Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
Xhamia e Khan Mohamad Mridhas | |
---|---|
Emra alternativ | Xhamia e Khan Muhamad Mirdhas; Xhamia e Khan Muhamad Mirzas; Xhamia e Khan Mohamadit; Masxhidi i Khan Muhamad Mirzas |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | funksionale, monument |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Atish Khana Mahalla, Lalbagh, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°43′14″N 90°23′07″E / 23.7206°N 90.3853°E |
Hapja | 1704–05 |
Technical details | |
Material | tulla |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Arkitekt | ~Khan Mohamad Mridha |
Xhamia e Khan Mohamad Mridhas është një xhami historike e vendosur afërsisht 500 metra në perëndim të Fortesës së Lalbagut në zonën Atish Khana Mahalla të Dhakës së Vjetër në Bangladesh. Ajo është e vendosur në pjesën perëndimore të kompleksit, që përfshin edhe një medrese, një varrezë dhe një kopësht. Në kohën e ndërtimit, në vitet 1704-1705, ajo me gjasa ishte qendra e një lagjeje të madhe.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia u ndërtua nga fisniku Khan Mohamad Mridha, që mund të ketë qenë arkitekti, me udhëzimin e krykadiut Ibadullah në vitet 1704-05 gjatë sundimit të nën-guvernatorit të Dhakës, Farrukh Sijar, në zonën Atish Khana Mahalla. Dy mbishkrime perse, njëri mbi arkadën qëndrore të hyrjes, ndërsa tjetri mbi mihrabin qëndror, flasin për ndërtimin dhe emërtimin e saj sipas ndërtuesit të saj.[2][3]
Xhamia ngrihet mbi terrenin rrethues pasi "tahkhana" ose dhomat e bodrumit të xhamisë janë mbi terren. Taraca e "tahkhanas" formon platformën mbi të cilën xhamia është vendosur. Vendi i gjerë i lutjeve përpara xhamisë kryesore është i hapur në të gjitha drejtimet duke mundësuar qarkullimin e ajrit dhe mbajtjen e "musullit" të freskët.[4]
Në veri-perëndim të xhamisë është ndërtuar edhe një medrese. Mësuesi i saj themelues, Mavlana Asadullah (vd. 1709), aty u mësonte fikh, filosofi dhe llogjikë në arabisht dhe persisht nxënësve duke u financuar nga navabët e Bengalit.[5]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia e Khan Mohamad Mridhas përfaqëson një xhami tipike bengaleze me platformë; d.m.th, një xhami me tre kupola e vendosur mbi një platformë të ngritur drejtkëndore.[1] Ky kompleks i madh ndërtimor prej tullash, përbëhet nga një platformë me bodrum, mbi të cilën gjendet xhamia me tre kupola dhe një strukturë e veçuar që zënë skajin perëndimor të një mjedisi të rrethuar me mur të jashtëm 2.44 metres (2.67 yd) të lartë. Dy hyrje-arkada (të rinovuara), një në lindje, ndërsa tjetra në jug, mundësojnë hyrjen në kompleksin e xhamisë.[2]
Platforma është afërsisht katrore me parapete të zbukuruar me motive gjethesh beteli. "Tahkhana" (platforma e zoklaturës) është 5.18 metres (5.66 yd) mbi nivelin e terrenit, ndërsa muri i parapetit në të gjitha anët ngrihet edhe 0.76 metres (0.83 yd) të tjera. Ajo është 38.10 metres (41.67 yd) nga veriu në jug dhe 28.96 metres (31.67 yd) nga lindja në perëndim. Me gjasa e synuar të ishte një medrese, dhomat e mëdha poshtë platformës përdoren për banim. Hapsira poshtë platformës organizohet me një kthinë të vetme të dhomave të bodrumit që arriheshin nga një kalim në periferi të të gjitha anëve përveç lindjes. Dy torreta të mëdha tetëkëndore pozicionoheshin simetrikisht në secilën anë të shkallëve.[1]
Këto dhoma, në perëndim dhe jug janë pothuajse katrore, ndërsa ato në veri janë në mënyrë alternuese katrore dhe drejtkëndore. Të gjitha këto dhoma, që përmbajnë kamare në mure, në pjesën ballore kanë veranda të ndara në kthina nga arkada transversale. Vlen të përmendet se dhomat veriore janë të ndërlidhura me dyer, por ato në jug dhe perëndim janë apartamente të pavarura që hapen vetëm në drejtim të verandës nga një derë e vetme. Tavani i këtyre dhomave është i sheshtë në krye, por në formë të lakuar anash.[2]
Në këndin veri-lindor të platformës ndodhet një aneks i veçuar, i identifikuar si një medrese e vogël. Ajo përbëhet nga një çift gjatësor sallash me nga një dhomë krahasimisht më të vogël katrore në secilën anë. Të gjitha këto dhoma ndërlidhen me dyer. Salla gjatësore hyhet nga jugu nëpërmjet një arkade kuspore, sipër të cilës ndodhet një çaxha e zgjatur e çatisë. Ajo ka një "huxhra" ose sallë me tavan-arkadë që përdoret nga udhëtarët dhe vizitorët. Çatia është tërësisht e sheshtë në pjesën e jashtme, por tavani është i sheshtë në krye dhe në formë të lakuar anash.
