Ndërtesa e vjetër e Gjykatës së Lartë në Dhaka
Ndërtesa e vjetër e Gjykatës së Lartë në Dhaka | |
---|---|
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Në funksion |
Stili arkitektural | Arkitektura e Rilindjes |
Vendndodhja | shëtitorja Qazi Nazrul Islam, në rrugën e Gjykatës së Lartë, përballë ndërtesës së Curzon Hall |
Qyteti | Dhaka |
Shteti | Bangladeshi |
Koordinatat | 23°43′46″N 90°24′08″E / 23.7294°N 90.4023°E |
Përfundimi | 1905 |
Ndërtesa e vjetër i Gjykatës së Lartë në Dhaka është një ndërtesë koloniale në Dhaka e vendosur në shëtitoren Qazi Nazrul Islam, në rrugën e Gjykatës së Lartë, përballë ndërtesës piktoreske të Curzon Hallit. Ajo u ndërtua në fillim të shekullit të XX, e projektuar nga "Chishty Brothers Architects and Engineers" në stilin arkitekturor të Rilindjes. Kjo ndërtesë imponuese dy-katëshe fillimisht u projektua si rezidencë zyrtare e guvernatorit të provincës së sapo-krijuar të Bengalit Lindor dhe Asamit në fillim të ndarjes së parë të Bengalit (1905). Me përfundimin e ndërtimit, këshilltari arkitekturor i qeverisë së Indisë e konsideroi atë të papërshtatshme si rezidencë të guvernatorit dhe kështu mbeti e zbrazët. Më vonë ajo bujti "Dhaka Intermediate College" ndërsa më vonë, në kohën e Pakistanit Lindor, pas ndarjes së Indisë në 1947, ajo u shndërrua në Gjykatë të Lartë.[1]
Domethënia arkitekturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo është shembulli më i rafinuar i stilit arkitekturor të Rilindjes Europiane në Dhaka me pak veçori mogule. Ka një ballkon të spikatur qëndror nën një pediment trekëndor, që mbahet mbi kolona korintike. Ndërtesa kurorëzohet nga një kupolë elegante që qëndron mbi një tambur rrethor kolonash. Në hyrje të ndërtesës përmes këtij ballkoni ka dy veranda të gjera në secilën anë të sallës së hyrjes prej 8.53 m2 (10.20 sq yd), që është e shtruar me mermer të bardhë. Më tej janë një palë shkallë të gjera, gjithashtu të shtruara me mermer të bardhë që të çojnë në katin e sipërm. Në perëndim të sallës së hyrjes ndodhen disa dhoma ndërrimi të ngjashme, me përmasa 7.62 m (8.33 yd) me 10.36 m (11.33 yd), dhe këto dhoma përfundojnë në një verandë të orientuar veri-jug dhe një korridor i gjatë përreth një oborri të madh të brendshëm drejtëkëndor. Në lindje, ndodhet një sallë balloje që ka përmasa 18.30 m (20.01 yd) me 16.76 m (18.33 yd) përkundrejtë një verande në jug.
Oborri i brendshëm qëndror shikohet si nga krahu lindor ashtu dhe nga ai perëndimor nga korridore të gjata të mbuluar dhe një projeksion rrethor në qendër të secilit krahë, ndërsa krahu verior dy katësh drejtohet nga jugu, akomodon katër dhoma të mëdha gjumi me përmasa 8.53 m (9.33 yd) me 5.43 m (5.94 yd) dhe 7.62 m (8.33 yd) me 4.88 m (5.34 yd) me dhoma veshjeje dhe banja midis tyre. Këto kanë në krahë dy veranda të gjera 2.99 m (3.27 yd) si përballë ashtu dhe mbrapa. Një palë shkallë përmes krahut verior çojnë në katin e sipërm. Në këndet e blloqeve katër faqëshe ndodhen dy palë shkallë spirale. E gjithë dyshemeja në katin përdhes është e shtruar me mermer të bardhë përveç dhomës së ballos, që është prej dërrasash druri tiku. Ndërtesa paraqet një shembull elegant të Stilit të Rilindjes Europiane i përshtatur për vendin. Katër krahët e pallatit gjatësor përmbajnë mbi 50 apartmente të përmasave të ndryshme në dy kate.[1]
Gjendja e tanishme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me ndërtimin e një ndërtese në afërsi (përballë Zyrës së Jashtme, që tani bujt Gjykatën Supreme të Bangladeshit) në 1967 Gjykata e Lartë u zhvendos në ndërtesën e re. Ndërtesa e vjetër tani bujt zyra qeveritare. Tashmë është nën kontrollin e Gjykatës Supreme. Ajo është ndarë në dy pjesë, një pjesë përdoret për gjykatat penale, ndërsa tjetëra si gjykatë civile. Gjykata e vjetër e Lartë është e vendosur në Rrugën e Gjykatës së Lartë, përkundrejtë ndërtesës piktoreske të Curzon Hallit dhe në rrethinat e gjelbërimit të Ramnas në Dhaka.[1]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura e Dhakës
- Historia e Dhakës
- Spitali Mitford në Dhaka
- Curzon Hall
- Pallati i kopshtit të trëndafilave në Dhaka
- Chummery House
- Burgu i Vjetër Qëndror i Dhakës
- Xhatija Sangsad Bhabani
- Nagar Bhabani
- RAJUK Bhabani
- Arkitektura e Rilindjes
- Arkitektura Neo-klasike
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Nazimuddin Ahmed (2012). "High Court Building, Old". përmbledhur nga Sirajul Islam; Sajahan Miah; Mahfuza Khanam; Sabbir Ahmed (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Banglapedia Trust, Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nazimuddin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). University Press Limited. fq. 41. ISBN 984-05-1091-6.
- Marika McAdam (2004). Lonely Planet Bangladesh Travel Guide (në anglisht) (bot. i 5-të). Lonely Planet. fq. 50. ISBN 1-74059-280-8.
- Muntasir Mamun (2014) [1993]. Dhaka Smirti Bismrtir Nagari (në bengalisht). Dhaka: Bangla Akademi & Anaya. isbn1-13 978-984072820-6, isbn2-13 978-984905583-9, isbn3-13 978-984073142-8, isbn1-10 984072820-2, isbn2-10 984905583-9, isbn3-10 984073142-4.
- Nazimuddin Ahmed (2012). "High Court Building, Old". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Rahman Mahbubur (2011). City of an Architect (në anglisht). Delvista Foundation. fq. 199–201. ISBN 978-984-33-2451-1.