Pallati i kopshtit të trëndafilave në Dhaka
Pallati i kopshtit të trëndafilave në Dhaka | |
---|---|
Rose Garden Palace | |
Emra alternativ | Rashid Manzil |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Muze |
Tipi | Pallat |
Stili arkitektural | Arkitektura Indo-Saraçene |
Vendndodhja | Rr. K.M. Das në zonën Tikatulli të Dhakës së vjetër, afër zonës së biznesit Motixhhil dhe Kopshtit Baldha në zonën Gopibug, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°43′06″N 90°25′35″E / 23.718288°N 90.426330°E |
Lartësia | 13.72 m (45.0 ft) |
Përfundimi | Nga fundi i shek. të XIX |
Pronar | Qeveria e Bangladeshit |
Lartësia | 13.72 m (45.0 ft) |
Grounds | 2,134 m2 (0.527 acres) |
Pallati i kopshtit të trëndafilave (anglisht: Rose Garden Palace është një rezidencë dhe kopësht në Dhakën e Vjetër, Bangladesh. I ndërtuar në fundin e shekullit të XIX, ai u bë vendi i themelimit të Lidhjes Avami në 1949, kur liberalët dhe demokratët bengalezo-lindorë në Dhaka ranë dakord për të formuar një forcë politike alternative kundrejt Lidhjes Myslimane të Pakistanit.
Kompleksi është i vendosur në Rrugën K.M. Das në zonën Tikatulli të Dhakës së vjetër, afër distriktit modern të biznesit Motixhhil dhe afër Kopshtit Baldha në zonën Gopibug të Dhakës. Qeveria ka njoftuar planet për ta kthyer rezidencën në një muze, që në 2020, u mbyll deri në një lajmërim tjetër.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pallati i kopshtit të trëndafilave u ndërtua nga një zamindar hindu i kastës së ulët, Hrishikesh Dasi, në fund të shekullit të XIX.[2]
Rreth asaj kohe festat (bengalisht:"xhalsas") e mbajtura në Kopshtin Baldha ishin një pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore të banorëve të pasur hindu të qytetit. Sipas historisë, Hrishikesh Dasi, në një nga "xhalsas" (festat) në Kopshtin Baldha, u fye nga dikush, prandaj vendosi të krijonte kopshtin e vet që ta linte mbrapa Kopshtin Baldha. Aty ai organizoi "xhalsas" të vetat. Pjesa qëndrore e kopshtit ishte një pavijon elegant. Megjithatë, kjo nuk u krijua si një rezidencë, por një mjedis për zbavitje, si p.sh. me përformanca muzikore (megjithëse pronarët vijues e përdorën atë si banesë).
Ky stil ekstravagant jetese do të shkaktonte falimentimin e Hrishikesh Dasit në 1927, që për rrjedhojë u detyrua ta shiste mjedisin. Atë e bleu një tjetër zamindar, Boshurudin Sarkari i Nabinagarit në distriktin Brahmanbaria. Më vonë, pas vdekjes së Boshurudin Sarkarit, familja e tij e shiti rezidencën te një sipërmarrës.
Në vitin 1937 sipërmarrësi i shquar Khan Bahadur Kazi Abdur Rashid i Dhakës e bleu Pallatin e Kopshtit të trëndafilave nga anëtarët e familjes së Bashirudin Sarkerit. Ai e riemërtoi ndërtesën "Rashid Manzil". Kompleksi u trashëgua nga djali i tij, Kazi Rakuib, familja e të cilit e mirëmbajti për vite, me gruan e tij, Laila Rakuib që ishte kujdestarja kryesore e tij.
Ndërtesa është rinovuar nga pronarët e saj të mëparshëm, ndërsa e ruajti plotësisht karakterin origjinal. Departamenti i Arkeologjisë e përfshiu ndërtesën në listën e saj të mbrojtjes në vitin 1989 dhe që atëherë është kujdesur për të. Gjithësesi, në një shpallje më 9 gusht 2018, Qeveria e Bangladeshit njoftoi blerjen e ndërtesës për 3.317 miliardë taka bangladeshase.[3] Që atëherë qeveria ka njoftuar planet për ta kthyer kompleksin në një muze.[1]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtesa simetrike ballore është e ndarë në pesë segmente me gjashtë kolona me lartësi të ndryshme me hulli me kapitele me me gjethnaja të ndërlikuara mbi baza po ashtu të ndërlikuara. Të gjitha harqet mbi hapjet në tre seksionet e mesme janë të modeluara dhe gjysmë-rrethore. Parapetet mbi dy seksionet anësore kanë frontone gjysmë-rrethore. Hapsira qëndrore ka një ballkon në formë gjysmë-hëne mbi hyrjen nëpër tre arkada, nëpërmjet shkallëve të përpunuara me balaustra anash nga kopshti dhe statuja në përmasa jetësore. Nga lindja, nën një portik ndodhet një hyrje mjetesh. Përveç këtyre ndodhen ballkone drejtkëndore mbi konsuj prej gize në secilin seksion duke lehtësuar pamjen e kopshtit. Një kupolë-far në krye të hapsirës qëndrore qëndron mbi tetë kolona dhe harqe me majë.[4]
E rrethuar nga mure të larta, ndërtesa e drejtuar nga perëndimi është rreth 13.72 m (45.0 ft) e lartë dhe një sipërfaqe afërsisht 2,134 m2 (0.527 acres) Përveç façadës gjithë anët e tjera janë mjaft të pa zbukurara. Taraca me kartoserë në krahët anësorë të pa-zbukuruar në lindje dhe perëndim përfundojnë në frontone trekëndore, që dukekt koloniale. Një pjesë e rëndësishme e ndërtesës duket se është ngjyra rozë. Megjithatë një bojë e zbehtë ngjyrë hiri shumë e vjetër tashmë është hedhur mbi të.
