Jump to content

Mauzoleu i Bibi Marjamit

Coordinates: 23°37′55″N 90°30′40″E / 23.631931°N 90.511056°E / 23.631931; 90.511056
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mauzoleu i Bibi Marjamit
বিবি মরিয়মের সমাধি
Mauzoleu i Bibi Marjamit
Informacion i përgjithshëm
StatusiI restauruar
TipiMauzole
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaBangladesh Haxhiganxh, distrikti i Narajanganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh
Koordinatat23°37′55″N 90°30′40″E / 23.631931°N 90.511056°E / 23.631931; 90.511056
Përfundimi1664-1688

Mauzoleu i Bibi Marjamit është një monument i ndërtuar gjatë Periudhës Mogule. Ai është i vendosur në zonën e Haxhiganxhit të distriktit të Narajanganxhit të Bangladeshit. Besohet se është ndërtuar nga subahdari (guvernatori) mogul i Bengalit, Shaista Khan, për vajzën e tij Bibi Marjam. Mauzoleu i Bibi Marjamit gjendet në zonën e Haxhiganxhit në distriktin e Narajanganxhit pak më në lindje të Xhamisë së Bibi Marjamit.

Periudha e ndërtimit të mauzoleut dhe xhamisë së tij të afërt vlerësohet të jetë rreth viteve 16641688.[1] Mendimet rreth identitetit të Bibi Marjamit varjojnë. por shumica besojnë se Bibi Marjam ishte Turan Dakhti, motra e Iran Dakhtit, të mbiquajtur Pari Bibi, vajza e Shaista Khanit, subahdarit (guvernatorit) mogul të Bengalit në atë kohë.[2]

Mauzoleu i Bibi Marjamit

Duke parë kupolën e lartë dhe disa veçori të tjera arkitekturore të ndërtesës, AH Dani është i prirur ta grupoi atë me varrin e Iran Dakhtit të mbiquajtur Pari Bibi në kompleksin e Fortesës së LalbagutDhaka dhe ta identifikoi Bibi Marjamin me Turan Dakhtin, motër e Iran Dakhtit dhe vajzë e navab Shaista Khanit, subahdari mogul i Bengalit. Por sipas S. M. Taifoor, mendohet se është mauzoleu i Mariam Khatunit, gruas së Isa Khan Masnad-i-Alas.[2]

Planimetria e mauzoleut

Mendimi i Taifoor-it mund të ketë njëfarë besueshmërie në këndvështrimin se vendndodhja brenda kompleksit të Fortesës së Haxhiganxhit është i barazvlefshëm me Khizirpurin që ishte një bazë e fortifikuar dhe navale e Isa Khanit dhe stili arkitekturor i mauzoleut është i ndryshëm nga stili arkitekturor i Shaista Khanit.[2]

Mauzoleu është ndërtuar në mes të një oborri drejtkëndor të rrethuar me një mur të lartë, me një platformë të ngritur zoklature. Ndërtesa katrore ka një kupolë dhe veranda me harqe në të katërta anët. Harqet janë degraduar, por muret e hapura nga hyrjet harkore qëndrojnë akoma. Në qendër të mauzoleut ndodhet një varr me tre shkallë në një dhomë katërkëndëshe. Varri është mbuluar me mermer të bardhë të dizenjuar me motive floreale dhe gjethesh hardhie si dhe një cenotaf i Bibi Marjamit. Në verandat e mauzoleut janë vendosur edhe mjaft varre të përbashkëta me pllakata më pak të rëndësishëm.[2]

Në anën perëndimore të mauzoleut ndodhet një xhami me tre kupola, ndërtimi i të cilës është bërë nga Shaista Khani po në vitet 16641688, në të njëjtën kohë me mauzoleun. Xhamia e Bibi Marjamit është emërtuar sipas Bibi Marjamit që gjendet në varrin e mauzoleut.[1][3]

  1. ^ a b "বিবি মরিয়ম মাজার". narayanganjsadar.narayanganj.gov.bd (në bengalisht). Marrë më 21 shtator 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b c d Muazzam Hussain Khan (2012). "Tomb of Bibi Mariam". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 4 shtator 2022.
  3. ^ Saiful Islam Jewel (16 shtator 2013). "নারায়ণগঞ্জে দেখার আছে অনেক কিছু". dailyjanakantha.com (në bengalisht). Marrë më 21 shtator 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)