Shko te përmbajtja

Dhanmondi Shahi Eidgah

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dhanmondi Shahi Eidgah
Hyrja lindore e Eidgasë Mogule
Map
General information
AffiliationIslami
Grounds4,682.32 m2 (1.15703 acres)

Dhanmondi Shahi Eidgah (bengalisht: ধানমণ্ডী শাহী ঈদগাহ), e njohur edhe si Eidgah Mogule (bengalisht: মোগল ঈদগাহ), është e vendosur në Rrugën Saat Masxhid, në zonën rezidenciale Dhanmondi në DhakaBangladeshit. Eidgah u ndërtua në vitin 1640, gjatë Periudhës Mogule, dhe që atëherë kjo xhami në qiell të hapur[1] ka qenë në përdorim për celebrimin e Fitër Bajramit.[2]

Struktura është listuar si një vend arkeologjik nga Departmenti i Arkeologjisë pasi përmban vlera historike, arkitekturore dhe të trashëgimisë. Është një shembull i Arkitekturës Mogule. Arkitekti konservues Abu Sayeed M. Ahmed ka shkruar: "Kjo Eidgah është monumenti më i vjetër i mbijetuar mogul në qytetin e Dhakës. Nuk ka një të dytë me forma arkitekturore dhe veçori të ngjashme me të".[2]

Muri i kiblës së Dhanmondi Shahi Eidgah

Eidgah ose Idgah, gjithashtu Eid Gah ose Id Gah (Persisht: عیدگاه "vendi i ndjekjes së Eid-it"; bengalisht: ঈদগাহ; gjuha urdu: عید گاہ; Hindi: ईदगाह) është një lloj xhamie e përdorur në Kulturën Islamike të Azisë Jugore e rrethuar në qiell të hapur, zakonisht jashtë qytetit (ose në rrethina) kushtuar vetëm Namazit të Bajramit (Eid) të kryer në mëngjesin e Fitër Bajramit (Eid al-Fitr) dhe Kurban Bajramit (Eid al-Adha) (arabisht: عيد الفطر arabisht: عيد الأضحى‎) (nga arabisht: عِيد (ʕīd), nga siriakja klasike ܥܐܕܐ. []) Zakonisht është një vend publik që nuk përdoret për lutje gjatë ditëve të tjera të vitit.[3]

Eidgah Mogule Dhanmondi është një strukturë monumentale e ndërtuar gjatë Perandorisë Mogule. Mbishkrimet tregojnë se atë e ndërtoi Mir Abul Qazim, administratori (divan) i Bengalit jugor nën princin Shah Shuxha, guvernatori i Bengalit, që ndërtoi edhe Bara Katran. E ndërtuar për të bujtur adhurues të shumtë, që mblidheshin me rastin e Namazit të Bajrami. Nevoja për të ndërtuar një Eidgah kur kryeqyteti u zhvendos në Raxhmahal është provë e rëndësisë së vazhduar të Dhakës megjithë rënien e statusit zyrtar.[1] Subahdarët dhe divanët mogulë që jetonin në vend e kishin zakon të vinin te kjo Eidgah për "Namazin e Bajramit".[4]

Eidgah Mogule Dhanmondi, këndi veri-lindor

Eidgah për grumbullimin e Fitër Bajramit përbëhet nga një platformë tulle, me përmasa origjinale 74.68 metres (81.67 yd) me 41.76 metres (45.67 yd) e ngritur 1.83 m mbi terrenin rrethues. Kishte planimetri gjatësore, me mure të trasha tulle që rrethojnë oborrin në të gjitha anët. Por tani vetëm muri perëndimor 4.57 metres (5.00 yd) i lartë ka mbetur. Muri i kiblës është 43.0 metres (47.0 yd) i gjatë dhe 4.57 metres (5.00 yd) i lartë. Është 3.05 m i lartë dhe nga rreth 2.74 m fillon fazën e tranzicionit. Një planimetri me ndarje më tresh, me tre mihrabë të cekët në secilën anë të një mihrabi qëndror më të thellë, që shënon drejtimin e Mekës. Mihrabi qëndror gjysmë-tetëkëndor i murit perëndimor ka hark me katër qendra 1.52 metres (1.66 yd) të thellë të vendosur mbi shtylla, me një mbishkrim në krye. Gjerësia e mihrabit është 2.26 m. Mbi mihrabët zgjatet një shirit i kornizës horizontale, me bedena kreshtore.[1] Ishte e dekoruar me harqe shumë-kuspidësh dhe anash me kamare të cekëta ndihmëse, tre në secilën anë.[5]

