Xhatija Sangsad Bhabani
Xhatija Sangsad Bhabani | |
---|---|
জাতীয় সংসদ ভবন | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Në funksion |
Tipi | Parlament |
Stili arkitektural | Moderniste, Monumentale |
Adresa | Sher-e-Bangla Nagar, Dhaka, Bangladeshi |
Koordinatat | 23°45′44″N 90°22′43″E / 23.76222°N 90.37861°E |
Lartësia | 47.24 m (155.0 ft) |
Ndërtimi filloi | tetor 1964 |
Përfundimi | 28 janar 1982 |
Kosto | 32 milionë US$[1] |
Pronar | Qeveria e Bangladeshit (1982-…) |
Lartësia | 47.24 m (155.0 ft) |
Technical details | |
Floor area | 208 acres (84 ha) |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Arkitekt | Louis Kahn, Muzharul Islam |
Awards and prizes | Çmimi Aga Khan në Arkitketurë |
Informata tjera | |
Seating capacity | 350 |
Xhatija Sangsad Bhabani ose Ndërtesa Kombëtare e Parlamentit, (bengalisht: জাতীয় সংসদ ভবন Jatiyô Sôngsôd Bhôbôn) është godina e Parlamentit të Bangladeshit, e vendosur në Sher-e-Bangla Nagar, përkrahë shkollës së Shën Josefit në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka. E dizenjuar nga arkitekti Louis Kahn, ndërsa vendi ishte akoma pjesë e Pakistanit, kompleksi është një nga komplekset më të mëdhenj legjislativ në botë, duke zënë 208 acres (84 ha).[1]
Ndërtesa shfaqet në mënyrë të spikatur në filmin e vitit 2003 My Architect, duke paraqitur karierën dhe trashëgiminë familiare të arkitektit të saj, Louis Kahn. Robert McCarter, autor i Louis I. Kahn, e përshkruan Parlamentin Kombëtar të Bangladeshit si një nga ndërtesat më domethënëse të shekullit të XX.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpara përfundimit të tij, parlamentet e para dhe të dyta përdorën Sangsad Bhabanin e Vjetër, që tashmë shërben si zyra e kryeministrit.[3]
Ndërtimi filloi në tetor 1964 kur Bangladeshi ishte Pakistani Lindor, i urdhëruar nga Ajub Khani nga kryeqyteti i Pakistanit Perëndimor, Islamabadi. Ajubi besonte se ndërtimi i një kompleksi legjislativ modern do ti qetësonte bengalezët.[4]
Xhatija Sangsadi u projektua nga Louis Kahn-i. Qeveria kërkoi ndihmë nga aktivisti dhe arkitekti i Azisë Jugore, Muzharul Islam që rekomandoi sjelljen e arkitektëve kryesorë botërorë për projektin. Ai fillimisht u përpoq të sillte Alvar Aalto-n dhe Le Corbusier-in, që ishin të dy të padisponueshëm në atë kohë. Islami pastaj listoi Kahnin, mësuesi i tij i mëparshëm në Yale.[4]
Ndërtimi u ndal gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit në 1971 dhe u përfundua më 28 janar 1982. Louis Kahn-i vdiq kur projekti ishte afërsisht i realizuar në tre të katërtat dhe u vijua nga David Wisdom, që punonte për Louis Kahn-in.[4]
Zhvillimet e tanishme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë mandatit qeverisës që nisi më 28 tetor 2001, qeveria lajmëroi planet për "të plotësuar planin e Louis Kahn-it" duke ndërtuar rezidenca për kryetarët e parlamentit. Sipas disa arkitektëve të shquar, një plan i tillë nuk ekzistonte në projektin origjinal. Megjithëse ndërtimi filloi, ai u ndalua dhe çështja është akoma e pazgjidhur.
