Zamindar Bari i Dhanbarit
Zamindar Bari i Dhanbarit | |
---|---|
ধনবাড়ী জমিদার বাড়ি | |
Emra alternativ | Navab Bari i Dhanbarit, Navab Manzili i Dhanbarit |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Rezidencë |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Dhanbari, upazila Dhanbari, distrikti i Tangailit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 24°40′35″N 89°57′19″E / 24.676378°N 89.955409°E |
Përfundimi | Rreth mesit të viteve 1800 |
Pronar | Sajeda AShika Akbar |
Technical details | |
Material | Tulla, shufra hekuri, llaç |
Zamindar Bari i Dhanbarit është një rezidencë zamindare e vendosur në Dhanbari të distriktit të Tangailit, divizioni i Dhakës, Bangladesh. Ai është i njohur për banorët e zonës si Pallati i Navabit të Dhanbarit ose Navab Manzili i Dhanbarit.[1]
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përgjatë gjithë kompleksit ndodhen kopshte të mirëmbajtur. Ai paraqet punime të bukura artizanale dhe arkitekturore. I gjithë Navab Manzili ose Pallati i Navabit të Dhanbarit është i rrethuar me mure. Ky pallat i vjetër i navabit me katër kupola është ndërtuar në Arkitekturën Mogule. Pallati është i drejtuar nga jugu dhe ka një verandë të gjatë. Në anën lindore të ndërtesës ndodhet një dighi (ujëmbledhës) me një sipërfaqe prej rreth 7.53 ha (18.6 acres). Përveç ndërtesave rezidenciale në oborrin e rrethuar me mur, ndodhet edhe lulishtja, kopshti zoologjik, salla e takimeve, ndërtesa "gomasta", "naib ghari", "kaçari ghari", banesa "paikpajada" dhe oborret e shërbëtorëve.[1] Brenda pallatit ndodhen mjaft dhoma, përveç të cilave, veranda është zbukuruar me mjaft sende të navabit të Periudhës Mogule që janë ekspozuar. Orenditë e Periudhës Mogule janë mahnitëse.
Në kompleks ndodhet edhe një xhami e ndërtuar rreth 700 vjet më parë në Arkitekturën Mogule. Në kompleks, pranë xhamisë ndodhet një varrezë e vjetër e rrethuar me mure. Në anën lindore të ndërtesës ndodhet një arkadë e madhe, që u ndërtua nga zamindar navab Ali Çoudhuri për të mirëpritur guvernatorin britanik. Në të dy anët e portikut ndodhen dy dhoma rojesh.
Për shkak se zotërimet zamindare ndodhen nën zotërimin e pasardhësve të zamindarit, të gjitha strukturat e kompleksit zamindar janë akoma në gjendje të mirë. Tashmë, një organizatë private e quajtur "Light House" bënë mbikëqyrjen e zamindarisë. Ata e quajnë atë "Resorti Mbretëror".[1]
Zamindar Bari i Dhanbarit gjendet në rajonin midis lumenjve Bangshai dhe Bairan. Dhanbari mund të arrihet me autobus nga kudo në Bangladesh. Në këtë mënyrë, nga Madhupuri, mund të shkohet në Dhanbari. Zamindar Bari i Dhanbarit ndodhet 5 minuta ecje nga stacioni i autobusit.
