Northbrook Hall
Northbrook Hall | |
---|---|
নর্থব্রুক হল | |
Informacion i përgjithshëm | |
Stili arkitektural | Arkitektura Indo-Saraçene |
Vendndodhja | Rruga Farashganxh, Uajzghat, Dhaka e vjetër |
Qyteti | Dhaka |
Shteti | Bangladeshi |
Koordinatat | 23°42′16.5″N 90°24′44.8″E / 23.704583°N 90.412444°E |
Përfundimi | 1880 |
Pronar | Korporata Bashkiake e Dhakës Jugore |
Northbrook Hall (i njohur edhe si Lalkuthi) u ndërtuar fillimisht si një ndërtesë bashkiake gjatë Periudhës Britanike. Ai është i vendosur në Rrugën Farashganxh në pjesën e e vjetër të Dhakës, kryeqytetit të Bangladeshit, në bregun verior të lumit Buriganga, në ghatin Uajz.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1874, guvernatori i Indisë Thomas George Baring, Lord Northbrook, nën-mbreti i Indisë mes viteve 1872 dhe 1876, erdhi në Dhaka për vizitë. Në mënyrë që ta bënte vizitën e tij që të kujtohej, raxha Rai Bahaduri, bashkë me zamidarët e shquar dhe qytetarët e pasur të Dhakës, dhuruan 10 mijë dhe 5 mijë taka secili për të ndërtuar ndërtesën e bashkisë në vitin 1879. Abhaj Çandra Dasi ishte sekretari i komitetit. Në vitin 1880, komisioneri i Dhakës e përuroi atë duke sjell orkestrën personale të navab Abdul Ghanit për të argëtuar komisionerin dhe të ftuarët gjatë përurimit.
Më 8 shkurt 1882, ndërtesës iu shtua një bibliotekë publike në anën jug-lindore, që u emërtua Northbrook Public Library dhe u bë e njohur për koleksionin e saj letrar. Shumë libra u prishën gjatë Luftës për Çlirim të vitit 1971. Për të rivendosur bibliotekën, maharaxhai i Tripurës dhuroi 1000 taka, zamidari i Baliati Broxhendro Kumar Roi 1000 taka, Queen Shornomoi 700 taka, Kalikhrishno 500 taka dhe Bishaishori Devi dhuroi 500 taka. Në vitin 1887, biblioteka u hap me 1000 libra.
Në anën jugore të ndërtesës u shtua një klub dhe u quajt "Johnson Hall". Në "Northbrook Hall", fituesi i Çmimit Nobel, Rabindranath Tagore u nderua nga Bashkia e Dhakës dhe “People's Association” më 7 shkurt 1926. Në vitin 1950, "Northbrook Hall" u përdor si zyrë postare, ndërsa më vonë si Kolegji Qëndror i Grave. Ndërtesa është pronë e Korporatës Bashkiake të Dhakës Jugore.[1][2]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Northbrook Hall" është një ndërtesë Indo-Saraçene, që shkrin Arkitekturën Mogule dhe stilet europiane të Arkitekturës së Rilindjes. Harqet gjysmë-rrathë në formë patkoi përmbajnë hyrjen kryesore në anën veriore. Katër kullat tetëkëndore në anën veriore, bashkë me majëzat dhe parapetet zbukukruese, tregojnë veçori Islamike dhe Mogule. Dritaret, dyert dhe muret janë zbukuruar, duke ndjekur stilin europian, por kupolat në krye të ndërtesës u zbukuruan duke ndjekur stilin mysliman.[3] Ngjyra e kuqe e zënë me çatinë e shkallëzuar, majëzat dhe parapetet paraqesin një pamje madhështore nga bregu i lumit e monumentit.[4]
Gjendja e tanishme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur u ndërtua, Northbrook Hall kishte një pamje të bukur nga lumi Buriganga, por nga viti 1930 pamja e bregut u zu nga struktura të reja sallash mbledhjesh dhe qendrash komunitare që janë ndërtuar në të afërsi dhe e rrethojnë atë nga të gjitha anët.[4] Zona e humbi rëndësinë dhe natyrën e saj rezidenciale duke u shndërruar në një zonë komerciale. Në vitin 1998, një zyrë arsimore qeveritare u ndërtua përkrahë Northbrook Hall-it, një pjesë e të cilit tani përdoret nga një dekorues, dhe një burim pentagrami përballë hyrjes veriore tani ia zë tërësisht pamjen.