Historia e përdorimit nga parlamenti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dhjetë sesione parlamentare e kanë përdorur Xhatija Sangsad Bhabanin si ndërtesë e parlamentit:
- Seksioni i dytë: 2 vjet e 11 muaj (2 prill 1979 – 24 mars 1982)
- Seksioni i tretë: 1 vit e 5 muaj (10 korrik 1986 – 6 dhjetor 1987)
- Seksioni i katërt: 2 vjet e 7 muaj (15 prill 1988 – 6 dhjetor 1990)
- Seksioni i pestë: 4 vjet e 8 muaj (5 prill 1991 – 24 nëntor 1995)
- Seksioni i gjashtë: 12 ditë (19 mars 1996 – 30 mars 1996)
- Seksioni i shtatë: 5 vjet (14 korrik 1996 – 13 korrik 2001)
- Seksioni i tetë: 5 vjet (28 tetor 2001 – 27 tetor 2006)
- Seksioni i nëntë: 5 vjet (6 janar 2009 – 24 janar 2014)
- Seksioni i dhjetë: 5 vjet (14 janar 2014 - 7 janar 2019)
- Seksioni i njëmbëdhjetë: 5 vjet (7 janar 2019 - 7 janar 2024)
- Seksioni i dymbëdhjetë: 5 vjet (7 janar 2024 - janar 2029)
Arkitektura dhe dizajni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Louis Kahn-i e dizenjoi të gjithë kompleksin Xhatija Sangsad, që përfshin lëndina, liqen dhe rezidenca për anëtarët e parlamentit. Filozofia kryesore e dizajnit të arkitektit ishte të përfaqësonte kulturën dhe trashëgiminë bengaleze, ndërsa në të njëjtën kohë përmirësonte përdorimin e hapsirës. Eksteriori i ndërtesës është goditës në thjeshtësinë e tij, me mure të stërmëdha të tërhequr thellë nga portikët dhe hapjet e mëdha me forma të rregullta gjeometrike. Ndërtesa kryesore, që është në qendër të kompleksit, është e ndarë në tre pjesë – Sheshi kryesor, sheshi jugor dhe sheshi presidencial. Një liqen artificial rrethon tre anët e ndërtesës kryesore të Xhatija Sangsad Bhabanin, duke u shtrirë në kompleksin e fjetinave të anëtarëve të parlamentit. Ky përdorim i arrirë i ujit për të portretizuar bukurinë lumore të Bengalit i shtohet vlerës estetike të kompleksit.[5]
Filozofia e dizajnit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filozofia kryesore e dizajnit të Kahn-it përmirëson përdorimin e hapësirës, ndërsa paraqet trashëgiminë dhe kulturën bengaleze. Vijat e jashtme tërhiqen thellësisht nga portikët me hapje të mëdha me forma të rregullta gjeometrike, duke i dhënë formë impaktit të përgjithshëm pamor të ndërtesës.
Sipas fjalëve të vetë arkitektit Louis Kahn:
"Në ansambël kam futur një element dritë-dhënës në planin e brendshëm. Nëse shikoni një seri kolonash mund të thoni se zgjedhja e kolonave është një zgjedhje në dritë. Kolonat si figura solide i kornizojnë hapësirat e dritës. Tani mendoni për të thjeshtë në të kundërt dhe mendoni se kolonat janë zgavra dhe shumë më të mëdha dhe se muret e tyre mund të japin vetë dritë, atëherë zbrazëtirat janë dhomat dhe kolona është bërësi i dritës dhe mund të marrë format e kompleksit dhe të jetë mbështetës i hapsirave dhe tu japë dritë hapsirave. Unë po punoi për të zhvilluar elementin deri në një shtrirje që ai të bëhet entitet poetik që ka bukurinë e tij jashtë vendit të tij në kompozim. Në këtë mënyrë ai bëhet analog me kolonën solide që përmenda më sipër si dhënës i dritës.
Nuk ishte besimi, jo dizajni, jo modeli, por thelbi nga i cili një institucion mund të dalë ..."[6]
Liqeni në tre anët e Bhabanit, që shtrihet deri në fjetinat e anëtarëve i shtohet estetikës së kompleksit dhe portretizon gjithashtu bukurinë lumore të Bangladeshit.
