Xhamia Çoukbazar në Dhaka
Xhamia Çoukbazar në Dhaka | |
---|---|
চকবাজার শাহী মসজিদ | |
Emra alternativ | Xhamia Çoukbazar Shahi; Xhamia Çouk |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Xhami |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Çoukbazar, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°42′58″N 90°23′45″E / 23.7160°N 90.3957°E |
Përfundimi | 1675 |
Informata tjera | |
Seating capacity | afërsisht 10,000 veta |
Xhamia Çoukbazar (bengalisht: চকবাজার শাহী মসজিদ) e njohur edhe si Xhamia Çoukbazar Shahi apo thjesht Xhamia Çouk është një xhami e vendosur në zonën Çoukbazar në qytetin e Dhakës së Vjetër, në Bangladesh.[1] Xhamia është ndërtuar në vitin 1664 nga guvernatori (subahdari) Shaista Khan.[2] Për shkak se u themelua nga subahdari Shaista Khan Xhamia ajo njihet si xhami "shahi".
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimi është datuar në vitin 1086 të hixhrit (1675-1676), siç shënohet nga një mbishkrim në persisht mbi kornizën e hyrjes qëndrore. Mbishkrimi ia atribuon ndërtimin subahdarit (guvernatorit) Shaista Khan. Aty shkruhet: "I udhëzuari drejt Amīr al-Umarā Shaista Khan – ndërtoi këtë xhami për hir të Zotit / Për shqyrtuesin (t̤ālib) që kërkon datën e saj – I thash, "Vullneti i Zotit është përmbushur" / Viti 1086 hixhri (1675-76)". Është sugjeruar se vetë Shaista Khani e ka hartuar mbishkrimin në vargje, pasi emri i tij i "pendës" ishte "Talib".[3]
Sa dihet deri më tani kjo është xhamia më hershme e datuar në historinë e Arkitekturës Myslimane të Bangalit e ndërtuar mbi një platfomë të lartë. Në bazë të datës Xhamia Çoukbazar mund të konsiderohet si shembulli i parë i njohur i një xhamie-medrese rezidenciale.
Dizajni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia është ndërtuar mbi një zoklaturë të ngritur. Xhamia me tre kupola mbi zoklaturën, tani e shndërruar në një strukturë shumë-katëshe fillimisht ishte një kopje e Xhamisë së Shaista Khanit, një tjetër xhami me tre kupola pranë Spitalit Mitford afër lumit Buriganga. Ajo ka disa thoma në formë katrore të ndërtuara për imamin dhe për studentët e medresesë. Sot dizajni i ndërtesës ka humbur shumë nga forma e saj origjinale përmes rinovimeve dhe zgjerimeve të shumta. Xhamia është e njohur për pasjen e një minareje ylber.
Xhamia përveç tre kupolave ka dhjetë minare, 2 të mëdha dhe 8 të vogla. Promenada përreth sallës së lutjeve me tre kupola, meqë nuk kishte strukturë të veçuar për studimin, duhet të ketë qenë përdorur për klasa në qiell të hapur dhe salla me tavan kupolë me kamare librash në muret e saj nën platformë mund të ketë qenë projektuar për të mundësuar bujtjen rezidenciale për mësuesit dhe nxënësit aty.
Ky sajim i projektit me gjasa është menduar si mënyrë e volitshme për të bujtur dy funksione në një ndërtesë të vetme, një medrese dhe një xhami. Në këtë mënyrë kursehet jo vetëm hapsira, por edhe shpenzimet.[2] Kjo ndoshta edhe sepse xhamitë më të hershme të datuara në Bengal, u ndërtuan mbi një zoklaturë të lartë me bodrum. Dhomat e bodrumit poshtë fillimisht duhet të kenë funksionuar për mundësimin e akomodimit të studentëve dhe mësuesve, si në xhamitë e tjera në Dhaka, p.sh. Xhamia e Kartalab Khanit (1701-04) dhe Xhamia e Khan Mohamad Mridhas (1704-05 / viti 1116 i hixhrit). Për shkak të këtij specialiteti, kjo xhami si të tjerat e llojit të saj, mund të thuhet se fillimisht janë ndërtuar si një xhami-medrese rezidenciale. Dizajni i saj arkitekturor ndoshta është ndikuar nga arkitektura e Perandorisë Tughlak; si Khirki Masxhid apo Xhamia Kalan e Delhit. Të ndikuara nga kjo strukturë, në Dhaka dhe Murshidabad u ndërtuan disa xhami të tjera.