Xhamia e Dhanbarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një tjetër monument tërheqës i kompleksit është Xhamia 700-vjeçare e Navabit, që njihet si Xhamia e Dhanbarit. Ajo gjendet në rrethinat e Navab Manzilit të Dhanbarit në bregun e dighit (ujëmbledhësit) të kompleksit. Ajo është ndërtuar në Arkitekturën Mogule në formë drejtkëndore me tre kupola dhe një minare. Gjeneralët mogulë Ispinxhar Khan dhe Manavar Khan themeluan zamindaritë e tyre në Dhanbari pas mundjes së Dhanapati Singhut gjatë mbretërimit të perandorit mogul Xhahangir. Xhamia nuk është e datuar nga ndonjë mbishkrim, por arkeologët mendojnë se ajo është ndërtuar gjatë kohës së Xhahangirit.[2]
Në lindje të saj ndodhen tre hyrje me harqe me shumë hulli, përveç nga dy hyrje në faqet veriore dhe jugore. Madhësia dhe forma e xhamisë së ndërtuar në Arkitekturën Mogule ka ndryshuar mjaft herë. Xhamia origjinale ishte drejtkëndore me gjatësi 13.72 m (15.00 yd) dhe gjerësi 4.57 m (5.00 yd), por pas rinovimeve, modeli i xhamisë ka ndryshuar në mënyrë drastike. Tanimë ajo është një xhami katrore dhe kontraston me xhamitë normale mogule drejtkëndore me tre kupola. Shumë veçori të saj kanë marrë forma të ndryshme duke ia rritur ekstravagancën, por duke i zbehur lashtësinë dhe autenticitetin. Megjithë zgjerimet dhe rinovimet, xhamia me tre kupola dhe pesë hyrje të jep akoma përshtypjen e vjetërsisë, pasi kupolat dhe hyrjet e saj bartin akoma veçoritë e tyre të vjetra.[1][2]
Pranë xhamisë ndodhet një minare e bukur madhështore. Sipas rregullave tradicionale, tre mihrabë janë ndërtuar në murin e kiblës brenda xhamisë përkundruall tre hyrjeve në anën lindore. Kamarja e mihrabit qëndror është tetëkëndore dhe e dekoruar me motive floreale dhe harqe shumë-kuspore. Dy mihrabët anësorë kanë harqe shumë hullish por pa dekorime. Përkrahë mihrabit qëndror ndodhet një mimbar. [2]
Brendësia e xhamisë është dekoruar me dizajne mozaikësh me copa porcelani (të quajtur "çini tikri"), shumica e të cilëve kanë motive florale. Përkrahë xhamisë ndodhet ndërtesa e mauzoleut të Navab Bahadur Sajed Navab Ali Çoudhurit. Që nga vdekja e navabit në vitin 1929, Kurani recitohet 24 orë në ditë pa pushuar asnjë minutë nga shtatë veta të punësuar, që e lexojnë atë me radhë çdo dy orë.[1][2]
Pranë xhamisë ndodhet një varrezë e vjetër e rrethuar me mur. Navab Ali Çoudhuri (1863-1929), zamindari i Dhanbarit, e zgjeroi xhaminë dhe i dha asaj një pamje moderne.[2] Në këtë xhami, mund të luten 200 besimtarë në të njëjtën kohë. Brenda xhamisë ndodhen akoma shandanë të Periudhës Mogule. Për të hyrë në kompleks duhen paguar 30 taka.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këtë rezidencë e krijoi në mes të viteve 1800, Bahadur Navab Khan Sajed Ali Çoudhuri që mori titujt bahadur, navab etj. nga britanikët. Ai ishte myslimani i parë që u bë ministër në qeverinë britanike. Ai ishte një nga themeluesit e Universitetit të Dhakës dhe sugjeruesi i parë për bërjen e bengalishtes gjuhë zyrtare në Pakistan. Megjithatë, sipas një burimi, gjatë sundimit mogul, komandanti mundi Ispinxhar Khanin dhe një njeri të quajtur Monovar Khan Singh dhe krijoi zamindarinë. Gjithësesi, Sajed Navab Ali Çoudhuri konsiderohet si themeluesi i famshëm i kësaj zamindarie (zotërime feudale). Megjithëse babai i tij ishte vendosur aty, ai vijoi ta menaxhonte zamindarinë me dinjitet. Që atëherë, pasardhësit e tij janë përkujdesur për çdo gjë brenda zamindarisë. Mohamad Ali Bogra, një anëtar i kësaj famije zamindare, qe kryeminstri i tretë i Pakistanit. Sajed Hasan Ali Çoudhuri qe ministri i Industrisë së Pakistanit Lindor dhe anëtar i parlamentit nga Partia Nacionaliste e Bangladeshit pas themelimit të Bangladeshit.[2]