Xhamia zë vetëm një pjesë të vogël të sipërfaqes së platformës, pak në jug-perëndim të medresesë, në formë drejtkëndëshi me përmasa 14.97 metres (16.37 yd) me 7.16 metres (7.83 yd) së jashtmi, ndërsa së brendshmi ajo ka një planimetri gjatësore prej 12.13 metres (13.27 yd) me 3.90 metres (4.27 yd). Aty strehohen imami dhe pak "musulli". Struktura drejtkëndore është mbështetur nga katër kulla tetëkëndore në kënde, të kryesuara nga tre kupola të suvatuara bulbore me nga tre hulli. Mes kupolave, qëndrorja është më e madhja, ndërsa më të voglat anësore janë ndërtuar duke përdorur pendentivë të ndërmjetëm, mbi tambure. Kullat këndore ngrihen pak mbi muret e parapetit dhe janë kornizuar në stilin tipik bengalez. Parapetet janë të drejtë në vend se me korniza lakore të stilit para-mogul. Xhamia ka pesë hyrje, tre në façadën lindore dhe nga një në atë veriore dhe jugore. Façada lindore ose kryesore është e ndarë vizualisht në tre seksione me nga një hyrje, me çiftin e saj të kolonave të holla anash. Tre hyrjet lindore, që korrespondojnë me tre kupolat, secila e hapur nën një arkadë gjysmë-rrethore, përbëhen nga dy harqe të njëpasnjëshme, ku i jashtmi është më i lartë dhe më i gjerë me dizajn shumë-kuspor, ndërsa i brendshmi më i vogël me dizajn të thjeshtë katër-qendrash.[2][1]
Xhamia arrihet nga lindja, nëpëmjet njëzet e pesë shkallëve, që përfundojnë me një portik në bashkërenditje me hyrjen qëndrore të vetë xhamisë. Në çdo anë të portikut është vendosur një kullë masive tetëkëndore. Këto kulla, megjithëse tani të niveluara me kreun e platformës, fillimisht duhet të kenë qenë më të larta, duke i dhënë të gjithë kompleksit një pamje madhështore. Struktura është e ndarë në tre kthina të brendshme nën tre kupolat.
Façada e xhamisë është dekoruar me panele dhe bedena zbukurues përgjatë parapetit. Hyrjet në sallën e lutjeve kanë korniza me harqe shumë-kuspore dhe përdorin kolona në të dy krahët.[6]
Kullat e saj tetëkëndore në të katër këndet mbahen tej parapetit horizontal dhe kryesohen me çhatri dhe kupola. Ato janë të shkurtra dhe të holla, duke u ngritur pak mbi parapetin, që kurorëzohet nga kupola me skelet të brinjëzuar. Kullat këndore dhe torretat anësore të arkadave dhe zgjatimet e mihrabit janë të ndara në seksione nga fasha të modeluara. Façada lindore e xhamisë ka panele të shumta. Parapetet dhe faqet e jashtme të tamburëve poshtë kupolave kanë rreshta bedenash të mbyllura. Kupolat kurorëzohen me funde zambakore dhe kanë zbukurime bazike brenda. Kulmi i kupolave duket se fillimisht ka qenë zbukuruar me radhorë rozete, akoma të ruajtura në kupolën qëndrore.
Ajo bashkë me disa xhami të tjera të Periudhës Mogule në Dhaka bart dëshmi të praktikës arkitekturore të xhamive mbi platfoma të larta me bodrume. Studiuesit dallojnë për sa i përket qëllimit dhe motivit të dhomave të bodrumit të platformave. Është e arësyeshme të mendohet se dhomat e bodrumit, përmbajnë kamare me rradhë librash në muret e tyre, fillimisht përdoreshin si fjetina për mësuesit dhe studentët e medresesë. Pikërisht në këtë rrethanë Xhamia e Mridhas, duke përfshirë të tjerat e llojit të saj në Dhaka, duhet të konsiderohen si komplekse rezidenciale medrese-xhami.