Muri verior i vetë xhamisë është hequr. Në anët veriore dhe lindore janë bërë zgjerime shumë-katëshe. Çatia fillestare me tre kupola u shaktërrua dhe u ndërtua një e re me karakter të ngjashëm, duke e bërë kupolën qëndrore më të madhe, të ndërtuar mbi katin e sipërm. Trashësia e mureve është pakësuar. Mihrabët dhe dyert janë zgjeruar, ndërsa arkada e vetme në jug tani është mbyllur. Në bazë të veçorive të mbijetuara, kombinuar me rrëfimet të autorëve të mëparshëm, mund të bëhet një përshkrim i shkurtër i xhamisë dhe zoklaturës origjinale poshtë.[1]
Gjysma perëndimore e zoklaturës 3.05 m të lartë (28.65 m nga veriu në jug dhe 24.38 m nga lindja në perëndim) është zënë nga vetë xhamia origjinale me tre kupola. Përmasat e saj janë 16.15 m me 7.92 m, duke përfshirë katër kullat tetëkëndore në këndet e jashtme. Në lindje ndodhen katër arkada qëndrore, të gjitha të hapura nën tavanët gjysmë të rrumbullakët. Arkada qëndrore është vendosur në një fronton të zgjatuar, që fillimisht kufizohej nga torretat e zakonshme zbukuruese.Tavani gjysmë-i rrumbullakët i arkadës qëndrore përmban akoma "mukarnat" e bukura të punuara në stuko. Në Korrespondencë me këto tre hyrje lindore ndodhen tre mihrabë brenda murit perëndimor, të gjithë të rimodeluar tashmë. Mihrabi qëndror ka akoma një hapje gjysmë-tetëkëndore, ndërsa ata anësorë janë drejtkëndorë në formë. Mihrabët tani janë pajisur me pjesë të llustruara smalti. Kornizat drejtkëndore që rrethojnë mihrabët tani janë kryesuar nga vargje kreshtash të pikturuara. Dyshemeja e xhamisë së mirëfilltë tani është veshur me mermer.
Brendësia e xhamisë ishte e ndarë në tre kthina, ku qëndrorja ishte katrore ndërsa anësore drejtkëndore. Të gjitha kthinat ishin të mbuluara me kupola, ku qëndrorja është më e madhe se ato anësore. Kjo mund të përfytyrohet nga salla e sapo-ndërtuar me tre kupola saktësisht mbi origjinalen, ku kupola qëndrore është mbajtur më e madhe se anësoret.[1]
Dhomat e bodrumeve përreth gjithë zoklaturës kanë gjithashtu forma katrore ose drejtkëndore. Shumë nga ato tani u janë lënë dyqanxhinjve, ndërsa të tjerat përdoren ende për strehim. Tavanet e poshtme të këtyre dhomave janë të sheshta në qendër dhe në formë fuçie anash.
Pamje të xhamisë
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Husaini Dalani
- Xhamia Sat Gambuxh
- Dhanmondi Shahi Eidgah
- Xhamia e Bibi Marjamit
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Arkada Nimtali
- Fortesa e Lalbagut
- Bara Katra
- Çhota Katra
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e vendeve të adhurimit në Dhaka
- Lista e monumenteve të trashëgimisë në Dhakën e vjetër
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c M. A. Bari (2012). "Chawk Mosque, Dhaka". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ a b A. B. Husain (2007). Architecture: A History Through Ages (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 287.
- ^ Abdul Karim (1992). Corpus of the Arabic and Persian Inscriptions of Bengal (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 469. ISBN 984512338-4.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- M. A. Bari (2012). "Chawk Mosque, Dhaka". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- A. B. Husain (2007). Architecture: A History Through Ages (në anglisht). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh.
- Abdul Karim (1992). Corpus of the Arabic and Persian Inscriptions of Bengal (në anglisht). Dhaka: Asiatic Society of Bangladesh. isbn-10 984512338-4, isbn-13 978-984512338-9.
- Muntasir Mamoon (1993). Dhaka-Smriti Bismritir Nagari (në bengalisht). Dhaka: Anannya. fq. 78. isbn-10 9844121043, isbn-13 978-984412104-1.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Chawk Bazar, the heart of the old city". Dhaka Calling (në anglisht). Vëll. 8 no. 1. tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2013.
- "Medieval Architecture of India". kaladarshana (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016.