Historia e hershme e kësaj familjeje navabe të Dhanbarit dokumentohet në një vakëfnama (vepër dhurimi) të shkruar nga Navab Ali Çoudhuri. Kjo familje pretendon se rrjedh nga nga Shah Atikullahu, një predikues mysliman nga Bagdadi, që kishte mërguar në Delhi në Periudhën Mogule. Dokumenti pohon se Atikullahu rridhte si nga Abdul Kadir Gilani (një pasardhës i drejtpërdrejtë i Aliut, Kalifi i katërt i Islamit) ashtu dhe nga studiuesi pers Abu Hanifa.[3] Është argumentuar nga historiani britaniko-bangladeshas Muhamad Moxhlum Khan se "nuk ka dëshmi konkluzive" të prejardhjes së familjes nga Shah Atikullahu.[4] Gjithësesi, mes pasardhësve të Atikullahut ishte Shah Sultani, që mori titullin xhagir nga perandori mogul, duke u vendosur në fshatin Nakalia në distriktin e Pabnas. Si pasojë e erozionit të lumit Jamuna, fëmijët e Sultanit u zhvendosën në fshatin Hasmelan në Harirampur, distrikti i Manikganxhit.[5]
Shah Khoda Bakhshi i kësaj familjeje u martua me një grua që i përkiste familjes Sajed të katundit Mukimpur në Baniara, distrikti i Tangailit. Familja Shah e Hasmelanit nuk ishin mësuar me martesa ekzogame dhe si pasojë, Bakhshi u përzu nga ky fshat dhe jetoi me gruan e tij në Baniara. Ai pati një djalë dhe një vajzë.[3] Vajza e tij, Sajidah Talibunesa Khatun, u martua me Raza Ali Khan Çoudhurin, zamindarin e Dhanbarit.[5] Çoudhuri vdiq pa lënë trashëgimtarë dhe kështu zamindaria u trashëgua nga Khatuni. Pas vdekjes së Khatunit, burri i saj e trashëgoi zamindarinë dhe mërgoi nga Baniara për në Dhanbari, ku iu dha titulli navab.
Bakhshi ishte një pir sufi që thuhej se ishte i shkëputur nga pasuria dhe prona.[6] Vakafnama pohon se për shkak të kësaj natyre shpirtërore, familja nuk u shqetësua për ti ruajtur tokat e dhëna nga perandori. Si trashëgimtarë të pirit, kujdesi dhe mirëmbajtja iu besua muridëve (dishepujve) të tij. Shtrirja e zamindarisë ishte shumë e madhe kur Bakhshi u bë zamindari i saj. Megjithatë, si pasojë e mungesës së njohurive të tij për punët e botës materiale, gjatë drejtimit të tij mjaft nga tokat humbën.[3]
Pas vdekjes së Bakhshit, djali dhe pasuesi i tij Sajed Muhamad Shah u bë Gadi Nashini i zotërimeve të Dhanbarit. Zamindaria e tij u shtri përgjatë distriktit të Tangailit, Xhamalpurit, Sherpurit, Pabna dhe Mymensinghut. Ai u martua me Karimunesa Bibin, vajzën e madhe të Ghulam Jahja Sidikit të Raxhkharës në Harirampur, distrikti i Manikganxhit. Si i ati, Muhamad Shah përshkruhej si një asketik i nivelit të lartë që nuk prirej nga veprimtaritë e botës së së rëndomtë. Ai ishte nxënës i vjetër i Shah Lakitullah Fazl-e-Hakut (1790–1836), piri i Azimpur Dajera Sharifit. Sajed Muhamad Shah ishte i lidhur me mësuesin e tij deri në atë masë sa ai i dhuroi zamindarinë e Dhanbarit atij. Gjithësesi, mësuesi i tij nuk e pranoi këtë dhe kërkoi që ai ta mbante. Por, Muhamad Shah nuk dëshironte ta mbante dhe kështu Lakitullahu ia dhuroi zamindarinë gruas së Muhamad Shahut, Karimunesa Bibit.
