Shko te përmbajtja

Marina Tabassum

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marina Tabassum
Tabassum në “Pinakothek der Moderne”, Mynih (2023)
Lindi1968
KombësiaBangladeshi
ShkollimiBangladesh University of Engineering and Technology
ProfesioniArkitekte
ÇmimetShiko listën e plotë
Faqja në rrjetmtarchitekts.com

Marina Tabassum (lindur në vitin 1968)[1] është një arkitekte nga Bangladeshi.[2] Ajo është arkitektja kryesore e “Marina Tabassum Architects”.

Në vitin 2016, ajo fitoi Çmimin Aga Khan për arkitekturën për dizenjimin e Xhamisë Bait Ur RaufDhakaBangladeshit.[3] Në vitin 2020, Tabassum u listua nga revista Prospect si mendimtarja e tretë më e madhe për periudhën e COVID-19, me revistën që shkruante: "Në pararojë të krijimit të ndërtesave në harmoni me mjedisin e tyre natyror, kjo arkitekte nga Bangladeshi po përqafon gjithashtu sfidat e dizenjimit të vendosura nga çfarë ne kolektivisht bëjmë ndaj planetit".[4] Tabassum ishte aziatiko-jugorja e parë që mori "Çmimin Trienal të Lisbonës për Arritjet e Jetës" (2022). Ajo u vendos në listën e 100 Njerëzve më me Ndikim të vitit 2024 nga revista TIME.[5]

Jeta e hershme dhe arësimimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tabassum lindi në DhakaBangladeshit, bija e një onkologu. Familja e saj emigroi në Dhaka nga India, pas Ndarjes së Bengalit në vitin 1947. Ajo ndoqi “Holy Cross Girls School and College”. Pastaj ajo u diplomua në arkitekturën në Bangladesh University of Engineering and Technology në vitin 1994.[6]

Në vitin 1995, Tabassum themeloi URBANA-n, një firmë arkitekturore bazuar në Dhaka, bashkë me Kashef Chowdhury.[7][8] Firma skicoi një numër projektesh për rreth dhjetë vjetë.

Në vitin 2005, Tabassum krijoi firmën e saj, “Marina Tabassum Architects”, ku shërben si arkitektja e saj kryesore.

Muzeu i Pavarësisë

Qën nga viti 2005 Tabassum ka qenë profesore me kohë të pjesshme në Universitetin BRAC,[6] ku ajo ka dhënë edhe kurset mbi Arkitekturën Bashkëkohore të Azisë Jugore. Ajo drejton gjithashtu studio në Universitetin e Azisë dhe Paqësorit, si dhe ka dhënë leksione dhe prezantime në një disa institucione të tjera arsimore dhe konferenca. Ajoj ka qenë Drejtore e Programit Akademik në Bengal Institute for Architecture, Landscapes and Settlements që nga viti 2015.[9] Ajo propozoi gjithashtu ftimin e një nga arkitektët më të mirë të Indisë, Bixhoj Xhain në CAA 2013 në Bangladesh.

Tabassum dizenjoi Xhaminë Bait Ur Rauf në Dhaka, që përfundoi në vitin 2012.[10] Në vitin 2016, projekti u kualifikua për Çmimin Aga Khan.[11]

Në vitin 2024, Tabassum u përfshi në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë të revistës Time.[12][13][14][15]

Xhamia Bait Ur Rauf

Vepra të shquara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1997–2006: Muzeu i Pavarësisë, Dhaka, Bangladesh
  • 2001: Rezidenca A5, Dhaka, Bangladesh
  • 2006-2011: Comfort Reverie, Dhaka, Bangladesh
  • 2009: Vacation House në Faridabad, Dhaka, Bangladesh
  • 2012: Xhamia Bait Ur Rauf, Dhaka, Bangladesh
  • 2018: Panigram Eco Resort and Spa, Xhashore, Bangladesh
  • 2020: Khudi Bari, Çars në zonën bregdetare të Bangladeshit