Xhamitë mbi platforma me bodrum nuk ndërtoheshin gjatë Sulltanatit të Bengalit. Idea e xhamive të tilla mogule në Bengal për pasojë duhet të ketë ardhur nga jashtë; ndoshta nga Veriu i Indisë, ku një numër shembujsh gjenden në Periudhat Tughlak dhe Lodi, si Xhamia Kotla e Firuz Shah Tughlakut (1354) dhe Xhamia Bara Gumbad (1494), të dyja në Delhi. Frymëzimi për xhami të tilla indiano-veriore, pa dyshim, erdhi nga ato të islamit të hershëm. Xhamia Fatimide e Salih al-Talait (1160) në Kajro, e ndërtuar mbi tarracë të lartë me bodrum, është një shembull.[2]
Interiori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Interiori i xhamisë ka tre kthina, ku më e madhja është ajo qëndrore në formë katrore, ndërsa më të voglat anësore kanë forma drejtkëndore. Mbi çati ndodhen tre kupola mbi tambure tetëkëndore, ku qëndrorja është më e madhja. Por kupolat anësore më të vogla janë pak a shumë bulbore dhe të ngushtuara në qafë. Sistemet e zbatuara për mbajtjen e këtyre kupolave janë saktësisht si ato të Xhamisë së Kartalab Khanit.[2] Secila kthinë përmban një mihrab që shënohet nga një hark shumë-kuspor brenda një paneli drejtkëndor.
Muret e brendshme veriore dhe jugore të xhamisë janë të ndarë në një seri horizontale panelesh, duke pasqyruar motivet e jashtme. Mihrabët e brendshëm kanë kolona të vogla me lule dhe harqe kurpore ashtu dhe "kanxhura" të modeluara në mënyrë elegante. Interiori verior dhe jugor i mureve të xhamisë ndahen në panele horizontale, duke pasqyruar gjithashtu motivet e jashtme.[1]
Muri perëndimor është i zgavërt së brendshmi me tre mihrabë gjysmë-tetëkëndorë, ku qëndrori është më i madh. Të gjitha hyrjet dhe mihrabët tregojnë zgjatime drejtkëndore në anën e jashtme, ku secili zgjatim shënohet nga minare të holla kufizuese. Mihrabët, që kanë harqe shumë-kuspore në faqet e shtyllave, përfshihen brenda kornizave drejtkëndore të kurorëzuara nga friza dhe kreshta të mbyllura.[2]
Mjedisi dhe kopshti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo strukturë e vjetër mund të vërehet 150 metra në perëndim të rrugës që kalon anash Fortesës së Lalbagut. Në kopshtin në pjesën lindore kultivohen lloje të ndryshme lulesh stinore, duke e bërë kompleksin një pamje të bukur për sytë. Një kopështar i caktuar nga Departmenti i Arkeologjisë ka detyrën për të mirëmbajtur kopshtin. Një pus në pjesën veriore të kopshtit, dikur i përdorur për të furnizuar ujin për abdesin (vudu në arabisht), një mënyrë për tu freskuar para lutjeve tani është braktisur. Në anën jugore të kopshtit qëndron një pemë e lartë dhe e vjetër palme, që bart simbolin e lashtë të vendit.[7]
Xhamia, përveç se është një monument arkitekturor i qytetit të Dhakës, përdoret akoma si xhami. Mutavali i xhamisë thotë: "Megjithëse xhamia zotërohet nga qeveria si një monument arkeologjik dhe mbikëqyret nga Departmenti i Arkeologjisë nën Ministrinë e Çështjeve Kulturore, i mungon transparenca dhe sinqeriteti në ndërhyrjen e qeverisë".