Rezidenca në katin përdhes përmban tetë apartamente duke përfshirë një sallë qëndrore me përmasa 9.15 m (30.0 ft) me 4.57 m (15.0 ft), ndërsa kati i sipërm ka pesë apartamente më tepër, që përfshijnë një sallë të madhe kërcimi me përmasa 13.72 m (45.0 ft) me 4.57 m (15.0 ft) në mes. Të gjithë apartamentet janë zbukuruar me mozaikë elitarë, baxha të shumta drite plotë ngjyra dhe zbukurime muri. Disa nga to janë zbukurime gjethesh dhe kafshësh të gdhendura në dru, qelq dhe hekur të ngjyrosur belg.
Një kupolë spektakolare me kolona të larta koritike është vendosur sipër sallës së kërcimeve. Tavani ka modelim floreal dhe i zbukuar me pasqyra të gjelbra. Nga tavani varen disa llampadarë kristali. Një palë shkallë spirale me dizajn të ndërlikuar, përpara sallës së kërcimit, të çojnë në taracë. Mbrapa ndërtesës, në lindje ndodhet një verandë hyrjeje me tre arkada, që të çon në një palë shkallë për në katin e sipërm.
Të gjitha hapjet janë dekoruar me modele të ndërlikuara gjeometrike, motive gjethesh dhe kafshësh në dru, qelq dhe hekur të ngjyrosur belg. Ka një sallë të madhe kërcimi me dysheme mermeri në katin e sipërm. Tavani i saj ka dizajn floreal të bërë me pasqyra të gjelbra. Një palë shkallë spirale të dizenjuara në mënyrë të ndërlikuar përballë sallës së kërcimit të çojnë në taracë. Balustradat e shkallëve janë bërë prej çimentoje, të lakuara në modele të ndryshme gjeometrike.
Në mjedisin e kopshtit ndodhen shatërvanë zbukurues, statuja klasike mermeri, pellgje ujore dhe zbukurime të tjera të larmishme. Megjithëse fillimisht kopshti kishte lloje të ndryshme trëndafilash, që i dhanë emrin kopshti i trëndafilave, tashmë ata nuk ekzistojnë.
Në kulturën popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë takime të rëndësishme politike, kryesisht pas ndarjes së Indisë u zhvilluan në kopshtin e trëndafilave, ku morën pjesë prijës të rëndësishëm të Bengalit. Aty u zhvilluan mbledhje të shumta shoqërore dhe vizita nga njerëz të shquar nga India dhe Bangladeshi. Në vitin 1966 Kazi Abdur Rakuibi, djali i dytë i Rashidit e dha me qira rezidencën për "Bengal Studios and Motion Pictures". Menjëherë ai u bë një pikë popullore e shumë filmave atëherë të zhvilluar rreth historive të mbretërve dhe zamindarëve. Filmi i parë kinematografik, 'Harano Din', u prodhua në këtë studio. Njerëzit e panë madhështinë e Pallatit të kopshtit të trëndafilave duke parë filmat e xhiruar në mjediset e tij. Hamiduzaman Khani, një skulptor dhe piktor, ka ilustruar një libër të quajtur Rose Garden. Libri përmban skica me penë dhe bojë, pastele dhe bojëra uji të këtij monumenti. Teksti është shkruar në anglisht nga Kazi Ahmed Saxhed.[4]
Galeri pamjesh nga pallati
|
---|
|
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura Indo-Saraçene
- Historia e Dhakës
- Curzon Hall
- Ahsan Manzili
- Pallati Ishrat Manzil
- Northbrook Hall
- Chummery House
- Ruplal House
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Plans revealed to turn Rose Garden into museum" (në anglisht). 30 janar 2019. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2019. Marrë më 15 qershor 2019.
- ^ "Rose Garden Palace". Our Dhaka City (në anglisht). 9 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2015. Marrë më 14 maj 2022.
- ^ "Govt buying historic Rose Garden" (në anglisht). 9 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2018. Marrë më 15 qershor 2019.
- ^ a b A.S.M. Enayet Karim (2012). "Rose Garden". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.