Xhamia e Binat Bibit
Xhamia e Binat Bibit | |
---|---|
বিনত বিবির মসজিদ | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Aktive |
Tipi | Xhami |
Stili arkitektural | Arkitektura Indo-Islamike |
Vendndodhja | Narinda, Dhaka, Bangladeshi |
Koordinatat | 23°42′40″N 90°25′05″E / 23.7111007°N 90.4181458°E |
Përfundimi | 1454 |
Xhamia e Binat Bibit (bengalisht: বিনত বিবির মসজিদ) është xhamia më e hershme e mbijetuar në Dhaka, ndërtuar në vitin 1454 nga Binat Bakhti, vajza e Marhamatit. Ajo u ndërtua gjatë sundimit të Nasirudin Mahmud Shahut (1435–1459) të Sulltanatit të Bengalit. Ajo gjendet përkrahë Urës Hajat Bepari në zonën Narinda.
Xhamia ka formë katrore, me përmasa 3.7 m2 (12 këmbë2) së brendshmi me një kupolë të vetme gjysmë-të rrumbullakët, në krye të dhomës katrore. Hyrjet janë nga lindja, veriu dhe jugu. Veçoritë para-mogule përfshijnë kornizat lakore dhe kullat tetëkëndore të cepave, si dhe arkadat në faqet jugore, veriore dhe lindore. Zbukurimet janë modeste dhe ndërtesa është e veshur me "çinitikri".
Një pjesë e xhamisë është shkatërruar si pasojë e një plani rinovimi që përfshin ndërtimin e një minareje 21 metra të lartë (70 këmbë), dhe zgjerimin e ndërtesës së tanishme nga tre kate në shtatë.
Struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia ka formë katrore, që ka përmasa 3.7 m2 (40 sq ft) së brendshmi me një kupolë të vetme gjysmë-të rrumbullakët mbi dhomën katrore. Hyrjet janë në lindje, veri dhe jug. Veçoritë para-mogule përfshinin kornizën e lakuar dhe kullat mbështetëse, torret tetëkëndore në cepa dhe arkadat e faqeve jugore, veriore dhe lindore. Zbukurimet janë të pakta dhe ndërtesa është e veshur së jashtmi me "çinitikri'.[1] Në veri të xhamisë, ku është varrosur Binat Bakhti, ndodhet një mbishkrim guri, i shkruar në persisht. Trashësia e murit është afërsisht 1.82 m. Mihrabi ka një kornizë të dalë mbrapa murit perëndimor.
Xhamia me një kupolë përgjatë kohës u kthye në një formë drejtkëndore duke prishur murin jugor dhe duke u zgjeruar në jug. Më tej një kupolë e re u shtua rreth vitit 1932. Në vitin 1962, drejt faqes perëndimore u ndërtua një mihrab i ri. Me kalimin e kohës veçoritë para-mogule u ndryshuan, façada e jashtme e verandës perëndimore, muri verior, kupola dhe muret anësore të ujëmbledhësit u dekoruan me punime tradicionale popullore çini-tikri (copa pllakash qeramike ose qelqi). Muret e rinovuara nuk kanë trashësinë origjinale prej nga struktura ekzistuese mund të identifikohet. Tashmë veçoria e vetme para-mogule janë mbishkrimi, muri lindor, muri verior, kupola origjinale dhe korniza lakore.[2]
Gjendja e tanishme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një pjesë e xhamisë po shkatërrohet si pjesë e një plani rinovimi, që përfshin ndërtimin e një minareje 21 metra të lartë (70 këmbë) dhe zgjerimin e ndërtesës së tanishme nga tre, në shtatë kate.[1]
Pamje të xhamisë
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Xhamia Malvali Kakrail Markaz
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia Çoukbazar në Dhaka
- Xhamia e Kartalab Khanit
- Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
- Xhamia e Musa Khanit në Dhaka
- Xhamia e Azimpurit në Dhaka
- Xhamia Allakuri në Dhaka
- Xhamia e Shaista Khanit në Dhaka
- Azimpur Dajera Sharif Khankah
- Xhamia e Bibi Marjamit
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Arkada Nimtali
- Fortesa e Lalbagut
- Bara Katra
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e vendeve të adhurimit në Dhaka
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të trashëgimisë në Dhakën e vjetër
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Pre-Mughal structure in ruin: Binat Bibi mosque partly demolished". The New Nation (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 16 korrik 2007.
- ^ Fariel Khan (shtator 1997). Conservation issues of historical mosque of Dhaka city (PDF) (Masters of Architecture) (në anglisht). Bangladesh University of Engineering & Technology. fq. 5.2–5.6.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fariel Khan (shtator 1997). Conservation issues of historical mosque of Dhaka city (PDF) (Masters of Architecture) (në anglisht). Bangladesh University of Engineering & Technology. fq. 5.2–5.6.