Shko te përmbajtja

Raxhbari i Muraparës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Raxhbari i Muraparës
Pamje e pallatit pranë ujëmbledhësit
Map
General information
ManagementDepartamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit
Technical details
Floor count2
Grounds8.3 ha (21 acres)

Raxhbari i Muraparës është një pallat i mirënjohur në upazilën Rupganxh të distriktit të Narayanganxhit në divizionin e Dhakës, Bangladesh. Ai gjendet në katundin Murapara, rreth 25 km (16 mi) në jug-lindje të Dhakës në Rrugën Narsindgi. Ai është i lidhur me një rrugës dytësore prej 5 km (3.1 mi) të shtruar me tulla në perëndim të Rrugës kryesore Dhaka-Sylhet.[1] Banorët lokalë e quajnë Zamindar Bari i Matherghatit.

Pamje ballore e pallatit

"Raxhbari i Muraparës" është një nga shembujt e shquara të bashkësisë së pasur të vendosur në fshatin Murapara, rreth 25 km (16 mi) në jug-lindje të Dhakës në anën perëndimore të Rrugës Dhaka-Narsingdi.[2] Zamindar Bari ose Pallati i Muraparës u ndërtua nga themeluesi i familjes Murapara Raxh të quajtur Ramratan Banerxhi. Ai u caktua financier i zotërimeve të Natores duke u ngrit në një pozicion të lartë dhe bleu prona të mëdha. Një burim thotë se ishte Ramratan Banarxhi që e ndërtoi pallatin në vitin 1889, por burime të tjera thonë se ai vendosi vetëm themelet e ndërtesës. Qe Protap Çandra Banarxhi që duke lënë rezidencën e tij të vjetër dhe mbrapa saj ndërtoi pallatin e ri në vitin 1889.

Djali i tij Bixhoj Çandra Banerxhi ndërtoi një ndërtesë dhe krijoi dy ujëmbledhës përballë pallatit në vitin 1899. Në vitin 1909, kati i parë i pallatit u plotësua nga dy djemtë e tij, Xhagadish Çandra Banerxhi dhe Ashutosh Çandra Banerxhi.[3]

Pamje e kompleksit

Pas ndarjes së Nënkontinentit Indian në vitin 1947, Xhagadish Çandra shkoi në Kolkata me familjen e tij. Që atëherë, rezidenca ka mbetur e braktisur. Në vitin 1948, qeveria e atëhershme e Pakistanit e mori në zotërim rezidencën dhe nisi verprimtaritë e një spitali dhe qendre korrektimi të të rinjve aty. Në vitin 1966, aty u vendos një shkollë dhe kolegj. Pas pavarësisë së Bangladeshit, në vitin 1986, Departamenti i Arkeologjisë së Bangladeshit mori përgjegjësinë e menaxhimit të rezidencës si një monument arkeologjik. Tani njihet si Kolegji Qeveritar i Muraparës.

Tempulli hindu brenda kompleksit, me pallatin djathtas lartë

Pallati piktoresk dy-katësh ka planimetri drejtkëndore dhe një façadë madhështore në perëndim prej rreth 200 ft (61 m) të gjatë. Përballë pallatit shtrihet një verandë 10 ft (3.0 m) e gjerë në të gjithë nivelet e pallatit, duke i paraprirë hyrjes te dhomat.

Pamje e mbrapme e pallatit

Rezidenca zamindare dy-katëshe ka 95 dhoma. Pranë saj ndodhen dy ujëmbledhës të afërt: ujëmbledhësi i madh përballë saj, ndërsa ujëmbledhësi tjetër pak më i vogël se ballori ndodhet në pjesën e mbrapme. Përveç kësaj, në të gjithë kompleksin ndodhen shumë salla kërcimi, stalla, tempuj, dyqane dhe ndërtesa kaçari. Për të vajtur te pallati kryesor duhet të kalosh nga një portë e madhe. Përkrahë pallatit ndodhet edhe një kopësht mangosh. Kreu i tempullit është rreth 30 ft (9.1 m) i lartë.[4] Përgjatë rrugës rrugës kryesor të kompleksit ndodhen dy manastire të vjetra.[5]

Thellësia e verandës përdoret si një mjet hijëzimi nga dielli në perëndim. Ai ka harqe gjysmë-rrethorë, sipërfaqet e të cilëve janë mbushur me dekorime prej gize me qelqe të gjelbër, të kuq dhe blu. Kjo e paraqet dyshemenë e verandës si një mozaik të modeluar plotë ngjyra duke ofruar mbrojtje nga dielli.

  1. A. B. M. Husain (2007). Architecture: A History Through Ages (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 392. OCLC 845471338.
  2. "A blend of details" (në anglisht). The Daily Star. 15 korrik 2003.
  3. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  4. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  5. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).