Jump to content

Dolmança e Zamindar Barit të Teotas

Coordinates: 23°51′31″N 89°46′41″E / 23.858577°N 89.778092°E / 23.858577; 89.778092
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dolmança e Zamindar Barit të Teotas
তেওতা জমিদার বাড়ির দোলমঞ্চ
Dolmança e Zamindar Barit të Teotas
Emra alternativNavaratna Matha
Informacion i përgjithshëm
Tipitempull hindu
Stili arkitekturalArkitektura e tempujve të Bengalit
VendndodhjaTeota, upazila Shivalaja, distrikti i Manikganxhit, divizioni i Dhakës,  Bangladesh
Koordinatat23°51′31″N 89°46′41″E / 23.858577°N 89.778092°E / 23.858577; 89.778092
Lartësia75 ft (23 m)
Përfundimi1858
Renovimi1906
Mbyllur1948
Height
Lartësia75 ft (23 m)
RoofNavaratna
Technical details
Floor count3

Dolmança e Zamindar Barit të Teotas është një tempull hindu e vendosur në fshatin Teota në bregun e lumit Jamuna në upazilën Shibalaja të distriktit të Manikganxhit, divizioni i Dhakës.

Tempulli Dolmança dhe kompleksi i Zamindar Barit të Teotas pranë ujëmbledhësit

Këtë tempull dolmança e ndërtoi familja zamindare (pronare feudale tokash) e Teotas, që zotëronte pjesën më të madhe të tokave në distriktin e Manikganxhit. Ndërtesa që njihet si tempulli navaratna matha ndodhet pranë pallatit të Teotas, u ndërtua për hyjnitë e familjes zamindare. Ky tempull u përdor gjatë festivalit të suingut pranveror.[1] Në Navaratna Matha zhvillohej gjithashtu festa plotë ngjyra e durga puxhas.[2]

Përmendorja e poetit Kazi Nazrul Islam me bashkëshorten

Dolmança gjendet në bregun lindor të pellgut mes Kaçarit dhe Dolmançës. Ai gjendet akoma në gjendje mjaft të mirë. Pjesa navaratna është një ndërtesë katrore 50 ft (15 m) me 50 ft (15 m) ndërtuar në tre nivele. Secili nivel është i zbukuruar me një tërësi prej nëntë "xhevahire" të vegjël si kasolle. Xhevahiret kanë hyrje të harkuara gjysmë-rrethore. Një mbishkrim tregon se ai u ndërtua në vitin 1858 dhe u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 1897. Më vonë në vitin 1906 ai u rinovua.[3] Lartësia e tij është 75 ft (23 m).

  1. ^ R. Roy (2012). "Teota Zamindar Family". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.
  2. ^ "হিন্দু ঐতিহ্যের সাক্ষী তেওতা জমিদারবাড়ী". Eibela.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2021. Marrë më 25 tetor 2024.
  3. ^ Nazimundin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). The University Press Limited. fq. 84. ISBN 978-984-051091-7.