Portë e Eidgasë

Hapsira gjysmë-tetëkëndore është 1.35 m e thellë. Kështu gjerësia e murit në mes është shumë i trashë siç shihet nga ana e mbrapme (ana e rrugës). Të gjithë mihrabët janë të zgavruar brenda kornizave drejtkëndore. Mihrabët anësorë janë 2.67 m të lartë dhe 1.37 m të gjerë. Në të dyja anët e mihrabit qëndror ndodhen dy panele shumë-kuspidëshe dekorative brenda kornizave drejtkëndore. Në veri, ngjitur të mihrabin qëndror është një mimbar me tre shkallë. Me shumë gjasa është një ndërtim i mëvonshëm. Nga katër kullat tetëkëndore të këndeve të Eidgah, vetëm ai në këndin veri-perëndimor është origjinal. Muri i Eidgah është i suvatuar me pluhur tullash dhe parapeti horizontal ka bedena të verbra.[5]

Muri rrethues me gjasa ishte pjesërisht i depërtuar; ai kishte një rresht mazgallësh kreshtorë me elemente shtesë që dekoronin këndet, pjesët e zgjatura të mureve dhe seksionet e zvogëluara në murin perëndimor ishin si të një fortese. Megjithëse këto kishin arësye strukturore të ishin kështu, vendosja dhe format e tyre kishin edhe arësye estetike.

Pamje panoramike nga brenda e rrethimit

Gjatë periudhës mogule, një degë e lumit rridhte përkrahë Eidgahut duke lidhur lumin afër Saat Masxhidit. Subahdarët dhe divanët mogulë që jetonin aty vinin në Eidgah për lutjet e Eid ul-Fitrit. Njerëzit mblidhen akoma në vend për lutjet e përbashkëta të Eid ul-Fitrit. Eidgah shtrihet në një terren prej 4,682.32 m2 (1.15703 acres).

Së fundi në vitin Eidgah është marrë nga Departmenti i Arkeologjisë së Qeverisë së Bangladeshit, si një monument i mbrojtur. Por ata kanë ndërmarrë restaurime, me shumë pak vëmendje ndaj veçorive të saj origjinale.[5]

Hyrja lindore

Eidgah më e vjetër mogule e mbijetuar në Dhaka, përballet me një kërcënim nga ndërtimi i pa planifikuar i një xhamie gjashtë-katëshe në mjedisinin e saj, thotë një raport mediatik. Komiteti i Xhamisë Dhanmondi Eidgah po e ndërton xhaminë pa miratimin nga Raxhdhani Unnajan Kartripakkha (RAJUK) siç kërkohet nga Akti Ndërtimor dhe Rregullat Ndërtimore të Dhakës Metropolitane. Arkitekti Sayeed shprehu frikën se struktura e Eidgahut mund të dobësohet nga vibrimet gjatë ndërtimit të ndërtesës së re. Ai tha gjithashtu se "Është një zgjedhje shumë e keqe e vendit të ndërtimit të një ndërtese shumë të madhe, pasi njollos pamjen elegante të monumentit të trashëgimisë".[6]

Rregullat Ndërtimore të Dhakës Metropolitane të vitit 2008 kërkojnë që çdo zhvillim brenda një rreze prej 250 metrash të një vendi arkeologjik duhet të kenë lejen e pushtetit të lartë qeveritar të Komitetit Nagar Unnajan para se të marrin lejen e Komitetit Ndërtimor të RAJUK-ut për miratimin e planit. "Ne po shkatërrojmë xhaminë e vjetër për të ndërtuar një të re", tha Atikul Habibi, sekretari i përgjithshëm i Komitetit të Xhamisë Dhanmondi Eidgah.[6] Monumenti gjithasthu është lënë në hije nga një dyqan me shumicë që komiteti i xhamisë e ktheu në një Qendër Kërkimore Islamike – brenda 3.05 m nga mihrabi qëndror i Eidgah.[7][8]

Adhuruesit e Namazit të Bajramitt dhe aspirantë vizitorët tani duhet të ndërmarrin një udhëtim përreth xhamisë së re për të arritur te Eidgah Mogule.

Shiko gjishtashtu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 3 "Idgah". Archnet (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2024. Marrë më 20 tetor 2024.
  2. 1 2 Syed Shabbir Ahmed (2012). "Dhanmondi Thana". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 19 gusht 2024.
  3. "Special prayers in Idgah seeking divine blessings, eternal peace". The Hindu (në anglisht). 10 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2010. Marrë më 9 shkurt 2012.
  4. Galib Rahman Khan (15 tetor 2015). "Hidden gems of Sat Masjid Road". The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2017. Marrë më 28 mars 2017.
  5. 1 2 3 Ayesha Begum (2012). "Idgah, Dhaka". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  6. 1 2 Tawfique Ali (25 janar 2009). "Mindless construction puts Mughal-era Eidgah at risk". The Daily Star (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2018. Marrë më 3 janar 2016.
  7. {{cite new[s|author=Morshed Ali Khan|date=9 korrik 2013|title=Mughal era Eidgah choked by illegal structures|url=http://archive.thedailystar.net/beta2/news/mughal-era-eidgah-choked-by-illegal-structures/|newspaper=The Daily Star|lang=en}}
  8. Abu Hayat Mahmud (27 shtator 2013). "Oldest Mughal monument faces threats from illegal structures". Dhaka Tribune (në anglisht).