. 129. ISBN 978-0-14-341678-4.
  20. ^ Dineshchandra Sen (1988). The Ballads of Bengal (në anglisht). Vëll. 2. Mittal Publications. fq. 315.
  21. ^ a b c Shahnaj Husne Jahan (2012). "Jangalbari Fort". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2015. Marrë më 15 prill 2021.
  22. ^ a b Richard Eaton (1993). The Rise of Islam and the Bengal Frontier, 1204–1760 (në anglisht). Marrë më 15 nëntor 2019.
  23. ^ I quajtur Koç Haxho në kronikat perse, Kamrup në burimet vendore D. Nath (1989). History of the Koch Kingdom, c. 1515-1615 (në anglisht). Mittal Publications. fq. 93–. ISBN 978-81-7099-109-0.
  24. ^ a b Jadunath Sarkar (1994) [1984]. Raghubir Sinh (red.). A History of Jaipur: c. 1503-1938 (në anglisht). Orient Blackswan. fq. 81, 94. ISBN 978-81-250-0333-5.
  25. ^ D. Nath (1989). History of the Koch Kingdom, C. 1515-1615 (në anglisht). Mittal Publications. fq. 93–. ISBN 978-81-7099-109-0.
  26. ^ Richard M. Eaton (1993). The Rise of Islam and the Bengal Frontier, 1204–1760 (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2015. Marrë më 3 shkurt 2015.
  27. ^ Shahnaj Husne Jahan (2012). "Katrabo". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2015. Marrë më 15 prill 2021.
  28. ^ Basil Copleston Allen (2009) [1912]. Dacca: Eastern Bengal District Gazetteers (në anglisht). Concept Publishing Company. fq. 24–. ISBN 978-81-7268-194-4.
  29. ^ Dineshchandra Sen (1988). The Ballads of Bengal (në anglisht). Vëll. 2. Mittal Publications. fq. 328.
  30. ^ Syed Muhammed Taifoor (1965). Glimpses of Old Dhaka: A short historical narration of East Bengal and Aassam (në anglisht). S. M. Perwez. fq. 94.
  31. ^ Kamal Choudhury (2004). Banglar Baro Bhuiya o Maharaj Pratapaditya (në bengalisht). Dey’s Publishing. fq. 143. ISBN 978-812952818-6.
  32. ^ Muazzam Hussain Khan (2012). "Musa Khan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2015. Marrë më 15 prill 2021.
  33. ^ a b Kamal Choudhury (2004). Banglar Baro Bhuiya o Maharaj Pratapaditya (në bengalisht). Dey’s Publishing. fq. 398. ISBN 978-812952818-6.
  34. ^ a b Muazzam Hussain Khan (2012). "Dewan Munawar Khan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2018. Marrë më 20 shtator 2018.
  35. ^ Kaushik Roy (2014). "Cavalry, Guns, Government and Ships". Military Transition in Early Modern Asia, 1400-1750 (ebook) (në anglisht). Bloomsbury Publishing. fq. 136. ISBN 978-178093800-4. Marrë më 9 korrik 2023.
  36. ^ Herbert Risley; William Crooke (1999) [1908]. The People of India (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 12–. ISBN 978-81-206-1265-5.
  37. ^ James Wise (1874). "Notes on Sunargaon, Eastern Bengal". Journal of the Asiatic Society of Bengal (në anglisht). 43: 82–96.
  38. ^ Khodeja Sultana Lopa (16 prill 2005). "The Rich Tradition of Kishoreganj". Star Weekend Magazine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2014. Marrë më 25 dhjetor 2012.
  39. ^ Jogesh Chadra Basu (1921). Medini Purer Itihas, Part 1 (në bengalisht). Gurudas Chattopadhyay.
  40. ^ a b "Bangladesh Commemorative Stamps" (në anglisht). 1992. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2008.
  41. ^ Sharif Ahmad Shamim (19 nëntor 2017). "ঈশা খাঁর কবর গাজীপুরে!" [Isa Khar Kobor Gazipur]. Kaler Kantho (në bengalisht). Gazipur. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2019. Marrë më 21 tetor 2019.
  42. ^ Sabikun Naher; Surajit Lahiri; Pranab K. Chattopadhyay (2014). "Pre-Mughal Cannons of Bengal: A Re-evaluation". Pratna Samiksha (në anglisht). New Series 5: 53–71. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2023. Marrë më 3 nëntor 2017.
  43. ^ "PM confers National Standard to BNS Osman". Dhaka Tribune (në anglisht). 11 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2015. Marrë më 15 prill 2015.
  44. ^ "Jatra pala Isa Khan staged". New Age (në anglisht). 21 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2013. Marrë më 25 dhjetor 2012.