Fortesa e Xhangalbarit
| Fortesa e Xhangalbarit | |
|---|---|
| Emri amëtar bengalisht: জঙ্গলবাড়ি দুর্গ | |
| Fortesa e Isa Khanit në Xhangalbari | |
Pjesa ballore e fortesës | |
| Lloji | Kështjellë |
| Vendndodhja | Katundi Xhangalbari, komuna Kadirganxh, në upazilën Karimganxh të distriktit të Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës, |
| Qyteti më i afërt | Kishoreganxh |
| Koordinatat | 24°27′01″N 90°50′32″E / 24.4503°N 90.8421°E |
| Ndërtuar | Para vitit 1585 |
| Organi drejtues | Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit |
Fortesa e Xhangalbarit është një kështjellë monumentale e vendosur në fshatin Xhangalbari në upazilën Karimganxh të distriktit të Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh.[1] Ajo u rikonstruktua në Xhangalbari nga Isa Khani si kryeqyteti i dytë i Isa Khanit. Masnad-e-Ala-Bir Isa Khan ishte drejtuesi i Bara Bhujanëve të Bengalit.[2] Tashmë ajo është e listuar si një vend arkeologjik nga Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit. Fortesa gjendet në brigjet e lumit Narsunda në fshatin Xhangalbari të komunës së Kadirxhangalit nën upazilën Karimganxh të distriktit të Kishoreganxhit.[3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Isa Khani (bengalishtja e mesme: ঈশা খাঁ, rreth. 17 prill 1536 – 29 gusht 1599) ishte udhëheqësi i feudalëve Baro-Bhujanë të shekullit të XVI të Bengalit.[4] Gjatë sundimit të tij, ai arriti ti bashkoi feudalët e Bengalit dhe i rezistoi pushtimit Mogul]]. Vetëm pas vdekjes së tij rajoni ra tërësisht nën sundimin Mogul. Ai mbeti një figurë ikonike përgjatë gjithë Bengalit Perëndimor dhe Bangladeshit si një simbol i bashkimit dhe shpirtit të tij rrebel.
Isa Khani lindi në shekullin e XVI në një familje zamindare të njohur si devanë të Sarailit në rajonin e Bhatit të Sulltanatit të Bengalit.[4] Ka të dhëna kontradiktore në lidhje me origjinën e tij. Sipas një tradite, gjyshi i tij, Bhagirat ishte një bais raxhputian nga Oudhi, që erdhi në Bengal në kërkim të fatit. Babai i tij, Sulaiman Khani, fillimisht i quajtur Kalidas Gaxhdani, u konvertua në Islam dhe fitoi një zotërim në rajonin e Bhatit. Një tjetër traditë sugjeron se Isa Khani ishte afghan me origjin.[5][6] Abu'l Fazl, në librin e tij Ain-i-Akbari, e quan atë "Isa Afghani", megjithëse te Akbarnama i jep atij një origjinë bais raxhpute.[7][8] Nëna e Isa Khanit, Sajeda Momena Khatun, ishte vajza e sulltan Ghijasudin Mahmud Shahut.[9]

Në vitin 1585, ai sulmoi dy sunduesit e Koçit, Ram Hazra dhe Lakshman Hazra, duke pushtuar Fortesën e tyre të Xhangalbarit (në upazilën e tanishme Karimganxh, distrikti i Kishoreganxhit).[10][11]
Një tjetër burim nga tradita vendore tregon se kjo ndodhi në vitin 1586 pasi Man Singhu e kishte mundur atë në betejën e Egarasindhurit. Në të njëjtin vit, subahdari mogul Shahbaz Khani i dërgoi prapë forcat e tij kundër Isait në jug.[1]

Ndërtues të fortesës nuk ishin as mbreti i Koçit, Lakshman Hazra, as Isa Khani. Besohet se ajo është ndërtuar në periudhën para-mogule. Megjithatë, pas zaptimit të fortesës, Isa Khani ndërtoi disa struktura brenda saj.[1] Nga kjo fortesë, më vonë ai kapi një tërësi prej 22 parganash, duke përfshirë edhe Sonargaonin.[12] Në vitin 1597, ai mundi Man Singhun, gjeneralin e perandorit mogul Akbar në Egarsindur të Pakundias.[13]
Djali i Isa Khanit, Musa Khani, pasi u bë besnik ndaj Perandorisë Mogule, pas vdekjes së tij mori kontrollin e Sonargaonit, por më 10 korrik 1610 ai u shfronëzua nga gjenerali mogul Islam Khan Çishti. Pas kësaj, pasardhësit e Isait e lanë Sonargaonin dhe u vendosën në Fortesën e Xhangalbarit.[14]
Në vitin 2005, Devan Amin Dau Khani, pasardhësi i 14-të i Isa Khanit jetonte në Fortesën e Xhangalbarit në fshatin Egarasindur. Fortesa duket se kishte një pjesë ballore qarkore dhe 40 dhoma. Fortesa më së shumti u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1893.[15]

Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fortesa tani ka dy tarraca të ndara nga mure të gjatë prej tullash që shtrihen nga veriu në jug. Banorët vendorë e quajnë murin si Muri i Pallatit. Në anën jugore ndodhet një hark. Kundrejt portës ndodhet një ndërtesë e drejtuar nga lindja e quajtur 'Karaçi'. Mbrapa portës ndodhet një tjetër ndërtesë e drejtuar nga jugu që quhet 'Andar Mahal'. I gjithë muri me tulla është i lyer me gëlqere.[13] Në anët jugore, perëndimore dhe veriore janë gërmuar hendeqe të thellë. Hendeku është i lidhur me lumin Narsunda në perëndim. Përballë shtëpisë është gërmuar një pellg (dighi) nga koha e Isa Khanit. Pranë saj ndodhet një xhami me tre kate, që besohet se është ndërtuar nga Isa Khani. Ajo ka pamjen e Arkitekturës Mogule.[16] Përkrahë xhamisë ndodhet një varrezë e shtruar e pasardhësve të Isa Khanit. Në 12 qershor 2005, administrata vendore rinovoi Sallën Darbar brenda fortesës dhe krijoi Muzeun Përkujtimor dhe Bibliotekën e Isa Khanit. Në të gjenden piktura të ndryshme të Isa Khanit, listat e pasardhësve dhe artifakte të ndryshme.[3]
Galeri Pamjesh |
|---|
|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Isa Khani
- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Lalbagut
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Bara Sardar Bari
- Ura e Panamit
- Varri i Kolombo Sahibit
- Rrënojat e Vari-Bateshvarit
- Rrënojat e Raxhasanit
- Bikramapuri
- Pallati i Raxha Harishçandrës
- Shankhanidhi House
- Historia e Dhakës
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Shahnaj Husne Jahan. "Jangalbari Fort". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2015. Marrë më 3 nëntor 2021.
- ↑ Mohammad Abdul Selim (10 qershor 2012). "ঈশা খাঁর দ্বিতীয় রাজধানী". Daily Sangram (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2024. Marrë më 7 tetor 2016.
- 1 2 Simmi Ahmed (11 nëntor 2015). "ঈশা খাঁর জঙ্গলবাড়ি". ajkerpatrika.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2017. Marrë më 7 tetor 2016.
- 1 2 Chisti, AA Sheikh Muhammad Asrarul Hoque (2012). "Isa Khan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; SabbirAhmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 25 tetor 2024.
- ↑ Nagendra Nath Acharyya 1966, f. 207
- ↑ Kaushik Roy 2015, f. 176
- ↑ Atul Chandra Roy 1968, f. 50
- ↑ Abdul Karim 1992, f. 76
- ↑ Mohammad Abdur Rahim 1995, f. 30
- ↑ Dineshchandra Sen 1988, f. 315
- ↑ Rita Bhowmick (4 shkurt 2014). "ইতিহাস খুঁজে ফেরা". Daily Jugator (në bengalisht). Marrë më 7 tetor 2016.
- ↑ "জঙ্গলবাড়ি দুর্গ". kishorgonj.com (në bengalisht). 23 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2017. Marrë më 7 tetor 2016.
- 1 2 Rumon Chakraborty (18 janar 2015). "ঈশা খাঁর জঙ্গলবাড়ি দূর্গ". Risingbd.com (në bengalisht). Marrë më 7 tetor 2016.
- ↑ Muazzam Hossain Khan 2012
- ↑ Khodeja Sultana Lopa 2005
- ↑ "কিশোরগঞ্জে ঈশা খাঁর স্মৃতি নিশ্চিহ্নের পথে". bonikbarta.com (në bengalisht). 29 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2024. Marrë më 7 tetor 2016.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nagendra Nath Acharyya (1966). The History of Medieval Assam, from the Thirteenth to the Seventeenth Century: A Critical and Comprehensive History of Assam During the First Four Centuries of Ahom Rule, Based on Original Assamese Sources, Available Both in India and England (në anglisht). Dutta Baruah.
- AA Sheikh Muhammad Asrarul Hoque Chisti (2012). "Isa Khan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; SabbirAhmed (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2019. Marrë më 25 tetor 2024.
- Kamal Chowdhury (2005). Banglar Baro Bhuiyan and Maharaj Pratapaditya (në anglisht).
- Abdul Karim (1991). Safar A. Akanda (red.). "Masnad-I-Ali Isa Khan". Journal of the Institute of Bangladesh Studies (në anglisht). 14. Raxhshahi: Institute of Bangladesh Studies, Rajshahi University.
- Abdul Karim (1992). History of Bengal: Mughal Period; From the fall of Daud Karrani, 1576 to the death of Jahangir, 1627 (në anglisht). Raxhshahi: Institute of Bangladesh Studies, University of Rajshahi.
- Muazzam Hossain Khan (2012). "Musa Khan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2015. Marrë më 3 nëntor 2021.
- Khodeja Sultana Lopa (16 prill 2005). "The Rich Tradition of Kishoreganj". Star Weekend Magazine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2014. Marrë më 25 dhjetor 2012.
- Mohammad Abdur Rahim, red. (1995). Islam in Bangladesh Through Ages (në anglisht). Islamic Foundation Bangladesh.
- Kaushik Roy (3 qershor 2015). Warfare in Pre-British India – 1500 BCE to 1740 CE (në anglisht). Routledge. ISBN 978-1-317-58692-0.
- Atul Chandra Roy (1968). History of Bengal: Mughal Period (1526-1765) (në anglisht). Kolkata: Nababharat Publishers.
- Dineshchandra Sen (1988). The Ballads of Bengal (në anglisht). Vëll. 2. Mittal Publications.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me Fortesa e Xhangalbarit.
"জেলার ঐতিহাসিক ও দর্শণীয় স্থান". Bangladesh National Information Portal, Kishoreganj district (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2016.