Çmime dhe nderime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Çmimi i parë për Monumentin e Pavarësisë (Svadhinata Stambha) dhe Muzeun e Luftës Çlirimtare nga kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina (1997)
  • Çmimin “Arkitektja e Vitit”, nga zëvendës presidenti i Indisë Bhairon Singh Shekhavat (2001)
  • Çmimi “Anannya Top Ten” (2004)[6]
  • Finaliste e Çmimit Aga Khan për Rezidencën A5, një apartament pavijon (2004)[10]
  • Vendi i dytë i “Nishorgo Architectural Competition” (2006)[16]
  • Çmimi Aga Khan për Arkitekturën (2016)
  • Çmimi Arnold W. Brunner Memorial (2021)[17]
  • Medalja Soane (2021)[18]
  • Çmimi i Arritjeve të Jetës (2022)[19]
  • Listohet në 10 njerëzit më me ndikim në botë në 2024 nga revista TIME.[12]
  • Marina Tabassum Architects: in Bangladesh (2023)[20]
  1. "The Soane Medal 2021" (në anglisht). YouTube. 16 nëntor 2021. Marrë më 16 nëntor 2021.
  2. "Architecture fuses engineering, arts". The Daily Star (në anglisht). 19 mars 2016. Marrë më 20 prill 2024.
  3. Anna Fixsen (3 tetor 2016). "BIG, Zaha Hadid Architects Among 2016 Aga Khan Award Recipients". Architectural Record (në anglisht). Marrë më 11 tetor 2016.
  4. "The world's top 50 thinkers for the Covid-19 age" (PDF). Prospect (në anglisht). 2020. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 shtator 2020. Marrë më 8 shtator 2020.
  5. "TIME 100 Most Influential People 2024". TIME (në anglisht). 2024. Marrë më 31 korrik 2024.
  6. 1 2 3 "MTA Profile" (në anglisht). mtarchitekts.com. Marrë më 11 tetor 2016.
  7. Rowena Hockin (17 qershor 2014). "Marina Tabassum: Ideas over gender" (në anglisht). Architecture AU. Marrë më 11 tetor 2016.
  8. Shamsad Mortuza (5 prill 2008). "New styles of Architecture, a change of heart". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 29 korrik 2024.
  9. "Marina Tabassum - Director, Academic Program, Bengal Institute". Bengal Institute (në anglisht). 3 shkurt 2018.
  10. 1 2 Naimul Karim (17 qershor 2016). "Marina Tabassum: An architect in search of roots". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 11 tetor 2016.
  11. Amy Frearson (9 maj 2016). "Zaha Hadid among architects shortlisted for 2016 Aga Khan Award". De Zeen (në anglisht).
  12. 1 2 Sarah M. Whiting (17 prill 2024). "The 100 Most Influential People of 2024 | Marina Tabassum". TIME (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2024. Marrë më 31 korrik 2024.
  13. Josh Niland (17 prill 2024). "Lesley Lokko and Marina Tabassum named among TIME 100 Most Influential People of 2024". Archinect (në anglisht). Marrë më 31 korrik 2024.
  14. "Lesley Lokko and Marina Tabassum named world's most influential architects in 2024 TIME100 List". World Architecture Community (WAC) (në anglisht). 26 prill 2024. Marrë më 31 korrik 2024.
  15. Maria-Cristina Florian (26 prill 2024). "Lesley Lokko and Marina Tabassum Recognized in TIME's 2024 List of Most Influential People". ArchDaily (në anglisht). Marrë më 31 korrik 2024.
  16. "Nishorgo Architectural Competition Winners awarded". The Daily Star (në anglisht). 10 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 11 tetor 2016.
  17. "Marina Tabassum Awarded the Arnold W. Brunner Memorial Prize by The American Academy of Arts and Letters" (në anglisht). Marrë më 11 qershor 2021.
  18. "The Soane Medal 2021". YouTube (në anglisht). Marrë më 16 nëntor 2021.
  19. "Received the prestigious Lisbon Triennale Millennium bcp Lifetime Achievement Award". ArchDaily (në anglisht). 10 gusht 2022. Marrë më 10 gusht 2022.
  20. "Marina Tabassum Architects: In Bangladesh". www.architekturmuseum.de (në anglisht). Marrë më 21 shkurt 2023.