Ndërtesa e parlamentit mori Çmimin Aga Khan për Arkitekturën në vitin 1989.[7]
Bhabani (ndërtesa kryesore)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bhabani përbëhet nga nëntë blloqe individuale: tetë blloqet periferike ngrihen deri në lartësinë 33.53 m (110.0 ft) ndërsa blloku tetëkëndor qendror ngrihet deri në lartësinë 47.24 m (155.0 ft). Të nëntë blloqet përfshijnë grupe të ndryshme të hapsirave funksionale dhe kanë nivele të ndryshme, të ndërlidhura horizontalisht dhe vertikalisht me korridore, ashensore, shkallë, sheshe drite dhe zona rrethore.[8] E gjithë struktura është dizenjuar për të përzier në një të vetme, jo në njësi të veçueshme, që duket nga jashtë se është një kat i vetëm.
Dhomat e komisionit kryesor janë të vendosura në nivelin dy në në një nga blloqet periferike. Të gjithë funksionarët parlamentarë, duke përfshirë ministrat dhe kryetarët e parlamentit të disa komisioneve, kanë zyra në Bhaban. Sekretariati i parlamentit ka gjithashtu zyra në të njëjtën ndërtesë.[8]
Sheshi kryesor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa më e rëndësishme e sheshit kryesor është salla parlamentare, që mund të mbajë deri në 354 anëtarë gjatë mbledhjes. Ka edhe dy podiume dhe dy galeri për vizitorët e rëndësishëm. Salla ka një lartësi maksimale prej 35.66 m (117.0 ft) me një çati parabolike guackë. Ajo u projektua me një synimin e vetëm një kati për të lejuar dritën e diellit. Drita e diellit, duke u pasqyruar nga muret rrethuese dhe tamburi tetëkëndor, filtrohet në sallën parlamentare.[8] Përdorimi efiçent dhe estetik i dritës është një aftësi e fortë arkitekturore e Louis Kahn-it.
Sistemi i ndriçimit artificial është projektuar me kujdes për të mundësuar zero pengesa për hyrjen e dritës. Një shandan i përbërë është varur nga çatia parabolike guackë. Ky shandan nga ana tjetër përbëhet nga një rrjetë metalike, që shtrihet në të gjithë sallën, duke ndihmuar dritat individuale.
Nivelet e sipërme të bllokut (që përfshijnë sallën) përmbajnë galeritë e vizitorëve dhe të shtypit, ashtu dhe dhomat e komunikimit, të cilat mbikëqyrin të gjitha sallën e parlamentit. Blloku përmban gjithashtu:
- në nivelin një, një bibliotekë;
- në nivelin tre, suitat e deputetëve; dhe
- në nivelin e sipërm, dhomat e partit.
Sheshi jugor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sheshi jugor shikon Bulevardin Manik Mia. Ai ngrihet gradualisht deri në lartësinë 20' dhe shërben si një eksterior i bukur ashtu dhe si hyrja kryesore (e përdorur nga deputetët gjatë sesionve) për në ndërtesën e parlamentit. Ai përbëhet nga:
- portat e kontrollit;
- një hyrje makinash;
- një dhomë kryesore impianti mekanik;
- zyrat e inxhinierëve mirëmbajtës;
- depot e pajisjeve; dhe
- një shesh i hapur me shkallë dhe rampa që çojnë drejtpërdrejtë në ndërtesën kryesore.[8]
Sheshi presidencial
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sheshi presidencial qëndron në veri dhe kundrejtë Rrugës së Liqenit. Ai funksionon si një shesh intim për deputetët dhe dinjitarët e tjerë. Ai përmban shkallë mermeri, një galeri dhe një dysheme të shtruar të hapur.