“Northbrook Hall” është një ndërtesë e mbrojtur nën “Departmentin e Arkeologjisë. Përgjatë viteve, janë ndërmarrë mjaft faza punimesh restaurimi nga Departmenti i Arkeologjisë, në koordinim me Korporatën Bashkiake të Dhakës. Si shtrati i zbukurimeve dhe pikturat e faqeve në shumicën e rasteve. Megjithatë, pasi ndërtesa është më shumë se 130 vjeçare, në pak raste, krahasimisht restaurime madhore kanë qenë aktivisht në përdorim përgjatë një shekulli, vetëm restaurimet minore kërkoheshin, veçanërisht për kandensimin e suvasë dhe bojës. Punime restaurimi në "Northbrook Hall" ishin më të përshtatshme për Departmentin e Arkeologjisë, pasi Korporata Bashkiake e Dhakës i mbështet aktivisht projektet; bashkë me përdorues, bashkësinë vendore.
Pasi nuk ka pasur çrregullime në përdorimin e ndërtesës për mbi një shekull, hollësitë origjinale të punimeve "xhalli" dhe zbukurimet e sipërfaqes kanë mbijetuar në gjendje shumë të mirë. Gjithashtu, pasi ndërtesa është përdorur aktivisht dhe në gjendje relativisht të mirë krahasuar me trashëgimitë e tjera të brishta, asnjë fond special nuk kërkohet për konservimin (siç shihet në shembujt e tjerë si Panamnagari). Përdoruesit e ndërtesës marrin përgjegjësi të pjesshme për punimet minore të restaurimit nën mbikëqyrjen e Departmentit të Arkeologjisë. "Northbrook Hall-i" mund të konsiderohet si një nga projektet më të suksesshme të konservimit të ndërmarra nga Departmenti i Arkeologjisë.
Një nga kërcënimet kryesore për ndërtesën e trashëgimisë janë strukturat zaptuese informale, si një sallë mbledhjeje dhe pak kioska përrreth ndërtesës. Një faktor tjetër i rëndësishëm është Lista e Trashëgimisë së Mbrojtur e publikuar në vitin 2009. Përpara se lista të publikohej, bashkëpunimi mes bashkësisë vendore, Korporatës Bashkiake të Dhakës dhe Departmentit të Arkeologjisë ishte fleksibël.[5]
Galeri pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithasthu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Curzon Hall
- Ahsan Manzili
- Pallati Ishrat Manzil
- Pallati i kopshtit të trëndafilave në Dhaka
- Ruplal House
- Chummery House
- Burgu i Vjetër Qëndror i Dhakës
- Nagar Bhabani
- Ndërtesa e vjetër e Gjykatës së Lartë në Dhaka
- Arkitektura Indo-Saraçene
- Arkitektura Indo-Islamike
- Arkitektura e Dhakës
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Muntasir Mamun (1993). Dhaka Smriti Bismritir Nagari (në anglisht). Ananya. fq. 138–39. ISBN 984-412-104-3.
- ^ Nazimuddin Ahmed (1984). John Sanday (red.). Discover the Monuments of Bangladesh: A Guide to their History, Location & Development (në anglisht). University Press Limited. fq. 212. ISBN 984-05-1059-2.
- ^ Nazimuddin Ahmed (1984). John Sanday (red.). Discover the Monuments of Bangladesh: A Guide to their History, Location & Development (në anglisht). University Press Limited. fq. 213. ISBN 984-05-1059-2.
- ^ a b S. M. Mahfuzur Rahman (2012). "Northbrook Hall". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ Iftekhar Ahmed (2012). A Study of Architectural Heritage Management by the Informal Community Bodies in Traditional Neighborhoods of Old Dhaka (Tezë) (në anglisht). National University of Singapore. fq. 218–19.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nazimuddin Ahmed (1984). John Sanday (red.). Discover the Monuments of Bangladesh: A Guide to their History, Location & Development (në anglisht). University Press Limited. ISBN 984-05-1059-2.
- Iftekhar Ahmed (2012). A Study of Architectural Heritage Management by the Informal Community Bodies in Traditional Neighborhoods of Old Dhaka (Tezë) (në anglisht). National University of Singapore.
- Muntasir Mamun (1993). Dhaka Smriti Bismritir Nagari (në anglisht). Ananya. ISBN 984-412-104-3.
- S. M. Mahfuzur Rahman (2012). "Northbrook Hall". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- Mohammad Habib Reza; Iftekhar Ahmed, red. (2018). Re-Imagining Bengal: Architecture, Built Environment and Cultural Heritage (në anglisht). Copal Publishing Group. ISBN 938341964-4.