Karimunesa e menaxhoi zamindarinë për disa kohë dhe u pasua nga djali i saj, Shah Sajed Xhanab Ali Çoudhuri.[7] Çoudhuri u martua me Rabeja Khatunin, vajzën e Khan Bahadur Muhamad Ali Khan Çoudhurin e Natores. Nëna e tij Karimunesa i dhuroi një të katërtën e zamindarisë Rabeja Khatunit. Ai vdiq në moshën 28 vjeçare, duke lënë një djalë të quajtur Navab Ali Çoudhuri dhe një vajzë të quajtur Sajera Khatun Çoudhurani. Fëmijët e tij e kaluan fëmijërinë e tyre të rritur nga gjyshja e tyre, Karimunesa. Sajera Khatuni u martua në Natore, ku vdiq Karimunesa. Dy fëmijët trashëguan një të katërtën e zotërimeve nga nëna e tyre, ndërsa tre të katërtat e mbetura nga gjyshet e tyre, duke bërë që e gjithë zamindaria tu mbetej atyre. Dajoja i tyre Khan Bahadur Mulvi Muhamad Rashid Khan Çoudhuri u caktua kujdestari i tyre, duke qenë se ishin të mitur dhe nga atëherë ata u rritën në Natore. Më vonë, ai e martoi djalin e tij, Nur Muhamad Khan Çoudhurin me Sajera Khatunin.[3]
Sajed Navab Ali Çoudhuri u bë zamindari pasues. Ai u martua me Altafunesa Çoudhuranin, vajzën e Navab Abdus Sobhan Çoudhurit, zamindari i Bogras.[8] Pas vdekjes së Altafunesas, Sajed Navab Ali Çoudhuri u martua me Sajedani Shahida Akter Khatunin, një pasardhëse e kreut Baro-Bhujan, Isa Khanit dhe vajzës së Divan Azimdad Khanit, zamindarit të Xhangalbarit të Kishoreganxhit. Së treti, ai u martua me Sajedani Sakina Khatun Çoudhuranin, vajza e dytë e Navab Abdus Sobhan Çoudhurit, navabi i Bogrës. Ai konsiderohet si ministri i parë mysliman i Bengalit, anëtar i Këshillim Privat të Nënmbretit të Indisë, bashkëthemelues i Lidhjes Myslimane e Gjithë Indisë, pronar i gazetës së parë bengalisht - Mihir O Sudhakar dhe themelues i Universitetit të Dhakës. Sajed Navab Ali Çoudhuri kishte dy djemë dhe dy vajza:[9]
- Sajed Mohamad Faizul Bari Altaf Ali Çoudhuri: ai ishte navabi i Dhanbarit dhe i Boras. Ai kishte 4 djem dhe 2 vajza:
- Sajedani Ume Fatima Zahera Khatun: Ajo u martua me Lt. Muhamad Hosain i familjes zamindare të Delduarit.[12]
- Sajed Hasan Ali Çoudhuri: Sajed Abul Kasem Mohamad Hasan Ali Çoudhuri ishte navabi dhe zamindari i fundit i Tangailit, Xhamalpurit disa pjesëve të distriktit të Majmensinghut. Ai ishte politikan karriere, anëtar i mjaft parlamenteve (duke nisur nga India Britanike, Pakistani dhe duke kulminuar me Bangladeshin) dhe bashkë-themelues i Partisë Krishak Praxha dhe Partisë Nacionaliste të Bangladeshit. Ai themeloi gazetën "Ittehad" që më vonë u bë "Ittefaq". Ai u martua me Sajedani Razja Khatunin e Natores, vajza e Ashraf Ali Khan Çoudhurit. Pas vdekjes së gruas së tij të parë, ai u rimartua me motrën e saj - Sajedani Lamja Asja.
