Jump to content

Xhamia e Shaista Khanit në Dhaka

Coordinates: 23°42′45″N 90°24′00″E / 23.712601°N 90.399891°E / 23.712601; 90.399891
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Shaista Khanit në Dhaka
শায়েস্তা খাঁর মসজিদ
Portret i Shaista Khanit, guvernatorit të Bengalit që ndërtoi xhaminë
Informacion i përgjithshëm
TipiXhami
Stili arkitekturalArkitektura Mogule
VendndodhjaBangladesh Bregu i lumit Buriganga, Dhaka e vjetër, zona Mitford
QytetiDhaka
ShtetiBangladeshi
Koordinatat23°42′45″N 90°24′00″E / 23.712601°N 90.399891°E / 23.712601; 90.399891
Height
Rooftre kupola
Technical details
Materialtulla dhe llaç gëlqeror

Xhamia e Shaista Khanit (bengalisht: শায়েস্তা খাঁর মসজিদ) është një monument i rëndësishëm arkitekturoro-historik i vendosur pranë lumit Buriganga në mbrapa Spitalit Mitford në zonën Babubazar, më parë e quajtur Katra Pakurtali, në Dhakën e vjetër, në Bangladesh. Xhamia është ndërtuar në Arkitetkturën Mogule nga Shaista Khani, subahdari (guvernatori) mogul i Bengalit.

Xhamia e e vogël Shaista Khanit dihet se ka qenë ndërtuar brenda kompleksit pallator të Shaista Khanit. Shaista Khani ishte guvernatori (subahdari) i mogul që e drejtoi Bengalin nga viti 1664 deri në vitin 1688. Data e saktë e ndërtimit të kësaj xhamie nuk dihet, por llogaritet se u ndërtua kur Shaista Khani erdhi për herë të parë në Dhaka në vitin 1664.[1] Supozohet se u ndërtua mes viteve 1664 dhe 1678, gjatë guvernatoriatit të parë të Shaista Khanit.[2]

Një mbishkrim i vjetër në prozë, në persisht, i vendosur mbi hyrje, qëndron akoma edhe sot, deklaron se xhaminë e ndërtoi Shaista Khani. Data dhe detajet e tjera janë të paqarta. Gjatë Periudhës Britanike xhamia u dëmtua seriozisht nga një zjarr aksidental, që pastaj u restaurua. Së fundi, xhamia është riparuar tërësisht nga banorët vendas duke shtuar një verandë në muraturë të shëmtuar në lindje.[3] Së fundi ajo është riparuar duke e humbur pamjen e saj origjinale.

Ndërtuar me tulla dhe llaç gëlqeror, xhamia gjatësore me përmasa 14.13 metra me 7.62 metra, ka katër kulla tetëkëndore në cepat e jashtëm. Këto ngrihen mbi parapetet horizontale dhe kryesohen me kioska me kupola që përfundojnë me majëza "kalasa". Xhamia ka tre kupola, nga të cilat qëndrorja është më e madhe se të tjerat.

Muri i kiblës është i zgavërt së brendshmi me tre mihrabë. Mihrabi qëndror me formë gjysmë-tetëkëndore është më i madh, ka një dalje së jashtmi, që fillimisht duhet të ketë qenë i kufizuar nga torreta dekorative si ato të frontonëve të dalë të hyrjes qëndrore. Nga tre ndarjet e zakonshme brenda xhamisë, qëndrorja është katrore dhe më e madhe se sa anësoret drjetkëndore. Tre kupolat mbi çati janë vendosur drejtpërdrejtë mbi tamburë tetëkëndorë dhe dikur ishin të kurorëzuara me zambakë dhe majëza "kalasa", por që tani janë zhdukur. Kupola qëndrore, krahasimisht më e madhe në përmasa, mbahet mbi dy harqe të gjerë dhe pendentivë trekëndorë. Gjysmë-kupolat anash dhe pendentivët trekëndorë në cepat e sipërm mbajnë kupolat më të vogla anësore.[3]

Xhamia ka pesë hyrje harkore, tre në faqen lindore dhe nga një në atë veriore dhe jugore. Hyrja qëndrore harkore e faqes lindore, tradicionalisht më e madhe, është vendosur brenda një frontoni të dalë me torreta kufizuese dekorative. Secila nga hyrjet lindore harkore përbëhet nga dy harqe të njëpasnjëshme, ku i jashtmi është më i lartë dhe i më gjerë sesa i brendshmi.

Meriton të vërehet se xhamia futi një veçorit të re në Arkitekturën Myslimane Bengaleze. Deri atëherë, kullat këndore të një ndërtese gjendeshin gjithmonë të zgjatura, por në këtë monument ato janë mbajtur brenda trashësisë së mureve. Nga kjo kohë e tutje kjo veçori filloi të shfaqej në Bengal në një mënyrë të kufizuar, siç shihet në Xhamia e Bibi Mariamit (rr. fundit të shek. të XVII) në Narajanganxh, Xhaminë Bakhshi Hamid (rr. 1692) në Çitagong dhe Xhamia e Azimpurit (1746) në Dhaka.[3]

Gjendja e tanishme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tashi, kjo xhami me tre kupola është akoma strukturalisht e fortë dhe është e fshehur nga një strukturë e stërmadhe e Spitalit Mitford. Megjithëse është trajtuar keq nga banorët vendorë, ajo bart një shenjë të rëndësishme të periudhës së Shaista Khanit. Punimet zbukuruese fillestare të sipërfaqes tani janë zhdukur, të lyera me gëlqere të bardhë, ndërsa së brendshmi muret janë lyer me distemper. Mihrabi qëndror dhe zonat përreth tij tani janë të mbuluara me copa pllakash polikromatike moderne porcelani. Parapetet dhe tamburët poshtë kupolave mbajnë akoma frizat me bedena në gjendje të degraduar.[3]

  1. ^ Muntassir Mamoon (2003). Dhaka Shamagra (në bengalisht). Vëll. 3. Ananya publisher. fq. 52, 70–71. ISBN 984-412-468-9.
  2. ^ Muntassir Mamoon (2008) [1993]. Dhaka: Smriti Bismritir Nagari (në bengalisht). Ananya publisher. fq. 258. ISBN 984-412-104-3.
  3. ^ a b c d Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal, red. (2012). "Shaista Khan Mosque". Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 22 qershor 2022.