Restaurimet dhe konservimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1913, "Archaeological Survey of India" e listoi xhaminë si një monument historik; që atëherë ajo ka pësuar ndryshime dhe zaptime që duhet të shkatërrohen për ta rikthyer atë në formën origjinale. Fotografia më e hershme e disponueshme e xhamisë tregon një strukturë të rrënuar në përfundim të shekullit të XIX, pak para punimeve të para të restaurimit. Në vazhdim si Departamenti i Arkeologjisë ashtu dhe Komiteti i Xhamisë kanë ndërmarrë riparime periodike, disa nga të cilat e kanë shpërfillur rëndësinë arkitekturore dhe historike të ndërtesës. Për të kompensuar dëmtimin e pajisjeve të kullimit të ujit të shiut dhe ndalimin e përkeqësimit të mëtejshëm, autoritetet mundësuan pajisje të reja kulluese për ujin e shiut nga tarraca e sipërme (sahn); dhe përmirësuan furnizimin me ujë dhe higjenën. Vendi përjetoi shumë ndërtime të paligjshme që e ngushtuan mjedisin e kompleksit, që mori vëmendjen e e arkitektëve dhe entuziastëve të tjerë të konservimit kur u përfshi si një rast studimi në një uorkshop konservimi arkitekturor në vitin 1989 në Dhaka, të sponsorizuar nga AKTC dhe UNDP.[8]
Sipas arkitektëve konservacionistë, frizat dhe veçoritë e tjera zbukuruese të ndërtesës së vjetër janë zëvendësuar me veçori të pa-ngjashme dhe pamje të çuditshme. Detajet e punimeve zbukuruese, përmasat e tyre përpjestimet e tyre kanë humbur pas ndërhyrjeve. Megjithëse Kodi Kombëtar Ndërtimor i Bangladeshit, Rregullat Metropolitane Ndërtimore të 2006 (të rishikuara në vitin 2008) dhe Akti të Antikiteteve të 1968-ës kërkojnë që qeveria të marrë masa dhe të vendos një komitet për të mbrojtur vendet e trashëgimisë, gjatë kësaj kohe qeveria ka qenë e ngathët për çështjen.[9]
Pamje të xhamisë
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dhanmondi Shahi Eidgah
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia Çoukbazar në Dhaka
- Xhamia e Kartalab Khanit
- Xhamia e Musa Khanit në Dhaka
- Xhamia e Shaista Khanit në Dhaka
- Xhamia e Shahbaz Khanit
- Arkada Nimtali
- Fortesa e Lalbagut
- Bara Katra
- Çhota Katra
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e vendeve të adhurimit në Dhaka
- Lista e monumenteve të trashëgimisë në Dhakën e vjetër
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e "Khan Mohammad Mridha Mosque". Archnet (në anglisht).
- ^ a b c d e f g M. A. Bari (2012). "Mirdha Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ Syed M. Hasan (1981). Dacca: The City of Mosques (në anglisht). Islamic Foundation. fq. 43. OCLC 9084739.
- ^ Syed M. Hasan (1980). Muslim Monuments of Bangladesh (në anglisht). Anjuman Printing Press. fq. 55. OCLC 8430161.
- ^ Shabnam Begum (1994). "Religious institutions of Bengal in the eighteenth century: Mosque of Khan Muhammad Mirdha". Bengal's contribution to Islamic studies during the 18th century (PDF) (Tezë) (në anglisht). Aligarh Muslim University. fq. 43.
- ^ Nazimuddin Ahmed (1984). John Sanday (red.). Discover the Monuments of Bangladesh (në anglisht). University Press Ltd. fq. 178. OCLC 13003928.
- ^ Mahbubur Rahman (2011). City of An Architect (në anglisht). Delvistaa Publication. fq. 284. ISBN 984332451-X.
- ^ Mahbubur Rahman (2011). City of An Architect (në anglisht). Delvistaa Publication. fq. 285. ISBN 984332451-X.
- ^ Mahbubur Rahman (2011). City of An Architect (në anglisht). Delvistaa Publication. fq. 189. ISBN 984332451-X.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Xhamia e Khan Mohamad Mridhas. |
- Nazimuddin Ahmed (1984). John Sanday (red.). Discover the Monuments of Bangladesh (në anglisht). Dhaka: University Press Ltd. OCLC 13003928.
- Catherine Blanshard Asher (1984). "Inventory of Key Monuments". përmbledhur nga George Michell (red.). The Islamic Heritage of Bengal (në anglisht). Përgatigur me ndihmën e Fondacionit "Aga Khan". Paris: United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO). ISBN 92-3-102174-5.
- M. A. Bari (2012). "Mirdha Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Shabnam Begum (1994). "Religious institutions of Bengal in the eighteenth century: Mosque of Khan Muhammad Mirdha". Bengal's Contribution to Islamic Studies During the 18th Century (PDF) (Tezë) (në anglisht). Aligarh Muslim University.
- Syed Mahmudul Hasan (1980) [1971]. Muslim Monuments of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të i rishikuar). Dhaka: Anjuman Printing Press. OCLC 8430161.
- Syed Mahmudul Hasan (1981). Dacca: The City of Mosques (në anglisht). Dhaka: Islamic Foundation. OCLC 9084739.
- Perween Hasan (2007). Sultans and Mosques: The Early Muslim Architecture of Bangladesh (në anglisht). London: I. B. Tauris. ISBN 978-075560988-8.
- Ishrat Islam; Allen Noble (1 mars 1998). "Mosque Architecture in Bangladesh: The Archetype and Its Changing Morphology". Journal of Cultural Geography (në anglisht). 17 (2): 5–25.
- Mahbubur Rahman (2011). City of An Architect (në anglisht). Dhaka: Delvistaa Publication. ISBN 984332451-X.