- Sajeda Ashikua Akbar e njohur edhe si Sahibzadi Sajeda Ume Rushaida Ashikua Hasan Ali Çoudhrani është fëmija i vetëm i Navabzada Sajed Hasan Ali dhe Sajedani Lamja Asja Ashraf Ali. Sajeda Ashikua Akbar është gruaja e parë e zgjedhur drejtpërdrejtë e Parlamentit të Bangladeshit. Ajo pasoi Navabzada Sajed Hasan Ali si mutavali i tretë i zotërimeve feudale të Dhanbarit në Tangail dhe të Xhangalbarit në Kishoreganxh deri në vdekjen e saj më 25 prill 2022. Ajo ishte martuar me Dr. Akbarudin Ahmad (bankier dhe arësimtar) dhe djali i A. M. Xhalaludin Ahmad, ish zv. guvernatori i Bankës Shtetërore të Pakistanit. Fëmijët e saj janë Almas Akbar, Abrarudin Ahmad, Asfia Akbar, Atkia Akbar dhe Afifudin Ahmed.
- Afifudin Ahmed është djali i Sajeda Ashikua Akbar, nipi i Navabzada Sajed Hasan Ali Çoudhuri dhe stërnip i Navab Bahadur Sajed Navab Ali Çoudhurit. Ai është një punëtor shoqëror dhe ka punuar në sektorin zhvillimor për 15 vjetët e fundit. Ai ka vajza - Shiza Afif Ahmad dhe Shanzaj Afif Ahmad. Para vdekjes së Sajeda Ashikua Akbarit, ajo e caktoi djalin e saj të vogël, Afifudin Ahmed si mutavalin e katërt dhe ta tanishëm të zotërimeve navabe të Dhanbarit dhe Xhangalbarit.
- Sajeda Ashikua Akbar e njohur edhe si Sahibzadi Sajeda Ume Rushaida Ashikua Hasan Ali Çoudhrani është fëmija i vetëm i Navabzada Sajed Hasan Ali dhe Sajedani Lamja Asja Ashraf Ali. Sajeda Ashikua Akbar është gruaja e parë e zgjedhur drejtpërdrejtë e Parlamentit të Bangladeshit. Ajo pasoi Navabzada Sajed Hasan Ali si mutavali i tretë i zotërimeve feudale të Dhanbarit në Tangail dhe të Xhangalbarit në Kishoreganxh deri në vdekjen e saj më 25 prill 2022. Ajo ishte martuar me Dr. Akbarudin Ahmad (bankier dhe arësimtar) dhe djali i A. M. Xhalaludin Ahmad, ish zv. guvernatori i Bankës Shtetërore të Pakistanit. Fëmijët e saj janë Almas Akbar, Abrarudin Ahmad, Asfia Akbar, Atkia Akbar dhe Afifudin Ahmed.
- Navabzadi Sajedani Sajeda Ume Fatima Humera Khatun Çoudhrani:[13] Ajo u martua me Sajed Muzafar Al Musavi, zamindari i Boharit dhe Baish Haxharit të Maldës në Bengalin Perëndimor në Indi. Ai është djali i avokatit Sajed Sadrudin Al Musavi, zamindari i distrikteve të Boharit dhe Maldës në Bengalin Perëndimor në Indi. Ai është gjithashtu nipi i Vaxhed Ali Khan Panit, zamindarit të Karatias).[14]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zamindar Bari i Pakutias
- Zamindar Bari i Maherës
- Mojez Manzili
- Sonargaoni
- Panam Nagari
- Zamindar Bari i Baliadit
- Zamindar Bari i Baliatit
- Zamindar Bari i Srifaltalit
- Zamindar Bari i Teotas
- Raxhbari i Muraparës
- Mauzoleu i Bibi Marjamit
- Bara Sardar Bari
- Varri i Kolombo Sahibit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Fortesa e Haxhiganxhit
- Fortesa e Idrakpurit
- Fortesa e Sonakandës
- Fortesa e Xhangalbarit
- Historia e Bangladeshit
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f Sailen Shahriar (15 korrik 2015). "কালের সাক্ষী ধনবাড়ী জমিদারবাড়ি". NTV (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2019. Marrë më 16 gusht 2019.