- Informacione të tjera
- Data e përfundimit: 1982
- Funksioni: civil
- Shpenzimet e ndërtimit: 32 milionë dollarë US$[9]
Turizmi dhe aksesuesshmëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse hyrja për në bhaban, ndërtesa kryesore, është e kufizuar për anëtarët e autorizuar të parlamentit dhe stafin, kompleksi Xhatijo Sangshad është i hapur edhe për vizitorët. Veriu i kompleksit, përgjatë Rrugës së Liqenit, është Liqeni i Gjysmë-hënës dhe Çandrima Udani. Dy komplekset bashkë formojnë një tërheqje të rëndësishme për turistët në Dhaka, veçanërisht gjatë festave kombëtare. Komplekset janë popullorë mes shëtitësve dhe skejtërsve të Dhakës gjithashtu, meqë kompleksi është një rrugë popullore shëtitjeje – që mund të shihet çdo mëngjes dhe mbrëmje. Rezidenca zyrtare e kryeministrit (Gonobhabani) ndodhet në këndin veriperëndimor të Rrugës Mirpur dhe kryqëzimit të Rrugës së Liqenit që është pesë minuta shëtitje nga Xhatija Sangsad Bhabani. Zona është një nga zonat me sigurinë më të lartë të Dhakës.
Kompleksi mund të aksesohet duke përdorur secilën nga katër rrugët përreth tij, megjithatë, Bulevardi Manik Mia dhe Rruga e Liqenit janë hyrjet më të lehta.
Pamje të qiellgërvishtësit
|
---|
|
Shiko gjithshtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura e Dhakës
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Bangladeshit
- Historia e Bangladeshit
- Xhamia Baitul Mukarram, Dhaka
- Xhamia Bait Ur Rauf
- Ndërtesa e vjetër e Gjykatës së Lartë në Dhaka
- Bangabhabani
- Ganabhabani
- Nagar Bhabani
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Jatiya Sangsad Bhaban". banglapedia.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2017. Marrë më 1 korrik 2015.
- ^ Robert McCarter (2005). Louis I. Kahn (në anglisht). Phaidon Press. fq. 258, 270. ISBN 0-7148-4045-9.
- ^ "History and Building" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2016. Marrë më 15 maj 2016.
- ^ a b c "Jatiyo Sangsad Bhaban (National Parliament House), Bangladesh". londoni.co (në anglisht). 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 dhjetor 2015.
- ^ "The Grand Architecture of Jatiyo Sangsad Bhaban" (në anglisht). Bangladesh Blog – By Bangladesh Channel. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2012. Marrë më 18 prill 2012.
- ^ Heinz Ronner (1987). Alessandro Vasella (red.). Louis I. Kahn: Complete Works 1935–74 (në anglisht). Sharad Jhaveri. fq. 236, 238.
- ^ Kathleen James-Chakraborty (2014). "Reinforced concrete in Louis Kahn's National Assembly, Dhaka: Modernity and modernism in Bangladeshi architecture". Frontiers of Architectural Research (në anglisht). 3 (2): 81–88. doi:10.1016/j.foar.2014.01.003.
- ^ a b c d "History and Building" (në anglisht). Bangladesh Parliament. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2016. Marrë më 15 maj 2016.
- ^ "Jatiyo Sangsad Bhaban". checkonsite.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2012. Marrë më 18 prill 2012.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kathleen James-Chakraborty (2014). "Reinforced concrete in Louis Kahn's National Assembly, Dhaka: Modernity and modernism in Bangladeshi architecture". Frontiers of Architectural Research (në anglisht). 3 (2): 81–88. doi:10.1016/j.foar.2014.01.003.
- Robert McCarter (2004). Louis I. Kahn (në anglisht). Phaidon Press Ltd. ISBN 0-7148-4045-9.
- Heinz Ronner (1987). Alessandro Vasella (red.). Louis I. Kahn: Complete Works 1935–74 (në anglisht). Sharad Jhaveri. Westview Press. isbn-10 376431347-1, isbn-13 978-376431347-0.
- Carter Wiseman (2007). Louis I. Kahn: Beyond Time and Style: A Life in Architecture (në anglisht). New York: W.W. Norton. ISBN 0-393-73165-0.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Bangladesh Parliament Legislative Information Centre" (në anglisht). Parliament of Bangladesh. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2005. Marrë më 24 tetor 2024.
- "Entry Images, articles on the Jatiyo Sangshad Bhaban" (në anglisht). ArchNet. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2006.
- "Infographic of Jatiyo Sangshad Bhaban" (në anglisht). Solid Bangla.
- "Seven Wonders of the World, Architecture" (në anglisht). The Globe and Mail.