- ^ a b c d e f Khan Mahbub (2012). "Danbari Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 16 gusht 2016.
- ^ a b c d Muhammad Abdullah (1987). Naoẏāba Ālī Caudhurī: jībana o karma (në bengalisht). Isalāmika Phāuṇḍeśana Bāṃlādésa. fq. 1–6.
- ^ Muhammad Mojlum Khan (2013). The Muslim Heritage of Bengal: The Lives, Thoughts and Achievements of Great Muslim Scholars, Writers and Reformers of Bangladesh and West Bengal (në anglisht). Kube Publishing Limited. fq. 256. ISBN 978-1-84774-059-5.
- ^ a b "ব্যানার (বিশ্ববিদ্যালয়,নবাব প্যালেস,করটিয়ার ঐতিহ্য)". tangail.gov.bd (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2019. Marrë më 7 shtator 2017.
- ^ R. M. Aurangzeb (9 shkurt 2013). "রাজনীতি ও সমাজসেবায় ধনবাড়ীর নবাব পরিবারের অবদান". Daily Sangram (në bengalisht).
- ^ "রাজনীতি ও সমাজসেবায় ধনবাড়ীর নবাব পরিবারের অবদান". The Daily Sangram (në bengalisht). Marrë më 7 shtator 2017.
- ^ "কালের সাক্ষী ধনবাড়ী জমিদারবাড়ি". NTV (në bengalisht). Marrë më 7 shtator 2017.
- ^ "হারিয়ে যাচ্ছে পাকিস্তানের সেই প্রধানমন্ত্রী মোহাম্মাদ আলীর বাড়ি". Bangladesh Pratidin (në bengalisht). Marrë më 7 shtator 2017.
- ^ "আত্মীয়তার বন্ধনে রাজনীতি-৮". 1 News BD (në bengalisht). 24 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2017. Marrë më 7 shtator 2017.
- ^ "স্মরণ: নবাব সৈয়দ নওয়াব আলী চৌধুরী". Daily Naya Diganta (në bengalisht). Marrë më 7 shtator 2017.
- ^ Joynal Hossain (2012). Baticromy Art Punnyor Ghore Sunno Diye (në bengalisht). Adorn Publications. ISBN 978-984-200218-2. Marrë më 7 shtator 2017.
- ^ "কালের সাক্ষী ধনবাড়ী জমিদারবাড়ি". karunews24.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2017. Marrë më 7 shtator 2017.
- ^ "স্ম র ণ: ওয়াজেদ আলী খান পন্নী". Daily Naya Diganta (në bengalisht). Marrë më 7 shtator 2017.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Muhammad Abdullah (1987). Naoẏāba Ālī Caudhurī: jībana o karma (në bengalisht). Isalāmika Phāuṇḍeśana Bāṃlādésa.
- Joynal Hossain (2012). Baticromy Art Punnyor Ghore Sunno Diye (në bengalisht). Adorn Publications. ISBN 978-984-200218-2. Marrë më 7 shtator 2017.
- Muhammad Mojlum Khan (2013). The Muslim Heritage of Bengal: The Lives, Thoughts and Achievements of Great Muslim Scholars, Writers and Reformers of Bangladesh and West Bengal (në anglisht). Kube Publishing Limited. ISBN 978-1-84774-059-5.
- Khan Mahbub (2012). "Danbari Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 16 gusht 2016.